Saturday, December 31, 2022

Kejvina kërcen "Belly Dance", banorët ngelen gojëhapur

 


Kejvina i ka lënë banorët e shtëpisë së "Big Brother VIP" me gojëhapur. Modelja ka kërcyer "Belly Dance" para tyre duke treguar aftësitë e saj në kërcim.

Edhe pse jo me veshjen e përshtatshme për këtë lloj kërcimi, Kejvina ka arritur të kërcejë aq bukur saqë banorët kanë mbetur të habitur.

Me tuta sportive dhe 'croptop' ajo i ka mahnitur të gjithë konkurrentët. Ndiqni videon më poshtë:

Klikoni Këtu


Friday, December 30, 2022

Plas "romanca" në 'Big Brother VIP', Kiara në krahët e Luizit (Foto)

 


Në shtëpinë e "Big Brother VIP" ka ndodhur një moment shumë i këndshëm. Shpesh herë këto ditë kemi parë Kiarën dhe Luizin të ngacmohen dhe debatojnë shumë me njëri-tjetrin.
Mirëpo së fundmi ata po bëhen gati që të performojnë në festën e fundvitit dhe gjatë provave Luizi ka bërë një gjest të bukur. Duke kërcyer, ai ka mbajtur në krah moderatoren dhe si duket e ka përmbushur misionin e tij.

"Tani këndoj, deri nesër", është shprehur Luizi i ngazëllyer.

Padyshim që është vënë re mes tij dhe Kiarës ka një pëlqim, prandaj kanë lindur edhe debatet apo ngacmimet e fundit.



Përplasen Kiara dhe Luizi! Çfarë ndodhi?

 


Dy nga personat më në qëndër të këtij "Big Brother VIP" deri në këto momente janë padyshim Kiara Tito dhe Luiz Ejlli.

Dyshja kanë patur së fundmi një debat mes tyre,ku shprehen:

Kiara: Unë nuk influencohem nga njeri! Pse kalama jam unë, njeri pa karakter të dukem ty?

Luizi: Jo nuk e thashë atë!

Kiara: Unë influencohem nga ato që dua unë!

Nuk po kuptohet me saktësi nëse dy të sipërpërmendurit kanë pëlqim për njëri-tjetrin,por që ngacmimet mes tyre janë të shumta.

Kjo edhe për shkak se Luizi ka qënë mjaft aktiv në shtëpi me batuta dhe ngacmime të ndryshme,megjithatë debatet nuk kanë munguar.

Kejvina shpërthen në të qara pasi nuk mund të flejë, Luizi i kthehet keq

 


"Big Brother VIP" ka vetëm pak ditë që ka filluar,por banorët kanë filluar përplasjet dhe incidentet mes tyre.

Së fundmi diçka që po shqetëson shumë banorët janë të gërhiturat e Luiz Ejllit. Mirëpo Kejvina Kthella e ka përjetuar shumë keq këtë,pasi nuk ka mundur të flejë gjithë natën dhe në mëngjes ka shpërthyer në lot.

Dhe po këtë ditë më vonë modelja pati një bisedë me Luizin,të cilin e quajti "zhurmues". Ndërsa ky i fundit i është kthyer shumë keq:

"Ça the? Zhurmuesi unë? Zhurmuesi i tët eti", u shpreh Luizi.

Me të njëjtën mënyre iu përgjigj edhe Kejvina, "I tëndit pra".

Klikoni Këtu për Videon👈

Thursday, December 29, 2022

Video që po bën namin në rrjet,banorët e BBV me celularë në shtëpi? Çfarë do karikuesi aty? (Video)

 


Padyshim që "Big Brother VIP" është formati më i komentuar i momentin në Shqipëri. Çdo veprim i banorëve të spektaklit shikohet me një kuriozitet shumë të madh nga publiku.

Dhe një video e shpërndarë së fundmi në faqen zyrtare të "Big Brother VIP" në Instagram, ka vënë në pikëpyetje vërtetësinë e këtij programi.

Ndjekësit kanë vënë re në video një karikues,duke ngritur menjëherë dyshimin se banorët kanë telefona,por nuk filmohen gjatë kohës që i përdorin ata.

Në këto kushte produksioni pritet të japë një shpjegim për të sqaruar sesi qëndron e vërteta.

Kliko Këtu për Videon

Nxehet atmosfera në BBV! Kejvina,Mikela dhe Ariana bëjnë kërcim super sek*i

 


Atmosfera në "Big Brother VIP" duket se ka marrë zjarr. 

