Thursday, September 30, 2021

"Pse e hoqe Mevlanin nga ndjekësit?"Antonela bën deklaratën e papritur:E hoqa sepse është...

 


Pasi mbaroi Përputhen,Mevlani dhe Antonela rregulluan marrëdhënien mes tyre.Dy ish-konkurrentët kanë treguar nëpër intervista të ndryshme si dhe me daljet e tyre të herë pas hershme se kanë një raport të mirë shoqëror.Mirëpo,së fundmi duket se diçka nuk ka shkuar mirë mes tyre.

Amtonela nuk e ndjek më Mevlanin në Instagram dhe kur u pyet lidhur me këtë,u përgjigj në një mënyrë që askush nuk e priste."Se është askushi për mua".Mevlani nga ana tjetër nuk ka reaguar fare,por e hoqi edhe ai nga personat që e ndiqte.



Shqiptarja del me bre*kë në mes të qytetit,çmed gjithë njerëzit

 


Sigurisht që me rritjen e temperaturave është normale që garderoba të ndryshojë,por një vajzë duket se e ka tepruar me veshjen e saj.

Ajo ka dalë në rrugët e qytetit me të mbathura duke mos e vrarë aspak mendjen për atë çka mund të flisnin njerëzit.

Kjo ngjarje ka sjellë reagime të shumta nga njerëzit rreth e përqark,por një bum edhe më të madh ka shkaktuar publikimi i kësaj videoje në rrjetet sociale.

Shumë njerëz kanë shpërthyer në ofendime kundër vajzës dhe kanë treguar se nuk janë aspak dakord me veshjen e saj.

Del videoja e rrëmbimit të Kozkaut:Katër veta e ngjeshin në makinë,ja çfarë fiksuan kamerat (Video)

 


Fenomeni i Instagramit,Kozak Braçi ka publikuar pamjet e momentit të rrëmbimit të tij pak ditë më parë në Tiranë. Braçi u mor në një makinë nga disa persona,të cilët sipas tij ishin të afërm të Fabio Dushkut.

Rrëmbimi ndodhi më 23 shtator,ndërsa së fundmi Kozaku është rikthyer në vendin ku u rrëmbye dhe me anë të një video u ka shpjeguar ndjekësve të tij se si ndohi e gjithë skena.

Kozaku ndalon në mes të një rruge në zonën e Alliasit në Tiranë dhe shpjegon se personat që e rrëmbyen i erdhën me tre makina dhe e rrethuan teksa ai ishte në taksi.

"Një makinë më erdhi këtej,një këtej dhe një tjetër këtej.Un isha këtu.Ja këtu më kanë kapur,kur kam kthyer taksinë.Por ja ku keni kamerat",-shprehet ai.



Wednesday, September 29, 2021

Ndërron jetë në spitalin e Traumës Aldi Rama i cili vrau oficerin e policisë në Lezhë

 


Autori i vrasjes së oficerit të policisë dje në Lezhë, Aldi Rama ka ndërruar jetë. Top Channel ka mësuar se autori ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në Tiranë.

Ju kujtojme!

Aldi Rama dje pasi refuzoi kontrollin e policisë qëlloi me armën tip pistoletë TT  oficerin Saimir Hoxha. Plumbat e goditën në zemër policin, i cili humbi jetën rrugës për në spital. Vrasësi rrëmbeu makinën dhe u përpoq të largohej, disa qindra metra më pas braktisi atë. Për kapjen e 21-vjeçarit u angazhuan forca të shumta policie ku në ndihmë ishte edhe një helikopter.

Tuesday, September 28, 2021

“Fansat” e demaskojnë, ja si dukej Ada e “Për’puthen” para operacioneve

 


Të gjithë flasin për ndërhyrjet që Iriada Shahollari ka bërë në trup. Konkurrentja e “Për’puthen nga qyteti i Skraparit ka bërë format bombastike, duke qenë temë bisede kudo.

Iriada, e njohur më së shumti si Ada, e ka pranuar dhe vet se ka bërë ndërhyrje plastike, madje vetë ajo punon si infermiere esteiste.







Vajza nga Tirana shkon të kërkojë punë,përgjigja e shefit e lë pa fjalë


 Në ditët e sotme për të gjetur një punë në Shqipëri është bërë mjaft e vështirë.Dhe kjo jo vetëm për "të pashkolluarit" ,por edhe për ata që e kanë marrë një diplomë.

