Tuesday, November 30, 2021

I tha të q***** r***! Valoni bëhet gati të lerë shtëpinë,Antonela nuk mban dot lotët:"Ia bëra unë".


 Debatet mes Valonit dhe Antonelës kanë bërë që ai të verë në pikpyetje qëndrimin e tij në shtëpi.

Valoni ka tentuar t'i kërkojë falje Antonelës,por kjo e fundit nuk ka pranuar.

Mirëpo Antonela është penduar pasi e ka kuptuar që është bërë shkak që Valoni të mendojë largimin.

Ajo tha mes lotësh se ndihej në faj për këtë gjë dhe ka shkuar të ngushëllohet tek banorët e tjerë.

Se çfarë do të ndodhë mes dyshes mbetet ende e paqartë.

Monday, November 29, 2021

Si do reagojë Bora kur ta shikojë këtë?Donaldi lahet në dush me Beatriksin (Video)


 Donaldi ka qënë në qendër të vëmendjes ditët e fundit për raportin e tij me Beatriksin dhe veprimet e tyre kundrejt njëri-tjetrit duken si flirtime.

Afrimiteti i tyre është komentuar shumë dhe nga banorët,madje ditën e djeshme Antonela iu tha "pëlqeheni ju të dy".

Gjithashtu mbrëmjen e djeshme Beatriks dhe Donaldi kanë përfunduar duke bërë dush bashkë,ku as aty nuk kanë munguar prekjet dhe flirtimet.

Ndërkohë Semi e ftuar në "Big Brother Fun Club" u shpreh se mes tyre nuk ka asgjë dhe ishte e sigurt për këtë.

Po Bora çfarë mendon?





Sunday, November 28, 2021

Antonela jep njoftimin e rëndësishëm në sy të të gjithëve:"Më pëlqen ky djalë brenda shtëpisë"


 Teksa banorët ishin ulur në tavolinë ajo e ngacmon Beniadën duke i thënë se ajo bën sikur s'do të jetë afër Valonit por gjatë gjithë kohës afër tij.

Beniada iu kthye duke i thënë: Je xheloze ti tani,nëse të pëlqen ty Valoni thuaje mos rri më përmend gjatë gjithë kohës.

Antonela duke qeshur i tha asaj që kjo ishte arsyeja që ta thotë para të gjithëve që asaj i pëlqen Valoni.

"Ndoshta edhe jam xheloze.Në fakt unë për atë u çova që ta them para të gjithëve që mua më pëlqen Valoni por ideja është ngaqë ty të kam shoqe edhe kam shumë respekt,ndaj mendoj edhe për ty",- i tha Antonela.

Trazohen ujërat në Big Brother VIP/ Një tjetër banore e gatshme të lejë shtëpinë


 Lidhja shumë afërt që po krijohej mes Sarës dhe DJ PM,që nisi të dukej edhe një romancë e bukur duket se po merr një rrjedhë tjetër.

Kujtojmë që ishte Sara e para,ajo që i dhuroi një puthje Dj PM dhe pranoi pëlqimine saj.

Mirëpo disa rrëfime të bëra së fundmi duket se e kanë krisur këtë marrëdhënie.Nga ana tjetër Pajtimi e respekton shumë Sarën por nuk është gati të fillojë një lidhje me të brenda shtëpisë.

"Nëse un po të bëj të ndihesh keq,unë dal që tani nga shtëpia", -është shprehur Sara me lot në sy.

"Boll dëgjove njerëzit,ti mjafton të dëgjosh një fjalë dhe e kthen mendimin brenda minutit", ka vijuar më tej Pajtimi.

Nuk dihet ende se çdo të ndodhë me ketë dyshe,por shpresojm që Sara të mos e lërë shtëpinë e Big Brother.

E pabesueshme,Valoni lahet nudo në "Big Brother",kështu reaguan vajzat!


 Valon Shehu është një nga banorët më të ri në shtëpinë e Big Brother VIP.

Këngëtari dhe kitaristi nga Gjakova i është bashkangjitur shtëpisë më të famshme në Shqipëri ku edhe është shoqëruar shpejt me artistë të tjerë.

Ai në videoklipin e tij të prezantimit ka shenjestruar Beniadën duke thënë se i duket femra më s*ksi në shtëpi.

Ndërsa së fundmi ai ka bërë dush duke u zhveshur tërësisht dhe ishte Beniada ajo që e pa se ishte nudo në dush dhe reagoi duke i mbyllur sytë dhe duke qeshur me zë derisa iu tregoi edhe vajzave të tjera.

Thursday, November 25, 2021

Të gjithë duke qarë, ja momenti kur Fifi ikën nga shtëpia e Big Brother (video)


 Fifi ka marrë vendim që të largohet nga shtëpia e Big Brother VIP.

Ajo tha deri te ky vendim ka ardhur pasi i duhet që të mirret me vetën. Lajmin për largimin e saj e kanë pritur keq banorët e Big Brother.

Të gjithë kanë shpërthyer në të qara derisa janë përshëndetur me të.

“Kjo eksperiencë nuk po më bon mirë”, tha Fifi, ndër të tjera.

Kujtojmë se këngëtarja kosovare nuk u ndje mirë në Primen e së martës, ku edhe u alvianos.

