Sunday, November 27, 2022

Beniada tregon çfarë bëri me paratë që mori nga "BBV" dhe se si është marrëdhënia me Einxhel

 


Së fundmi,ish-banorja e "Big Brother VIP" Beniada Nishani ka qënë e ftuar në "Wake Up" ku ka folur rreth parave që fitoi si finaliste dhe se si është marrëdhënia e saj me Einxhel.

"I mora i mora. Patjetër. Shumë korrekt. Rrush e kumbulla i bëra. Nuk i kam harxhuar të gjitha se jam pak gjiroksatrite dhe do të blej një makinë,pastaj avash,avash shikojmë", u shpreh modelja.

Ndërsa përsa i përket Einxhel ajo tha:

"Unë jam munduar të mos e komentoj pasi ndonjëherë njeriu lëndohet për gjërat e vogla, për një fjalë. Ka qënë një shoqëri e bukur e jona ishim dy goca kundër shumë të tjerëve. Kam thënë se jam munduar të kem kujdes t'i përgjigjem. Përveç kësaj e kam pasur shumë xhan. Ndonjëherë bëjnë vaki këto gjëra. Ndonjëherë në shoqëri njerëzit për disa gjëra prishen kot. Por gjëja më e bukur është kur njerëzit flasin sy më sy. Unë i uroj një shtatzani të mbarë dhe jam e sigurt se në një të ardhme gjërat do të ndryshojnë", përfundoi Beniada.


0 Comments:

Post a Comment

Subscribe to Post Comments [Atom]

<< Home