Sunday, May 28, 2023

A e ka goditur Zhaklina? Efi tregon se çfarë ndodhi në prapaskenë

 


Ish-banorja e BBV, Efi Dhedhes ka folur sot për debatet e saj me opinionisten Zhaklin Lekatari. E ftuar në emisionin "Se luan topi", Efi zbuloi se gjithçka mes tyre ka nisur nga një debat në prapaskenë, ku i kishin ngritur zërin njëra-tjetrës.

Ajo tha se Zhaklina i është afruar shumë, duke treguar se debati ka qënë shumë i ashpër.

"Në momentin që kemi dalë pas kuintave, ka qënë një debat me tone të larta mes të dyjave. Kjo ishte një bisedë që kam folur me psikologen time, për t'i treguar që ka bërë një punë shumë të mirë me mua, pasi nëse do isha më parë në një situatë të tillë, do kisha reaguar ndryshe, do kisha bërë atë veprim të gabuar. Kurse tani nuk bëra asgjë. Dhe arsyeja e mërzitjes së Zhaklinës ishte kjo, sepse dolën bisedat me psikologen. Afrimiteti i saj, impulsi i saj dhe zëri i lartë më bëri mua të kuptoj që paskam ndryshuar. Nuk tentoi të bënte asgjë, por ishte e tepërt sepse nuk kishim një debat tonin, thjesht përplasje mendimesh", tha Efi.

0 Comments:

Post a Comment

Subscribe to Post Comments [Atom]

<< Home