Thursday, September 29, 2022

Bora konfirmoi ribashkimin me Donaldin,reagon Beatrix

 


Pasi Bora postoi foton krah Donaldit dhe konfirmoi ribashkimin me aktorin,të gjithë po prisnin një reagim nga Beatrix Ramosaj.Mirëpo këngëtarja nuk reagoi.

Së fundmi,ajo ka publikuar disa foto ku shfaqet në super formë,të shoqëruar me një mbishkrim pikant,i cili është parë si thumb.

"Krejt toksinat Ramosaj ty t'i shëron", ka shkruar Trixa.

Janë rivale,por Alketa bën deklaratën e papritur për Borën

 


Moderatorja Alekta Vejsiu ka bërë një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram,ku një prej tyre e ka pyetur sesi i ka marrëdhëniet me Bora Zemanin.

Ajo është shprehur se Bora i ka pëlqyer gjithmonë dhe se ka një marrëdhënie shumë të mirë me të.

"Me Bora Zemanin shkëlqyeshëm gjithmonë marrëdhëniet,e kam pëlqyer gjithmonë",është shprehur Alekta.



Zbulohet bashkëprezantuesi i Borës në "Dancing With the Stars" dhe nuk është Donaldi

 


Prej kohësh në rrjet është përfolur se Donald Veshaj do të jetë bashkëprezantues i Borës në "Dancing With the Stars",mirëpo duket se kjo nuk është e vërtetë.

Sipas kryefjala.com e gjitha ka qënë një trategji marketingu dhe se personi që do të jetë krah Borës do të jetë Eno Popi.

Eno do të rikthehet pas një pauze të gjatë nga ekrani. Kujtojmë që "Dancing With the Stars" do të fillojë nga 7 tetori.



"Si janë Donaldi me Borën?", Semi ka një përgjigje për të gjithë

 


Bora Zemani publikoi ditën e djeshme një foto krah Donaldit duke konfirmuar kështu ribashkimin. Fotoja vazhdon të komentohet edhe sot.

Ndërkohë shoqja e tyre,Semi Jaupaj ka bërë së fundmi një bisedë virtuale me ndjekësit,ku një prej tyre e ka pyetur:Si janë Donaldi me Borën?

"Nga fotoja dukeshin shumë mirë. Si iu dukën juve?",është përgjigjur Semi.




Wednesday, September 28, 2022

"Meshkujt e dobët luajnë lojëra me femrat", Olsa ka dy fjalë për Borën dhe Donaldin

 


Në kohën kur Donaldi ishte në "Big Brother VIP" dhe u lidh me Beatrixën,Olsa ishte ndër personazhet që i doli kundër.

"Vetëm meshkujt e fortë nuk luajnë lojëra me femrat,meshkujt e dobët dhe të pasigurt e bëjnë këtë", shkroi autorja asokohe.

Por tashmë që Bora e Donaldi janë pajtuar,Olsa ka ndryshuar mendim.

"Dashuria fiton mbi gjithçka",shkruan ajo në postimin që Bora hodhi me Donaldin.

Tuesday, September 27, 2022

"I shkruajta dhe mesazhi i parë ka qënë..."/Bora dhe Donaldi flasin për herë të parë në ekran

 



Bora Zemani do të jetë e ftuara e parë në emisionin e binjakëve Veshaj në hapjen e sezonit të ri. Faqja zyrtare e emisionit në Instagram ka publikuar disa fragmente.

Në promon e emisionit,Donaldi flet për lidhjen me Bora Zemanin duke shprehur:"Më shumë ziheshim sesa loznim,më shumë ziheshim sesa flisnim.Nuk thonim një fjalë të mirë."

Më tej Romeo e ka pyetur sesi i rreglluan raportet dhe Donaldi thotë:

"Po unë i shkruajta dhe dhe mesazhi i parë kush ka qënë?",më pas çdo gjë vijon me një moment kur Bora bën një tatuazh në dorën e Donaldit.

