Saturday, April 30, 2022

Bora Zemani shpërthen në lot,çfarë e preku kaq shumë moderatoren e Përputhen! (Video)

 


Konkurrenti i Përputhen Astriti mori një telefonatë përpara fillimit të programit ku i është bërë me dije se gjendja shëndetësore e babait të tij është përkeqësuar.

Teksa ishte në gjendje të rënduar emocionale ai u pyet edhe nga moderatorja Bora Zemani në lidhje me gjendjen e babait të tij.

"Nuk më tregojnë sepse jam këtu në Tiranë që të mos më mërzisin",tha Astriti i cili nuk i mbajti dot lotët.

Situata e tij preku moderatoren edhe gjithë konkurrentët e tjerë të cilët u përlotën në studio.

"Të mbarojmë edhe këtë pjesë edhe pastaj duhet të vazhdoj.Babain e kam pjesën më të rëndësishme të jetës sime",tha në fund ai.

Video👇



Donaldi nuk lë pa thumbur Einxhelin në emisionin e ri

 

Emisioni i Donaldit dhe Romeos startoi ditën e djeshme dhe në puntatën e parë nuk kishte si të mungonin disa nga momentet më emocionuese të "Big Brother VIP" dhe përfshirja e ish-banorëve të tjerë.

Hyrja e djemve në skenë nisi me audion e një prej mesazheve emocionuese të Romeos ndaj Donaldit gjatë qëndrimit në shtëpi.Më pas ata rikujtuan skenën e takimit të famshëm me Borën,me puthjet dhe lëvizjet e duarve.

Mirëpo gjatë dialogut të dy binjakëve në studio,një fjali u duk si kunjë ndaj Einxhel Shkirës dhe debatit të tyre mbi pagesën gjatë kohës që ata kishin marrëdhënie pune së bashku.

"Do ta nisim tamam se un ta lë emisionin në mes! Unë kontratë skam firmosur për tu paguar sedi sa do paguhem,unë të iki se jam mësuar të iki pa marrë lekë",u shpreh Donaldi.

Fifi tha se do ta hidhte në gjyq,i kundërpërgjigjet Donaldi (Video)

 


Mbrëmjen e djeshme Donaldi dhe Romeo filluan emisionin e tyre "Më lër të flas".Në një sekuencë brenda shtëpisë,Donaldi ka ironizuar edhe me Fifin duke kujtuar vendin ku ajo ka rënë gjendje të fikti.Aty ai hodhi lule.

Fifi ka reaguar pas batutës që bëri Donaldi mbrëmë në emision duke paralajmëruar se do i hidhte vëllezërit Veshaj në gjyq.

E këtij paralajmërimi iu përgjigj edhe Donaldi veçse me Fifin prezente duke lënë të kuptohet se nuk kishte asgjë serioze në këto zhvillime të fundit.Dyshja vazhdojnë të kenë një miqësi shumë të ngushtë që vlerësojnë shumë edhe humorin e njëri tjetrit.





Fifi çon në gjyq binjakët Veshaj pasi u tallën me të mbrëmë në emision (Video)

 


Përveç bisedave dhe lojërave në studio Romeo dhe Donaldi kishin realizuar edhe disa skeçe me të ftuarit e tyre,përkatësisht me Mozzik,i cili kishte hyrë në shtëpinë e BBV.

Fifi ka reaguar pas batutës që bëri Donaldi në emision.Një nga skeçet e emisionit,teksa i tregonte shtëpinë e BBV,aktori i humorit i tregon Mozzikut dhe vendin ku u rrëzua Fifi.

"Këtu u rrëzua Fifi",teksa në dysheme vendosin një tufë me gjethe.

Mirëpo kjo nuk është pritur aspak mirë nga Fifi,e cila thotë se do të përballen në gjyq.Ajo tha:

"Sapo më erdhi një lajm edhe unë mundem të shoh diçka që kam refuzuar ta shoh prej momentit që kam dalë nga Big Brother për arsye që gjithë e dinë pse kam dalë".



