Wednesday, November 30, 2022

Pas Kiarës zbulohet një banor tjetër i "Big Brother VIP 2"

 


Siç edhe është njoftuar tashmë "Big Brother VIP" do të nisë brenda këtij viti dhe pak nga pak kanë filluar të zbulohet emrat e banorëve të këtij sezoni.

Pak kohë më parë në media u tha se Kiara Tito do të jetë pjesë e spektaklit,ndërsa ditën e sotme ka dalë në pah një emër tjetër.

Bëhet fjalë për një influencere që jeton në Itali me emrin Jori Delli. Ajo ishte e ftuar në "Top Arena" së fundmi, ku nuk e fshehu aspak dëshirën për të marrë pjesë në "Big Brother VIP".





Sunday, November 27, 2022

Çfarë po ndodh? Do martohen Bora dhe Donaldi

 


Tashmë që janë rikthyer, Bora dhe Donaldi nuk i kursejnë fotot me njëri-tjetrin. Së fundmi moderatorja publikoi një foto krah partnerit,por këtë herë vëmendjen e ka tërhequr një detaj tjetër.

Mes komenteve të shumta ka rënë në sy ai i Semi Jaupajt, e cila është shoqe e ngushtë e çiftit. Këngëtarja ka komentuar emojin e një nuseje dhe ndjekësit menjëherë kanë vërshuar me komente.

"A ka ndonjë risi?", "Kemi dasmë?", "Kur është data e dasmës?".



Beniada tregon çfarë bëri me paratë që mori nga "BBV" dhe se si është marrëdhënia me Einxhel

 


Së fundmi,ish-banorja e "Big Brother VIP" Beniada Nishani ka qënë e ftuar në "Wake Up" ku ka folur rreth parave që fitoi si finaliste dhe se si është marrëdhënia e saj me Einxhel.

"I mora i mora. Patjetër. Shumë korrekt. Rrush e kumbulla i bëra. Nuk i kam harxhuar të gjitha se jam pak gjiroksatrite dhe do të blej një makinë,pastaj avash,avash shikojmë", u shpreh modelja.

Ndërsa përsa i përket Einxhel ajo tha:

"Unë jam munduar të mos e komentoj pasi ndonjëherë njeriu lëndohet për gjërat e vogla, për një fjalë. Ka qënë një shoqëri e bukur e jona ishim dy goca kundër shumë të tjerëve. Kam thënë se jam munduar të kem kujdes t'i përgjigjem. Përveç kësaj e kam pasur shumë xhan. Ndonjëherë bëjnë vaki këto gjëra. Ndonjëherë në shoqëri njerëzit për disa gjëra prishen kot. Por gjëja më e bukur është kur njerëzit flasin sy më sy. Unë i uroj një shtatzani të mbarë dhe jam e sigurt se në një të ardhme gjërat do të ndryshojnë", përfundoi Beniada.


Saturday, November 26, 2022

Sapo u zbulua konkuerrentja e parë e "Big Brother VIP Albania"?

 


Siç e dimë tashmë "Big Brother VIP Albania" do të fillojë brenda muajit dhjetor,pra brenda këtij viti. Arbana Osmani është shprehur së fundmi se banorët e këtij edicioni do të jenë më të famshëm se ata të sezonit të kaluar dhe se me shumë mundësi, do t'i lënë në hije ish-banorët.

Sipas burimeve të Kryefjala.com po aludohet se personazhi i parë VIP që do të jetë pjesë e BBV2 do të jetë moderatorja e njohur Kiara Tito. Emri saj është përfolur edhe më parë,ndaj thuhet se ajo tashmë e ka pranuar propozimin.

Megjithatë deri në zyrtarizimin e këtij lajmi na mbetet të presim.

