Saturday, November 26, 2022

Arbana:"Shpresoj që në BBV2 të mos ketë Ilir dhe Donald"

 


E ftuar së fundmi në "Wake Up", Arbana Osmani foli rreth fillimit të "Big Brother VIP 2" si dhe rreth konkurrentëve të rinj. Ajo tha që këtë vit do të ketë më shumë konkurrencë mes banorëve.

Dhe teksa u pyet nëse mendon se do të ketë një dyshe "rivale" si Iliri dhe Donaldi, moderatorja u shpreh:

"Shpresoj që jo. Ishte shumë e bukur por dhe shumë e vështirë për të menaxhuar presionin,ishin shumë afër njëri-tjetrit. Të gjithë ata që kanë marrë pjesë janë parë në 360 gradë,në të mirat dhe dritëhijet e tyre por kanë sjellë tek shikuesit më shumë të mira sesa skandale. Personazhet ishin me të vërtetë shumë simpatikë. Ky antagonizmi Ilir-Donald tërhoqi shumë", u shpreh Arbana.

0 Comments:

Post a Comment

Subscribe to Post Comments [Atom]

<< Home