Mikela,Kejvina dhe Ariana kanë bërë një kërcim super sek.si me këngën "Gasolina" nga Daddy Yanke.

Vajzat të rrëmbyera nga muzika kanë dhuruar super performanca para kamerave.

Për më shumë ndiqni videon:

Klikoni këtu

Wednesday, December 28, 2022

Banorëve iu ikën ngjyra, vjen zarfi i zi në shtëpi

 


Së fundmi në "Big Brother VIP" ka mbërritur një zarf i zi, i cili ka vënë në lëvizje banorët. Në zarf shkruhej:

"Në shtëpi janë thyer rregullat, Vëllai i Madh do të marrë masa".

Se cilat do të jenë masat dhe për kë nuk dihet ende,mirëpo shumë banorë mendojnë se kjo ka të bëjë me diskutimet mbi nominimet.

Madje pati edhe mendime që mund të ketë edhe përjashtime nga BBV ose nominim që mund të sjellë largimin e ndonjë banori.

Vendimi do të thuhet në datën 3 janar, nata kur do të jetë spektakli i radhës. Tē shohim se çfarë vendimi do të ketë marrë "Vëllai i Madh".

Bora tregon si është marrëdhënia e djalit të saj Arborit me Donaldin

 


Siç e dimë tashmë prej disa muajsh Bora Zemani u ribashkua me Donald Veshajn,pasi ky i fundit e tradhëtoi në shtëpinë e "Big Brother VIP" me Beatrix Ramosajn.

Mirëpo ne e dimë që moderatorja ka një fëmijë nga lidhja e saj e mëparshme me Vin Velin. Behët fjalë për Arborin e vogël,të cilin Bora nuk lë moment pa treguar se sa shumë e dashuron.

Me sigur të gjithë jeni kurioz se si është marrëdhënia e Arborit me Donaldin. Epo këtë ka vendosur ta tregojë vetë Bora. Moderatorja ka treguar se ata kanë një marrëdhënie shumë të mirë.

Jo vetëm kaq por Bora është shprehur se Arbori thotë që Donaldi është shoku i tij më i ngushtë dhe se luajnë 'Playstation' së bashku. Për fansat e dyshes Bora-Donald, nuk ka lajm më të gëzuar se ky. 

Nuk pyet për askënd, Olta Gixhari thyen përsëri rregullat e "BBV"

 


Siç e dimë tashmë në shtëpinë e "Big Brother VIP" ndodhet edhe një shtëpizë e vogël, ku banorët futen dhe nuk kanë të drejtë të dalin nëpër shtëpi.

Zhaklina si e preferuara e publikut dërgoi Olta Gixharin dhe Armaldon në ruletë. Dhe kjo zgjedhje nuk i ka pëlqyer aspak aktores,e cila nuk ka qëndruar as edhe një ditë aty.

Kjo tregon që Olta theu edhe një tjetër rregull brenda shtëpisë së "Big Brother VIP", pas asaj që foli për nominimet.

Shiko Videon

Dikur Bora dhe Trixa dilnin në kafe si shoqe të ngushta (Foto)

 


Historia e vitit të kaluar mes Borës,Trixës dhe Donaldit padyshim që do mbetet gjatë në memorjen e publikut shqiptar. 

Por a e dinit se dikur moderatorja dhe këngëtarja ishin shoqe dhe dilnin me njëra-tjetrën.

Së fundmi "iconstyle.al" ka siguruar një foto të disa viteve më parë ku duket Bora, Beatrix dhe Alban Ranosaj së bashku në një kafe.


Mirëpo sot e kësaj dite marrëdhënia është prishur dhe e gjitha kjo si pasojë e asaj që ndodhi në "Big Brother VIP", ku Trixa u lidh me Donaldin.


Mos e prisni kot finalen, ja kush do e fitojë "Dancing With the Stars"

 


Edhe pak ditë na ndajnë nga finalja e "Dancing With the Stars", spektakël të cilit po i vjen fundi. Padyshim i gjithë publiku është kurioz se cili nga 4 finalistët do të shpallet fitues.

Së fundmi në emisionin "Ndryshe", ishte e ftuar Pranvera Xhafa, astrologe dhe studiuese e shkencave okulte. Si një eksperte e astrologjisë, ajo u pyet se kush do ta fitojë 'DWTS' bazuar në shenjat e horoskopit të konkurrentëve.