Video https://www.dailymotion.com/video/x85vrkr

Wednesday, November 24, 2021

Pas debatit Semi-Donald, Bora Zemani reagon më në fund dhe mban qëndrimin e saj

 


Mbrëmjen e djeshme gjatë spektaklit u diskutua marrëdhënia Donald-Semi dhe fakti që kjo e fundit është shumë protektive ndaj Borës dhe marrëdhënies së saj dhe Donaldit. Teksa Semi tha se nuk do ndërhyjë më në këtë temë, Donaldi deklaroi se e do shumë Semin por ka ardhur momenti që të mendojë për veten dhe se nuk do të flasë për marrëdhënien e tij me moderatoren më në “Big Brother”.

Pas reagimeve të shumta në rrjet ka ardhur edhe një reagim nga Bora. Ajo ka postuar një video në Instastory ku thotë se besimi dhe protektiviteti janë dy nga arsyet pse miqësia e saj dhe Semit i ka rezistuar kohës.

Bora po ashtu kishte vendosur edhe varsen që i dhuroi Donaldi pak ditë më parë në përvjetorin e lidhjes së tyre. Duke e prekur atë, për ta vënë në dukje, Bora sqaroi edhe një herë pozicionin e saj për lidhjen me Donaldin.

Ndiqni videon👇




Fifi na mashtroi të gjithëve? Del për herë të parë VIDEO që nuk u transmetua, në momentin që këngëtarja shtrihet në tokë


 Një situatë mjaft e pakëndshme ndodho mbrëmjen e djeshme në “Big Brother Vip”, kur Fifit i ra të fikët gjatë spekaklit.

Ajo u ndje keq pas një debati me opinionisten Balina Bodinaku e cila i tha asaj që mos ndërhyjë mes marrëdhënies së Sarës dhe Pajtimit pasi të gjithë këtë po e bën për vëmendje.

Fifi reagoi ashpër ndaj këtyre fjalëve dhe kërkoi të largohej menjëherë nga shtëpia, kur në atë moment i ra të fikët.

Mirëpo, së fundmi një video po qarkullon në rrjet ku shihet momenti kur këngëtarja shtrihet në tokë dhe e gjithë kjo pamje është komentuar nga personazhe të ndryshme se është një “aktrim” i saj.

Gazetari Andi Vrapi, Olti Curri, Eva Huli janë shprehur se e gjithë kjo skenë ka qenë një “aktrim i dobët” i këngëtares.

Video https://tiger.cdnja.co/v/ax/aXgEd.mp4

A do dalë Fifi nga shtëpia? Merret vendimi final

 


Pas situates që ndodhi në ‘BB VIP” në transmetim live, Fifi ka vendosur që ta vazhdojë qëndrimin në shtëpi.

Fifi tha se ajo dëshiron të vahzdojë edhe më tutje Brenda shtëpisë dhe tregoi se kush është mbështetja për të, shkruan Neutral.al

“Unë them se du ate vazhdoj garën, mendoj se duna me luftu dhe të jem shembull për nipat dhe mbesen time”, tha Fifi.

Kujtojmë se pas një bisede me opinionisten, Balina, Fifi ra pa ndjenja në tokë, por që përfunimisht vendosi me vazhdu garën në shtëpinë e famshme.

Tuesday, November 23, 2021

“Gruaja 100 vjeç”, plas sherri keq mes Monikës dhe Einxhelit: Ik na lë rehat, mos u grric


 Në shtëpinë e “Big Brother VIP” ka herë pas here debate të shumta, të cilat nisin nga situata të ndryshme. Shpeshherë ndodh që të ketë sherr për papastërtinë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Madje pastrimi i kuzhinës ka qenë shpesh objekt debati mes banoreve VIP. Ditën e djeshme, Arjola Demiri reagoi e revoltuar nga neglizhenca që disa vajza i bëjnë punëve në këtë ambient të shtëpisë.

Situata u tensionua më shumë mes Monikës dhe Einxhelit. Moderatorja nisi të pastronte, por Lubonjës nuk i dilte inati. Teksa ajo i fliste, Einxhel i kërkoi të mos i drejtohej dhe ta linte të punonte e qetë.

Megjithatë, ofendimet mes të dyjave nuk munguan. Einxhel iu drejtua Monikës me fjalët “gruaja 100 vjeç, merret me muhabetet e gocave të vogla!”. Ndërsa Monika iu kthye “Ule Zërin, me mua s’ka zë. Stop! Egoiste!”.

Pjesë nga debati:

Einxhel: Me mua mos u merr më! Gruaja 100 vjeç, merret me muhabetet e gocave të vogla.

Monika: Je mirë?

Einxhel: Shumë mirë jam, po të them dhe një herë mos u fut në muhabetet e mia.

Monika:Nuk u futa, unë u tregova njerëzore. Ti je egoiste.

Einxhel: Unë jam egoiste. E thënë nga ti nuk ka asnjë vlerë kjo.

Monika:Ti nuk do me ja dit edhe kur një tjetër do me bo diçka për qejfin e vet.