Arbana:"Shpresoj që në BBV2 të mos ketë Ilir dhe Donald"

 


E ftuar së fundmi në "Wake Up", Arbana Osmani foli rreth fillimit të "Big Brother VIP 2" si dhe rreth konkurrentëve të rinj. Ajo tha që këtë vit do të ketë më shumë konkurrencë mes banorëve.

Dhe teksa u pyet nëse mendon se do të ketë një dyshe "rivale" si Iliri dhe Donaldi, moderatorja u shpreh:

"Shpresoj që jo. Ishte shumë e bukur por dhe shumë e vështirë për të menaxhuar presionin,ishin shumë afër njëri-tjetrit. Të gjithë ata që kanë marrë pjesë janë parë në 360 gradë,në të mirat dhe dritëhijet e tyre por kanë sjellë tek shikuesit më shumë të mira sesa skandale. Personazhet ishin me të vërtetë shumë simpatikë. Ky antagonizmi Ilir-Donald tërhoqi shumë", u shpreh Arbana.

A e hodhi varësen që i dhuroi Donaldi,kur aktori u lidh me Trixën? Përgjigjet Bora Zemani

 


Ditën e djeshme aktori Donald Veshaj hodhi në Instastory një foto të Borës me varësen që i dhuroi brenda shtëpisë së "Big Brother VIP" dhe i kërkoi llogari se ku është ajo varëse tani.

Shumë nga publiku menduan se moderatorja e hodhi varëse në momentin që aktori u lidh me Beatrixën brenda shtëpisë së "BBV".

Mirëpo çfarë ka bërë në të vërtetë Bora?

Së fundmi ajo ka publikuar një story ku i është përgjigjur Donaldit për varësen e dhuruar.

"Nuk ta jap më,kot interesohesh", ka shkraur Bora si mbishkrim në foto. Me këtë veprim duket se moderatorja e ruan ende varësen.



Friday, November 25, 2022

Donaldi i kërkon llogari Borës për varsen që i dhuroi në "Big Brother VIP"

 


Para një viti në përvjetorin e tyre të 3-të, Donald Veshaj ishte brenda shtëpsië së "Big Brother VIP". Duke qënë larg njëri-tjetrit aktori vendosi një varëse brenda një kutie ëmbëlsire dhe e hodhi përtej murit.

Bora e tregoi menjëherë për publikun sapo e mori dhe nuk e hoqi më derisa Donaldi u lidh me Beatrixën.

 Mirëpo tani që janë kthyer sërish bashkë,aktori ka postuar një foto të Borës në Instastory ku i kërkon llogari për varsen që i ka dhuruar:

"Ku është kjo?", referuar varses.

Nuk dihet nëse Bora e ka ende varësen apo e ka hedhur në momentin që Donaldi e tradhëtoi në BBV.



Arbana zbulon se kur do nisë "Big Brother VIP" dhe personazhet

 


E ftuar ditën e sotme në "Wake Up", Arbana Osmani ka zbuluar se edicioni i dytë i "Big Brother VIP" do të nisë brenda këtij viti. Moderatorja tregoi edhe se personazhet që janë pjesë e kastit do të jenë edhe më të njohur se ata të vitit të kaluar.

"Do të nisë brenda këtij viti. Është përzgjedhur kasti. Kemi kërkuar personazhe dhe karaktere që njerëzit të afeksionohen pas tyre. Edhe në edicionin e parë publiku e ndiqte sepse u pëlqenin personazhet,jo skandalet. Ndryshe nga viti i kaluar janë personazhe më të njohur dhe kanë karriera më aktive dhe më të gjata. Ka një konkurrencë shumë më të madhe se kush do të hyjë, nga viti që shkoi. Kemi gati një edicion të ri me një kast të shkëlqyer që gati do t'i lejë në hije ata të sezonit të kaluar", u shpreh Arbana.

