Monday, December 5, 2022

Sepse dikur ishin shoqe! Luana bën gjestin e papritur për Borën në emision

 


Bora Zemani dhe Luana Vjollca pavarësisht se cilësohen si rivale për shkak të profesionit,dikur kanë qënë mike me njëra-tjetrën. Karrierat e tyre ngjasojnë për faktin se kanë nisur si velina të "Fiks Fare" dhe më pas në emisione të ndryshme.

Mirëpo pak kohë më parë kuptuam se miqësia mes dy bukurosheve është prishur tashmë. Kjo pasi performanca që Bora bëri në "DWTS" ngjasonte me atë që Luana bëri më parë në "Shiko Kush Luan".

Mbrëmjen e djeshme në emisionin "Zemër Luana" ishte e ftuar edhe Semi,shoqja e ngushtë e Borës dhe tek një nga lojërat këngëtarja duhet të zbulonte një sekeret të shoqes së ngushtë.

Dhe kur u përmend emri i Borës, i gjithë pibliku shpërtheu në duartrokitje dhe ajo që duartrokiti më shumë për këtë ishte vetë Luana. Detaj ky që nuk u kap nga askush.


0 Comments:

Post a Comment

Subscribe to Post Comments [Atom]

<< Home