Ka qenë edhe më parë pjesë e ‘Big Brother’, zbulohet banori që do të hyjë sot në shtëpinë më të famshme



Një tjetër banor pritet t’i bashkohet shtëpisë së Big Brother Vip. Bëhet fjalë për modelin e njohur Vigan Shehu. Ai është mjaft i njohur me formatin, pasi ka qenë më parë pjesë e Big Brother 6. Sipas Prive.al, Vigani ka qenë sot në ambientet e Top Channel, për t’u njohur me vendin ku do të qëndrojë. Ndër të tjera, Vigani është vëllai i këngëtarit të njohur Valon Shehu dhe vazhdimisht është përfolur për paraqitjen e jashtme.


Kujtojmë që javën e kaluar shtëpisë së Big Brother Vip iu bashkuan edhe dy banorë të tjerë, Antonela Berisha dhe Meridian Ramçaj, ndërsa ishte Kledi ai që u eliminua nga publiku. Këtë javë në nominim janë Einxhel, Beniada dhe Beatirx dhe njëra nga vajzat do të lërë shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Monday, November 22, 2021

Bora bën komentin e fortë në videon e puthjes së Romeo Veshajt e Salsano Rapit


 Puthja në buzë e shkëmbyer mes aktorit Romeo Veshaj dhe Salsano Rrapit në “Portokalli” duke imituar skenën romantike mes Donald Veshajt e Bora Zemanit ka marrë edhe vëmendjen e vetë moderatores.

Në një postim të bërë nga Romeo Veshaj në Instagram, Zemani ka lënë një koment mbi këtë puthje.

“Hhahahahahah dashuri labe. “Të dua moj qëne!”- shkruan ajo.



Banori i ri që do të hyjë nesër në BBV do të habisë jo vetëm konkurrentët por edhe publikun


 Tre ditë më parë, në shtëpinë e Big Brother janë futur Antonela dhe Meridiani, duke prishur ujërat brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Tani në promon e spektaklit nesër mbrëma, Big Brother ka paralajmëruar se do ketë edhe një tjetër banor të ri.

Sipas tyre, thuhet se hyrja e re do të habisë jo vetëm banorët brenda në shtëpi, por edhe publikun jashtë.

Se për kë bëhet fjalë, mbetet të shihet nesër!

“Marr valixhet dhe ik”/ Rëndohet situata në “Big Brother Vip”, një tjetër banor dëshiron të largohet


 Mbrëmja e djeshme në “Big Brother Vip ka qenë e mbushur me shumë debate.

Kujtojmë se në shtëpi mbëriti një zarf i bardhë.

“Vëllai i madh” kishtë përgatitur një surprizë. Ishte për një darkë të veçantë e përgatitur për dy prej banorëve.

Së bashku në mënyrë unanime banorët duhet të vendosnin për emrin e një djali dhe një vajze që do ta përjetonin këtë surprizë.

Ata propozuan emrin e Sarës dhe Pajtimit por ky i fundit e refuzoi, madje edhe reagoi në mënyrë të revoltuar.

“Nuk pranoj absolotisht. Nëse këmbëngulni do marr valixhet do iki”, tha ai.

Madje edhe vetë Sarah i kërkoi privatisht që ai të bënte takim më të por ai sërish nuk pranoi.




Ritvana i ‘vërsulet’ Argjentit, publikon bisedat me të


 Ritvana ka reaguar.

Pas deklaratave të Argjentit që ishin rikonfirmim i teorisë se ata janë takuar edhe në banesa private, kjo e fundit e ka dhënë versionin e saj.

Ritvana ka nxjerrë biseda me Argjentin që sipas saj dëshmojnë se nuk janë takuar herë tjetër pos asaj për të cilën është raportuar.

Ritvana bisedave i ka shoqëruar edhe një reagim që mund ta lexoni të plotë në vijim.


Einxhel e lidhur me Atheun?! Kjo është video që po qarkullon në rrjet


 Mund të duket si e pavërtetë, por Einxhel Shkira, banore e BBV, dhe Atdhe Xheravina, ish-konkurrent në Përputhen, janë takuar për t’u njohur me njëri-tjetrin para disa kohësh dhe kjo është e dokumentuar me video. Kur Olsa Muhameti ishte gazetare në Abc News dhe të ftuar kishte Einxhelin, ajo vendos që t’I gjejë një burrë në plazh.

Të dyja i bien plazhit rreth e përqark për të gjetur një djalë që pranonte të takonte dhe të njihte Einxhel. Kur Olsa pyeste Atheun nëse dëshiron që të njihte një vajzë të bukur (Einxhel në këtë rast), ai pranon dhe zhvillojnë takimin mes tyre, i cili shkon goxha mirë. Por a e kanë vijuar njohjen dyshja?! Këtë nuk dimë ta themi me siguri, megjithatë publikisht Einxhel nuk i njihet asnjë nga djemtë që mund të ketë pasur marrëdhënie. 

Dyshohet se ka një lidhje jashtë emisionit/ Konkurrentja largohet nga Përputhen


 Një nga konkurrentet e Përputhen, Antonia Gjoka ka ndarë me të gjithë ndjekësit e saj se për një kohë të papërcaktuar nuk do të jetë më pjesë e emisionit.

Përmes një statusi në rrjetet sociale Anotnia thekson se arsyet e largimit të saj ishin shëndetësore por edhe për shkak dyshimeve që ka produksioni ndaj saj si konkurrente.