Nuk e llogariti për në finalen e "DWTS", Megi Pojani ironion Ardit Cunin

 


Ditën e mërkurë i ftuar në "Goca dhe Gra", Ardit Cuni foli rreth eksperiencës së tij në "Dancing With the Stars". Ai foli me emra konkretë për konkurrentët dhe tregoi se kush sipas mendimit të tij do të lejë garën dhe cilët do të jenë finalistët.

Në radhën e të eleminuarëve ishte edhe Megi Pojani duke treguar kështu se,ai nuk e sheh si finaliste.

E menjëherëshme ka qënë kundërpërgjigja e Megit,ku së fundmi në Instagramin e saj ka shkruar:

"Ok mirë ika. Po ku iki të lutem më jep një direktivë", është shprehur Megi.



E pabesueshme! Beniada ndan foto të partnerit të saj

 


Pak kohë më parë u përfol në median rozë se Beniada Nishani ishte në një lidhje me Blert Hajdarin, vëllain e Arbër Hajdarit. Mirëpo edhe pse asnjëri nga të dy nuk ka konfirmuar asgjë,detajet na bëjnë të kuptojmë se kjo gjë është e vërtetë tashmë.

Së fundmi ka qënë vetë modelja, e cila ka ndarë një imazh të Blertit nga puntata e djeshme e "Top Arena".

Kujtojmë që më herët ku ajo ishte pjesë e emisionit, u vendos në siklet duke u ngacmuar nga regjia,ku e pyetën nëse do të jetonte me prindërit e partnerit të saj.

Përgjigja e saj ishte mjaft e zgjuar,ku tha se sigurisht që do të jetonte me prindërit e burrit të saj,pasi janë ata që e kanë lindur atë.




Thursday, November 24, 2022

Tha se juria e "DWTS" e acaron, Dalina Buzi i përgjigjet Arbana Osmanit

 


Në një bisedë në rrjete sociale me ndjekësit, Arbana Osmani tha se juria e "Dancing With the Stars" e acaron pasi sipas saj kapen me gjëra të kota. Ajo shtoi gjithashtu se nuk merr vesh nga kërcimet por konkurrentët i pëlqejnë.

Mirëpo kësaj deklarate të bërë nga moderatorja është përgjigjur Dalina Buzi. Së fundmi në "Goca dhe Gra" ajo u shpreh:

"Arbana nuk e kishte thënë me të keq. Kishte thënë që ngaqë nuk marr vesh nga kërcimi dhe të gjithë më duken të jashtëzakonshëm,nxehem me jurinë. Po tani dikush duhet të fitojë", ka thënë ajo.

Olsa Muhamedi i kërkon Borës zyrtarisht rikthimin në "Përputhen"

 


Siç dihet tashmë Ori Nebijaj ka pranuar zyrtarisht mandatin e deputetes dhe ky veprim nga ana e saj, e detyron atë të braktisë emisionin "Përputhen".

Padyshim që autorja e programit është në kërkim të një moderatoreje të re. Kanë qënë të shumtë emrat që janë lakuar për të marrë drejtimin e emisionit.

Mirëpo së fundmi në një intervistë të dhënë në "Top Arena" Olsa u shpreh:

"Ende nuk kam vendosur diçka,pavarësisht se ka shumë alternativa. I kemi bërë një ftesë zyrtare Bora Zemanit për të qënë moderatore e "Përputhen". Të them të drejtën, jam shumë e emocionuar për këtë gjë", tha mes të tjerash Olsa.

Wednesday, November 23, 2022

Zbulohet një pjesë nga shtëpia e "Big Brother VIP Kosova"

 


Siç edhe u njoftua tashmë, "Big Brother VIP Kosova" do të fillojë në datën 5 Dhjetor. Mirëpo deri në nisjen e spektaklit fansat janë kuriozë për shumë detaje lidhur me banorët,shtëpinë dhe mënyrën e organizimit të emisionit.

Së fundmi prezantuesja Liberta Spahiu ka publikuar një cep të shtëpisë ku duket njëra nga kamerat në një dhomë ngjyrë lejla kombinuar me ngjyrë portokalli.