Pranvera dha një përgjigje shumë interesante:

"Elhaida si Ujor mund të jetë ndër dy çiftet që mund ta fitojë dhe kjo jo vetëm për shkak të shenjës. Arditi si Bricjap nëse është aq ambicioz dhe ka punuar vërtet, ai mund ta fitojë. Me favorin e shenjave e fiton Ujori, pra Elhaida", u shpreh astrologia.

Ndërsa për Megin dhe Sarën që janë Binjak, Pranvera tha se nuk do ta fitojë asnjëra.

Tuesday, December 27, 2022

Nami në shtëpinëe BBV, dy vajzat puthinn në buzë njëra-tjetrën (Video)

 


Mbrëmjen e së shtunës nisi edicioni i dytë i "Big Brother VIP Albania". Tashmë banorët janë mësuar me njëri-tjetrin dhe për pak ditë kanë bërë veprime të jashtëzakonshme.

Dy nga banoret Tea Trifoni dhe Dea Mishel janë përfshirë së fundmi në një debat mes tyre. Teksa po qëndronin në oborrin e shtëpisë teksa po flisnin, Dea i është afruar një moment dhe i ka dhënë një puthje në buzë.

Padyshim që kjo video është bërë menjëherë virale në rrjet,por nuk dihet ende se përse e kanë bërë këtë veprim. Për të parë videon, klikoni më poshtë.



Vjen denoncimi i papritur për Top Channel! BBV2 është në rrezik për të vazhduar?

 


Një lajmërim tepër i rëndësishëm ka erdhur në redaksinë e "Top Channel", ku ka ardhur një denoncim sipas të cilit kapanoni i TCH,ku po zhvillohet "Big Brother VIP" është i ndërtuar pa leje.

Kapanoni objekt është ndërtuar në vitin 2019 pa leje, në kohën që Top Channel drejtohej nga Ben Blushi. Është fjala për një shtesë që është bërë dhe jo për godinën e TCH.

Në rast se objekti është me leje kjo tregon se TV është serioz, në të kundërt institucionet do duhet të zbatojnë ligjin. Nëse do të jetë kështu "Big Brother VIP" rrezikon vazhdimin e tij, të paktën në godinën që ndodhet momentalisht.

Beatrix Ramosaj reagon kundër Stresit në "Big Brother VIP Kosova"

 


Beatrix Ramosaj shpeshherë bën deklarata të ndryshme për sa i përket çështjeve më me zë në aktualitet. Ajo njihet se përdoruese e Twitter,rrjet social ky ku shpreh mendimin e saj herë pas here.

Së fundmi ajo ka bërë një reagim për Arkimed Lushajn,i njohur nga të gjithë si Stresi dhe për eksperiencën apo veprimet që ai ka bërë në"Big Brother VIP Kosova".

Këngëtarja ka shkruar emrin e rreperit duke e shoqëruar me një emoji që simbolizon "vjelljen" dhe më pas hashtagun e BBVK.

"Stresi 🤢 #bbvk", ka shkruar Trixa.



Plas debati në "BBV", Olta Gixhari përplaset me ish-konkurrenten e "Përputhen"

 


Në shtëpinë më të famshme në Shqipëri kanë nisur debatet e para. Bëhet fjalë për Olta Gixharin dhe Tea Trifonin, të cilat patën një diskutim me njëra-tjetrën.

Debati:

Olta: Unë kam tentuar po ti nuk dëgjon,me mua jo, e shih shumë të vështirë komunikimin me ty.

Tea: E ke gabim, ça të bëj unë, të vdes këtu se do ti muhabet. S'mund të marr pak ujë se ofendohesh ti.

Olta: Po unë nuk mund ta shpreh mendimin tim pas 30 minutave, sa të mbarosh ti punët e shtëpisë.

Tea: Tani si të duash. Unë nuk të detyroj të flasësh me mua me zor.

Olta: Ti mua më ke dhënë tjetër perceptim në fillim, madje sa je futur të kam thënë, 'Ua je bërë si perëndeshë,sa paqe rrezaton'. Thash se do rrinim bashkë. Kam ndjerë simpati ndërsa ti jo mesa duket.

Tea: Po pse?

Olta: Atë më ke dhënë ti,kam tentuar të flas. Sedi tani,mbase se ke bërë me qëllim.

Luiz Ejlli nis ngacmimet e para me vajzat e "BBV", ja çfarë ka bërë këngëtari

 


Mes 15 banorëve të "Big Brother VIP" të këtij edicioni është edhe këngëtari Luiz Ejlli. Ai ka qënë ngacmues me disa nga vajzat e shtëpisë deri tani dhe në një moment i ka treguar fiksimin e tij Amosit.