Ajo shkruan se do të ketë një lajmërim të dytë nëse do të rikthehet.

"Përshëndetje miq. Për disa kohë nuk do të jem në program, arsyet nga ana ime janë shëndetësore, por nga ana e produksionit janë papërgjegjshmëria dhe dyshimet e tyre që kanë lidhje me mua si konkurrente. Nëse do të ketë një rikthim do t’ju njoftoj sërish. Jeni më të mirët”, shkruan Antonia.




Sunday, November 21, 2021

Beniada ia përplas të vërtetën në sy Antonelës: U bëre ti të na tregosh kush është më…


 Antonela është banorja më e re që i është bashkuar shtëpisë së “Big Brother VIP”.

Ndërkohë të menjëhershëm ishin edhe debatet mes vajzave aty brenda, shkruan lajmi.net.

Beniada është ajo e cila ka ironizuar Antonelën, madje ajo i’a tha në fytyrë asaj që do i duhet shumë rrugë përpara që ajo të arrijë aty ku ato kanë arritur.

Në anën tjetër Antonela e ironizon Beniadën duke i’a përmendur të folurën e saj.

Theksojmë se Antonela ka qenë pjesë e “Përputhen 2”, emision dashurie ku edhe mori famë.

Publikohen fotot e Efit para operacioneve, duket si njeri tjetër!


 Ifigjenia Dhedhes është një nga konkurrentet më të përfolura në programin “Përputhen”.

Me tu bërë pjesë e programit ajo tërhoqi vëmendje të madhe të audiencës shqiptare, e kjo për shkak të ngjashmërisë së madhe me Borën dhe Elvanën, shkruan lajmi.net.

Madje në puntatën e djeshme është disktuar rreth kësaj ngjashmërie, një miks mes tri vajzave tanimë të njohura për publikun.

Por, a ishte përherë kaq e bukur dhe e ngjashme Efi me Borën e Elvanën?

Disa foto që po qarkullojnë në rrjetet sociale kanë bërë namin, pasi që Efi shihet para operacioneve plastike krejt si një tjetër personazh.

Ndryshe, Efi ka krijuar trekëndëshin e pëlqimit mes asaj, Brunos dhe Bashkimit./Lajmi/



Ai tha se ajo ka probleme mendore/ A e mendon akoma Granitin? Fifi jep përgjigjen e sinqertë


Ish-konkurrenti i shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP”, Granit Cana ka qenë ndër më të komentuarit gjatë kohës që ishte në shtëpi për marrëdhënien që kishte me këngëtaren kosovare, Filloreta Raçin e njohur si Fifi. Tani pas largimit të tij nga shtëpia, duket se Fifi e ka ndjerë mungesën e Granitit. Në një bisedë të zhvilluar sot, Sara e pyet Fifin nëse ajo e ka menduar Granitin gjatë këtyre ditëve.

Ajo u përgjigj duke thënë se kur ajo shikon Sarën me DJ PM i kujtohet çdo moment që ka kaluar me Granitin. “Ti me PM më kujton marrëdhënien time që kisha me Granitin.Kur ju shoh ju, shikoj veten edhe pyes veten se a kam qenë dhe unë kaq mirë me Granitin. E mendoj atë gjithë kohës, më mungon shumë”, tha këngëtarja.

“Kur takon ish-të dashurin të vjen të bësh s*ks!”/ Antonela e “Big Brother VIP” flet për eksperiencën e saj


 Ditën e djeshme, është hapur biseda për Donaldin dhe Bora Zemanin. Donaldi është shprehur që është single, por kjo nuk është pritur mirë nga Semi. Kjo e fundit i ka thënë që Donadi nuk duhet të thojë që është single, pasi kur erdhi Bora, ai e puthi.

Kjo është kundërshtuar nga Antonela, e cila duke treguar eksperiencën e saj, tha që është normale.

Sipas Antonelës, ka pasur raste kur ka takuar ish-të dashurin dhe i ka ardhur ta puthë apo të bëjë se*s.

Ajo ka shtuar që kjo, i ka ndohur asaj përsonalisht. Kujtojmë që Antonela është futur në shtëpinë e BB Vip, dy ditë më parë.


I vëllai ka ditëlindjen, Donaldi i bën surprizën e veçantë nga shtëpia e ‘BBV’ (foto)


 Donald Veshaj, konkurrent i këtij edicioni të “Big Brother VIP”, na ka treguar të gjithëve se është tepër i lidhur me familjen e tij. Sot, Mario, vëllai i tij feston ditëlindjen ndaj aktori i humorit ka menduar t’i bëjë diçka të veçantë. Ai ka shkruar në një bluzë “Mario edhe 100 vjeç, të dua” dhe më pas e ka veshur. Së bashku me konkurrentët e tjerë, ata i kanë kënduar Marios këngën e ditëlindjes, surprizë e cila me siguri i ka pëlqyer shumë vëllait të tij.


Më herët, edhe vëllai i tij binjak Romeo, e surprizoi Donaldin brenda në shtëpi. Ky i fundit është shfaqur me parashutë mbi shtëpi, teksa ka thirrur disa herë emrin e vëllait. “Demi i vëllait, të do vëllai”, ka thënë Romeo. Donaldi është shfaqur i prekur nga surpriza dhe është përlotur, ndërsa i kanë qëndruar pranë Semi dhe Kledi.

