Sunday, December 4, 2022

Zbulohet një tjetër banor i "Big Brother VIP Albania"

 


Siç dihet tashmë "Big Brother VIP" pritet të fillojë së shpejti dhe pak e nga pak banorët e këtij edicioni po fillojnë të zbulohen në mënyrë jo zyrtare.

Pas Kiara Titos, Kejvina Kthellës, Jori Dellës dhe Albi Nakos së fundmi është zbuluar një tjetër emër për të cilin po përflitet shumë.

Burime për Kryefjala.com bëjnë me dije se pjesë e kastit do të jetë edhe vajza e Sabianit, Kejsi Medini. Kujtojmë se edhe bukuroshja është pjesë e muzikës.

Dhe padyshim ajo do të jetë një personazh interesant për publikun,duke qënë se është dhe vajza e Sabianit.

0 Comments:

Post a Comment

Subscribe to Post Comments [Atom]

<< Home