Thursday, March 31, 2022

Bora Zemani tallet me Donald Veshajn? Videoja që publikoi po bën namin në rrjet

 


Historia e Borës dhe Donaldin padyshim na ka bërë për vete të gjithëve.Kohëve të fundit është përfolur se ata janë pajtuar me njëri-tjetrin,mirëpo asgjë nuk është konfirmuar edhe pse ka disa prova për këtë.

Falë historisë së tyre,çdo veprim apo postim që ata bëjnë përkthehet nga ndjekësit si thumb apo sinjal kundrejt njëri-tjetrit.

Së fundmi Bora Zemani ka postuar në Tik Tok një video ku përmes një zëri gazmor shprehet "i shëmtuar më dukesh".

Këtë video ndjekësit e kanë lidhur me një frazë që Donaldi ka thënë brenda shtëpisë së Big Brother "Më duket vetja super i shpifur".

Mendoni se Bora ka dashur të "tallet" me Donaldin?



Postoi shprehjen "Si mos të të them po",Donaldi zbulon për kë e kishte

 


Aktori dhe ish-banori i BBV,Donald Veshaj aktualisht po shijon suksesin e këngës "Nuk je".Për realizimin e këngës ai bashkëpunoi me Elgit Dodën,me të cilin pritet të bashkëpunojë me së shpejti.

Para pak ditësh Donaldi publikoi një story në të cilën kishte shkruar:"Si mos me të thon ty po?"

Disa burime kanë zbuluar se kjo frazë e shkruar nga Donaldi ka të bëjë me këngën që do të publikojë me Elgitin.

Se kujt do i dedikohet kjo këngë nuk dihet ende,na mbetet të presim deri në publikimin e këtij projekti.

A janë bashkuar apo jo? Bora Zemani kapet "mat" me nënën e Donaldit

 


A janë sërish bashkë Bora dhe Donaldi?

Kjo është një pyetje,përgjigjen e së cilës nuk do ta dimë kurrë deri në konfirmimin nga njëra palë.Prej disa ditësh po përflitet për një ribashkim të mundshëm,pas lajmeve se ata shkuan bashkë në Vjenë apo faktit që makina e Donaldit u ndodh poshtë shtëpisë së Borës.

Se çfarë po ndodh nuk dihet me siguri dhe pa u sqaruar mirë këto situata,fansat kanë kapur një detaj mjaft interesant.

Bora Zemani ndjek në Instagram nënën e Donaldit, Lela Veshajn.Ky detaj hedh edhe më shumë dyshimet se dyshja janë pajtuar me njëri-tjetrin.






Wednesday, March 30, 2022

U tha se ishte me Borën në Vjenë,reagon Donaldi

 


Donaldi dhe Bora kanë bërë gjithë shqiptarët për vete me historinë e tyre.Pas lajmit se dyshja janë takuar në Vjenë,Donaldi ka reaguar me një shprehje në rrjete sociale.

"Si mos me të thënë unë ty po", ka shkruar Donaldi.Kaq ka mjaftuar që ndjekësit të vërsulen me komente ku e kanë marrë këtë status të Donaldit si një konfirmim të lidhjes së tij me Borën.



Çfarë nuk thanë dhe çfarë nuk bënë ndaj njëri-tjetrit,Alvisa rikthehet me Hysenin?

 


Me siguri që historia e tyre këtë sezon në Përputhen iu kujtohet të gjithëve.Bëhet fjalë për Alvisa Qarrin dhe Hysenin,të cilët kishin patur një lidhje para se të hynin në emision.

Ata u përplasën me njëri-tjetrin përgjatë emisionit,madje edhe pasi dolën jashtë tij vazhduan kunjat dhe thumbimet.

Mirëpo kohët e fundit duket se diçka ka ndodhur mes ish-çiftit.Një status i fundit i Hysenit i ka bërë të gjithë të besojnë se tashmë dyshja është kthyer bashkë.

"Në sytë e mi ajo është e gjithë bota",ka shkruar Hyseni.



Emisioni në TCH? Jo,jo! Donaldi dhe Romeo vijnë me një super projekt të ri

 


Donald Veshaj po i korr frytet e famës që mori në Big Brother VIP.Tashmë aktori vlonjat është një nga emrat më të përfolur në Shqipëri.