Ledion Lico zbulon moderatoren e preferuar në TCH,Donaldit i shkëlqejnë sytë dhe bën reagimin epik

 


Ledion Liço ishte i ftuar mbrëmë në emisionin më të ri në Top Channel "Më lër të flas",ku foli për shumë gjëra pasi kishte një kohë shumë të gjatë pa bërë dalje televizive.

Moderatori nuk hezitoi t'i thoshte hapur preferencat e tij në Top Channel.Donaldi e pyeti se cila ishte moderatorja e tij e preferuar dhe Ledioni tha:

"Moderatorja Bora Zemani mund të bëhet... (ndërpritet nga duartrokitjet e publikut)

Donaldi:"Mendoj se është publiku i 'Përputhen'!"

Ledioni:"Mendoj se po,janë të njëjtët,nuk ka mundësi..."

Donaldi:"Mendon se Bora Zemani..."

Ledioni:"Mendoj se Bora... duke punuar,e shoh në një dritë tjetër."

Donaldi:"Okej më pëlqen".


Friday, April 29, 2022

Kush puth më mirë Bora apo Beatrix? Donaldi befason me përgjigjen e tij

 


Mbrëmjen e djeshme Donaldi dhe Romeo kanë filluar emisionin e tyre "Më lër të flas" në Top Channel.Puntata e parë ka qënë e zjarrtë me shumë të ftuar dhe plot dinamika.

Përveç pyetjeve drejt të ftuarve,disa përgjigje lidhur me çështjet e tij personale ka dhënë edhe vet Donaldi.

Romeo i drejtoi atij një sërë pyetjesh shumë pikante ku njëra ndër to ishte se kush puth më mirë një këngëtare apo një moderatore,sigurisht referuar dy ish-të dashurave të Donaldit.

Megjithatë ky i fundit na ka befasuar me përgjigjen e tij duke mos u shprehur në mënyrë të drejtpërdrejtë:

"Unë mendoj që më mirë puth një këngëtare që më pas bëhet moderatore",u shpreh aktori.



Kush është vajza më s**ksi? Donaldi e thotë troç:Bora...

 


Në emisionin më të ri të Donaldit dhe Romeos përveç intervistave zhvillohen edhe lojëra interesante me të ftuarit ku duhet të zgjedhin nëse duan të pyeten apo të japin një deklaratë të caktuar.

Romeo e pyeti Donaldin rreth vajzës shqiptare më s**si,dhe ai u përgjigj Bora... dhe pas një momenti suspnace disa sekonda përmendi mbiemrin Muzhaqi.

Nuk dihet nëse ky është një provokim për moderatoren apo një moment për ta bërë sa më interesante dhe tërheqëse për publikun puntatën e parë të emisionit.



E ftuara e parë në program Lori Hoxha,i bën ëndrrën realitet Donaldit! I dorëzon çmimin e madh (Video)

 


Sot në mbrëmje ka filluar emisioni i shumëpritur i Donaldit dhe Romeos në Top Channel, "Më lër të flas". E ftuara e parë ishte Lori Hoxha dhe kjo ishte përballja e parë mes tyre pas "sherrit" të përfolur në portale për finalen e BBV.

Donaldi ka folur për herë të parë lidhur me këtë duke e rikrijuar atë natë.Lori i dha çmimin e madh Donaldit,ndërsa përtej humorit aktori deklaroi se nuk është i mërzitur që humbi me Ilir Shaqirin dhe se ai ka fituar zemrat e publikut.

Pas kësaj Donaldi tha se mbi të gjitha është i lumtur që ishte pjesë e atij formati por nuk do të ishte keq edhe nëse do e kishte marrë realisht çmimin e madh.



Marinela e "Love Story" nxjerr zbuluar Albi Nakon:"Më ka ngacmuar se**ualisht..."

 


Ajo është padyshim konkurrentja që do të mbahet mend më gjatë nga "Love Story 2",sidomos për zhurmën e madhe që ka shkaktuar në emision me zënka e saj

Marinela Hysa,ish-konkurrentja e Love Story ka mbajtur brenda vetes një seketet shumë të madh.Së fundmi e ftuar në D-Night ajo ka treguar se është ngacmuar sek..alisht dhe bullizuar shumë.