Bora dhe Donaldi zyrtarizojnë lidhjen,konfimon që do jenë pjesë e "Dancing With the Stars"

 


Më në fund ajo që të gjithë e prisnin ndodhi. Rreth një orë më parë Bora Zemani postoi një foto në Instagramin e saj,duke zyrtarizuar në një farë mënyre lidhjen me Donaldin.

Krahas fotos ajo ka shkruar:"Na lini të kërcejmë". Duket se fotoja është shkrepur në studion e "Më lër të flas" dhe emisioni nis më 1 Tetor dhe siç duket e ftuara e parë do të jetë pikërisht moderatorja.



Sunday, September 25, 2022

Menduam se nuk flasin,por shihni ç'bën Einxhel në ditëlindjen e Sarës

 


Pak ditë më parë në rrjet u aludua se Sara Berisha është zënë me Einxhelin pasi ajo nuk u pa askund në festën e moderatores për zbulimin e gjinisë së bebit. Mirëpo e ftuar në "Goca dhe Gra", Sara tregoi se me Einxhelin ruan një marrëdhënie shumë normale.

Së fundmi ka qënë radha e moderatores për të treguar të njëjtën gjë. Sara ka festuar ditën e djeshme ditëlindjen dhe Einxhel e ka uruar publikisht.

Ajo ka publikuar një video të blogeres në Instastory krahas së cilës ka shkruar:"Gëzuar ditëlindjen".



Saturday, September 24, 2022

Ish-konkurrentja e Përputhen i nxjerr bojën Bora Zemanit

 


Antonia Gjoka, ish-konkurrentja e Përputhen ka qënë e ftuar së fundmi në emisionin "Glamour Zone",ku për herë të parë foli për marrëdhënien me moderatoren Bora Zemani.

Gjatë intervistës së saj,Antonia rrëfeu një histori me Borën,ku tregoi një anë të panjohur të moderatores.

Ester Bylyku: Cila nga femrat e Showbizit është më mendjemadhe sipas mendimit tënd?

Antonia: Bora Zemani. Duke qënë se kemi rastisur në të njëjtin korridor dhe nuk jemi përshëndetur. Më ka qëndruar e ftohtë. Ndoshta ashtu ka natyrën e saj,por unë jam 2-fish më e ftohtë kur nuk shoh mirësjellje.

Friday, September 23, 2022

"Më thanë je i lirë", Ilir Shaqiri tregon arsyen pse u largua nga Top Channel

 


Ditën e djeshme u raportua se raporti mes Ilir Shaqirit dhe Lori Hoxhës është prishur,pasi u vu re se dyshja nuk ndiqen më në rrjete sociale. Për më tepër fillimisht u tha se Iliri do të ishte pjesë e jurisë së "Dancing With the Stars",por më pas u konfirmua se balerini kishte pranuar ftesën e "Dancing With Me".

Së fundmi Iliri ka sqaruar me anë të një postimi në rrjete sociale se e gjitha ka ndodhur për shkak të neglizhencës. Ai ka treguar se Top Channel e ka neglizhuar kërkesën e tij për plot dy muaj duke i thënë "je i lirë",ndërsa më pas kur i kanë shkruar në korrik për të qënë kryetar jurie balerini kishte pranuar ftesën në Klan TV.



Reperi i njohur kërc.enon Bora Zemanin me video int.ime (Video)

 


Bora Zemani është personazhi më i komentuar në median shqiptare dhe shpeshherë për të fliten shumë gjëra edhe jo të vërteta.

Së fundmi rreperi Kleviol Ahmeti në një video live në Tik Tok është shprehur se ka një video të Bora Zemanit,të cilën e ka marrë nga ish-konkurrenti i Përputhen,Atdhe Xharavina.

Për më shumë ndiqni videon👇



Kriset marrëdhënia mes Ilir Shaqirit dhe Lori Hoxhës,çfarë ndodhi mes tyre

 


Duket se ka pasur një prishje të marrëdhënieve mes trashëgimtares së "Top Channel",Lori Hoxhës dhe fituesit të "Big Brother VIP", Ilir Shaqirit. 