Ndërkohë që jemi në pritje të emisionit të tij së bashku me Romeon,Donaldi ka publikuar një këngë së funmi dhe pritet të publikohet edhe një tjerër në vazhdim.

Ka qënë Elgit Doda që ka ndarë një postim nga studioja duke etiketuar dy binjakët dhe me siguri bëhet fjalë për një bashkë punim mes tyre.



Sistemi TIMS zbulon takimin e dytë të Bora Zemanit dhe Donald Veshaj

 


Ditë më parë në media qarkulluan disa foto ku dukej makina e Donaldit parkuar poshtë shtëpisë së Bora Zemanit.Pra sinjali i parë i bashkimit ishte një foto.

Së fundmi ka qënë Olti Curri ai që ka njoftuar ndjekësit në Instagram me pyetjen:"Po lexoj që Sabiani me Ilirin janë në Vienë".

Një ndjekës menjëherë përgjigjet:"Në sistemin TIMS,Donaldi është nisur dje në orën 4 e 30,Bora në 14 e 30." Kaq mjaftoi që fansat të dyshojnë edhe për një takim të dytë.

Nuk dihet ende nëse dyshja janë takuar me njëri-tjetrin apo jo,mbetet të shihet në vijim.

Tuesday, March 29, 2022

Bora mungoi në "Përputhen" sepse ka qënë në Vienë me Donaldin?

 


Bora dhe Donaldi janë ribashkuar sërish? Burimet e "Rozë" bëjnë të ditur se ata janë parë së bashku në Vjenë të Austrisë këto ditë.Nëse është e vërtetë kjo gjë do të thotë se ata janë pajtuar.

Këtyre zërave i shtohet edhe fakti se Bora ka munguar në xhirimet e Prime të emisionit Përputhen,i cili është transmetuar të shtunën dhe nuk u dha asnjë aryse për mungesën e saj.

Gjithashtu Donaldi ka postuar një fotografi nga aeroporti duke mos treguar lokacionin.Kujtojmë që pak ditë më parë u përfol se Donaldi dhe Bora u takuan në shtëpinë e kësaj të fundit.



Mevlani rrëmben Efin,zbulohet çfarë do të ndodhë nesër në "Përputhen"

 


Ditën e mërkurë në "Përputhen" do të transmetohet takimi midis Mevlanit dhe konkurrentes së re,Filloretës.

Në pjesën më të madhe të takimit flitet për këngën e Mevlanit,por përveç takimit do të kemi edhe një kërcim mes tij dhe Efit,që na tregon se marrëdhënia e tyre është rregulluar.

Pas kërcimit Filloreta do të mërzitet shumë dhe do të largohet nga sudio.Kërcimin e tyre do ta shikojë edhe Samiu dhe pritet që mes tij dhe Efit të ketë një krisje.

Laporta thyhen heshtjen! A do të kthehet Messi? Ja përgjigjja befasuese e tij

 


Joan Laporta,presidenti i Barcelonës ka dhënë një intervistë ditën e sotme,ku nuk kanë munguar pyetjet për një rikthim të mundshëm të Leo Messit.Ai ka thënë:

"Nuk jemi në kontakt me Messin.Ai është tek PSG dhe nuk ishte në planet tona që ai të largohej,por nuk mund të rrezikoja klubin.Unë nuk kam marrë një mesazh nga Leo apo agjentët e tij për një rikthim të mundshëm dhe e vërteta është se ne nuk po mendojmë për këtë për momentin,por Messi është Messi,ai është më i miri në botë dhe është një fitues."

LAJM I FUNDIT! Olsa Muhamedi pëson aksident me makinën e re

 


Olsa Muhamedi ka pasur një fillim jave tmerr në kuptimin e plotë të fjalës.Autorja e Përputhen ka pësuar aksident me makinën e saj të re,të cilën ka vetëm 3 muaj që e ka marrë.

"Ke parasysh! 3 muaj makina a e re dhe ta përplasin dy studente",është shprehur ajo në Instastory.

Madje ajo ka treguar edhe një moment të pazakontë që i ka ndodhur pasi në momentin pas përplasjes e kanë pyetur rreth Pëputhen e jo për gjendjen e saj.

"E ndërkohë që je tym,më pyesin rreth Përputhen",vazhdoi ajo paksa e revoltuar.

Gjëndja e saj shëndetësore është e mirë.



Sot në Përputhen do të transmetohet takimi Efi-Sami,ja çfarë do të ndodhë

 


Sot në Përputhen do të transmetohet takimi midis Efit dhe Samiut,gjë që tregon se ata vazhdojnë të kenë interes për njëri-tjetrin.

Në puntatën e sotme,Samiu do të tregojë një histori apo më saktë një probelm familjar që ai ka.Dhe duke iu shprehur Efit thuhet se marrëdhënie e tyre do të rregullohet disi pas mërzitjes së Samiut,kur Efi po bisedonte me Mevlanin.

Mbetet të shihet se si do të vijojë marrëdhënia e këtij çifti.

Beatrix i befason të gjithë,publikon video me këngën e Borës dhe Donaldit

 


Trekëndëshi më i famshëm në Shqipëri,Bora-Donald-Beatrix vazhdon akoma.Së fundmi në Tik Tok është bërë virale një video kur Trixa ishte në Big Brother VIP.

Po pse është bërë virale? Ajo bën thirrje që fëmijët mos konsumojnë lëndë,por ajo që merr vëmendje është kënga që dëgjohet në sfondin e videos.Në sfond është "TL" kënga e Donaldit,i cili ja dedikoi Borës.

Kjo video është fshirë mirëpo është kapur në momentin që është postuar.

Video👇



Monday, March 28, 2022

Bora tregon linjat perfekte,vëmendjen e të gjithëve e merr komenti epik që lidhet me Donaldin

 


Moderatorja Bora Zemani ka postuar së fundmi një foto në Instagram,e veshur me një fustan të gjelbër dhe flokët e shtrira,duke marrë shumë komente për pamjen e saj.

Mirëpo si gjithmonë në postimet e saj nuk kanë munguar kometet rreth Donaldit.Këtë herë një koment ka tërhequr vëmendje po aq sa postimi i Borës.

"Ooo yll të ka thënë Donaldi mbaj hudhër me vete",ishte njëri ndër komentet që bënë komentuesit.



Arbana Osmani ka dy fjalë për Fjoralba Ponarin pas sherrit të ashpër

 


Pak kohë më parë gjatë periudhës së Big Brother VIP sipas shumë burimeve u përfol për një sherr me Arbana Osmanit dhe Fjoralba Ponarit,me preteksin se kjo e fundit i dha informacione Einxhelit kur u fut në Big Brother.

Mirëpo pavarësisht kësaj duket se raporti i tyre është rregulluar dhe këtë e ka nënkuptuar vetë Arbana përmes postimit të saj të fundit në Instagram.

Ajo ka publikuar një foto të Fjoralbës nga Portokallia krahas së cilës ka shkruar:

"E bukur,trime,e guximshme".




Ronaldo planifikon largimin nga United:tradhëti e bujshme në horizont

 


Eksperienca e dytë e Ronalos tek United nuk ka shkuar ashtu si duhet.Kohët e fundit ka shumë zëra që thonë se portugezi dëshrion t'i japë lamtumirën ekipit të tij në fund të sezonit.

Sipas El National.cat ndër të tjera transferimii toj mund të marrë formën e një tradhëtie të bujshme,pasi agjenti i lojtarit e ka ofruar kartonin e tij tek Barcelona.

Joan Laporta është në kërkim të lojtarëve të mirë me kosto të ulët dhe çmimi i portugezit nuk do të ishte një problem.Megjithatë na duhet të presim deri në verë për të parë se çdo të ndodhë.

Çfarë po ndodh me shtëpinë e dhuruar nga BBV? Arjola Demiri tregohet e sinqertë

 


Arjola Demiri edhe pse nuk fitoi BBV mori një dhuratë shumë të madhe nga Top Channel.Aktorja mori një shpi në lagjen më të mirë të Tiranës.

Së fundmi ajo ishte e ftuar në "Wake Up" ku foli për jetën e saj pas BBV,eksperiencë të cilën e dallon nga ato të mëhershmet.Ajo tha se ka marrë oferta nga Kosova,ndërsa për shtëpinë u shpreh se është në ndërtim e sipër.

Pyetja:"Në çfarë faze je me shtëpinë e re?"

Arjola:"Shtëpia është në ndërtim.E kam bërë projektin,në mendje i kam të gjitha detajet.Po vendosim për ngjyrën e kuzhinës dhe të dhomave."

"Kur e thoja unë nuk e kuptonin!",Ilir Shaqiri thumbon hapur Donaldin

 



Marrëdhënia e Ilir Shaqirit me Donald Veshajn është diskutuat shumë edhe pas përfundmit të Big Brother VIP,për shkak të rivalitetit të madh mes tyre.

Megjithse kishte pak kohë që kishin rënë në qetësi,së fundmi Ilir pëmres një statusi në Instastory ka bërë një ironizim që me shumë mundësi e ka kundrejt Donaldit.

Ai ka shpërndarë një thënie ku shkruhet:"Miku i të gjithëve,është miku i askujt",teksa krah saj shkruan:"Kur e thoja unë nuk e kuptonin".

Dyshimet janë ngritur se ky status mund të jetë për Donaldin,pasi ai ka thënë se përpiqet t'i bëjë shokë të gjithë,për lojë dhe për interes,se nuk i do realisht ata.

Sunday, March 27, 2022

"Të dua",Arditi nxjerr keq Beniadën,publikon bisedat me të

 


Ish banori i Big Brother VIP ka bërë së fundmi një bisedë me ndjekësit në Instagram ku i janë drejtuar pyetje nga më të ndyshmet.

Në një prej të cilave i kërkohej të publikonte bisedën e fundit me Beniadën.Arditi nuk ka hezituar të publikojë një "screenshot" të bisedës së tyre të fundit.

Arditi:Po të ngacmoj hahahaha

Beniada:Budalla,shko të flesh tani

Arditi:Mos fol në gjumë se le nam

Beniada:Pfff

Arditi:Natën e dashur të dua

Kjo ishte biseda e publikuar nga Arditi krahas së cilës ka shkruar "Beniada do të më vrasë"



E ka bërë bllok në Instagram,Jasmina thumbon keq Sindin

 


Ish-konkurrentja e Përputhen,Jasmin Kadriu ishte e ftuar së fundmi në "Prive",ku nuk munguan pyetjet rreth Përputhen,të cilave ajo iu përgjigj pa hezitim.

Ndër të tjera,bukuroshja na zbuloi se ka bërë bllok Sindin në Instagram.Jasmina nuk e kurseu një thumb për 24-vjeçaren,teksa tha se duhet të ulet me këmbë në tokë.

"Sindi,nuk e kupton që mund të kesh vetëpëlqim,mund ti thuash vetes që je më e mira,je më e mira,por kur del në jetën reale nuk rrotullohet asgjë rreth teje.Do ti thoja vetëm të ulet me këmbë në tokë dhe për mua është shumë në rregull",u shpreh Jasmina.

Saturday, March 26, 2022

Dikur u përfol se ishin të lidhur,Beatrix i dërgon mesazh reperit të njohur:Më mungon

 


Disa vite më parë,Beatrix Ramosaj u përfol gjatë për një lidhje dashurie me rreperin e famshëm që jeton në Angli,Escobars.

Dyshja shiheshin shpesh me njëri-tjetrin,por lidhja apo marrëdhënie e tyre nuk u konfirmua asnjëherë nga asnjëra palë.

Së fundmi këngëtarja e ka kthyer sërish në vëmemdje rreperin,duke postuar në story projektin e tij të fundit.

"Më mungon shoku im i ngushtë! Kthehu së shpejt",ka shkruar Beatrix mes të tjerash,duke shuar kështu çdo aludim se mes tyre mund të ketë pasur një lidhje dashurie.



Sot në Prime do të kemi surpriza,zbulohet konkurrentja e re që do të futet (Foto)

 


Po vjen një moment që shumë nga konkurrentët aktualë në Përputhen nuk kanë çtë japin më për publikun dhe Olsa Muhamedi po afron prurje të reja për t'i dhënë gjallëri emisioit.

Sot në Prime pritet të hyjë një konkurrente e re,e cila quhet Filloreta Pira dhe në profilin e saj në Instagram tregon se është artiste dhe modele.

Sipas burimeve ajo është futur në emision me qëllime të qarta duke shprehur pëlqim vetëm për Mevlanin dhe asnjë nga çunat e tjerë.





Konkurrentja e Përputhen merr vendimin e papritur! Largohet përfundimisht nga emisioni

 


Para pak kohësh pjesë e Përputhen u bë një konkurrente shumë interesante.Bëhet fjalë për Çiljetën,e cila bëri shumë bujë pasi ajo ka edhe një fëmijë.

Mirëpo së fundmi bukorshja ka marrë një vendim të papritur për tu larguar përfundimisht nga emisioni.

Sot në Prime ajo do të tregojë arsyen përse ka munguar këto ditë dhe përse ka vendosur të largohet nga programi.

Mendohet që arsyeja të jetë vajza e saj,për të cilën duhet të kujdeset dhe pjesmarrja në emision ja kufizon këtë.



"Hale që gëlltit fekale",Meridiani nuk përmbahet ndaj Arjan Konomit

 


Meridian Ramçaj ka qënë i ftuar së fundmi në emisionin "Glamour Zone" të Ester Bylykut,ku ka folur për eksperiencat e tij përkatësisht në Big Brother dhe Përputhen.

Ai u ndal tek sherri që ka pasur me Arjan Konomin,për të cilin ka hedhur edhe shumë statuse në Instagram.Meridiani ka zbuluar se si nisi gjithçka mes tyre,që më pas degradoi edhe në ofendime të rënda.

Arjani e ka quajtur Meridianin "Hale,që gëlltit fekale",dhe kjo për të nuk ka qënë diçka normale.

Po nuk mbaron me kaq,pasi Meridiani u shpreh se Arjani i ka futur edhe miq që të ndalonte postime në rrjete sociale.

Arjan Konomi komenton Big Brother gjatë Përputhen,Bora Zemani habit me reagimin e saj

 


Në puntatën e djeshme të Përputhen konkurrentët u përballën me komentet negative që publiku ka bërë për ta dhe në një moment Bora pyet Arjanin se çfarë mendon për këto komente.

Opinionisti kujtoi Big Brother dhe komentet me gjuhë urrejtje që pati në atë periudhë,të cilat produksioni i mbylli.Ndonëse Arjani nuk përmendi emra,produksioni i mbylli komentet në kohën kur diskutohej shumë lidhja e Donaldit dhe Beatrix.

Bora pas rrëfimit të opinionistit,reagoi duke e mbështetur mendimin e tij.

Bora do mungojë nesër në Përputhen Prime pas takimit me Donaldin! Mbrëmë nuk ishte thjesht një takim

 


Siç mund ta keni marrë vesh tashmë,mbrëmjen e djeshme është përfolur për një takim të mundshëm midis Borës dhe Donaldit,pasi makina e këtij të fundit u gjet e parkuar poshtë pallatit të moderatores.

Mirëpo ende nuk dihet qartësisht se çfarë ka folur dyshja mes tyre.Sipas asaj që raporton Pamfleti,bëhet me dije se Bora Zemani ka shfaqur të vjella dhe Donaldi ka shkuar për tu informuar mbi shëndetin e saj.

Gjithashtu Bora do të mungojë në Përputhen Prime dhe atë e ka zëvendësuar Elona Duro.Se çfarë pritet të ndodhë në vazhdim lidhur me historinë e Borës dhe Donaldit është ende e paqartë.

Friday, March 25, 2022

Pasi u përfol se u takua mbrëmë me Donaldin,reagon për herë të parë Bora Zemani

 


Ditën e djeshme u raportua se Donaldi kishte parkuar makinën e tij poshtë apartamentit të Borës diku në Kodrën e Diellit ku u tha se dyshja ishin takuar me njëri-tjetrin.

Ky lajm bëri xhiro në rrjet,ndaj Bora Zemani vendosi të reagonte edhe pse jo drejtpërdrejt.Moderatorja ka publikuar disa foto nga apartamenti i ri që u tha se e ka blerë së fundmi.Por ajo që ra në sy ishte mbishkrimi.

"Pluhur ka po ska profesionistë",ka shkruar Bora duke quajtur jo profesionale lajmet.Pra nënkuptohet se lajmi i takimit të saj me Donaldin nuk ka ndodhur.



Donaldi takon Borën? Reagon për herë të parë Trixa

 


Këngëtarja Beatrix Ramosaj ka postuar së fundmi një video në story ku tregon linjat e saj gati perfekte me shkrimin:

"Më falni por jam duke provuar që ta inspiroj veten për të ushtruar në këto momente",ka qënë përshkrimi që ka vendosur Trixa.

Duke qënë se videoja është postuar fill pas lajmeve se Bora me Donaldin janë takuar,shumë njerëz e kanë mendiar si një përgjigje për ti treguar Donaldit se çfarë ka humbur.



Çfarë ndodhi mbrëmë në shtëpinë e Borës,zbulohet biseda me Donaldin

 


Siç edhe mund ta keni marrë vesh tashmë po flitet për një takim të mundshëm mes Borës dhe Donaldit mbrëmjen e kaluar.

Shumë njerëz janë bërë kuriozë se cila mund të ketë qënë tema e diskutimit të tyre,duke qënë se të gjithë janë në dijeni për historinë e tyre.

Sipas Kryefjala.com një pjesë e bisedës së tyre ka qënë pikërisht për situatën e krijuar mes palëve.Ata kanë folur dhe duket se kanë pasur sërish mosdakordësi mes tyre,por i rëndësishëm është fakti që ata janë takuar me njëri-tjetrin.

Nuk ka ku të shkojë më keq:Juventus përjashtohet nga Seria A?

 


Juventus është ende duke u hetuar nga autoritetet italiane,të cilat besojnë se mund të ketë marrëveshje sekrete me disa nga lojtarët e tyre përsa i përket pagesave të pagave të shtyra gjatë pandemisë Covid-19.

Drejtuesit i kanë kërkuar disa lojtarëve që ti shtynin pagat për disa muaj,por duket se kishin dhe një marrëveshje që do t'i ndihmonte financat e klubit por provat nuk janë gjetur në selinë e klubit.

Raporti i hetuesve pretendon se mund të ketë një marrëveshje sekrete midis Juventusit dhe disa lojtarëve dhe mediat italiane nuk e përjashtojnë mundësinë që Zonja e Vjetër të përjashtohet nga Seria A. 

Ritvana e Përputhen është bërë mami? Ish-konkurrentja na habit të gjithëve

 


Ish-konkurrentja e këtij sezoni në Përputhen,Ritvana ka bërë një bisedë me ndjekësit në rrjete sociale,ku i kanë dërguar pyetje nga më të ndryshmet.

Një prej tyre ka qënë e çuditshme mirëpo ajo çka ka habitur më shumë ka qënë përgjigja e Ritvanës.

"A je mami apo nuk je?",ka shkruar ndjekësi.

"A tregohen të gjitha thua...?",është përgjigjur Ritvana,duke krijuar konfuzitet tek ndjekësit.



Siii? Mevlani merr rrogë mujore nga Përputhen,ja sa paguhet ai

 


Një nga surprizat e këtij sezoni në Përputhen ishte rikthimi i disa konkurrentëve të vjetër nga edicioni i kaluar,një prej të cilëve ishte dhe Mevlan Shaba.

Burime për Iconstyle.al bëjnë me dije se konkurrenti paguhet çdo muaj për të qënë pjesë e emisionit.

Në një video live në Tik Tok një javë më parë,ish-konkurrentja Alvisa Qarri dhe vëllai i Mevlanit diskutuan çështjen e pagesës së Mevlanit,që ishte mëse e dukshme se dihej prej të dyve;ai paguhet.

U nda nga Andi apo janë ende bashkë? Melisa nuk duron dot më dhe tregon të vërtetën

 


Andi dhe Melisa janë i vetmi çift i Përputhen 2 që vazhdojnë të jenë akoma në krahët e njëri-tjerit.Mirëpo pak ditë më parë,Melisa mori vëmendjen e të gjithëve me postimet e bëra në Instagram që nënkuptonin ndarjen me Andin.

Shumë njerëz e quajtën këtë një lojë të çiftit për të qënë në qendër të vëmendjes.Sot përmes një postimi në Instastory Melisa ka folur për herë të parë për këto lajme.

"Një pyetje jam unë për këto portalet palaço që thonë Melisa dhe Andi u shtirën nuk u ndanë.Çfarë dreqin desha me arrit unë me ndarjen? Këngë nuk nxorra,intervista nuk shkuam.Aman na lini të qetë",tha Melisa.