Sipas Marinelës në moshën 24-vjeçare ,Albi Nako e ka ngacmuar atë sek..alisht për një kohë të gjatë,madje edhe kur ishte i martuar asokohe.

"Më thoshte dua ta bëj me ty që ti të bëhesh Star si Klaudia Pepa.Dua të fejohesh me mua pa u ndarë nga Klaudia akoma.E kishte atë dhe unë ika pastaj", u shpreh ajo.

Samiu dhe Efi puthen në buzë? Ja video që po bën namin (Video)

 


Padyshim historia e tyre ka qënë një nga më interesantet e këtij sezoni në Përputhen.Bëhet fjalë për historinë e Efit dhe Samiut,e cila na ka bërë kurioz për vazhdimësinë e saj.

Samiu u largua para pak ditësh nga Përputhen dhe nga burimet tona kemi mësuar se dhe Efi do të largohet ditën e sotme.

Shumë po pyesin sesi do të vazhdojë marrëdhënia e tyre jashtë emisionit dhe sakaq Mikela ka publikuar një video në InstaStory ku shihet me Erionin dhe dyshen.

"Ja pra një demaskim",shprehet Mikela dhe e kthen kamerën nga Efi dhe Samiu të cilët për pak sa nuk puthen në buzë.

Na mbetet të shohim në vijim nëse ata do të krijojnë një lidhje mes tyre jashtë syrit të kamerave.



Iliri do bëjë dasëm nesër? Monika bëhet bashkë me Antonelën dhe tallen keq me balerinin (Video)

 


Ditën e djeshme në media qarkulloi me shpejtësi lajmi se Ilir Shaqiri do të martohej.U tha se ai do të bënte një festë me rreth 100 persona në qytetin e Durrësit.Ndonëse pak më vonë u tha se ky lajm nuk ishte i vërtetë.

Nisur nga kjo sot Monika Lubonja dhe Antonela kanë publikuar disa video në InstaStory me dilemën e tyre të madhe:është apo jo i vërtetë lajmi.Më tej ato bëjnë ironi dhe batuta me Ilirin dhe lajmin dasmës,ndonëse ato nuk e përmendin,por Antonela e nënkupton kur thotë "Gjino".




Konkurrentja e Përputhen do të lërë sot përfundimisht emisioni, ja arsyeja

 


Siç e dimë tashmë emisioni "Përputhen" është drejt fundit.Edhe pak javë na ndajnë nga përfundimi i sezonit të dytë të këtij programi mjaft të ndjekur.

Ky sezon ka patur mjaft dinamika disa prej të cilave vazhdojnë ende.Ka patur shumë largime nga emisioni dhe një të tillë do të ketë edhe sot.

Bëhet fjalë për Efin, e cila me ndërprerjen e takimeve me Mevlanin dhe me largimin e Samiut nga programi,duket se ka vendosur të dalë single.

Mendohet që këto të jenë arsyet e largimit të saj,por për të tjera detaje na mbetet të presim puntatën e sotme.



Beniada kalon natën me ish-banorin e BBV,çfarë po ndodh mes tyre?

 


Ardit Cuni ka deklaruar se do vijonte njohjen me Beniadën pas daljes nga BBV. Dy ish-banorët kanë kaluar ditën e djeshme në shoqërinë e njëri-tjetrit duke mos ngurruar të ndanin pamjet në rrjete sociale.

Fillimisht ata kanë drekuar dhe më pas janë zhvendosur në shtëpinë e Beniadës.Në fillim të formatit u fol shumë rreth marrëdhënies së tyre dhe u mendua se mund të lindte diçka,por ishte modelja ajo që u tërhoq.

Megjithatë këngëtari ka folur shpesh për Beniadën në dalje të ndryshme televizive dhe madje është shprehur se po pret që ajo të dalë dhe të vijojnë njohjen.Mirëpo Beniada në "E Diell" tha se ajo e sheh si një shok shumë të mirë dhe nuk mund të lidhet me të.

Se çfarë po ndodh vërtet me dyshen këtë nuk e dimë.



