Me Kiara Titon, Ronaldo Sharkën e shumë personazhe të tjerë, ja risitë e "Kepit të Tundimeve" këtë sezon
Reality Show "Kepi i Tundimeve" u realizua për herë të parë vitin e kaluar në bregdetin e Kepit të Rodonit, ku personazhe të njohur e të panjohur duhet t'i rezistonin njëri-tjetrit, në këmbim të një shpërblimi.
Edhe këtë verë programi do të jetë sërish në ekranin e "Top Channel", ndërkohë që kanë dalë disa detaje të reja mbi risitë e këtij sezoni.
Kryefjala ka zbuluar se "Kepi i Tundimeve" këtë verë do të ketë pjesëmarrës personazhe të njohur si Jori Delli, Ronaldo Sharka, Mevlan Shaba dhe partnerja e tij, e shumë të tjerë.
Thuhet se moderimi do t'i besohet Kiara Titos dhe opinioniste do të jetë Monika Lubonja.
0 Comments:
Post a Comment
Subscribe to Post Comments [Atom]
<< Home