Shumë njerëz arrijnë të futen në punë vetëm falë "mikut" ose kundrejt parave.Së fundmi një skenë e shëmtuar i ka ndodhur një vajze të re nga Tirana,e cila ishte interesuar për punë në një nga dyqanet më të famshme të ish-bllokut.

Ajo pasi ka kërkuar me mirësjellje shpjegime për detyrat që do të bënte në punë,punëdhënësi i është kthyer me një gjuhë shumë arrogante,gjuhë e cila i theu shpresën për të punuar.

Pas këtij rasti ajo shtoi se nuk ishte hera e parë që i kishte ndodhur kjo situatë dhe se mirësjellja që dikur i karakterizonte shqiptarët nuk ekziston më.

Vajza kuksiane:A duhet t'i them babit për atë që zbulova për mamin një natë në banjo...

 


Një vajzë ka zbuluar se e ëma tradhëton babin e saj dhe ndihet e shkatërruar shpirtërisht.Ajo dëshiron t'i thotë çdogjë babait të saj,por frikësohet se kjo gjë mund të prishë familjen.

"Mundeni të më jepni një mendim për historinë time.Jam vetëm 17 vjeç dhe kam lindur në Kukës.Para disa ditësh zbulova se mami ja dredh babit dhe këtë e zbulova krejt rastësisht.Ne jetojmë në Itali dhe babi punon edhe turn i tretë,ashtu siç ishte atë ditë që zbulova të vërtetën.Isha duke fjetur dhe më del gjumi.U ngrita për të pirë ujë.Duke ecur dëgjova zërin e mamit.Ishte ora 2 e natës.Mendova se ishte kthyer babi dhe u afrova tek dhoma e gjumit.Kur u afrova kuptova se ajo po fliste në telefon.Nisa të dëgjoj sepse më bëri shumë përshtypje oshëtima e zërit të atij mashkulli.Nuk i kuptova shumë mirë fjalët e tij por dëgjova vetëm mamin që qeshte.Mamaja nuk ka vëlla,as shokë dhe as kushëri që të them që është dikush nga fisi.

Jam e bindur që ajo flet me një burrë tjetër dhe tani nuk di çtë bej".

Monday, September 27, 2021

Argjendi hedh mikrofonin pas akuzave të Jurgenit (Video)

 


Një situatë e pakëndshme ka ndodhur puntatën e sotme në Përputhen,me protagonistë Argjendin dhe Jurgenin.Me këtë të fundit që e akuzoi Argjendin për viktimizim në takimin me Ritvanën.

Kujtojmë që në takimin që pati me Ritvanën,Argjendi përmendi faktin që ka punuar që në moshë të vogël dhe që ka patur një fëmijëri paksa të vështirë,dhe pikërisht këtë fakt e ka përmendur Jurgeni.

Argjendi është nervozuar dhe pas këtij debati të nxehtë,ai përplas mikrofonin,duke mos pranuar të flasë më.

Ndiqni videon👇

https://www.instagram.com/p/CUVTETcop3i/?utm_medium=copy_link



Edi përballet me Bashkimin,pas ngjarjes së tensionuar të së premtes (Video)

 


Pas situatës së pakëndshme që ndodhi ditën e premte në Përputhen,ku Edi në nerva e sipër pas një debati me konkurrentin tjetër,Bashkimin,u ngrit për ta goditur këtë të fundit,por nuk u lejua nga konkurrentët e tjerë.Së fundmi dy protagonistët kanë patur një përballje me njëri tjetrin në emisioni ku Edi, i kërkon fajle Bashkimit dhe të gjithë pjesëtarëve të tjerë të programit,pasi sipas tij,ai person që degradoi atë ditë nuk ishte ai dhe se nuk ishte pjesë e karakterit të tij të bënte ato veprime.

Edi është shprehur gjithashtu se ka qënë familja ajo që ia ka vënë në dukje sjelljen e tij të paijshme duke u shprehur se nuk ishte vetvetja në atë situatë.