Romeo nxjerr zbuluar Donaldin,ja me kë e ndan shtratin (Foto)

 


Romeo dhe Donaldi dhe janë padyshim dyshja më e zhurmshme e momentit.Sot binjakët do të fillojnë emisionin e tyre të shumëpërfolur "Më lër të flas" në Top Channel duke filluar nga ora 21:00.

Si në daljet publike dhe në rrjete sociale ata nuk ngurrojnë të tërheqin vëmendjen e publikut.Së fundmi ka qënë Romeo ai që ka zbuluar se me kë e ndan shtaratin Donaldi dhe nuk është ashtu si mendoni.

Ai shfaqet në të njëjtin shtrat me Romeon dhe krahas postimit shkruan:"Mirë që flemë bashkë por flemë dhe njësoj.Një postim që ka marrë mjaft pëlqime dhe komente pozitive.



Thursday, April 28, 2022

Bora mori një dhuratë të veçantë dhe me anë të saj sapo thumboi Donaldin

 


Pak kohë më parë Bora Zemani bëri një postim me mbishkrimin "Të jesh grua në Shqipëri është punë burrash,ku shfaqej komplet me rroba të zeza.Postimi i Borës u lidh me situatën që ka kaluar moderatorja që kur startoi BBV.

Megjithatë sot ajo ka marrë një surprizë shumë të bukur nga autorja e librit me të njëjtin titull.Djana Marku,autore e librit me titull "Të jesh grua në Shqipëri është punë burrash",i ka dërguar një kopje të librit moderatores me një shënim.

Ndër rreshta vihet re edhe një frazë "edhe për veprimet që bëjnë burrat?" Kjo pjesë është interpretuar si një kunjë drejt Donaldit,i cili me veprimet e tij vuri në një pozitë shumë të vështirë Borën para gjithë shqiptarëve.



Për çfarë u zunë me Donaldin? Romeo e thotë troç në emision,thumb direkt ndaj Beatrix

 


Nesër në orën 21:00 fillon emisioni i shumëpritur "Më lër të flas",me Romeon dhe Donaldin që do të vazhdojë çdo të premte.

Ndërkohë së fundni Romeo ka qënë i ftuar në "Goca dhe Gra" ku iu përgjigj një sërë pyetjesh.Një ndër to ka qënë se çfarë bëjnë sherr me Donaldin,ku ai ka treguar për cështje banale si për shembull kush do çohet të marrëkarikusin.

Më tej Rita Petro ka pyetur nëse ata janë zënë ndonjerë për ndonjë vazjë.

"Po ti nuk i shikon shijet e Donaldit? Unë kam të tjera shije",ka thënë ai duke shtrembuar fytyrën.Ndonëse nga shijet e Donaldit le të kuptojë se nuk i pëlqejnë të dashurat e tij dhe kjo është konsideruar si një thumb për Trixën.

Wednesday, April 27, 2022

A do jetë e ftuar Bora në emisionin "Më lër të flas", Romeo jep përgjigjen epike

 


Romeo Veshaj ka zbuluar detaje nga emisioni i tij "Më lër të flas" që së shpejti do të fillojë në Top Channel,çdo të premte duke nisur nga 29 prilli.

"Nuk ka të bëjë vetëm me çensurën,e menduam unë dhe Ledioni dhe Lori,të njëjtin emër veçmas.Do jemi me kostum,do jemi në trajtën e një 'late night show'.Në puntatën e parë të ftuarit e parë do të jenë bom*ë".

A do jetë Bora Zemani e ftuar në emision? Pas kësaj pyetje Romeo nuk pranoi të përgjigjej dhe nxorri tabelën "Mos më bëj të flas",duke lënë të kuptohej se egzistonte mundësia që moderatorja të jetë e ftuar në të ardhmen.

A i dha ndonjë euro Iliri pasi fitoi çmimin e madh? Sabiani befson me përgjigjen

 


Iliri dhe Sabjani ishin dy nga miqtë më të komentuar gjatë edicionit të parë të Big Brother VIP dhe vazhdojnë të komentohen ende ditët e sotme.