Fillimisht u tha se Ilirin do e shohim pjesë e jurisë së "Dancing With the Stars",por më pas u konfirmua se balerini ka pranuar ftesën e "Dancing With Me".

Së fundmi Lori ka hequr nga ndjekësit në Instagram Ilirin dhe të njëjtën gjë ka bërë edhe balerini. Kjo gjë ka konfirmuar se marrëdhënia e tyre është prishur.


Thursday, September 22, 2022

I përmendi Dubain, komenti i Ermal Mamaqit bën për të qarë Arta Nitajn

 


Siç e dimë të gjithë ditën e hënë nisi spektakli "Dancing With Me". U duk sikur çdo gjë shkoi shumë mirë,mirëpo pas spektaklit disa video filluan të shpërndahen me shpejtësi.

Në një ndër to ishte dhe momenti kur Ermal Mamaqi përmendi skandalin e "Dubai Porta Potty" për konkurrenten Arta Nitaj.

"Doja të dija si ta bëjmë edhe ne trupin si Arta?",pyeti Ermali dhe Alekta i tha se duhet të shkojë në Brazil.

Ndërkohë Ermali vazhdoi:"Brazil apo Dubai?"

Në skenë Arta e kaloi këtë moment me një buzëqeshje të ngrirë,por burime për Kryefjala.com kanë bërë me dije se këto komente e kanë bërë për të qarë modelen.

Deri tani nuk ka asnjë reagim zyrtar as nga Ermali,Alketa apo vet Arta.

Wednesday, September 21, 2022

Nuk flet me Einxhel? Sara tregon çka ndodhur: Më bezdis shumë fakti që...

 


E ftuar këtë mbrëmje në "Goca dhe Gra", Sara u pyet nëse është zënë me Einxhel pasi ajo nuk u pa askund në festën e moderatores për zbulimin e gjinisë së bebit.

Sarah tha se e bezdis fakti që bëhen krahasime mes çifteve të BBV dhe tha se PM dhe Dagz kanë shoqërinë e tyre,ndërsa ajo dhe Einxhel ruajnë një marrëdhënie normale.

Kujtojmë që të dyja vajzat e gjetën dashurinë brenda shtëpisë së Big Brother VIP dhe janë bashkë me ta edhe sot e kësaj dite. Madje Einxhel pret një fëmijë nga Dagz.


Zbulohet anëtarja e jurisë në "Dancing with the Stars"

 


"Dancing with the Stars" nën moderimin e Bora Zemanit do të startojë në tetor dhe dita-ditës po zbulohen detaje të reja rreth spektaklit. Faqja zyrtare e emisionit ka zbuluar disa emra konkurrentësh si dhe kryetarin e jurisë Kledi Kadiun. Mirëpo kush do të jetë krah tij?

Ende nuk është konfirmuar zyrtarisht,por Kryefjala.com bën me dije se një nga anëtaret e jurisë do të jetë Dalina Buzi.

Nuk dihet me siguri por na mbetet të presim deri në një konfirmim nga vetë faqja zyrtare e "Dancing With the Stars".



Pajtohen më në fund Monika dhe Arjola,ja çfarë i bëri ajo për ditëlindje

 


Arjola Demiri dhe Monika Lubonja duket se i kanë dhënë fund hatërmbetjeve që kishim mes tyre. Dy aktoret,të cilat ishin të pandashme gjatë "Big Brother VIP",e prishën miqësinë pas daljes nga shtëpia.

Mirëpo Monika i ka surprizuar të gjithë me veprimin e saj të fundit duke e uruar publikisht Arjolën për ditëlindje.

"U bëfsh 100 vjeç Arjola. Me një zemër të pastër si gjithmonë të uroj gjithë të mirat,suksese kudo. Të puth dhe sa më bukur kalofsh sot",është shprehur Monika.



