Saturday, December 3, 2022

Olsa Muhamedit i plotësohet dëshira, Bora Zemani rikthehet në "Përputhen"

 


Teksa Ori Nebijaj i dha fund aventurës në "Përputhen" për shkak të mandatit të deputetes, Bora Zemani ka pranuar ftesën e Olsa Muhamedit për tu rikthyer në emision.

Këtë lajm e ka bërë me dije vetë moderatorja gjatë fjalës mbyllëse në fundin e "Dancing With the Stars". Në momentin kur Bora iu la takim shikuesve të premten e ardhshme për sa i përket "DWTS", shtoi se me të do të shiheshin të hënën.

Kujtojmë që më herët autorja e programit Olsa Muhamedi e shprehu këtë dëshirë për rikthimin e Borës,pasi tha se ajo është shumë e aftë dhe e njeh mirë programin. Dhe si duket kjo e fundit ia ka realizuar dëshirën.

0 Comments:

Post a Comment

Subscribe to Post Comments [Atom]

<< Home