"Sedi pse më kapi fiksimi me Kejvinën", u shpreh ai.

Luizi: "Puna është ca dreqin më kapi fiksimi mua kot tani".

Amos: "Po fiksimi fiksim".

Luizi: "Nuk është se ka ndonjë gjë kushedi se çfarë".

Amos: "Atë mos e thuaj ti se simpatike është".

Nga ana tjetë Luizi ka vijuar të ngacmojë edhe Kiarën. Aq sa moderatorja është ndjerë në siklet nga shikimet e tij dhe ia ka shprehur këtë gjë.

Monday, December 26, 2022

"Vetëm qan si Donaldi i Borës", Cllevio tregon arsyen pse Stresi hyri në "BBV Kosova"

 


Rreperi i njohur Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe edhe si Stresi është një nga personazhet më të përfolur në "Big Brother VIP Kosova".

Askush nuk e di me siguri arsyen e pjesëmarrjes së tij në këtë spektakël,pasi më herët ai është shprehur se nuk do të bëhej kurrë pjesë e një emisioni të tillë.

Deklaratat dhe sjelljet e Stresit në BBV janë bërë virale kudo dhe për këto ka komentuar shoku i rreperit, Cllevio.

"Prisja më shumë. Më ka mërzitur me disa momente se nuk ka qënë vetvetja se ka qënë orari i gjumit,flet përçart ose bën gjeste me gojë.

Ai nuk është atje as për famë as për të gjetur të dashur. Ai është atje se i duhen 200 mijë euro. Dhe duke iu dashur 200 mijë euro nuk di si të reagojë. I ka bërë keq që është futur. E them se është mërzitur. Ka dalë në meme. Po ja kalon dhe Donaldit të Borës. Se dhe ai një e dy e qante", ka përfunduar Cllevio.

Olta Gixhari bën gafën e madhe,thirret urgjent në dhomën e rrëfimit nga "Vëllai i Madh"

 


Olta Gixhari ka treguar për banorët e tjerë, që ka më shumë se dy persona, të cilët nëse krijon konflikte nuk do i nominojë.

"E vërtetë është që Amosin nuk kam për ta nominuar kurrë,mbase as Hazizin", tha Olta.

Dhe pas kësaj ajo u thirr menjëherë në dhomën e rrëfimit. Aktorja është nxituar duke folur për nominimet,pasi kjo gjë nuk lejohet në "Big Brother" dhe ndaj i është tërhequr veshi.

Nuk dihet nëse do të ketë masë ndëshkimore për Oltën nga kjo që aktorja shprehu.

Mikela harron që ka kamera,tregon më shumë se çduhet për publikun (Foto)

 


Mes banorëve të "Big Brother VIP" të këtij edicioni është edhe Mikela Pupa. Ajo është në çift me Efin dhe cilësohet si një konkurrent i vetëm.

Ish-konkurrentja e "Përputhen" njihet për tipin e saj të ashpër dhe padyshim pritet të shkakrojë shumë polemika brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Së fundmi një incident ka ndodhur me të,pasi ka harruar që vëzhgohet 24 orë nga kamerat. Ajo ka hequr padashje kanatjeren e saj duke treguar pak më shumë se çfarë duhet për publikun,por më pas është kujtuar dhe e ka veshur sërish.

Nuk është hera e parë që kjo gjë i ndodh një banori pasi edhe sezonet e kaluara kanë ndodhur incidente të tilla.



Gresa shkon në shtrat me Andin dhe shtrihet me të, çfarë po ndodh mes tyre? (Video)

 


Gjatë këtij "Big Brother VIP Kosova" përveç lidhjes mes Getinjos dhe Vivien, kemi patur edhe një tjetër afrimitet, atë mes Andit edhe Gresës.

Dyshja kanë qënë shumë herë pranë njëri-tjetrit dhe sidomos ditët e fundit. Ish-konkurrenti i "Përputhen" nuk është ndjerë mirë së fundmj dhe kjo ka bërë që Gresa të qëndrojë shumë afër dhe të kujdeset për të.

Jo vetëm kaq,pasi mbrëmjen e djeshme ajo i ka shkuar në shtrat Andit dhe është shtrirë me të. Ata kanë vazhduar duke u përkëdhelur. Për më shumë shikoni videon.