"Oh kuku oj nane", shkruan ajo.


Kujtojmë që para pak kohësh në rrjet qarkulloi një foto ku shfaqej oborri i shtëpisë së "Big Brother VIP Kosova".




Mesazhe me Fationin dhe Atdheun? Efi nxjerr të fshehtat

 


Efi ishte një nga konkurrentet më të komentuara sezonin që kaloi në "Përputhen". Së fundmi ajo ka qënë e ftuar në "Top Arena" ku ka folur rreth jetës së saj personale dhe iu është përgjigjur disa pyetjeve me spec.

Ish-konkurrentja u pyet nëse ka patur kontakte së fundmi me Fation Kuqarin apo Atdhe Xharavinën në Whatsapp.

Ajo tha për Atdheun se nuk kanë pasur kontakte kohët e fundit,ndërsa për Fationin u shpreh se ska ndonjë mesazh, vetëm një gjë pune ska lidhje.

Mirëpo kujtojmë që në një intervistë për "Prive" kur u pyet për Fationin, Efi tha: "Kurrë mos thuaj kurrë", gjë që hodhi dyshime se mes dyshes ka diçka.

Tuesday, November 22, 2022

Ilir Shaqiri do futej sërish në "BBV", por vetëm me një kusht që ka të bëjë me Donaldin

 


Së fundmi në një bisedë të zhvilluar me Ermal Mamaqin, Ilir Shaqiri ka bërë disa deklarata lidhur me Big Brother VIP. Balerini u pyet nëse kishte plan të rikthehej në formatin e njohur në rolin e opinionistit,por përgjigja e tij i befasoi të gjithë.

Iliri pohoi me bindje të plotë se do të bëhej pjesë e "BBV 2" sërish si konkurrent por me një kusht që ka të bëjë me Donaldin.

"Opinionist jo sepse nuk kam qejf të analizoj të tjerët jashtë mureve,nëse do më thoshin hajde se ka ardhur dikush që do të të sfidojë do të thoja 'po'. Më kanë imituar shumë nëpër programe, kam parë disa skeçe. Por në fakt kanë imituar vetveten duke u përpjekur të ulin Ilirin. Unë ju them nëse doni për BBV2 hajdeni dhe futemi prap brenda në shtëpi", u shpreh Iliri (ku për pjesën e skeçeve, e ka fjalën për imitimin që i bëri Donaldi).

Bora Zemani uron në mënyrë të veçantë kunatin e saj

 


Siç e dimë përveç Romeos, Donald Veshaj ka edhe një vëlla tjetër. Bëhet fjalë për më të voglin mes tyre Mario Veshajn,i cili ditën e djeshme ka patur ditëlindjen.

Padyshim që për të nuk kanë munguar urimet publike nga vëllezërit e tij,por ajo që bie më shumë në sy është urimi i Bora Zemanit,që ka qënë shumë i veçantë.

"Edhe 100 më i bukuri familjes", shkruan moderatorja në një postim të postuar nga Romeo së bashku me Marion.

Pra duket qartë se Bora gëzon një marrëdhënie shumë të mirë me vëllezërit e saj.



Dikur prezantonte "DWTS", Ermal Mamaqi ka dy fjalë për Bora Zemanin

 


Gjatë një interviste të dhënë së fundmi në RTV Ora, Ermal Mamaqi ka komentuar prezantimin e moderatores e "DWTS" nga Bora Zemani.

I pyetur se çfarë mendon ai për këtë emision,ai u shpreh:

"Më pëlqejnë dhe Boradhe ata. Bora besoj që është në habitatin e vet dhe ia mori dorën goxha shpejt edhe kësaj përgjegjësie por është përgjegjësi më e lartë për tu përballuar", u shpreh aktori mes të tjerash.