Kujtojmë që një tjetër surprizë iu bë Donaldit nga Bora Zemani. Ajo hyri në shtëpinë e Big Brother Vip, teksa të dy shkëmbyen edhe një puthje që nxiti zërat për ribashkim mes tyre. Megjithatë, mbrëmjen e kaluar Donaldi ngriti sërish dyshime për marrëdhënien e tyre pasi deklaroi se deri në momentin që të sqarohej me Borën, ai ndihej single. Madje, për këtë deklaratë pati përplasje edhe me Semin.

I lodhur nga etiketimet e shpeshta si partneri i Borës, Donaldi iu ka kërkuar pasditen e djeshme banorëve që të mos vazhdojnë me përcaktime të tilla, pasi në këtë lojë ka hyrë vetëm dhe do të vazhdojë të luajë si i tillë. Por, më shumë nga të gjithë kjo deklaratë revoltoi Semin, shoqen e ngushtë të Bora Zemanit, prej 15 vitesh.

Nga 17-22 vjeç, vajzat e ‘BBV’ tregojnë kur kanë humbur virgj*rinë


 Pasditen e djeshme vajzat e “Big Brother Vip” kanë treguar se kur kanë humbur vi*gjërinë.

Në “BBV” është hapur një temë “interesante” në lidhje me eksperiencën e tyre të parë sek**ale.

Pyetja në fjalë u bë nga Pajtimi.

Ndërkohë, vajzat me sportivitet dhe lirshmëri u përgjigjën njëra pas tjetrës, ku e para tregoi Semi që padyshim lë të kuptohet se eksperienca e saj e parë ka qenë me Bojkenin, me të cilin ka pasur një lidhje të gjatë.

“Unë e kam humbur vi*gjërinë në moshën 18 vjeçare, atëherë e kam njohur dashurinë e jetës.”- tha Semi.

Pas saj Antonela tregoi se kontaktin e parë sek*ual e ka pasur 17 vjeç e gjysëm, ndërsa Beatrix në moshën 22-vjeçare.


Saturday, November 20, 2021

Zbulohet sa mijë euro fiton një VIP që pranon të futet në “Big Brother VIP”


 Të sqarohemi menjëherë, po flasim për “Big Brother VIP” në Itali dhe jo për “Big Brother VIP” në Shqipëri. Formatet janë të njëjta por rekrutimi dhe kontratat me VIP-at janë shumë të ndryshme. Këtu te ne, dimë që VIP-at nuk i paguajnë për pjesëmarrjen. Nuk po merremi me arsyet sepse do na duhej 1 javë për ta sqaruar dhe prapë nuk do e sqaronim ashtu siç meriton ky argument.

Pra le të hidhemi në “botën civile”, BBV Itali. Ashtu si në çdo program që rekruton konkurrentë, që ka një “çmim” për çdo të rekrutuar. Publiku është kurioz të dijë se sa fiton një pjesëmarrës, specifikisht flitet për një atlet 22 vjeçar.

Ai quhet Manuel Bortuzzo, nga Roma. Notar dhe atlet me aftësi të kufizuara, simbol i luftës për barazi dhe të drejta.

Dhe është portali TvZap ai që përgjigjet. “Sipas thashethemeve, notari fiton 5000 euro në javë, 715 euro në ditë dhe 2500 euro për prime”, thuhet në të.

Pra, sa ka fituar deri tani? “Deri më tani – shkruhet – ai ka fituar rreth 40 mijë euro. Në rast të një vendi në podium në finale, ai mund të fitojë nga 75 deri në 125 mijë euro”.

Fitime të merituara nëse mendohet për rrugën e shkëlqyer që po bën Manueli me pjesëmarrjen e tij në BBV Italia.

Florian Marku dhe Jorick Luisetto – Drejtperdrejt LIVE.


 Shqiptari i pamposhtur në boks, Florian Marku rikthehet sonte, ku do të përballet me Jorick Luisettos.

Marku mund të vazhdojë ngritjen e tij mbresëlënëse me një fitore ndaj Luisetto në The SSE Arena

Linku i ndeshjes👇

https://mobile.twitter.com/i/broadcasts/1rmxPglVRLEJN


Linku 2

https://mobile.twitter.com/i/broadcasts/1rmxPglVRLEJN

Donaldi bën deklaratën e papritur brenda shtëpisë, zhgënjehet Semi dhe i kërkon llogari: Kujdes si flet


 Donaldi deklaroi mbasditen e sotme se është i lodhur nga etiketimet e shpeshta si partneri i Borës.

Ai u përpoq t’i qartësonte banorëve se pa qartësuar disa gjëra nuk mund të shprehet se është në një lidhje.

Kjo gjë ka revoltuar edhe Semin, e cila u shpreh se deklarata është e tepër aq më tepër pas puthjes romantike që ata të dy i dhanë njëri-tjetrit.

‘’Kjo përgjigje do të mërzisë atë personin që po të ndjek jashtë. Nuk mund të thuash që nuk jeni asgjë sepse ajo tjetra po të pret. Bëhet fjalë për një person që unë e kam shumë përzemër dhe për këtë arsye duhet të kemi më shumë kujdes’’,- tha ajo.