Klikoni Këtu

Sunday, December 25, 2022

Ende pa kaluar 24 orë banorët e BBV nisin shérrìn, Mikela protagoniste

 


Mbrëmjen e djeshme startoi edicioni i dytë i "Big Brother Albania VIP". Si fillim u prezntuan 15 banorët dhe më pas spektakli vazhdoi si normalisht.

Gara ka nisur që natën e parë,ku mes banorëve kanë filluar diskutimet e para. Luiz Ejlli dhe Mikela Pupa janë bërë pjesë e një debati. Pjesë nga debati:

Luizi: "Funksionon. Me pak dh*në gjithçka funksionon".

Mikela: "Këtë dh*nën është hera e dytë që e përmend,ndërsa herën e tretë do të përgjigjem shumë keq. Kështu që të sugjeroj të mos e përmendësh".

Armaldo: "Fjala dh*në këtu nuk duhet diskutuar".

Mikela: "Nuk ka asnjë kontekst të mirë të kësaj fjale".

Atdhe Xharavina sapo përjetësoi një kujtim të Bora Zemanit (Foto)

 


Para disa kohësh,para ribashkimit të Donaldit dhe Borës, në media qarkullonin thashetheme se kjo e fundit ishte në një lidhje dashurie me Atdhe Xharavinën.

Edhe tashmë kur duket se gjithçka ka mbaruar, ka rënë në sy një detaj mjaft i rëndësishëm. Së fundmi Atdheu është bërë xhaxha për herë të parë dhe këtë gjë e ka ndarë në instagram duke treguar dhe emrin e mbesës, Nala.



Mirëpo disa kohë më parë, Bora Zemani ndau një story të një filmi vizatimor dhe krahas saj shkori: "Nëse një ditë do të kem një vajzë ajo do të quhet Nala".



Të njëjtën gjë shprehu edhe Atdheu në një dalje të tij pas deklaratës së Borës.

Ju duket rastësi?

Çfarë ka ndodhur mes Benzema-së dhe banores së "BBV Kosova" dikur?

 


Tashmë u bënë disa kohë që "Big Brother VIP Kosova" ka filluar dhe konkurrentët janë ambjentuar me njëri-tjetrin, aq sa bëjnë edhe biseda të vjetra mes tyre.

Së fundmi, vëmendjen e të gjithëve e ka marrë një deklaratë e Xhuli Nurës, e cila tha se ka takuar nga afër futbollistin e famshëm, Karim Benzema.

Banorët e tjerë të shtëpisë nuk e kanë besuar dhe kanë filluar të tallen me të,duke thënë se mos e ka patur fjalën për "truptojën e Benzemasë" dhe jo vetë lojtarin.

Mirëpo Xhuli insistoi se mund ta kërkonin në "Google" këtë gjë nëse nuk e besonin. Duket se ska patur asgjë më shumë sesa një takim nga afër mes saj dhe lojtarit.

Saturday, December 24, 2022

Ja ku mund të ndiqni "Big Brother VIP 2" live...

 


"Big Brother VIP" sapo ka filluar dhe pak nga pak po zbulohen të gjithë banorët.

Me fillimin e spektaklit u njohëm edhe me opinionisten e re Zhaklin Lekatari.

Për të gjithë ju që nuk keni ku ta ndiqni live "Big Brother VIP" klikoni linkun më poshtë.

Klikoni Këtu

Mos prisni deri në mesnatë,publikohet lista me 16 banorët e "Big Brother VIP"

 


Vetëm pak minuta më parë filloi "Big Brother VIP" dhe deri tani kanë hyrë tre konkurrentë,që janë Olta Gixhari,Zhaklina Gjollaj dhe Krist Dragoti.

Mirëpo ish-fituesi i "Big Brother", Anaid Kaloti ka publikuar listën prej 16 banorësh që do të hyjnë mbrëmjen e sotme.

Përveç tre të sipërpërmendurve kemi edhe:

Kejvina Kthella, Kiara Tito, Ronaldo Sharka, Dea Mishel, Ariana, Gent Hazizi, Efi dhe Mikela, Armaldo Kllogjeri, Herieon Mustafaj, Amos Zaharia, Luis Ejlli dhe Tea Trifoni.

Padyshim që ky edicion do të jetë spektakolar.

"Big Brother" shkarkon Balinën,kush do të jetë opinionistja e re?

 


Sonte me fillim nga ora 21:00 do të nisë sezoni i dytë i "Big Brother VIP". Prezantuesja si gjithmonë është Arbana Osmani,ndërsa kurioziteti i madh mbetet tek banorët.