Kujtojmë se dhe Dalina Buzi e admiron punën e Borës,pasi tha se moderatorja nuk ka protagonizëm dhe kjo është diçka e mirë.

Monday, November 21, 2022

Beatrix do të rrefejë historinë e saj me Donaldin në këtë emision

 


Më në fund Beatrix Ramosaj ka vendosur të rrëfejë historinë e saj personale dhe këtë do e bëjë në një mënyrë shumë të veçantë. Pas një pauze shumë të gjatë,ku këngëtarja nuk ka dashur të prononcohet, ajo ia ka lënë ekskluzivitetin emisionit të Alban Ramosajt.

Sipas burimeve të "Prive" këngëtari Alban Ramosaj ka vendosur të shkëputet për pak kohë nga muzika dhe do të bëjë rolin e moderatorit,në një emision në kanalin e tij në Youtube.

Padyshim e ftuara e parë do të jetë motra e tij Beatrix Ramosaj,e cila pritet të flasë rreth historisë dhe përfshirjes së saj aq shumë në trekëndëshin Bora-Donald-Beatrix.


Sunday, November 20, 2022

Zbulohet data e nisjes së "Big Brother VIP 2"

 


Pavarësisht se u përfol se "Big Brother VIP 2" do të niste shumë shpejt,duket se pritja do të jetë pak më e gjatë.

Së fundmi është zbuluar se data e nisjes së spektaklit më të ndjekur në Shqipëri do të jetë mbrëmjen e 24 Dhjetor.

Prezantuesja e emisionit do të jetë Arbana Osmani dhe pritet të ketë një javë mjaft intesive për fundvit pasi do të prezantojë edhe Festivalin e RTSH.

Nuk dihet ende se kush do të jenë banorët por me siguri dotë zbulohen pak nga pak deri në fillimin e spektaaklit.

Pas Beatrix "Top Media" zhduk edhe këngët e Fifit, çfarë po ndodh?

 


Marrëdhënia e Fifit me "Top Media" po tensionohet më shumë dita ditës dhe kjo gjë duket nga veprimet e fundit të të dyja palëve. 

Si fillim ishte këngëtarja ajo që reagoi ashpër në rrjet kundër promos së "Big Brother VIP", pasi këta të fundit kishin futur pjesën kur Fifit i ra të fikët.

Dhe videoja u fshi menjëherë. Mirëpo si duket "Top Media" nuk e ka lënë me kaq. Ndryshe nga sa jemi mësuar, këngët e Fifit nuk u shfaqën këtë javë në klasifikimet e "Top Awards".

Kjo gjë e tregon hapur se marrëdhënia mes palëve është krisur e tensionuar tej mase.

Saturday, November 19, 2022

"Donald Veshaj ma ka nxirë jetën", Xhani Demika flet pas sherrit me binjakët

 


Xhani Demika i njohur gjërësisht në showbizin shqiptar si menaxher i VIP-ave, ka realizuar së fundmi një intervistë për "Glamour Zone" në RTV Ora.

Mes të tjerash ai u ndal edhe tek sherri që bëri publik mes tij dhe dy vëllezërve Veshaj. Pas bërjes publike të sherrit, Xhani tregoi se prej një viti Donaldi i ka premtuar një kafe,mirëpo refuzon akoma t'i hapë telefonin.

"Pas daljes nga Big Brother VIP, Donaldi ka një vit që më gënjen për kafe,më ka thënë shumë herë madje edhe nuk më hap telefonin. Po e them publikisht që as nuk do t'ia hap më telefonin", u shpreh Xhani Demika.

Kujtojmë që para disa kohësh Xhani ka rrëfyer si rrallëherë debatin që ka patur me Romeon dhe Donaldin.

Monday, November 14, 2022

"Partneri i Beatrix duhet të jetë burrë jo legen", Albërije Hadërgjonaj thumbon Donaldin

 


Albërie Hadërgjonaj ishte një nga të ftuarat e mbrëmjes së djeshme në "Zemër Luana". Gjatë një loje,ajo u pyet për mbesën e saj Trixën:

"Je shprehur për Beatrix dhe vajzat e tjera me një mesazh mjaft të duhur: 'Një burrë që nuk të respekton nuk të meriton!', si duhet të jetë partneri i ardhshëm i Beatrix?"

Albërije u përgjigj menjëherë duke hedhur edhe një thumb:

"Duhet të jetë jo legen por burrë me "rr" të fortë,jo me "r", tha këngëtarja. Ajo shtoi se Beatrix është një vajzë e çiltër dhe e pastër prandaj kërkon një njeri me vlera.

Sunday, November 13, 2022

"Zgjohesha me ankth", Bora Zemani flet për famën dhe vëmendjen e tepërt të publikut

 


Bora Zemani padyshim ka qënë personazhi më i ndjekur vitet e fundit,ku publiku ka qënë i interesuar për gjithçka të sajën, kjo për shkak të historisë me Donaldin.

Mirëpo kjo gjë nuk ka qënë aspak e lehtë dhe këtë moderatorja e ka treguar së fundmi në një bisedë me ndjekësit në Instagram.

"A është e vështirë të jesh në qendër të vëmendjes,kudo?", është pyetur Bora.

"Ohh,shumë!! Nga jashtë duket bukur sepse në profesionin tim të qënit në qendër të vëmendjes është shumë e rëndësishme,por ka shumë presion. Ka fjalë pas çdo veprimi dhe mosveprimi. Komentohet gjithçka nga gjithkush. Çdo gjë shihet me lupë dhe një lapsus quhet gafë. Kam kaluar periudha shumë të vështira ku çdo mëngjes zgjohesha me ankth 'çfarë ka për të plasur sot'. Por po bëhen gati 3 vite me këtë vëmendje që është rritur gjithmonë e më shumë dhe të ndikojë aq shumë dhe të paktën kam mësuar ta menaxhoj të mos ndikojë aq shumë tek unë. Patjetër që ka momente që mërzitem,por e detyroj veten tu përgjigjem dy pyetjeve;Çfarë qëllimi ka kjo që ka thënë dhe mbi të gjitha kush e ka thënë", shkruan Bora.



Bora Zemani flet për herë të parë për filmin që do bëjë me Donaldin

 


Kohët e fundit është përfolur se Bora Zemanj dhe Donald Veshaj kanë ndërmend t'i futen kinematografisë,duke realizuar një serial komedi bazur në historinë e tyre të dashurisë.

Së fundmi Bora ka reaguar vetë lidhur me këtë fakt, në një pyetsor në Instastory me ndjekësit. Moderatorja as nuk e ka mohaur dhe as nuk e ka pranur një fakt të tillë,por ka kërkuar një mendim nga fansat lidhur me këtë.

"Sa shumë pyetje për këtë! Po ju pyes njëherë... a do donit të na shihnit në një film bashkë?", ka shkruar ajo.

Dhe padyshim pjesa më e madhe e ndjekësve kanë votuar për "Po".



Saturday, November 12, 2022

Bora dhe Donaldi kthejnë në film historinë e tyre të dashurisë, ja kur do të fillojë

 


Donald Veshaj dhe Bora Zemani prej kohësh janë kryeqëndra e mediave rozë,ku çdo lajm prej tyre merr klikime të panumërta. Me projektet e shumta televizive ata kanë fituar zemrat e publikut,por si duket nuk janë mjaftuar me kaq.

Dyshja ka zgjedhur t'i futet kinemasë. Nga lajmet e fundit thuhet se ata kanë vendosur të përgatisin një serial komedi dhe në fokus të saj do të jetë e gjithë historia e tyre.