Ndiqni videot👇

https://www.instagram.com/p/CUVOCuSo0cd/?utm_medium=copy_link

https://www.instagram.com/p/CUVP1LNIG8h/?utm_medium=copy_link

U ndanë pesë muaj pasi u bënë prindër,Fero shan publikisht Arbenitën?!

 


Fero dhe Arbenita,çifti shumë i dashur nga publiku i dhanë fund martesës pesë muaj pasi ishin bërë prindër.Arsyeja nuk është bërë ende me dije,por mes dyshes vihet re se ka tensione.Së fundmi në rrjetet sociale reperi ka nisur thumbimet me një video të postuar shoqëruar me këngën "I don't f*** with you".

Kënga e kënduar nga "Big Sean" njihet si dedikim për ish-at,prandaj ndjekësit e kanë marrë si thumb për modelen bukuroshe.Megjithëse asnjëri prej tyre nuk ka komentuar me fjalë për ndarjen,gjë që rrit edhe më shumë kuriozitetin e ndjekësve.



Dikush e quajti Mevlanin "fake", Ledjana nuk është aspak dakord dhe i habit të gjithë me reagimin e saj (Foto)

 


Ledjana Prenga dhe Mevlan Shaba kanë qënë dhe janë ndër çiftet më të përfolura të "Përputhen".Dy protagonistët kanë vazhduar të tërheqin vëmendjen edhe pas ndarjes së tyre.Shpesh ata kanë qënë protagonistë në media për kunjat,të cilat i kanë hedhur njëri-tjetrin,por kësaj here nuk bëhet fjalë për asnjë kunjë.

Në një video të fundit të hedhur nga TikTok,ajo ka marrë një koment nga një ndjekëse.


Me këtë koment Ledjana na tregoi që çdogjë mes tyre ka qënë reale dhe se asnjëri prej tyre nuk është shtirur.

Shqiptari komenton në faqen e Kosovës,serbi e pikas dhe i shkruan në privat:"Do ju..."

 


Duket se situata e tensionuar mes Serbisë dhe Kosovës ka bërë që edhe shqiptarët e Shqipërisë tu dalin në mbrojtje vllezërve të tyre shqiptarë të Kosovës.Teksa duket se serbët janë duke monitoruar situatën dhe kanë vendosur që konfliktet e hershme t'i adresojnë edhe në rrjetet sociale.Kështu një shqiptar ka rrëfyer për JOQ,se komentoi në ushtrinë e faqes së Kosovës dhe menjëherë u kontaktua nga një serb me të cilin debati përshkallëzoi menjëherë.







Zbuloi publikisht se është gay, shoku i ngushtë hakmerret ndaj Teas

 


Ditën e shtunë në emisionin Goca dhe Gra, Tea Trifoni zbuloi se djali me të cilin është përfolur më herët për një lidhje është në fakt gej.

“Jam gjykuar shumë për këtë gjë. Tea i ndërron të dashurit shumë shpesh. Unë jam shoqëruar shumë kohë me një mik timin. Ai është gay. Unë kam dalë me të në një bar, më kanë bërë foto mua dhe atij që nuk është fare publik dhe s’ka dashur të dali. E nxjerrin portalet dhe thonë Tea me të dashurin misterioz. Shkoj me të në Dubai dhe thonë Tea me sheikun e Dubait. Është i njëjti person. Madje unë nxjerr shokun dhe shoqen të dy bashkë, ata presin shoqen dhe nxjerrin djalin”, tha Tea gjatë emisionit “Goca dhe Gra”.

Djali, i cili quhet Gerald, ka publikuar sot në Instastory një foto të Teas pa filtra dhe pa make up. Me shaka, ish-konkurrentja e ka konsideruar si “hakmarrje” nga ana e tij për deklaratën e bërë dje.

“Geri hakmerret dhe më poston pa filtra e pa make up”, ka shkruar ajo. Tea dhe djali në fjalë janë miq të mirë.

Hoxha tha bëni se.ks sa më shumë me gratë se fitoni sevape/Ina e "Përputhen" i kthehet keq

 


Fadil Musliu është një Hoxhë nga Kosova i cili ka këshilluar burrat që të bëjnë sa më shumë se.ks me gratë,sepse do fitojnë shumë sevape.