“Do ta fus me gotë kokës”, Antonela fillon të bëjë lëmsh banorët, bën lëvizjen e parë pa mbushur ende 24 orë në shtëpi


 Shtëpisë së “Big Brother VIP”, mbrëmjen e djeshme iu bashkuan dy konkurrentë të rinj Meridiani dhe Antonela. Kjo e fundit menjëherë u ambientua me shtëpinë e banorët dhe madje nisën ngacmimet e para.

Teksa disa prej banorëve ishin mbledhur duke biseduar në oborr, Antonela nisi të ngacmohej me fjalë me Pajtimin në prani të Sarës.

Në një moment Sara u nxeh dhe me shaka i tha Pajtimit: “Do ta fus me gotë kokës”.

Kujtojmë që Sara dhe Pajtimi kanë qenë shumë të afërt me njëri-tjetrin gjatë qëndrimit në shtëpi, por ende nuk kanë vendosur për marrëdhënien e tyre.

Detaji që iu shpëtoi të gjithëve, a është i vërtetë votimi në Big Brother VIP?


 Natën e mbrëmshme, Kledi ka qenë banori i eleminuar nga Big Brother VIP.

Duke qenë se ishin shumë banorë në nominim, Arbana filloi t’i thoshte me radhë emrat e atyre që kishin shpëtuar, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Por, një moment që ka ngjallur dyshime te ky televotim, në vërtetësinë e tij ka qenë se Arbana Osmani harroi fare të thoshte emrin e Fifit si e shpëtuar.

Ledjana edhe Mevlani te dy ne Prishtine,Foto nga hoteli duke pire nje gote vere edhe relaksuar….

 

Mevlan Shaba na pershendet te gjitheve me nje foto ku shfaqet ai.

Ai shfaqet duke u relaksuar ne dhomen e nje hoteli ne Prishtine.

Por a eshte ai vetem? Kjo ngelet per tu pare sepse edhe Ledijana eshte shfaqur ne te njejten dite ne Prishtine.


Ajo kishte hedhur nje instastory ku po shijonte goten e veres ne nje hotel luksoz.

A thua te jete i njejti Hotel? A Jane ato te dy bashke? A jan pajtuar cifti me i dashur nga te gjithe Shqiptaret?

Ato ndoshta edhe jan takuar thjeshte rastesisht ne Prishtine… Por qe nuk duket edhe aq rastesi pasi ato rradh here e vizitojne Kosoven.

Friday, November 19, 2021

Sonte do të kemi një hyrje të re në ‘BBV’, opinionisti i njohur do hyjë në shtëpinë më të famshme në mënyrë të pazakontë


 Burime për ‘Albanian Post’ kanë zbuluar se Meridian Ramçaj, ish-banor i Big Brother 7 do hyjë sot në shtëpinë e Big Brother VIP në mënyrë krejt të pazakontë.

Nëse prisni që opinionisti i njohur të hyjë në shtëpi në një moment të caktuar të spektaklit krejt surprizë, kjo nuk do ndodhë.

Burime për ‘Albanian Post’ rrëfyen se Meridiani do jetë opinionist për gjatë gjithë mbrëmjes së sotme live dhe në fund të spektaklit, pasi të ketë shkaktuar trazira mes banorëve me komentet pikante do i bashkohet shtëpisë si banor.

Nuk bej dot s**ks me te! A eshte mashkull apo si? Arjola dhe Beatrix i bejne zbor Kledit qe nuk po di ti...


 Javen e kaluar Kledi u shpreh se ka nje lidhje jashte dhe e do shume vajzen, nderkohe qe ne anen tjeter Beatrixit u tha se lidhja e tij me e gjate ka qene 5 vjet por ka perfunduar per ceshtje interesash.

”Deri diku e kam kuptuar nje lloj pelqimi dhe Kledi ka thene ne prani time qe mos thoni qe jam i lumtur. E ate dite kur doli nga dhoma rrefimit me dha nje ndjesi te cuditshme.

Jam ndjer pak e perdorur pas kesaj video por uroj mos jete keshtu sepse do zhgenjehesha shume”- ka thene Trixa.

Me tej Kledi eshte shprehur se ndihet i paqarte.Eshte keqkuptuar te kerkoj ndjese ka thene ai.

Nderkohe Beatrixi i ka kerkuar qe mos ta perdore ate per lojrat e tij. Me tej Arjola ka thene se nuk ka pelqim per Kledin pervec se pelqim njerezor asgje me shume. Madje ka pranuar haptas:

”Nuk kam terheqje se ksuale per Kledin”

Në shtëpi duket se është krijuar një trekëndësh.

Kledi ka deklaruar se ka një lidhje disavjeçare jashtë shtëpisë, nga ana tjetër ka është akuzuar për flirte me Arjolën por nga ana tjetër ftoi në një darkë Beatrix.

Kjo gjë ka krijuar një konfuzion si mes banorëve ashtu edhe në publik.

Pasi ndoqën një përmbledhje me momentet më pikante të kësaj historie, ata kanë nisur të sqarohen dhe të japin komentet e tyre.