U përfolën për prishje të miqësisë, Atdheu i tha të gjitha me këtë veprim ndaj Arjolës

 


Ish-konkurrenti i Përputhen, Atdhe Xharavina dhe aktorja Arjola Demiri kanë treguar se kanë miqësi me njëri-tjetrin,por kjo miqësi shpeshherë ka patur krisje.

Postimet e tyre herë pas here janë marrë si thumba ndaj njëri-tjetrit.Por duket se Atdheu i ka thënë të gjitha me postimin e fundit dhe ka sqaruar gjithçka.


"Gëzuar ditëlindjen Diva", e ka uruar Atdheu aktoren,duke treguar kështu se mes tyre miqësia vazhdon ende.

Sherr për vendin e mesit në jurinë e "Dancing With Me"? Ilir Shaqiri sposton Klaudia Pepën

 


Mbrëmjen e së hënës filloi spektakli i "Dancing With Me" ku veç konkurrentëve,juria ka qënë Ilir Shaqiri,Klaudia Pepa dhe Ermal Mamaqi. Mirëpo ajo që ra në sy tek juria ishte se Ilir Shaqiri kishte vendosur t'i zinte vendin Klaudia Pepës.

Ndonëse e vetmja vajzë në juri,Klaudia ishte menduar të qëndronte në mes të tavolinës,por duket se kjo nuk i ka pëlqyer Ilirit i cili pa marrë parasysh asnjë rrethanë ka vendosur të ulet në vendin e saj.

Madje dhe emri tek tavolina doli gabim pasi atje ku ishte ulur Iliri doli i Klaudias.

Tuesday, September 20, 2022

U tha se do e shohim në ekran përballë Borës, reagon Beatrix (Foto)

 


U bënë disa ditë që po përflitet se Beatrix Ramosaj do të jetë pjesë e "Dancing With Me", mirëpo asgjë konkrete.

Edhe mbrëmjen e djeshme në fund të spektaklit,u spekullua se këngëtarja mund të jetë pjesë e emisionit të kërcimit dhe tashmë së fundmi,Trixa ka vendosur të flasë vet.

"Për dashamirësit e mi,faleminderit që vazhdoni dhe shprehni dëshirëm çdo ditë për të më shikuar në emisione televizive,por ne do të shihemi në forma të tjera së bashku. Jam në xhirime të videoklipeve të reja dhe disa surprizave të tjera vizuale,nën drejtimin e kushteve dhe dëshirave të mija. Ju dua!",ka përfunduar Beatrix.



Beatrix do të marrë pjesë në "Dancing With Me"? Ja deklarata e Alketës

 


Mbrëmjen e djeshme u zhvillua puntata e parë e "Dancing With Me"! Mirëpo para përfundimit të spektaklit Alketa Vejsiu u shpreh se do të bashkohen edhe konkurrntë të rinj.

Ermal Mamaqi e pyeti nëse Beatrix Ramosaj do të ishte një prej tyre dhe Alketa u përgjigj:

"Nuk e dimë në do vijë Beatrixi. Gjithçka mund të ndodhë. Beatrix Ramosaj mund të kërcejë këtu në "Dancing With Me", mirë se të vijë", përfundoi prezantuesja.

Duke lënë të hapur kështu mundësinë e pjesëmarrjes së Trixës në spektaklin e kërcimit.

Monday, September 19, 2022

Zbulohet opinionisti i "Big Brother VIP Kosova"

 


Së shpejti në Klan Kosova do të nisë formati i "Big Brother VIP Kosova". Ekipi i këtij produksioni po shpalos surpriza ditë pas dite për publikun dhe sot kanë zbuluar opinionistin.

Një nga karriget e panelit të opinionistëve është e rezervuar për një nga personazhet më të kometuara televizive,i njohur për komentet e tij pikante,Olti Curri.


"Influenca,kritikat dhe komentet e tij kanë marrë gjithmonë vëmendjen më të madhe në rrjetet sociale,por tashmë këto veçori të tij do të jenë edhe pjesë e spektaklit që pritet të fillojë këtë vjeshtë",shkruan faqja zyrtare e "Big Brother VIP Kosova".

Sunday, September 18, 2022

Beatrix Ramosaj rikthen momentin romantik me Donaldin nga "Big Brother VIP"

 


Beatrix Ramosaj është shumë aktive në rrjete sociale dhe së fundmi ka marrë vëmendjen e të gjithëve. Ajo ka publikuar një sërë fotosh ku shihet në gjendje të ndryshme humori.

Njëra prej fotove u ka bërë përshtypje të gjithëve. Kjo sepse fotoja në fjalë është shkrepur në studion e "Big Brother VIP" kur ajo po komunikonte me Donaldin nga ekrani.


Atë natë Beatrix nuk i kurseu fjalët e dashurisë për aktorin duke i thënë se e kishte marrë malli. Të njëjtën gjë bëri edhe ai.

Saturday, September 17, 2022

Bora dhe Donaldi u kapën mat, Beatrix i thumbon hapur (Video)

 


Bora Zemani dhe Donald Veshaj u kapën sërish mat së fundmi dhe u dukën shumë të lumtur krah njëri-tjetrit. Pasi fotot e tyre bënë xhiron e rrjetit,ka reaguar Beatrix Ramosaj.

Ajo ka realizuar një trend në Tik Tok me këngën "Mask Off". Në fund të videos Trixa nxjerr gjuhën dhe gishtin e saj të mesit.

Ky veprim i saj është marrë si një thumb për Borën dhe Donaldin,duke dashur të tregojë se nuk i intereson për ribashkimin e tyre. Po ju si mendoni?




Ana e Përputhen gjen dashurinë dhe bëhet nuse për qejfin e vjehrrës

 


Pak ditë më parë Ana Gjini, vajza e cila u bë e njohur nga "Përputhen" u shfaq nuse, në një postim në Instagram duke ngjallur dyshimet se i ka dhënë fund beqarisë.

E ftuar në "Ftesë në 5", Ana ka pranuar se ajo është në një lidhje,por nuse është bërë për t'i bërë qejfin vjehrrës.

"U bëra për qejfin e vjehrrës sime. Ajo donte të më shihte nuse dhe unë ja plotësova dëshirën i tregova si do jetë nusja e ardhshme. Shumë shpejt do bëhem vërtet nuse,por t'ja lëmë kohës", tha Ana.

Ndërsa për fatlumin e saj,ajo tha se nuk dëshironte ta bënte publike.



Bora dhe Donaldi kapen mat në një darkë romantike dhe këtë herë nuk kanë si justifikohen (Foto)

 


Megjithëse nuk ka më dyshime që ata janë bashkë,sërish asnjëri prej tyre nuk e ka pranuar publikisht.Bëhet fjalë për Borën dhe Donaldin,të cilët sërish janë fotografuar pranë njëri-tjetrit.

Mirëpo këtë herë nuk kanë si e justifikojnë këtë takim pasi fotoja është mjaft e qartë. Çifti ndodhen vetëm dhe duket se po shijojnë një darkë romantike,edhe pse maskohen me kapele.




Mbaron "Kepi i Tundimeve", ja kush u shpall fitues

 


11 konkurrentë kaluan bashkë ditët më të nxehta të verës në "Kepin e Tundimeve". Në një bashkëjetesë 20 ditore, shumë prej tyre ranë pre e tundimeve.

Nga 20 mijë euro,konkurrentët humbën 14 mijë euro gjatë ditëve të qëndrimit për shkak se thyen rregullat.

Të vetmit që nuk thyen rregullat dhe që u shpallën fitues ishin Mateo dhe Greji. Të dy djemtë ranë dakord që ta ndajnë shumën prej 6000 eurosh me të gjithë konkurrentët.



Friday, September 16, 2022

Fituesi i "Big Brother" pjesë e "Dancing with the Stars"

 


Një tjetër konkurrent është zbuluar së fundmi nga faqja zyrtare e "Dancing with the Stars". Është bërë me dije se fituesi i "Big Brother 1", i njohur prej vitesh si biznesmen, Arbër Cepani do të sfidojë veten në kërcim.

"Kërcimi do të jetë investimi i tij më i madh këtë vit. Një biznesmen si Arbri, gati për të përveshur mengët", shkruhet në videon prezantuese të tij teksa kasti i personazheve po merr formën përfundmitare.

Kujtojmë që konkurrentët e tjerë të këtij spektakli do të jenë Megi Pojanj, Isli Islami, Sara Hoxha, Salsano Rrapi, Ardit Cuni etj.



Thursday, September 15, 2022

Do ishte përballë Borës dhe Donaldit, ja përse Beatrix refuzoi ftesën

 


Prej disa kohësh është përfolur se Beatrix Ramosaj do të jetë pjesë e "Dancing with me". Fillimisht u bë shkak një postim i Alketës dhe më pas takimi i kësaj të fundit me këngëtaren.

Mirëpo ditën e djeshme është publikuar kasti i fundit i artistëve që do të marrin pjesë dhe Trixa mungon. Me sa duket ajo nuk është bindur për t'u rikthyer në ekran dhe i ka thënë jo ftesës.

Kujtojmë se që pas daljes nga "Big Brother VIP", Beatrix i ka shumë të rralla daljet në ekran. Nëse ajo do të kishte pranuar këtë ftesë do të ishte përballë Donaldit dhe Borës,që pritet të jenë pjesë e "Dancing with the Stars".

Tuesday, September 13, 2022

Beatrix Ramosaj përballë Donaldit dhe Borës në formatin e kërcimit

 


Pak kohë më parë Alketa Vejsiu ripostoi në Instastory një video të publikuar nga një faqe fansash ku shihet Beatrix dhe Iliri duke kërcyer në "Big Brother VIP".

Dhe krah postimit shkruhej:"Momenti më artistik i BBVIP nga Iliri dhe Beatrix. E duam të realizuar në skenën e "Dancing with me".

Dhe duke qënë se së fundmi ajo është parë nën shoqërinë e Alketa Vejsiut dyshimet janë më të mëdha se kurrë më parë për pjesëmarrjen e Trixës në spektaklin e kërcimit.

Njëkohësisht Bora dhe Donaldi priten të jenë pjesë e "Dancing with the Stars" dhe kjo pritet të jetë një përballje vërtet e zjarrtë.

"Gjithnjë tradhtar", Trixa i hedh thumb Donaldit dhe e fshin sërish

 


Këngëtarja Beatrix Ramosaj ka thumbuar sërish aktorin Donald Veshaj dhe duket se historia e tyre nuk do të mbarojë kurrë. Ish-banorja e "Big Brother VIP" postoi në rrjetin social Twitter një status ku shkruante për tradhëtinë.

"Një kujtesë shoqërore për të gjithë. Një herë tradhtar,gjithnjë tradhtar",shkruan Trixa.

Ndërkohë pas pak minutash ajo ka vendosur ta fshijë postimin dhe kjo gjë ka nxitur fansat të besojnë se e gjithë kjo ishte një thumb i hidhur për Donaldin.

Arsyeja e vërtetë nuk dihet por kujtojmë se nuk është hera e parë që që Beatrix hedh postime të tilla.



Olsa Muhamedi ka dy fjalë pas largimit të Borës si moderatore e Përputhen

 


Këtë të hënë Përputhen nisi sezonin e katërt,por me shumë ndryshime,që nga struktura e programit e deri tek prezantuesja,e cila nuk do të jetë më Bora Zemani por Ori Nebijaj.

Me këtë rast Olsa i ka kushtuar dy postime Borës duke shprehur vlerësimin dhe dashurinë që ka për të.

"Nuk di nga t'ia nis e nuk di ku të mbaroj. Ti edi sa të vlerësoj në çdo aspekt profesional,njerëzor,si këshilluese,si super mike që je etj. Kam qënë me fat që të kam njohur e po me aq fat që kam punuar me ty",shkruan Olsa.

Më pas këto dy postime janë ripostuar edhe nga Bora në Instagramin e saj.