Disa prej tyre janë zbuluar,por vetëm dy janë konfirmuar. Përsa i përket opinionistëve pak ditë më parë u tha se do të ishin të njëjtit si sezonin e kaluar,pra Balina dhe Arbri.

Mirëpo sot nga ambjentet e Top Channel ka dalë lajmi se vetëm Arbri do të jetë nga viti i kaluar dhe pritet të jetë një opinioniste e re në vendin e Balinës.

Banorët nuk do të rrinë të gjithë në një shpi,zbulohen surprizat e "Big Brother VIP 2"

 


Eduart Grishaj ka qënë i ftuar së fundmi nëpërmjet një lidhje telefonike në emisionin "Paso". Regjizori zbuloi ekskluzivisht për Top Albania Radio disa detaje nga "BBV2".

"Do të ketë emra të jashtëzakonshëm nga shumë fusha. Unë personalisht mendoj që emrat janë akoma më të mirë se vitin e kaluar. Banorët kanë dy ditë që janë të mbyllur në hotele,në dhoma të ndyshme dhe nuk dinë asgjë për njëri-tjetrin. Do të ketë personazhe shumë të mirë,kanë dalë disa emra po me emrat e tjera do të habiten kur t'i shohin. Do të jenë 14 banorë. "Big Brother i këtij viti do të zgjasë mbase si vitin e kaluar,por do shikohet. Një gjë tjetër e veçantë është se do të jetë një rubrikë që do të ketë banorë të cilët nuk do të rrinë të gjithë në një shtëpi por do të ketë dhe ambjente të tjera brenda shtëpisë që do të ndahen", tha Eduarti.

Friday, December 23, 2022

Konfirmohen 5 VIP-at e parë që do të hynë nesër në "Big Brother VIP 2"

 


Ditën e nesërme do të fillojë edicioni i dytë i "Big Brother VIP", i cili po pritet me padurim nga publiku. Mes shumë emrave që janë përfolur që prej fillimit të muajit dhjetor duket se 5 VIP-a janë të sigurt tashmë.

Sipas Dritare.net disa nga personazhet që do të jenë pjesë e banorëve këtë sezon janë: Tea Trifoni, Olta Gixhari, Amos Zaharia dhe Kristi Aliaj Dragoti.

Gjithësej do të jenë 14 banorë që nuk janë konfirmuar ende,por që aludime ka patur gjithnjë. Prezantuese do të jetë si gjithmonë Arbana Osmani dhe opinionistë do të jenë sërish Balina dhe Arbri.

"Largohu nga krevati im", Getinjo përplaset keq me Vivien (Video)

 


Duket se Vivien dhe Getinjo janë përplasur sërish me njëri-tjetrin. E gjitha filloi pasi rreperi i ka kërkuar Vivienit të largohet nga krevati i tij,pasi nuk dëshironte të flinte me të.

Getinjo: Nuk bën rregulla ti këtu.

Vivien: Pse? Unë nuk e ndryshoj krevatin po ta them edhe një herë.

Getinjo: Nuk dua të flej me ty dhe pikë.

Vivien: Shko lëviz unë nuk e ndryshoj krevatin sa herë të ndryshosh ti mendje.

Getinjo: Po ti me zor nuk mund të rrish në krevatin tim a je normal?

Vivien: Nuk po rri në krevatin tënd,po rri te pjesa ime. Nuk rri dot me mua vazhdo.

Për më shumë ndiqni videon👇

Kliko këtu

Zbulohen opinionistët e "Big Brother VIP 2"

 


"Big Brother VIP Albania 2" do të nisë ditën e nesërme dhe përveç kuriozitetit për banorët,publiku është kurioz edhe për opinionistët e këtij spektakli.

Ditën e sotme janë zbuluar edhe emrat e tyre. Burime për "News 31" bëjnë me dije se edhe këtë vit në rolin e opinionistëve do të jenë Balina Bodinaku dhe Arbët Hajdari.

Ata do të rikthehen sërish në pozicionet e tyre për të komentuar bëmat e banorëve të rinj. Deri tani të konfirmuar kemi vetëm Olta Gixharin dhe Amos Zaharia,megjithatë priten edhe shumë të tjerë.

Tuesday, December 20, 2022

Dy ish-konkurrentet e "Përputhen" pjesë e "Big Brother VIP 2"?

 


Sa më shumë afrohet dat e nisjes së "Big Brother VIP 2", aq më shumë aludohet për banorët që do të jenë pjesë e këtij edicioni, që nis në datën 24 dhjetor.