Deklarata e tij ka ngjallur menjëherë reagime të shumta në rrjetet sociale dhe jo vetëm.Kjo deklaratë e Imamit u diskutua nga ish-konkurrentja e "Përputhen" ,Ina Kollçaku.

Kjo e fundit e nisi fjalën e saj duke thënë se i respekton të gjitha fetë,por herë pas here ka pasur debate me hoxhë dhe pastorë për mënyrën sesi e trajtojnë gjininë femërore.

"Mënyra sesi e trajtojnë femrën se.ksualisht,këta meshkuj mendojnë se vetëm ata kalojnë org.azëm dhe kënaqen.Sipas tyre gratë nuk ndiejnë kënaqësi gjatë kryerjes së marrëdhënieve se.ksuale.Këta lloj meshkujsh duhet ta kuptojnë se femrat kalojnë org.azëm dhe kënaqen.Gratë bëjnë shumë sevape kur shkojnë me meshku",tha Ina.

Ledri Vula për pak sa nuk u rrëzua në skenë,Butrint Imeri publikon videon (Video)

 


Të gjithë kemi parë se në koncerte ndodhin shpesh të papritura.Ledri Vula është një nga artistët shqiptarë i cili është përballur disa herë me situata qesharake në koncertet e tij.Pak javë më parë,një video e reperit ku dikush i hodhi në skenë një palë të brendshme bëri xhiron e rrjetit.Kjo situatë i ndodhi për herë të dytë Ledrit dhe ai e kaloi me shumë sportivitet siç di vetëm ai.

Ndërkohë së fundmi ai është përballur sërish me një incident në skenë dhe videon e ka publikuar Butrint Imeri.Dy djemtë ishin bashkë në një koncert dhe teksa performojnë këngën "Dale" Ledri rrëshket.Ledri e ka marrë me shumë sportivitet teksa fajin ua ka lënë pllakave të skenës."I jemi e hupi topin" shkruan Butrinti me humor teksa Ledri ja ktheu "Keq e kisha lon plloqen".

Ndërkohë një koment epik për situatën e ka patur Ermal Fejzullahu,i cili ka vlerësuar ekuilibrin e ruajtur nga reperi.Ai i ka shkruar Ledrit në videon në Instastory:"Eee nanne e sportistit.Unë kisha ra si Tomahork".


Video👇




Sunday, September 26, 2021

Fëmijët gjejnë armë brenda banesës në Pogradec, pronari në Angli, policia nis hetimet

 


Mësohet se fëmijët e kanë gjetur armën brenda një banese e cila ka qenë e mbyllur pasi pronari prej vitesh ndodhet në Angli.

Arma është një model e tipit 56, kalibër 7.62 mm që përkon me kallashnikovin ose pushkëve. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur procedurat e para hetimore.

Kozaku i thotë Fabio Dushkut"Të hëngsha m**in,më fal nuk bëj mo" (Video)

 

 

U bënë disa ditë tashmë prej sherrit mes Kozakut dhe Fabio Dushkut,ku vëllai i këtij të fundit rrëmbeu Kozakun,duke e kërcënuar për të kërkuar falje.Duket se kjo histori nuk ka për tu mbyllur kaq lehtë pasi shumë materiale po shpërndahen dita-ditës.Së fundmi ka dalë në skenë një videopërgjim ku dëgjohet Fabio Dushku dhe Kozaku me këtë të fundit që i përgjërohet me fjalët:

"Më fal o vlla,të hëngsha m**in,nuk bëj më,kam qënë tap o vlla më fal"

Ndiqni videon👇



Kozaku tha se e morën peng 20 veta,reagon direkt vëllai i Fabio Dushkut:"I futëm thjesht ca shpulla,s'meriton më shumë ai.Boll gënjeve njerëzit (Video)

 


Daniel Dushku,vëllai i Fabio Dushkut i cili pak ditë më parë bashkë me tre persona të tjerë mori peng atë që njihet si "Mbreti i Instagramit",Kozak Braçi,i është përgjigjur këtij të fundit.

Dushku thotë se ato që thotë Braçi janë të pavërteta pasi i "kanë dhënë thjesht ca shpulla" dhe nuk janë përdorur thika apo pistoleta.

"Jo 8 makina,jo 30 veta.Nuk ka lidhje fare.Kemi qënë 4 veta,të kemi marrë,të kemk futur në makinë,të kemi fut ca shpulla,për arsye se na ke shajt familjen.Boll i gënjeve njerëzit majtas,djathtas,kalamanjtë aty,jo po më kanë ardhur 20 veta me pistoleta me thika.

Nuk ka pas lidhje fare as pistoleta,as thika.Se ne nuk përdorim pistolete e thike te ty.Ti je thjesht për ca shpulla.Në qoftë se do ndonjë takim,di ku të më gjesh." - shprehet kështu Dushku.

Video👇




Foto/ Po bënin se.ks në makinë, çifti luan pa dashje frenat e dorës dhe përfundon poshtë…

 


Dyshja ishte duke kryer marrëdhënie kur kanë lëvizur frenat e dorës, e si pasojë makina ka nisur që të lëvizë derisa ka përfunduar poshtë kodrës.

“The Sun” shkruan se Policia e Derbyshire ka publikuar në “Twitter” fotografitë e çmendurisë së çiftit,pasi e shpëtoi.

“Në një vend të panjohur në Derbyshore, një çift kishte parkuar makinën Yaris dhe po forconin marrëdhënien e tyre. E teksa po bënin këtë, frenat e dorës janë shkyçur dhe mjeti u rrëzua poshtë një kodre. #palëndime”, shkruan policia teksa poston edhe fotot.



Saturday, September 25, 2021

Ndeshja e plotë midis Florian Markut dhe Maxim Prodan (Video)

 


Siç të gjithë e dime tashmë boksieri shqiptar Florian Marku u përball sot me boksierin ukrainas Maxim Prodan.Të dy boksierët janë mjaft të talentuar dhe kjo duket qartë në rezultatet e tyre pasi që të dy nuk kanë asnje humbje,të paktën deri para kësaj përballje,pasi për Prodan seria e fitoreve mbyllet këtu.Marku arriri të fitojë me pikë në 10 raunde të zhvilluara duke u shpallur kështu kampion bote në IBF.

Për të parë ndeshjen klikoni videon👇



Kozaku kërcënon Stresin dhe e quan "Hamza":Pasi të publikoj dosjen do bëhesh ushqim i preferuar për...

 


Kozak Braçi ka vijuar me akuzat për kundër ish mikut të tij,reperit Stresi duke e quajtur atë "Hamza",që nënkupton tradhëti e këtij të fundit kundër Kozakut.

Ai ka kërcënuar Stresin se do të publikojë përgjime të frikshme që do ja ulin reputacionin këtij të fundit.

Sipas Kozak,ato që ai do të publikojë do nxjerrin në pah të vërtetën e gjithë historisë së tij me Fabio Dushkun,por edhe më tej,duke e sqaruar publikun njëherë e përgjithmonë.

Dosja e përgjimeve që ai do të publikojë do të quhet dosja "Hamzai",ku sipas tij do të dalë në dritë tradhëtari i vërtetë i kësaj historie.

"Pasi të publikoj videon do të bëhesh ushqimi i preferuar për JOQ",është shprehur Kozaku duke nënkuptuar Stresin.



Tmerrohet nga meshkujt shqiptarë,ankohet turistja ruse:"Këta e paskan mendjen vetëm për të ngrënë p****!

 


Duket se etja e meshkujve shqiptarë për femra,gjë që vjen si pasojë e shumë faktorëve shoqërorë,mjedisorë,politikë etj,i ka rënë në sy edhe një turisteje ruse që ka vizituar Tiranën së fundmi.

Duket se bukuroshja ruse ka ndezur mendjen e meshkujve shqiptarë me fotot e nxehta që ka postuar në profilin e saj në Instagram.Bukuroshja e cila duket se është një blogere,ka vizituar së fundmi Shqipërinë me disa nga mikeshat e saj.Ajo ka postuar foto dhe video të mrekullueshme nga Jugu i vendit,përkatësisht në Ksamil dhe Sarandë teksa i ka bërë një marketing të gjerë vendit tonë tek ndjekësit e huaj.

Në një prej fotove të saj në Instagram,një djalë shqiptar i ka komentuar:"A je akoma në Shqipëri?Do vi ta haj p****."



"A të ka thënë Stresi?!"Del biseda mes Fabio Dushkut dhe Kozakut:"Kush të futi me m'shajt mu?"(Video)

 


Është publikuar biseda mes Fabio Dushkut dhe Kozakut,e regjistruar gjatë momentit kur ky i fundit u mor peng dy ditë më parë.Dushku,i cili ndodhet në një burg të Greqisë ka kërkuar të dijë se cilët janë personat që e kanë futur "Mbretin e Instagramit" të shajë në videot "LIVE".Ky i fundit është shprehur se të gjithë kanë kërkuar për të sharë atë,por nuk ka përmendur emra.

I pyetur nëse ka qënë Stresi njëri prej tyre ai e ka mohuar.Sakaq mbrëmjen e djeshme Kozaku doli sërish live për të sqaruar edhe njëherë historinë e rrëmbimit.Ai hodhi poshtë deklaratën e Stresit,që ka qënë pikërisht ai që ka ndërhyrë për ta shpëtuar duke thënë se njerëzit e Dushkut e kishin sharë atë.




Friday, September 24, 2021

"Nuk më ke shpëtuar ti",Kozaku nxjerr 'bllof' Stresin pas peng-marrjes:Ty të kanë sharë ata

 


Kozak Braçi i vetshpallur "Mbreti i Instagramit" u mor peng ditën e djeshme nga disa persona,të cilët e ofenduan duke fjalë banale dhe e dhunuan,teksa gjithçka u filmua dhe u shpërnda në rrjete sociale.Ndërkohë tashmë në një live në Instagram Kozaku i ka dalë kundër Stresit,duke thënë se nuk ka qënë rreperi që e ka shpëtuar,ndaj të mos marrë lëvdatat kot.

"Më ka shpëtuar vetvetja,njerëzit e mi por jo njeri tjetër.Të mos dalë askush të marrë lëvdata.Ty të kanë sharë ata.Nuk iu gënjen Kozaku pasha familjen,kam parë punën time duke bërë emisione dhe duke qeshur.Të gjithë ata që kishin gisht të gjithë po dalin,keni me dhënë deklarime,për çdo gjë që më keni bërë mua.Duroni!"-është shprehur Kozaku.

Habit Kozaku,tani na jep një tjetër version pas rrëmbimit:"Më lëshuan në pyll,më thanë a do lek?"(Video)

 


Kozak Braçi,i cili u rrëmbye ditën e djeshme ka treguar detaje të tjera në lidhje me këtë ngjarje.Duke folur në një "LIVE" Kozaku ka treguar se i ka bindur me fjalë rrëmbyesit e tij që ta linin të lirë.

Më tej ai ka treguar se pasi e kanë lënë në një pyll ai është kthyer me Danielin,vëllain e Fabios dhe një djalë tjetër.

Sipas tij këta dy djem i kanë thënë nëse donte lekë pasi ishin trembur nga ajo që kishin bërë.

Ndiqni videot👇😱





Florian Marku merr lajmin e keq pak orë para ndeshjes.

 


Boksieri shqiptar, Florian Marku ka marrë një lajm të keq pak orë para ndeshjes me Maxim Prodan. Mësohet se shqiptarit i është lënë 2 orë në dispozicion që të humbas rreth 2 kg në peshën trupore.

“Mos ma ngri mua zërin”/ Plas keq mes Alvisës dhe Adës: Nuk jemi në rrugë, duhet të largohesh ose…

 


Të dyja filluan të flisnin me tone të ashpra derisa Alvisa vendosi që të mos i flasë më Adës sepse pretendon se e ofendon, nuk tregon respekt dhe e injoron sa herë që flet.

Alvisa: Sjellja e Edit nuk më pëlqen fare. Ofendime kanë bërë dhe Mikela dhe Ada që më kanë ofenduar pafundësisht. Në program kam ardhur për ta shijuar dhe për të gjetur dashurinë. Ne jemi në emision, nuk jemi në rrugë. Unë kam probleme me sytë dhe më thotë a shikon nga sytë dhe vendos syze. Ofendon vazhdimisht Ada. Çfarë të intereson ty, i thua kokëbosh, i thua je si femër. Nuk të kam ofenduar ty dhe askënd tjetër që kam dinjitetin tim. Ti ose duhet të largohesh ose të kërkosh falje. Shiko sa e pafytyrë është sa fillon e qesh.

Ada: Është një publik i tërë që na ndjek. Alvisa viktimizohet.

Alvisa: Ti je viktimizuar, jo familje…

Ada: Mua familjen mos ma përmend. Mos ma ngri zërin mua se je më e vogël se mua.

Alvisa: Nuk ke respekt. Fasada këtu je ti. Ke ardhur për të luajtur me të gjithë ne se i ke gjërat për terezi jashtë.

Ada: Nuk dal nga vetja ime.

Alvisa: Një pyetje të të bëj unë? Më ke ofenduar apo jo?

Ada: Asnjëherë.

Rama publikon foto me "pronarin" e gjysmës së botës:Me mikun e çmuar të Shqiptarëve

 


Kryeministri Edi Rama është takuar në New York me George Soros.Lajmin e ka bërë të ditur vetë kreu i qeverisë përmes një postimi në rrjetin social "Facebook".Kujtojmë se Soros njihet për influencën e tij të jashtëzakonshme në shumë shtete dhe thuhet se zotëron shumë pushtet në duart e tij.

"Në New York me mikun e çmuar George Soros,një mendje e rrallë dhe një mbështetës i palëkundur i Shoqërisë së Hapur"shkruan Rama.

Soros është një filantrop i cili ka investuar për një shoqëri të hapur në SHBA dhe mjaft vende të botës,ndër to edhe Shqipëria.



Kozaku reagon për herë të parë pas rrëmbimit të djeshëm:"Shqyen derën e taksisë,ishin 20 veta,më shtrinë dhe..." (Video)

 


Personazhi i njohur i Instagramit i njohur ndryshe me emrin "Kozak",i cili u rrëmbye dje nga katër persona doli sërish live duke shpjeguar versionin e tij të ngjarjes.Sipas tij ai u rrëmbye nga një numër i madh presonash me armë dhe thika,që po lëviznin me tre makina.

Pas rrëmbimit Kozaku tha se e detyruan të thotë fyerje ndaj vetes duke e kërcënuar me armë.

Për më shumë ndiqni videon👇



Thursday, September 23, 2021

Të rinjtë marrin peng Kozakun:"Thuaj të hëngsha k...."

 




Kozak Braci dyshohet se është rrëmbyer ditën e sotme në Tiranë,denoncojnë familjarët e tij.

Në një video të publikuar në rrjete sociale,shihet një grup të rinjsh që kanë futur në makinë Kozakun duke e kërcënuar dhe goditur.

Në video dëgjohen të rinjte duke i kërkuar Kozakut të thotë më fal dhe Kozaku bindet,madje shkon dhe më tej duke u thënë "ju hëngsha k...."

Forca të shumta policie kanë mbërritur në Allias dhe po bëjnë verifikime.Thuhet se rrëmbyesit janë shokët e Fabio Dushkut,me të cilin Kozaku ka patur një sherr para pak kohësh.

Ndiqni videon👇



Video/ Miqtë po e hidhnin lart në dasmën e tij, dhëndri bie dhe thyen shtyllën kurrizore.

 


Teksa po festonin dasmën e mikut të tyre, shokët e kanë hedhur dhëndrin në ajër si një gjest tradicional në Rumani.

Pasi veprimit të tyre, miqtë nuk mundën që të mbajnë dhëndrin dhe për pasojë ai u përplas në tokë duke pësuar një goditje mjaft të fortë. Dhëndri mori dëmtime serioze dhe u dërgua me urgjencë në spital.

Gjithashtu theu shtyllen kurrizore dhe per momentin ndodhet ne spital, mund te levize duart, por jo kembet.

“Do të doja të qëndroja të gjithë natën”/ Momente të nxehta nga takimi i Adës dhe Brunos

 


Ata kanë shijuar njëri-tjetrin pranë pishinës, ku Ada ka ekspozuar linjat trupore. Gjatë bisedës me Brunon, i tha se bënë shumë mirë që shkuan atje dhe do të donte që të qëndronte gjithë natën.

“Do të doja të rrija deri në darkë, nesër të ikim…”, tha Ada.

Ndërsa Bruno nuk harroi ta pyeste se cila pjesë e trupit të saj i pëlqen më shumë dhe Ada tha “barkun”. Në atë moment, Bruno nisi ta prekte në bark dhe po luanin me njëri-tjetrin edhe me gudulisje.

Në përfundim, të dy thanë se i ka pëlqyer takimi duke lënë të kuptohet se mund të ketë dhe një të dytë.

Wednesday, September 22, 2021

E fundit:Në Japoni zbulohet se përse ngjiten metalet në krah pas vaksinimit

 


Ndotësi i gjetur në një ngarkesë të vaksinës Moderna të dorëzuar në Japoni ka të ngjarë të jetë grimcë metalike,raportoi rrjeti japonez,duke cituar burime në Ministrinë e Shëndetsisë.Japonia njoftoi të enjten se po tërhqite 1.63 milion doza të vaksinës Moderna me kujdes sepse "trupa të huaj" ishin gjetur në disa prej tyre.Një raport i NHK,i publikuar të enjten vonë,citoi burime të ministrisë duke thënë se grimcat reaguan ndaj magnetëve dhe për këtë arsye dyshoheshin se ishin metale.

Moderna i ka përshkruar ato si grimca që nuk janë kërcënim për sigurinë dhe as nuk e zvogëlojnë efektivitetin e vaksinës.

Ada flet për herë të parë për të kaluarën: Kam pasur një lidhje 8 vite e gjysmë

 


Në takimin me Brunon, Ada ka zbuluar se ka pasur një lidhje për 8 vite e gjysmë, por nuk dëshiron të flasë për këtë.

Ada: Kam pasur një lidhje 8 vite e gjysmë sepse e di që mund edhe të më ndjekë, ndaj nuk doja t’i jepja rëndësi.

Bruno: Mos je në kontakt me të?

Ada: Jo. Thjesht jemi ndarë, kemi respekt e kaq. Duke qenë se më kanë pyetur gjithmonë për të kaluarën time që nuk kam pasur dëshirë ta tregoj, ia tregova Brunos se më duket më i matur. Ndihem shumë rehat.

Ritvana habit: Argjendi më ka kërkuar takim në 2 të natës. Pranova për ta provokuar

 


Ajo tregoi se pranoi vetëm për ta provokuar, ndërsa Argjendi tha se kishte nevojë ta takonte. Por takimi nuk u bë sepse Argjendi nuk donte të thyente akoma më shumë rregullat e programit.

Ritvana: Argjendi kur ka pasur të xhirojë takimin me Mikelën më ka marrë në 2 të natës dhe më ka thënë që donte të më takonte. Kishte nevojë ai të fliste me mua. Nuk u takuam se reflektoi dhe Argjendi. Ishte bisedë shumë e shkurtër. I thashë “po” për ta provokuar. Mendoja se Argjendi po bënte lojë shumë të pistë. Doja ta filmoja.

Argjendi: Seriozisht e ke ti?

Ritvana: Po. Pse do të vish në 2 të natës?

Argjendi: Unë jetoj vetëm. Jam ndjerë pak i vetmuar. Këtu në Tiranë nuk njoh njerëz dhe Ritvanën e kam shumë xhan, e pëlqej shumë dhe pata nevojë të rri me të. Njëherë më tha është shumë vonë, pastaj më tha hajde më merr. Më pas logjikova dhe thashë jemi në një program, rregullat nuk dua t’i thyej më shumë, prandaj nuk kam ardhur.

Zbulohet një tjetër konkurrente e "Big Brother VIP",aktorja e njohur e Portokallisë


 Teksa asnjë emër nuk është konfirmuar zyrtarisht për "Big Brother VIP",së fundmi një tjetër personazh është përfolur se do të jetë pjesë e formatit.Bëhet fjalë për aktoren e dashur shqiptare Arjola Demiri.Miq të afërt të saj,të cilët ishin të pranishëm në ditëlindjen e Arjolës dy ditë më parë,janë shprehur se kjo e fundit do të jetë pjesë e "Big Brother VIP".

Vlen të theksohet se vet produksioni nuk ka konfirmuar asnjë personazh.Në faqen zyrtare të programit në Instagram janë publikuar videot e dy prej konkurrentëve të tij,por pa iu zbuluar portreti.Sipas zërave vajzat në fjalë janë dy këngëtaret Sheila Haxhiraj dhe Semi Jaupaj.