Beatrix deklaroi se ndihej paska e përdorur dhe e zhgënjyer pasi në asnjë moment nuk i ka dhënë shpresa Kledit.

Arjola nga ana tjetër ka thënë se nuk ndihej aspak xheloze dhe se nuk e ka parë kurrë Kledin në atë aspekt.

Kledi e përmbylli këtë sqarim me një deklaratë drejtuar partneres së tij jashtë.

“Stresi pëson aksident të rëndë, akoma nuk dihet gjendja shëndetësore e tij!”, reagon direkt reperi: U prehsha në paqe




 “Tik Tok” është një ndër rrjetet sociale më të përdorua së fundmi nga të rinjtë dhe jo vetëm. Së fundmi, një video aksidenti po bën xhiro në këtë rrjet social.

Personi që ka shpërndarë videon në fjalë shkruan: Momenti kur Stresi bën aksident tek tunelet e Sillarit në Astir. Akoma nuk dihet gjendja e repistit shqiptar.

Menjëherë fansat e rreperit ngritën alarm duke mos ditur çfarë ka ndodhur me idhullin e tyre.

I gjithë aksidenti I reperit ka qenë një gënjeshtër e madhe dhe këtë gjë e ka bërë me dije vetë Stresi në TikTok.

“U prehsha në paqe!”, ka shkruar ai me ironi, duke përgënjeshtruar të ketë qenë protagonist në video.



Thursday, November 18, 2021

Pasi bëri lëmsh gjithë djemtë në Përputhen, nesër do hyjë në ‘BBV’

 


Për’puthen” duket se ka hapur dyer të shumta për (ish) konkurrentët ndonëse është një program dashurie. Ky program ka qenë një ogur i mirë edhe për një ndër vajzat më të përfolura sezonit të kaluar, Antonela Berisha, e cila ndonëse nuk gjeti dot njeriun e zemrës, i janë ofruar shumë mundësi të tjera. Pas përfundimit të “Për’puthen”, ajo u bë pjesë e emisionit sportiv “Top Arena”. Ndërkohë, nuk kanë munguar intervistat në emisione të ndryshme televizive.

Por, duket se Antonela do nisë një eksperiencë të re televizive dhe krejt të ndryshme nga ato të tjera. Burime jozyrtare kanë bërë me dije për “Nees31” se ajo do bëhet pjesë e “Big Brother VIP”. Mbrëmjen e nesërme mbahet spektakli i radhës, gjatë të cilit Antonela pritet t’i bashkohet pjesës tjetër të banorëve në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.


Deri tani, asnjë nga konkurrentët e “Për’puthen” nuk është bërë pjesë e këtij reality-show. Megjithatë, mbetet të shohim spektaklin mbrëmjen e nesërme. /News31

Konkurrenti në shtëpinë e ‘BBV’ hedh akuzat e rënda ndaj produksionit dhe nxjerr prapaskenat: Jam përdorur siç kanë dashur ata…


 Kledi është kthyer së fundmi në vëmendjen e shtëpisë vip. Ai u gjykua nga opinionistët për ‘mashtrim’ pasi nuk ka treguar të vërtetën mbi lidhjen dhe ndjenjat e tij.

Triksa nga ana tjetër u ndje e përdorur nga Kledi për shkak të takimit që improvizuan në shtëpi. Së fundmi, Kledi ka shpërthyer ndaj produksionit ku disa gjëra sipas tij nuk janë treguar siç janë.

‘Jam përdorur se gjërat janë prerë ashtu siç kanë dashur këta.

Unë i kam thënë Monikës se jam i lidhur jashtë dhe të gjithë e kanë dëgjura një gjë të tillë.

“Të gjithë e kanë marrë vesh pas dy ditësh dhe jo pas dy javësh por gjërat nuk janë trasmetuar.’


“Fifi kishte gjakderdhje, u ndalën kamerat”, Granti zbulon ngjarjen që kurrë nuk u transmetua në Big Brother


 Mbrëmjen e së martës, Graniti ka qenë i ftuar në spektaklin e “Big Brother VIP”, ku ka folur edhe për marrëdhënien e tij me Fifin.

Ai ka deklaruar se derisa ishte brenda, ka sakrifikuar për Fifin. Madje, ai tha se ka qëndruar me një person që dikur ka pasur probleme mendore.

“Graniti është kritikuar, por ai zgjodhi t’i qëndronte afër një personi që dikur ka pasur probleme mentale, ku edhe e kemi parë që asaj i ka dalë gjak nga hundët dhe goja”, ishte deklarata e Granitit.

o ashtu, Graniti gjatë spektaklit zbuloi se Fifi kishte pasur telashe me shëndetin. Ai tha se Fifi ishte rrëzuar dhe ka pasur gjakderdhje nga hundët.

Sipas tij, kjo ishte arsyeja pse ai “sakrifikoi” për Fifin.

Ndër të tjera, Graniti deklaroi se produksioni nuk i kishte publikuar këto momente kur Fifi kishte pasur probleme shëndetësore.

Ai do jetë fituesi i BBV? Plasin dyshimet, çfarë e lidh trashëgimtaren e Top Channel, Lori Hoxha me Ilir Shaqirin?