Pas shumë emrave që janë përfolur për këtë sezon,listës i shtohen edhe dy vajza të tjera. Bëhet fjalë për dy ish-konkurrentet e "Përputhen", Mikela Pupa dhe Efi Dhedhes.

Burime për Kryefjala.com kanë bërë me dije se dy bukuroshet i kanë thënë 'po' propozimit të produksionit të "BBV" dhe do të jenë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.



Saturday, December 17, 2022

Monika Lubonja nuk kursehet, thumbon ashpër Bora Zemanin

 


Mbrëmjen e djeshme në "Dancing With the Stars" Valbona Selimllari dhe Bora Zemani debatuan pasi konkurrentët akuzuan jurinë se ka preferenca.

Anëtarja e jurisë e nxehur me konkurrentët tha:

"Ajo që shihni ju në ekran është aftësia e produksionit për t'iu nxjerrë juve yje atje. Të gjithë këta që e shohin në Youtube performancën e tyre, e shohin të kuruar atë,kurse ne këtu nuk kurojmë asnjë gjë", tha Valbona.

Bora iu doli në krah konkurrentëve dhe tha se produksioni as ndërhyn dhe as i kuron performancat e tyre,duke nisur kështu një debat me të.

Pas debatit Monika ka thumbuar keq moderatoren:

"Po na dhurojnë nga një çudi më vete, se spektakël nuk është se po na bëjnë,por hajde, nejse. Po 4 muaj mi zemër,moj bukuri ,nuk fole, nuk debatove, nuk the një mendim tëndin, tani e gjete të debatosh me yllin më të bukur të Shqipërisë? Bobin? Zemër, është bobi ajo, është e bukur e lindur", është shprehur Monika përmes një videoje.



Getinjo si Donaldi në "Big Brother VIP", ja çfarë thotë Olti Curri

 


Në Primen e djeshëm të "Big Brother VIP Kosova", përveç shumë situatave të tjera, u fol edhe për romancën e nisur në shtëpi mes Getinjos dhe Vivien.

Opinionisti i emisionit, Olti Curri duket se nuk i beson kësaj historie dashurie dhe i këshilloi të dy banorët. (Në mënyrë që kjo histori të mos i ngjajë asaj të Donaldit dhe Beatrix). 

Olti i kërkoi Vivien që përveçse të dashurojë edhe të luajë. Ndërsa Getinjos i ka kërkuar që nëse rreperi e kupton që kjo histori nuk ka të ardhme ta thotë këtë gjë sa më parë.

Dhe ky i fundit e ka siguruar që nuk do të bëjë asgjë që nuk ndjen. Kujtojmë që në "Big Brother VIP Albania" Donaldi dhe Trixa filluan një romancë të ngjashme, me këtë të fundit që e harroi lojën për aktorin. Dhe lidhja e tyre nuk zgjati pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Arbana bën zgjedhjen e duhur! Ky banor i ri me siguri do jetë ndër finalistët

 


Padyshim emisioni "Big Brother VIP" është kthyer në një ndër programet më të dashur për publikun dhe sezoni i dytë i këtij formati mezi lo pritet nga shqiptarët.

Shumë emra janë aluduar për të qënë pjesë e spektaklit, megjithëse asnjë emër nuk është bërë ende zyrtar nga produksioni. E teksa u zbulua dhe data e nisjes një tjetër emër po përflitet se do të jetë pjesë "BBV 2".

Bëhët fjalë për analistin Milaim Zeka, ku sipas burimeve të "Bordo", ai ka pranuar ftesën për tu bërë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Dhe një analist si Milaimi patjetër që do të renditet tek finalistët nëse aludimet për pjesëmarrjen e tij janë të vërteta.



Arbana Osmani tregon datën zyrtare se kur do të nisë "Big Brother VIP 2"

 


Të gjithë jemi në dijeni tashmë që "Big Brother VIP 2" do të fillojë brenda këtij viti,mirëpo data nuk ishte zbuluar ende.

Së fundmi data e fillimit është pohuar nga vetë Arbana Osmani dhe do të jetë data 24,pra për festat e Krishtlindjeve.

"Gjithçka që dëshironi për Krishtlindje është Big Brother VIP Albania", ka shkruar Arbana në një video të publikuar në faqen e saj në Instagram.

Friday, December 16, 2022

Zbulohet një tjetër banore e "Big Brother VIP 2"

 


Siç dihet tashmë "Big Brother VIP 2" do të fillojë brenda këtij viti dhe pak nga pak po fillojnë të dalin në pah emrat e banorëve të këtij edicioni të dytë.

Deri tani është përfolur për moderatoren Kiara Tito, Kejvina Kthellën, Albi Nakon, Kejsi Medinin, Jori Dellin, Lei Krajan si dhe aktorin Gent Hazizi.

Së fundmi një tjetër emër po përflitet në media,megjithëse asgje nuk është zyrtare. Burime për "Kryefjala.com" kanë bërë me dije se Eva Alikonka pranuar ftesën për të marrë pjesë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Emri i saj ka qënë i lakuar edhe vitin e kaluar,mirëpo thuhet se këtë vit ajo ka thënë 'PO'.



Nuk përmbahen! Çka ndodhi poshtë jorganit mes Vivien dhe Getinjos (Video)

 


Afrimiteti i tyre në "Big Brother VIP Kosova" është vënë re nga të gjithë ndjekësit dhe finalizimi u arrit me puthjen që ndodhi mes tyre. Bëhet fjalë për Vivien dhe Getinjon.

Dyshja duket se ka nisur një romancë dhe shfaqen kudo pranë njëri-tjetrit,aq sa kanë ndarë dhe shtratin bashkë.

Mirëpo mëngjesin e sotëm rreth orës 4, duket se dyshja ka avancuar në lidhjen e tyre. Ata shfaqen teksa puthen e përqafohen dhe në një moment kanë mbuluar edhe kokën me jorgan.

Nuk është e vështirë të imagjinosh se çfarë ka ndodhur mes tyre,megjithëse rreperi e ka mohuar këtë gjë te kamera që po i filmonte.

Hap videon 👈


Pas skandalit të bujshëm, ja çfarë do të ndodhë me "Përputhen"

 


Një skandal ka ndodhur në "Përputhen" dy ditë më parë, ku Irisi dhe Lea jo vetëm që ofenduan njëra-tjetrën,por kjo e fundit i dha edhe një shuplakë ish-shoqes së saj.

Pas këtij skandali ka reaguar edhe AMA (Autoriteti i Mediave Audiovizive),të cilët kanë thënë se kjo është hera e disatë që këtij produksioni i është tërhequr vëmendja.

Mes të tjerash thuhet se kanë kërkuar që të shtyhet orari i transmetimit të këtij emisioni me qëllim mbrojtjen e fëmijëve nga efektet negative të ndjekjes së këtij formati.

Produksioni i "Përputhen" nuk ka reaguar ende,por duhet të jenë të kënaqur me kaq,pasi nuk iu është kërkuar mbyllja përfundimtare e emisionit.

Thursday, December 15, 2022

A rrezikon të mbyllet "Përputhen" pas shuplakës së Leas për Irisin?

 


Ditën e djeshme si kurrë më parë në emisionin e "Përputhen" ndodhi një ngjarje e pazakontë. Pas një debati të ashpër mes Irisit dhe Leas, kjo e fundit goditi me shuplakë ish-shoqen e saj.

Padyshim që reagimet në rrjet kanë qënë të shumta dhe shumë personazhe VIP kanë kryqëzuar emisionin "Përputhen".

Ashpër ka reaguar edhe Pastori Akli Pano,i cili e quajti një skandal këtë sjellje dhe kërkoi që emisioni të ndërpritet,pasi po pasqyron modele të papërshtatshme.

Edhe aktori Florian Binaj ka reaguar ashpër kundër këtij veprimi dhe ka thumbuar drejtpërdrejt emisionin dhe autorët.

"Shumë keqardhje...kështu është kur cilësinë e mat me klikime",ka shkruar aktori.

Se çfarë do të bëhët me emisionin mbetet të shihet në vijim,por veprimi që ndodhi ditën e djeshme ishte vërtet i rëndë dhe patjetër që për programin duhet të merren masa.

A do jetë pjesë e "Big Brother VIP"? Flet Megi Pojani

 


Së fundmi, Megi Pojani ishte e ftuar në "Goca dhe Gra", ku përveç eksperiencës në "Dancing With the Stars" foli edhe për lajmet që thanë se ajo do të marrë pjesë e "Big Brother VIP 2".

Ajo u pyet nëse do të jetë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri dhe aktorja tregoi se nuk do të futet në program.

Megi u shpreh se "DWTS" e ka stresuar shumë dhe se nuk ka në plan një eksperiencë tjetër televizive.

"Nuk edi pse dalin gjithmonë por jo nuk kam asnjë plan për t'u futur në 'Big Brother VIP',tha ajo.