Projekti pritet të mbyllet në fund të vitit të ri dhe pritet të transmetohet në televizion nga viti i ardhshëm. Padyshim që publiku do e mirëpresë duke qënë se në qëndër të filmit do të jenë dy personazhe të preferuar si Bora dhe Donaldi.

"Mos merr meritat e mija"! Shpërthejnë debatet mes konkurrentëve në DWTS

 


Ndarja në dy grupe e konkurrentëve të "Dancing With the Stars" ka sjellë shumë kritika dhe pakënaqësi. Madje edhe pas programit ka patur diskutime dhe komente të konkurrentëve.

Genti: Disa po mbahen me hak.

Salsano: Ata kërcyen në grupe, ne kërcyem së bashku.

Megi: Nuk mund të marrësh meritat kur atë gjë e bëra unë (për Arditin).

Deborah: Nuk më pëlqeu fare energjia që u krijua.

Dhe debatet nuk kanë patur ndërmend të mbyllen me kaq.

Friday, November 11, 2022

Beatrix në një lidhje me Atdheun? Shihni veprimin e këtij të fundit për këngëtaren

 


Shpeshherë ish-konkurrenti i "Përputhen" Atdhe Xharavina tërheq vëmendjen me deklaratat e tij. Këtë herë djaloshi nga Kosova e ka tërhequr vëmendjen me një koment në foton e Beatix Ramosaj.

"Shumë xixëllueshëm a edhe me tuta do ju tregosh çfarë është stili", ka shkruar Atdheu në koment.

Menjëherë në rrjet kanë aluduar se mes dyshes ka diçka më shumë se shoqëri. Por asnjë nga të dy nuk e ka pranuar diçka të tillë.

Mbetet të shihet në vazhdim se çfarë do të zbulojnë për ne,Atdheu dhe Trixa.



Ish-konkurrentja e "Përputhen", e lidhur prej 10 vitesh

 


Shpesh për konkurrentët e "Përputhen" është aluduar se futen në program vetëm për të marrë famë dhe eksperiencë televizive,sepse në të vërtetë janë të lidhur jashtë programit.

Këtë gjë e ka konfirmuar edhe vetë ish-konkurrentja e këtij emisioni Antonia Gjoka,përmes një bisede virtuale me ndjekësit në Instagram.

"Si po të ecën lidhja me ... (emri është fshehur nga Antonia)", ka qënë pyetja e ndjekësve.

"Ne tani bëjmë 10 vite bashkë ti thua lidhja, perfekt gjithsesi", shkruan Antonia.



U kapën mat krah njëri-tjetrit,zbulohet çfarë po ndodh mes Romeos dhe Trejsit

 


Pak ditë më parë në rrjet qarkulluan disa foto të Romeo Veshajt dhe Trejsi Sejdinit në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe në publik filluan menjëherë aludimet se mes tyre mund të kishte nisur një lidhje.

Mirëpo shumë shpejt Romeo i ka hedhur poshtë këto thashetheme. Ai dhe Donaldi kanë zbuluar se Trejsi do të jetë e ftuara e radhës në emisionin e tyre "Më lër të flas".

Duke treguar kështu se mes aktorit dhe modeles nuk ka asgjë. Ata thjesht po bisedonin në lidhje me puntatën e kësaj jave.

Thursday, November 10, 2022

Ori mund të lejë Përputhen për mandatin, ky emër është gati për ta zëvendësuar

 


Siç u njoftua para pak ditësh, Grida Duma la zyrtarisht mandatin e debutetes dhe shumë lajme qarkulluan se vendin e saj do ta zejë moderatorja Ori Nebijaj.

Vetë Ori postoi një instastory një foto, ku shkroi se ende nuk e kishte marrë plotësisht një vendim. Mirëpo fansat kanë nisur direkt të mendojnë zëvendësuesen.

Bëhet fjalë për gazetaren Elonda Duro, e cila ishte e ftuar së fundmi në një intervistë,ku u pyet nëse ka ende diçka konkrete për të ardhmen dhe karrierën e saj dhe se a do e zëvendësonte Orin,nëse kjo e fundit largohej.

"A do të shkojë Ori në Kuvend?", u pyet Elona.

"Unë nuk di asgjë! Ori vetë e sqaroi dje në një status që nuk e ka vendosur,por unë di kaq sa dini ju. Nuk është se do të ishte një gjë që nuk e pëlqeja,por asnjë takim zyrtar", u përgjigj ajo duke mos treguar asgjë konkrete.

Romeo Veshaj kapet mat me Trejsi Sejdinin, çfarë po ndodh mes tyre?

 


Së fundmi Romeo Veshaj dhe Trejsi Sejdini janë fotografuar nën shoqërinë e njëri-tjetrit. Kryefjala.com ka siguruar fotot ku aktori dhe modelja shfaqen teksa drekojnë në bregdet.

Nuk dihet ende nëse dyshja kanë mes tyre më shumë se një raport shoqëror apo Trejsi do të jetë e ftuara e radhës në emisionin "Më lër të flas".

Asnjëri prej tyre nuk ka reaguar ende, dhe derisa të vijë ky moment publiku do të aludojë për shumë situata.



Wednesday, November 9, 2022

Beatrix prish marrëdhëniet me Top Channel? Ja çka ndodhur së fudnmi

 


Si duket marrëdhënia mes Beatrix Ramosaj dhe televizionit Top Channel nuk është më si dikur. Të paktën kështu kuptohet nga postimet e fundit të këngëtares.

Fillimisht një vit pasi ishte ftuar në "Big Brother VIP", Trixa e kujtoi atë ekperiencë përmes një fotoje në Instastory. Dhe ishte një foto me sfond të zi përbri së cilës shkruhej:

"Këtu supozohej të ishte një foto nga eksperienca ime por nuk kisha një të bukur. 1 vit (Ti e di kush nuk duhet të përmendet aka Beatrix) Lezetshëm!"



Sunday, November 6, 2022

Bora dhe Donaldi festuan 4-vjetorin, reagon Beatrix (Video)

 


Siç e dimë tashmë në datën 5 Nëntor, Bora Zemani dhe Donald Veshaj festonin 4-vjetorin e lidhjes së tyre. Dyshja janë bashkë që nga viti 2018 duke patur parasysh edhe ndarjet apo ribashkimet gjatë kësaj kohe.

Mirëpo ndërkohë që çifti fedtonte,shumë fansa kanë qënë kurioz se çfarë ishte duke bërë Beatrix nga ana tjetër. Kujtojmë që këngëtarja ishte e lidhur me aktorin para pak kohësh.

Ndërkohë ajo ka postuar një video në rrjetin social Tik Tok, ku në përshkrimin e saj shkruan "Qesh mirë kush qesh i fundit", dhe të shumtë kanë qënë ata që e kanë lidhur me situatën e saj me çiftin Bora-Donald.



Saturday, November 5, 2022

4 vjetori i lidhjes me Donaldin, ja çfarë bën Bora Zemani

 


Dita e sotme është një datë shumë e rëndësishme për Bora Zemanin dhe Donald Veshajn. 5 Nëntori shënon përvjetorin e lidhjes se tyre dhe tashmë ata festojnë 4-vjetorin,ndonëse gjatë kësaj kohe janë ndarë e ribashkuar.

Mbrëmjen e djeshme në "Dancing With the Stars" sapo ora shkoi 00:00 e kujtoi këtë ditë të veçantë. Moderatorja i kërkoi Eno Popit ta mbyllnin sa më shpejt programin pasi ajo do të dilte për të festuar me partnerin.

"Ora është fiks 00:00 dhe po shkon data 5. Unë duhet të shkoj me dikë që kam aty pas se ashtu kemi një sebep shumë të rëndësishëm.Një gotë më shumë në datën 5", u shpreh Bora.