 Mbrëmjen e djeshme, në “Big Brother VIP”, u shpall i preferuari i publikut Ilir Shaqiri. Por ky komunikim i Arbanës nuk u prit aspak mirë nga publiku, që nga personazhet e famshëm që komentojnë këtë reality shoë në profilet e tyre në Instagram e deri te mijëra komentues në rrjetet sociale që akuzuan “Big Brother” se ky nuk ishte në fakt vendimi i publikut dhe se votat e tyre nuk janë marrë aspak për bazë.

Ndërkohë Iliri është trajtuar si një nga konkurrentët më të fortë dhe është një ndër banorët i cili e ka përmendur më shumë finalen. Nëse nuk e mbani mend, po jua rikujtojmë që disa vite më parë në një program televiziv të 7 viteve më parë, “Dancing With The Stars”, ka marrë pjesë në garë edhe trashëgimtarja e Top Channel, ku kryetari i jurisë ka qenë edhe Ilir Shaqiri.

Lori Hoxha mori çmimin e madh dhe u shpall fituesja e Dancing With The Stars ku konkurronte në finale përball një nga konkurrentevë më të forta në atë kohë, Flaka Krelanit. Fitore kjo e cili u diskutua për vite me rradhë dhe e ndoqi Lori Hoxhën në çdo intervistë me pyetjen nëse e meritoi vërtetë trashëgimtarja e Top Channel.

Një video Ilir Shaqiri në “Dancing With The Stars” i numëron Lorit të gjitha aftësita e mira në kërcim dhe e vlerëson maksimalisht.

Në foto ajo që bie në sy është edhe ndryshimi drastik i Lori Hoxhës në paraqitjen fizike krahasuar me ditët e sotme, ku në të vërtetë nuk njihet.

“Çohu, çohu”, e tepron Fifi, i hip sipër Dj kosovar në Big Brother VIP

 


Fifi shpeshherë është komentuar për sjelljen dhe veprimet e saj brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania.

Këngëtarja pas daljes së Granitit nga BB, duket sikur është më e qetë, ani pse largimi i tij e mërziti jashtë mase atë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Këtë periudhë ajo është parë shumë e afërt me dy banorët e rinj, Dj PM dhe Dj Dagz.

Gjatë ditës, derisa Dj Dagz ishte i ulur në dhomën e ndejës, këngëtarja nga Kosova i ka hipur sipër atij, e ku i fundit ishte në siklet me këtë veprim të saj.

“Çohu, çohu se mos po bëhet xheloz dikush”, kanë qenë fjalët e Dj Dagz drejtuar Fifit./Reporteri.net/

Wednesday, November 17, 2021

Beniada “mbulon” me puthje Donaldin

 


Modelja e ka zgjuar nga gjumi duke i dhuruar puthje dhe përqafime.

Benida Nishani siç duket ka një simpati ndaj partnerit të moderatores, Bora Zemani.

Kjo mund të aludohet në veprimin e fundit të saj ndaj Donaldit.

Ajo e ka zgjuar me puthje dhe përqafime nga dhoma e gjumit ku të gjithë banorët flenë në gjumë.

Shiko videon për të parë momentin.



Tuesday, November 16, 2021

Jo vetëm Donaldi, edhe Bora u prek shumë nga super surpriza që Romeo i bëri të vëallit në ‘BBV’

 

Surpriza e Romeos për Donaldin nuk ka prekur vetëm këtë të fundit, të cilin e kanë përshkuar lotët, por edhe Borën.

Ajo ka publikuar në llogarinë e saj momentin e surprizës së Donaldit duke etiketuar Romeon dhe vëllain tjetër të tyre, Marion.

Bora ka lënë të kuptohet se dhe ajo është emocionuar njëjtë me Donaldin për këtë surprizë që i bëri të gjithë të nxjerrin lot gëzimi e dashurie.



Monday, November 15, 2021

Mevlani i ndérroi këngën me emrin e saj, ja reàgimi epík i Ledjanës (VIDEO)

 


Kënga për Ledjanën nga Mevlani ishte padýshim ndër dhuratat më të komentuara dhe më të bùjshme të programit Për’Puthen.

Që në takimin e parë Mevlani i dedíkoi Ledjanës disa rréshta që u pëlqyen shumë sa ju kërkua të bënte një këngë të plotë, gjë e cila u realízua dhe arriti sukses me klikime.

Kjo këngë ishte edhe arsyeja pse Ledjana filloi ‘lùftën’ me Antonelën, e cila që në hyrje i kërkoi Mevlanit me shàka një album dhe Ledjana u írrítua aq shumë sa tha se do línte programin nëse Mevlani do i dedíkonte diçka të ngjàshme Antonelës.

Kënga e cila u bë ‘kryefjala’ e lídhjes së tyre u fshí nga YouTube pas ndàrjes dhe Ledjana hòdhi sipas saj versionin orígjínal të kënduar dhe kompòzuar nga Petro Xhori.

Ama nuk mjaftoi me kaq, sepse para dy ditësh Mevlani lançon këngën ‘Bota Ime’ version i përpunuar i këngës Ledjana me orkéstrim shumë ndryshe ama me tekst 99% të njëjtë.

Ledjana ditën e djeshme reàgoi duke thënë: