Friday, December 31, 2021

Dalin pamjet e rralla kur Bora Zemani ishte modele dhe nuk kishte bërë asnjë ndërhyrje (Video)


 Bora Zemani duket se ka provuar çdo gjë në këtë jetë,madje ka qënë edhe në rolin e modeles.

Së fundmi në Tik Tok po qarkullon një video e Borës në pasarelë.

Ajo duket shumë e vogël në moshë dhe e freskët pa asnjë ndërhyrje.

Gjithsesi mund të themi se simpatike ka qënë edhe atëherë.

Ndiqni videon👇



Çfarë po ndodh në Big Brother VIP? Ja vendimi që do të merret në datën 1 Janar 2022


 Big Brother VIP Albania,reality show që ka thyer çdo rekord shikueshmërie ka vendosur që të shtyjë afatet për finalen e madhe.Finalja e madhe pritet të shtyhet për në datën 18 Shkurt.

Në spektaklin e të shrunës,1 Janar banorët do të duhet që të zgjedhin nëse do ta çojnë apo jo deri në fund garën,në një kohë kur Vëllai i Madh ka vendosur që të shtyjë datën e finales.

Big Brother VIP për herë të parë do të jetë live në natën e parë të Vitit të Ri.Më datë 1 Janar,banorët e shtëpisë më të famshme do të vihen para një zgjedhje.A do pranojnë ata të vazhdojnë garën deri në 18 Shkurt,kur Vëllai i Madh ka vendosur të shtyjë finalen?

Video

Thursday, December 30, 2021

(Video) Donaldi bën deklaratën e frikshme:"Do vrisja veten nëse Iliri fiton BBV"


 Marrëdhënie mes Ilirit dhe Donaldit ka qënë një nga më të komentuarat dhe të tensionuarat të këtij edicioni në Big Brother VIP.

Pas spektaklit të natës së martë,gjërat mes tyre janë bërë edhe më të komplikuara dhe deklaratat e forta nuk kanë munguar.

E tillë ka qënë edhe një deklaratë e bërë nga Donaldi.Disa nga banorët po diskutonin fitoren e Ilirit dhe Einxhel u shpreh se do i thoshte "ta gëzojë çmimin" dhe se nuk i plas fare.

Donaldi nga ana tjetër nuk mendonte aspak si Einxheli,madje do vriste veten nëse kjo gjë do të ndodhte vërtet.

Video👇



Ups! Një tjetër konkurrente e “Për’puthen” e lidhur jashtë? Ja detajet që po qarkullojnë (foto)

Fjori Likja eshte nje nga konkurrentet e reja te Perputhen 3.

Ajo hyri para pak kohësh në “Për’puthen Prime” dhe që me hyrjen e saj shkaktoi disa polemika, duke qenë se ishte përballur me 3 nga djemtë në 1 lokal.

Ajo shihet se udhëton në praninë e një mashkulli, për të cilin dyshohet se është i dashuri saj.





Çfarë nuk thanë për Olsën, Andi dhe Melisa rikthehen në Përputhen (Foto)

 


Andi dhe Melisa ishin dy konkurrentën më të përfolur të Përputhen 2,shtuar këtu edhe faktin që mbeten edhe sot i vetmi çift real që ka nxjerrë ky format.

Kujtojmë që pas daljes së tyre nga programi,ata hodhën akuza të rënda drjet autores së programit,Olsa Muhamedit.Madje ata thanë se ajo nuk i lejonte ata të krijoheshin si çift,pasi publiku pëlqente më shumë Andin me Tean.

Dhe tani kur kohëve të fundit janë paralajmëruar rikthime të ish-konkurrentëve nga sezoni i dytë në atë aktual,Olsa ka bërë një tjetër paralajmërim.

Ajo ka postuar një pjesë të shkurtër nga nata festive e 2 Janarit,ku shihet të jetë edhe Andi me Melisën.Si duket ata i kanë lënë anash të gjitha mosmarrveshjet dhe kanë rregulluar raportet mes tyre.



Nuk e priste të eleminohej nga Big Brother,Antonela ka 2 fjalë për Arbanën

 


Pas eleminimit nga Big Brother VIP,Antonela ka reaguar për herë të parë me një postim në rrjetet sociale,ku dhe ka shprehur një felenderim për Arbana Osmanin.

Ajo nuk harroi të falenderonte edhe mbështetësit e saj gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother si dhe familjen e saj,që për të janë më të rëndësishmit.

"Falenderuese për ju! Falenderuese për produksionin e palodhur! Falenderuese për @arbanao e cila më dhe mundësinë të përjetoja eksperiencën më të veçantë që kam përjetuar ndonjëherë deri tani.

Me pozitivitetin,çiltërsinë dhe dashamirësinë tënde më mirëprite,për këtë do të jem mirënjohëse gjithmonë.Falenderusese ndaj @lorihoxha dhe @sarahoxha autoreve tona si dhe regjizorit @eduartgrishaj të cilët kaluan çdo pritshmëri dhe e kaluan këtë emision në një tjetër nivel",- u shpreh Antonela.



Wednesday, December 29, 2021

Vazhdojnë "lajthitjet" e Monikës dhe Arjolës! Njëra zhvishet dhe i hipën sipër,tjetra... (Video)

 


Të parat që e kanë shijuar luksin në suitën e Big Brother kanë qënë Arjola dhe Monika.

Aktoret janë tërbuar teksa u futën brenda në vaskë duke shijuar hidromasazhin,ndërsa Monika paksa e dehur nisi një kërcim sensual... mbi Arjolën.

Kjo e fundit ka marrë shampanjën në dorë dhe ka nisur të lagë Monikën,e cila duket se po e shijon së tepërmi qëndrimin në suitë.

Ndërsa sonte presim që një tjetër çift të shijojë këtë suitë luksoze.

Video👇

https://www.instagram.com/tv/CYEieIwhg1X/?utm_medium=copy_link

Big Mama qënka takuar me Antonelën në parukeri dhe ndodhi ajo që pritej


 Pavarësisht debatit me tone të ashpëra me Anronelën,Big Mama tregon se i kalon gjërat me të qeshur.Ndonëse nuk është bërë pishman për asgjë,thotë se me Antonelën është takuar mbrëmë pasi kjo e fundit la shtëpinë.

Pak minuta para se të shkonte në programin "Ftesë në 5",zbuloi se ishin takuar në parukeri ku ka marrë një ngacmim prej Antonelës por e ka kaluar me të qeshur.

Big Mama:"U takuam me Antonelën mbrëmë dhe më parë në parukeri u takuam.Erdhi,më bëri një ngacmim,e kalova me të qeshur.Nuk jam pishman për asgjë që kam bërë,por edi që njeri i drejtë dhe i sinqertë po dëshmohet dhe edi që e drejta zhytet por nuk mbytet.Nuk jam ndikuar aspak."

Donaldi dhe Beatrix i kërkuan Arbanës të kalonin natën në suitë,vëmendjen e të gjithëve e mori reagimi epik i Semit (Video)


 Shtëpisë së Big Brother i është shtuar një ambient i ri luksoz,një suitë që do të munden ta shijojnë vetëm dy persona.

Pasi u transmetuan pamjet,Arbana u kërkoi banorëve të vendosnin se kush do të shkojë.Disa prej banorëve insistuan që aty të shkonin çifti Donaldi dhe Trixa,por kjo e fundit nuk pranoi.

Teksa po flitej që në atë dhomë të shkonin Donaldi dhe Beatrix,reagimi i Semit ishte ai që mori vëmendjen e të gjithëve dhe u bë viral.

Shoqja e ngushtë e Bora Zemanit u duk sikur u neverit nga gjithë ajo situatë që po ndodhte mes çifit dhe reagoi krejt spontanisht me një mimikë që ska nevojë për fjalë.

Minuta 5:50👇



Ja si dukeshin banorët e Big Brother dikur,çfarë ndryshimi!

 


Banorët e Big Brother VIP janë personazhet më të komentuar në rrjet kohëve të fundit.Kjo pasi spektakli ka bërë një bujë aq të madhe saqë fansave nuk u shpëton as detaji më i vogël.

Aq shumë janë marrë me këto personazhe saqë kanë kërkuar edhe për pamjen apo aktivitet që këta të fundit kanë kryer para hyrjes në Big Brother VIP.

Së fundmi po qarkullon një video ku tregon këta personazhe gjatë kohës kur kanë qënë të rinj,si dhe para kryerjes së operacioneve.Ju ftojmë të ndiqni videon më poshtë.

Kliko këtu për të hapur videon👇



Tuesday, December 28, 2021

E dini çfarë do të ndodhë sot në Big Brother VIP? Do të hynë 3 banorë të rinj...


 Nata e sotme në Big Brother VIP do të ketë plot surpriza.Përveç debateve që tashmë janë bërë shumë të zakonshme sot pritet që Beatrix të marrë një surprizë nga produksioni.

Por surprizat nuk mbarojnë me kaq.Nga burimet tona mësuam se do të ketë 3 hyrje të reja në shtëpi edhe pse spektakli i Big Brother është drejt fundit.

Emrat ende nuk janë zbuluar,por janë 3 personazhe shumë interesante.E para është një moderatore nga Kosova,shumë e njohur dhe shumë e dashur për publikun.

Ndërsa dy banorët e tjerë do të jenë sportistë,kampionë në disiplina të ndyshme,përkatësisht në not dhe në tenis.

Padyshim që më këto hyrje të reja shtëpia pritet të rifreskohet dhe atmosferë të ndryshojë.

Monday, December 27, 2021

"Do bëj se*s dhe ..." Antonela tregon çdo të bëjë pas daljes nga BBV

 


Në një bisedë mes vajzave të Big Brother, Beniada pyeti Sarën dhe Antonelën se çfarë do të bënin kur të dilnin nga shtëpia e BBV.

"Çfarë do kishit bërë tek shtëpia juaj?Unë do të kisha parë televizor,do të lexoja një libër dhe do kisha fjetur gjumë",- tha Beniada.

Ndërsa Antonela në krahun tjetër tha:

"Unë do të kisha përdorur telefonin për të parë ndonjë film në Netflix,alternativa e parë,alternativa e dytë do kisha dalë me ndonjë djalë,e treta do kisha bërë seks",-u shpreh ajo.


Donaldi nuk e heq nga mendja Borën dhe pikë! Ja çfarë bëri ai së fundmi për të kujtuar atë


Të gjithë tashmë e njihim historinë e aktorit Donald Veshaj me moderatoren Bora Zemani.Historia e ndarjes së tyre ka bërë bujë të madhe në median rozë.

Megjitjatë duket se Donaldi nuk e ka harruar Borën përfundimisht,të paktën kështu duket nga një video që po qarkullon së fundmi në rrjetet sociale.

Ai është duke numëruar ditët dhe e fillon numërimin nga dita që është deri në datën 9 Janar.Ajo që ka habitur më shumë ndjekësit është se në datën 9 Janar,Bora Zemani feston ditëlindjen.

Kjo ka ngritur pikëpyetje se çfarë mund të bëjë Donaldi në datën 9 Janar.Keni ndonjë ide?





Ka të bëjë me Borën apo jo? Zgjidhet misteri i shenjës që Donaldi bën herë pas here në "BBV"


Donald Veshaj është një nga konkurrentët më të përfolur të Big Brother.Mirëpo gjatë qëndrimit të tij në shtëpi ai është parë herë pas here teksa ka bërë një simbol me duar,të cilin askush nuk e dinte se çfarë i referohej.

Aludime të shumta kanë qënë me faktin se kjo shenjë mund të ketë lidhje me ish-partneren e tij Bora Zemanin,pra ndonjë shenjë që dyshja e përdorte mes tyre.

Nga ana tjetër mbrëmjen e djeshme vëllai i tij binjak Romeo,ka publikuar një foto në llogarinë e tij në Instagram.Në storyn e tij ai ka fotografuar dorën e tij,ku ka bërë një simbol me dorë të njëjtë me atë të shumpërfolur të Donaldit.

Tashmë është kuptuar që kjo është një shenjë mes vllezërve,të cilët kanë gjetur mënyrën e komunikimit mes njëri-tjetrit,me anë të gjuhës së shenjave.


Iliri e thotë që tani:"Pas Vitit të Ri këtu do bëhet nami"


 Mbasditen e djeshme Iliri ka biseduar me Monikën për disa nga banorët. "Këtu mbas Vitit të Ri do bëhet nami",-u shpreh ai.

"Pse do bëhet nami? - e pyeti Monika.

"Po se do hiqen maskat,kushdo që i ka", - tha Iliri.

Mbrëmë banorët e Big Brother VIP kanë bërë disa dhurata për njëri-tjetrin me rastin e Krishtlindjeve.Siç askush nuk e priste,Iliri ka surprizuar Einxhelin.

Ai i ka dhuruar një filxhan të madh,shoqëruar me një kartolinë ku shkruhet "Suksese në karrierë".Einxhel është gëzuar shumë nga kjo surprizë,e cila simbolizon se raporti mes tyre do jetë më i mirë në vijim.

Saturday, December 25, 2021

Ka apo jo skenar në Big Brother? Ish-fituesi i këtij formati zbulon të vërtetën


 Ka shumë dyshime nëse egziston ose jo një skenar në Big Brother.Ish-fituesi i këtij formati,Vesel Kurtishaj në një intervistë ka thënë se ka një lloj skenari.

Ndër të tjera ai shtoi se situatat në shtëpi krijohen varësisht nga karakteret e personazheve në program.Gjithashtu theksoi se nuk mund të quhet një skenar i mirëfilltë por si një lloj drejtimi nga produksioni për banorët.

"Një lloj skenari e ka,se tek e fundit spektaklet live sigurisht që kanë një skenar,por përsa i përket pjesës tjetër,dmth jo pjesa e spektaklit,besoj se duke njohur me kalimin e kohës karakteret e ndryshme të personazheve që janë brenda,besoj se,bazuar në këto karaktere ndërtohen situata të ndryshme në mënyrë që personazhet të kanalizohen në një formë të caktuar,dikujt ti shpalosen vlerat më shumë,dikujt tjerër ti dali më në pah talenti apo pozitiviteti."


Krizë në çiftin e BBV? Beatrix i habit të gjithë,nuk e shpëton Donaldin nga rreziku

 


Nominimet e mbrëmshme në Big Brother janë bërë me metodën e zinxhirit të shpëtimit.Ishte pikërisht Arjola ajo që e nisi këtë proçes shpëtimi si e preferuara e publikut,ku 3 të fundit shkonin në televotim.

Arjola shpëtoi Monikën,Monika shpëtoi Beatrix,Beatrix shpëtoi Beniadën,Beniada shpëtoi Donaldin,Donaldi shpëtoi Sarën,Sara shpëtoi Dj Dagz dhe ky i fundit shpëtoi Einxhel.

Tre banorët e fundit dhe ata të cilët mbetën në nominim janë Iliri,Antonela dhe Meridiani.Mirëpo ajo që ra më shumë në sy ishte fakti që Beatrix nuk zgjodhi për të shpëtuar Donaldin.

Ky veprim i Beatrix konfirmon që çifti më i përfolur i momentit po kalon një krizë mes tyre ku edhe para spektaklit të mbremshëm ata kanë folur shumë pak me njëri-tjetrin.

Friday, December 24, 2021

Banorët e pyesin pse la Borën për Beatrix,Donaldi tregon më në fund arsyen


 Nata e mbrëmshe ka qënë shumë e zjarrtë në shtëpinë e Big Brother me tema dhe diskutime të forta.Debatin e nisi Arjola.

Ajo e pyeti se pse nuk i ka treguar Kledit se e pëlqente Beatriksën sa ka qënë ai në shtëpi,madje Kledi kishte dalë me të edhe në një darkë romantike.

Ndërkohë Donaldi u arsyetua se në atë kohë ka qënë i turbullt dhe nuk ka dashur të nisë asgjë me Beatriksën brenda shtëpisë.

Më pas Big Mama e pyeti se pse e bëri,Donaldi u shpreh se nuk kishte mundësi ti shmangej.Theksojmë se gjatë diskutimit Donaldi nuk e përmendi Borën duke mos thënë asgje lidhur me të,vetëm tha se ka qënë i turbullt.

Ndiqni videon👇

https://youtu.be/RMAsSiJjezU


I lidhur me Triksën,por Donaldi i thotë "të dua" Borës me këtë gjest? (Foto)


 Donaldi vazhdimisht po merr vëmendjen me veprimet e tij brenda shtëpisë.Ai javë më parë kishte bërë një veprim i cili u komentua në median rozë.

Veprimi i Donaldit ishte bërë me gjestikulacione ku shenja që ai kishte formuar me gishta të dorës nënkupton kur i shpreh dikujt dashurinë.

Së fundmi blogeri Olti Curri ka publikuar një mesazh të njërit prej ndjekësve të tij,i cili thotē se Donaldi në orët e para të mëngjesit të sotëm,që banorët gjithmonë e kalojnë të zgjuar,ka bërë një gjest nga kamera që nënkupton "të dua".

Ndërkohë ai e ka bërë edhe këto ditë këtë shenjën ku ndjekësit aluduan se po i drejtohet Borës.Theksojmë që kjo e fundit nuk ka reaguar lidhur me këtë situatë.Dhe kjo të bën të dyshosh sipas fansave se e gjithë kjo mund të jetë një lojë nga ana e tyre.



Wednesday, December 22, 2021

"Kur të dilni e kuptoni...," Bora Zemani me mesazh të koduar për Donaldin dhe Beatrix?

 


Bora Zemani është moderatorja që ka bërë një shqiptari t'i kthejë sytë nga ajo.Ajo shumë shpesh përmes emisioneve të Përputhen ka përçuar mesazhe drejt Donaldit.

Edhe ditën e djeshme ajo përmes emisionit ka lëshuar një tjetër deklaratë të fortë.Ajo iu është drejtuar konkurrentëve se nuk mund të arrijnë siguri të plotë ndaj njëri-tjetrit derisa janë brenda programit.

Moderatorja e emisionit është shprehur se aty kurrë nuk do të jenë të sigurt.

"Mendoj që brenda këtij programi kurrë nuk mund të arrini siguri 100%.Këtu iu njiheni,kuptoni nëse keni ndjesi,simpati apo gjithçka tjetër.Në momentin që dilni dhe e shijoni lidhjen tuaj jashtë,e kuptoni nëse jeni për njëri tjetrin,brenda këtij presioni askush nuk është i aftë të kuptojë nëse gjithçka është mirë."

Tha Bora dhe më pas u duartrokit nga të gjithë.Fill pas kësaj kanë lindur aludimet,se këto fjalë mund të ishin edhe për Donaldin dhe Triksën,duke nënkuptuar se lidhja e tyre mund të mos zgjasë jashtë.


Tuesday, December 21, 2021

Të shara dhe të bërtitura që u dëgjuan edhe jashtë shtëpisë,degradon sherri mes dy "nevrikeve" të BBV (Video)

 


Prova e javës nga Big Brother ka sjellë përplasje mes Antonelës dhe Einxhel.Vajzat kanë diskutuar se cila është zgjuar e para dhe më pas tonet e tyre janë mbivendosur mbi njëri-tjetrin.

"Boll,mos bërtit" i është drejtuar Einxhel Antonelëse cila është acaruar dhe i është kthyer duke i thënë:"Ore ti sma mbyll gojën mua,jam duke fol me Sarën".

Antonela ka vazhduar të sqarojë situatën e acaruar teksa banorët e tjerë kanë zgjedhur të mos ndërhyjnë në këtë moment.



Monday, December 20, 2021

Beniada se ka problem,e mban fjalën që dha!Del nudo në BBV edhe pa 100 mijë euro (Foto)


 Ju kujtohet deklarata e bujshme e Beniadës,se për 100 mijë euro do të dilte nu do?

Epo pritjes i ka ardhur fundi.

Së fundmi në rrjet po qarkullon një foto e saj duke bërë dush dhe kamerat kanë kapur momentin kur gjoksi i Beniadës,dukej qartë për publikun.

Kujtojmë se Beniada pa dyshim është ëmbëlsira e shtëpisë së BBV.

Ditën e Prime-it ajo tregoi historinë dhe u surprizua nga vëllai dhe nëna e saj.



Sunday, December 19, 2021

Paskan bërë marrveshje të fshehtë mes tyre,zbulohet çfarë ka ndodhur mes Fifit dhe Granitit pas daljes nga Big Brother



Midis dy konkurrentëve të Big Brother VIP,Fifit dhe Granitit duket se ka lindur një histori dashurie.Këngëtarja e njohur nuk i ka kursyer puthjet dhe përqafimet me Granitin,gjatë një feste ku kanë qënë të dy të pranishëm mbrëmjen e së enjtes.

Në rrjetet sociale,Fifi ka hedhur poshtë ndjenjën e mërisë dhe inatit duke publikuar pamje ku shfaqet duke kërcyer dhe përqafuar Granitin,të cilit ia shprehu hapur ndjenjat në Big Brother VIP.Por që ai e refuzoi.

Mirëpo duket se gjërat kanë ndryshuar. E ndërkohë që edhe moderatorja,Arbana Osmani ndau një foto të tyren ku shfaqeshin të afërt me njëri-tjetrin,në fakt pas këtij takimi fshihet një afrimitet tjetër.

Miq të afërt të tyre,kanë treguar për "Panorama Plus" se ata i kanë sqaruar keqkuptimet dhe kanë bërë marrëveshje sekrete për ta vazhduar lidhjen larg syve të publikut.



Saturday, December 18, 2021

Mesazhi që Donaldi dha mbrëmë në fund të emisionit ishte për Borën?

 


Atëherë kur nuk e prisnim,Donaldi i nisi më në fund një mesazh Borës live nga spektakli i djeshëm i BBV.Në momentin e fundit kur të gjithë banorët ishin duke përshëndetur të afërmit e tyre,nuk mungoi as mesazhi i koduar i Donaldit.

Donaldi u afrua me pjesën tjetër të grupi dhe tha me zë të lartë:"Përshëndes të gjithë ata që duan shiun",- një mesazh i koduar ky,ndoshta për Borën.

Fjalë që u thanë në sy të Beatrixit dhe banorëve të tjerë,që e panë me habi deklaratën e tij.Një fjali pa kuptim,por që ka nisur aludimet se ka shumë të vërteta brenda dhe ka shtuar pikëpyetjet.


Friday, December 17, 2021

"Do ta këpus një unë ty moj po ik ulu...",Donaldi e tepron dhe sillet shumë arrogant ndaj Beatriksit (Video)

 


Derisa janë një nga çiftet më të përfolura të showbizit si duket nga ana e Donaldit nganjëherë ka edhe raste kur nuk ndihet mirë me veprimet e Beatriksit.

Së fundmi është bërë virale një video në rrjet ku Beatriks është përballë Donaldit dhe bën disa gjeste me flokë por si duket këtij të fundit nuk i pëlqenin.

"Do ta këpus një unë ty,po ik ulu atje",ishin fjalët e tij drejtuar Beatriksit e cila po e merrte me shaka dhe po qeshte,derisa Donaldi po rrinte serioz.




Thursday, December 16, 2021

Ka lënë pas edhe Sali Berishën me Edi Ramën,ky personazh i "BBV" është personi më i klikuar në Google në Shqipëri

 


Po flasim për Donald Veshajn i cili është aktualisht personi më i klikuar në Google në Shqipëri.Tomi Kallanxhi,themeluesi i "Big Media Expert",ka treguar për ABC e mëngjesit, se ai ka lënë pas Sali Berishën i cili renditet i dyti.

"Teorikisht njeriu më i klikuar sot për sot është Donald Veshaj.Është edhe sipër doktorit në këtë periudhë që jemi",-tha Kallanxhi.

"Njeriu më i kërkuar në Vlorë sot në Google është Sali Berisha,kurse Lulëzim Basha sot është njeriu më i kërkuar në Fier.Kurse çuditërisht Edi Rama është më i kërkuari në Gjirokastër.

Wednesday, December 15, 2021

Ja si Iliri do e fitojë Big Brother! Borxhi i madh që pronarja e Top Channel i ka balerinit prej vitesh


 E mbani mend spektaklin "Dancing with the Stars" në Vizion Plus? Ka qënë një nga prodhimet më të famshme të këtij televizioni.Nëse kthehni pas në kohë dhe kujtoni një nga sezonet e këtij spektakli,kuptoni se trashëgimtarja e Top Channel,Lori Hoxha ka konkurruar dhe ka fituar aty.

Ajo arriti të mposhtë në finale të preferuarën e publikut atë sezon që ishte Flaka Krelani vetëm falë fjalës finale të Ilirit,që ishte kryetar i këtij spektakli dhe praktikisht i vetmi specialist ne panel,fjala e të cilit peshonte shumë.

Pra duke patur parasysh se Iliri është një nga favoritët për ta fituar BBV,Lori Hoxha mund ta shpallë atë fitues duke marrë parasysh,që ky i fundit i dha fitoren vite më parë.

Një arsye tjetër përse Iliri mund ta fitojë BBV është sepse fama e tij në Itali është mjaft e madhe.Dhe një fitore e tij do të bënte bujë në mediat Italiane dhe kjo do të ishte shumë favorizuese për marketingun e Top Channel përtej Adriatikut.




E sigurt që Bora ka për t'i vënë vizën përgjithmonë tani,Donaldi me deklaratë të fortë për Beatrix


 Raporti Beatrix-Donald mbetet pa dyshim një prej temave më të diskutuara në shtëpi, dhe jashtë.Sot të dy ata iu janë përgjigjur të gjithë dyshimeve të banorëve,mes tyre Arjolës,Antonelës dhe Big Mamës.

Antonela kishte hedhur dyshime se sa kjo lidhje mund të zgjasë jashtë.Sakaq dy banoret e tjera janë shprehur se Beatrix nuk bën asgjë përveç se lyhet e puthet me Donaldin.

Por duket se Beatrix dhe aktori janë më të sigurt se kurrë për njëri-tjetrin."Bëni çfarë të doni,kalleni shtëpinë,unë këtë djalë e dua dhe ju e dini",-tha Beatrix.

Edhe Donaldi nga ana tjetër tha se këngëtarja ishte njeriu që ai pëlqente dhe donte.

"Unë e dua,më bën të ndihem mirë.Kam parë tek kjo sinqeritet që mbase nuk e kam parë tek askush nga vajzat e tjera.Kam të drejtën time dhe ajo që bëra do burrëri.Nuk lejoj askënd ta përdorë këtë raport për lojë."

Mes të tjerash ai tha:"Dua ta ha",-batutë kjo që mori duartrokitje nga publiku.


Tuesday, December 14, 2021

"Dalim menjëherë nga shtëpia",konkurrenti i BBV tmerrohet nga ajo që shikon në ëndërr dhe shpërthen në lot


 Disa çaste më parë,konkurrenti Dj Dagz është zgjuar nga gjumi dhe ka shpërthyer në lot.Banorët janë shqetëduar dhe të gjithë e kanë pyetur se çfarë ka.

Arbri u ka treguar se ka parë një familjar në ëndërr në gjendje shumë të rëndë."Ishte shumë ëndërr e keqe,kur më del pamja përpara më vjen të qaj direkt",-tha ai.

Në anën tjetër Dj PM i është drejtuar duke i thënë se nëse ai do mund të dalin direkt nga shtëpia.

Por Arbri i ka thenë atij jo.Kujtojmë se dyshja janë një konkurrent i vetëm në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Monday, December 13, 2021

Bora i dërgon letër Donaldit në Big Brother?Beatrix e lexon dhe shpërthen në lot (Video)


Lidhja e Beatriks Ramosaj dhd Donald Veshaj në Big Brother ka bërë bujë të madhe dhe raporti i tyre po vazhdoj të komentohet edhe sot.

Kjo edhe për faktin që aktori konsiderohej se kishte lënë jashtë shtëpisë një histori tjetër dashuri me Bora Zemanin.

Dy ditë më parë Ledri Vula surprizoi dy miqtë e tij,Dj Dagz dhe Dj PM,ku më pas takoi edhe banorët e tjerë,derisa u tha se publiku po i ndjek shumë ata.

Menjëherë pas spektaklit,Beatriks ka gjetur një ketër në oborr,e cila sipas ndjekësve ishte nga Bora për Donaldin.Dyshimet se kjo gjë është e vërtetë po bën namin në rrjet.

E gjithë skena ka nisur nga këngëtarja e cila gjeti edhe letrën.

 Ajo ka nisur ta lexojë dhe menjëherë pas kësaj është thirrur në dhomën e rrëfimit.

Komentuesit sqarojnë se letra është futur nga Ledri Vula,siç duket rastësisht ketra ka rënë në oborr dhe është gjetur nga Trixa.

Kjo e fundit është parë të dalë duke qarë nga dhoma e rrëfimit,por arsyet kanë mbetur të paqarta.



Sunday, December 12, 2021

LAJMI I FUNDIT! Bora Zemani përfundon në spital,pranë i qëndron Semi (Foto)


 Personazhi më i komentuar i muajit të fundit,Bora Zemani është hospitalizuar.Lajmi është bërë i ditur nga mikesha e saj,Semi Jaupaj.

Ajo ka postuar një fotografi nga spitali ku ka shkuar për vizitë.Dora e Borës është me serume."Në të mirë e në të keq,gjithmonë bashk"- ka shkruar Semi.

Problemi shëndetsor nuk është precizuar por ne urojmë që Bora ta kalojë sa më shpejt dhe të mos ketë pasoja serioze.



Friday, December 10, 2021

Banorët e Big Brother paguhen me rrogë javore!Mësoni sa kanë fituar Donaldi dhe Iliri deri tani

 


A e keni menduar ndonjëherë sesi binden Vipat të bëhen pjesë e Big Brother VIP?Cili është argumenti i Top Channel,fama,marketingu,çmimi i madh apo...paga e tyre javore?

Nëse nuk e kishit menduar vet më përpara mësojeni sot.Yjet që janë futur në shtëpinë më të famshme në Shqipëri paguhen për çdo javë që kalojnë brenda saj.Paga javore është 1500€.

Jo keq apo jo?Me këtë shifër nëse e mban lojën për të paktën 1 muaj kthehesh në shtëpi me 6000 euro.Thënë ndryshe një aktivizim 20 metra larg zyrave të Topit vlen sa rroga vjetore e një shqiptari mesatar.

Llogariteni vet se sa kanë fituar deri tani personazhe si Iliri,Donaldi apo Arjola që kanë mbi dy muaj në BBV.Sikur të mos mjaftonte çmimi i madh prej 100 mijë euro,ata paguhen edhe për çdo javë qëndrimi.

Zbulohet se kush i nxjerr personazhet jashtë shtëpisë,nuk janë votat e publikut

 


Një dilemë e madhe në reality show të tillë ka të bëjë me daljen e personazheve jashtë shtëpisë.Kush i nxjerr jashtë ato,publiku apo produksioni?Epo ky është një hall më vete por një përgjigje për të shuajtur kureshtjen ne e kemi për të gjithë nga emisioni D-Night.

Dajana:"Kledi mendon që ishin votat e publikut ato që të nxorrën jashtë shtëpisë?"

Kledi:"Unë mendoj që publiku më ka nxjerrë."(qesh)

Dajana:"Po ti Anaid pse kthehesh kundër kamerave?"

Kledi:"Unë nuk të flasë shumë dhe të jap ndonjë koment,thjesht njerëzit e kanë parë dhe ato le të mendojnë vetë!"

Dajana:"Pra ti mendon që çdo njeri që del nga aty e nxjerr publiku?"

Kledi:"Kështu do ishte mirë po të ndodhte dhe shpresoj që të jetë kështu."

Anaid (ish-fitues i Big Brother):"Ne të dy ishim të ftuar në një emision dhe doli se 70% ose më shumë e njerëzve donin që Kledi të mos dilte.Mbase ato që votojnë nuk janë ato që votojnë në Instagram mund të jenë disa të tjerë nga ndnj planet tjetër."

Nami!Ledri Vula dhe Ylli Limani do të hyjnë sot në BBV

 


Dy këngëtarët e njohur nga Kosova pritet të hynë sot në Big Brother VIP.Sipas burimeve të lajmi.net sot pritet që Ylli dhe Ledri t'i bashkohen shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Nuk dihet ende nëse ata do të jenë banorë të rinj apo do të hynë thjesht për të argëtuar banorët brenda shtëpisë.

Ajo që na mbetet është të presim spektaklin e sotëm me fillim nga ora 21:00 në Top Channel.

Sot na pret një natë shumë e zjarrtë në BBV,pasi do të diskutohen shumë ngjarje,episode brenda shtëpisë që ngjallin shumë debate.Një nga tre banorët do largohet sot,tre të nominuarit janë Sabiani,Antonela dhe Meridiani.

Ikën dhe Bora Zemani nga "Përputhen",ja kush do e zëvendësojë


 Tashmë dihet se sezoni i ardhshëm i Përputhen do të pësojë ndryshime të mëdha jo vetëm në format,por edhe në autorësi e moderim.

Autorja e 3 sezoneve,Olsa Muhamedi e ka deklaruar para disa kohësh që ky do të jetë sezoni i fundit që bën këtë emision,sepse ka nevojë për pushim.

Po sipas informacioneve të fundit nuk do të iki vetëm Olsa nga Përputhen,por edhe moderatorja Bora Zemani.Kjo e fundit është vënë pak në pozitë të vështirë në Top Channel për shkak të situatës me Donaldin.

Nga tani kanë nisur fjalët e para se kush do të jetë prezantuesja dhe autorja e sezonit të ri të Përputhen.Dy emrat më të përfolur për të marrë këtë post janë ai i Luana Vjollcës dhe Klea Hutës.

Megjithatë mbetet të shihet sezonin e ardhshëm se kush do jetë prezantuesja që do të zëvendësojë Borën.

Thursday, December 9, 2021

Beatriksi e përqafon,Donaldi nuk duron dot më dhe i fut duart në vendin intim

 


Marrëdhënia e Beatriksit dhe Donaldit është komentuar dhe kritikuar shumë,pasi u konsiderua si një tradhëti kundrejt Bora Zemanit.Megjithatë dyshja kanë hedhur pas krahëve çdo fjalë dhe vazhdojnë të lumtur romancën e tyre.

Këngëtara dhe aktori shkëmbejnë gjatë gjithë kohës puthje e përqafime,ndërsa kanëy fjetur edhe në krevat bashkë.Ndërsa në një video të bërë virale në rrjetet sociale,është momenti kur Donaldi prek në pjesët intime Beatriksin.

Dyshja po qëndronte në divan,kur në një moment këngëtarja afrohet dhe përqafon aktorin,kurse ky i fundit e prek nga pjesët intime duke mos u përmbajtur para kamerave.

Video👇



Wednesday, December 8, 2021

Pas takimit të Romeos me Donaldin dhe mesazhin që i dha për lidhjen e re reagon Bora Zemani?


 Gjatë mbrëmjes së djeshme në shtëpinë e BBV hyri Romeo i cili takoi vëllain e tij binjak Donaldin dhe për pak çaste e zëvendësoi atë mes banorëve.

Takimi mes dy vëllezërve ishte shumë emocionues dhe Romeo i dha disa mesazhe Donaldit.Si fillim ai i tha që të mos e vriste mendjen për asgjë por të bënte atë që ndjen.

Gjithashtu ai i tha se u tregua burrë dhe se për këtë i jepte dorën duke lënë të nënkuptuar se iu referua historisë së tij me Borën.Si duket ka ardhur edhe një reagim nga Bora.

Kjo e fundit ka postuar një foto në Instastory,një foto ku duket e kuruar deri në detaj dhe e veshur në mënyrë shumë elegante në studion e Përputhen.Kështu Bora iu tregoi të gjithëve se pavarësisht zhurmës në rrjet ajo vazhdon me rutinën e saj të zakonshme dhe se e ka lënë pas krahëve këtë histori të mbyllur tashmë.



Tuesday, December 7, 2021

Pak para se të hyjë në BBV,Romeo Veshaj ka diçka për të thënë (Foto)


 Mbrëmja e sotme e BBV pritet të jetë me emocione të mëdha për Donald Veshaj.Vëllai i tij binjak do të hyjë brenda shtëpisë më të famshme për ta zëvendësuar.

Tashmë konfirmimi erdhi edhe nga vetë Romeo:

"Tonight is the night" #cantwait @donaldveshaj

(Sot është nata.Mezi pres)-shkruan ai.

Kujtojmë që javën e kaluar gjatë spektaklit Romeo i bëri Donaldit një surprizë mjaft emocionuese.


Vetë Big Brother e ka pohuar diçka të tillë.

"A do ta kuptojnë banorët se në vend të Donaldit do të jetë Romeo?"-thuhet në një video të publikuar nga produksioni.

Ritvana i jep fund aventurës në Përputhen,zbulohet arsyeja(Foto)

 


Konkurrentja e Përputhen,Ritvana Fetahu zbuloi pak javë më parë se ishte në pritje të disa analizave shëndetësore dhe më pas do të vendoste nëse do e vazhdonte më tej aventurën e saj në emisionin e dashurisë.

Kohët e fundit ajo ka munguar shpesh në
emision dhe ka thënë se bëhet fjalë për diçka serioze.

Ndërkohë së fundmi Ritvana ka treguar se është larguar përfundimisht nga Përputhen.

Përmes një postimi në Instagram ajo ka bërë të ditur se nuk do të jetë më pjesë e programit të dashurisë dhe se kjo nuk ka lidhje me trekëndëshin e formuar mes saj,Mikelës dhe Erionit.