Njihuni me producentin e talentuar që fshihet pas hiteve shqiptare që po bëjnë namin! Zbulon këngëtarin më tekanjoz

 


Shumë nga këngët hite që dëgjojmë kudo në rrugë,në klube,në rrjete sociale e kudo tjetër,ne njohim vetëm këngëtarin apo këngëtaren,por pak vetë e dinë që pas tyre fshihet një "tru" i suksesshëm.

Bëhet fjalë për producentin e talentuar, DJR Beatz,i cili qëndron pas shumë këngëve të famshme shqiptare,që janë kthyer në hite dhe kanë miliona klikime në Youtube.


Djaloshi i talentuar ka punuar me Capital T, Melinda Ademin,Dhurata Dorën,Getinjon dhe Don Phenom. Së fundmi,DJR Beatz ishte i ftuar në "Abc-ja e mëngjesit",ku tregoi se si nisi rrugëtimin e tij në muzikë.

Duke folur për tregun muzikor ai tha se "çelsi i suksesit" është më shumë stili i këngëtarit sesa vokali.

"Sot publiku nuk e shikon vokalin.Po të shkosh tek Universiteti i Arteve ka super vokalistë.Sot është më shumë të kesh stil sesa vokal.Të kesh një vokal është plus",u shpreh DJR Beatz.

I pyetur edhe nga moderatori se kush ka qënë personazhi VIP më tekanjoz,djaloshi i talentuar nuk ka ngurruar të japë përgjigje,duke përmendur emrin e Seven Sariqit.

"Është një super talent dhe me të drejtë e do perfeksionin.Me një këngë,e ka hedhur vokalin 500 për një javë.Nuk e kishte problem fare",tha ai.



No comments:

Post a Comment