Sabiani doli nga shtëpia disa javë përpara finales duke lënë mikun e tij të vazhdojë lojën i vetëm,i cili fitoi 100 mijë euro.Pasi doli nga shtëpia,këngëtari u shpreh se nëse do të fitonte vet do ta ndante çmimin me Ilirin.

I ftuar së fundmi në "Natën me Aulonën",Sabiani u pyet nga moderatorja:"Ndonjë lekë të dha?" "Këto janë gjëra që na përkasin vetëm mua dhe Ilirit,nuk keni për ti mësuar kurrë",u përgjigj ai.


Shqiptarja më e bukur në histori do të jetë pjesë e BBV2? "Është eksperiencë shumë interesante"



Ajo ishte missi i parë shqiptar dhe një nga femrat më të bukura në Big Brother VIP 2 do të ishte një eksperiencë interesante për Valbona Selimllarin.

Ish-missi tregoi në një intervistë për Top Albania Radio se pavarësisht sa intereante mund të jetë pjesëmarrja,ajo nuk është tipi i këtij formati.

"Nuk qëndroj dot në një vend,tre muaj janë shumë dhe nuk mund të rri pa fëmijët",tha Valbona.

U bë një kohë e gjatë në fakt që Valbonën nuk e kemi parë në ekran ndaj një pjesëmarrje në BBV2 do ishte një vlerë e shtuar për formatin në fjalë.



 

Samiu largohet përfundimisht nga Përputhen,thumbon Mevlanin dhe ka një mesazh për Efin dhe Olsën (Video)

 


Konkurrenti Sami Berisha është larguar përfundimisht nga Përputhen dhe ka lënë një mesazh për Efin dhe produksionin.Ai nuk ka specifikuar asnjë arsye në videon e publikuar në rrjetin social Instagram.

"Nga sot nuk jam më pjesë e Përputhen.Arsyet janë të shumta dhe nuk kam kohë t'i dikutoj sot këtu.Aty po mbizotëron një energji shumë e keqe nga disa njerëz tek të cilët mund të ndalemi tek një pikë tjetër.Por jam shumë falenderues ndaj produksionit dhe i kërkoj falje Olsës që veprova në këtë mënyrë",është shprehur ai.

Sigurisht ai nuk ka harruar të ironizojë edhe Mevlanin duke thënë:

"Është një eksperiencë që ndodh vetëm një herë në jetë,për disa edhe 2-3 herë.Vetëm uroj mos të dilni në pension në 'Përputhen' por të përputheni sa më shpejt".

Video



Mikela donte të largohej nga Përputhen pa Erjonin,por ja çfarë i tha Olsa Muhamedi

 


Ish-konkurrentja e Përputhen,Mikela Pupa ishte e ftuar së fundmi në "Natën me Aulonën",ku foli për rrugëtimin e saj në emision.Ajo tregoi se ka patur një moment kur kishte dashur të hiqte dorë nga Erioni,momenti kur Ana u bë pjesë e programit,mirëpo autorja Olsa Muhamedi e ka këshilluar dhe bindur të qëndrojë.

"Për një moment dobësie mos e hidh gjithçka poshtë sepse unë e shoh si të shkëlqejnë sytë për atë djalë", i ka thënë Olsa.

Kujtojmë që Mikela dhe Erioni dolën çift para pak kohësh nga programi dhe marrëdhënia e tyre është mjaft e qëndrueshme.

Pamje të nxehta! Adisi nuk reziston dot,prek nga të pasmet Fifin në palestër

 


Fifin dhe partnerin e saj Adisin i sheh kudo bashkë,kur këngëtarja ka koncerte kur ai shkon jashtë me punë apo kur bëjnë palestër.

Fifi ka ndarë së fundmi në rrjetin social Tik Tok një video teksa po ushtrohej në palestër.Por ajo që ka marrë vëmendjen e të gjithëve është veprimi i partnerit të saj,i cili afrohet dhe i gjuan në të pasme.


"Kjo është mënyra sesi partneri im më jep kurajo",shkruan Fifi krahas videos.Video e cila po komentohet pafund në rrjet.

Tuesday, April 26, 2022

Të gjithë e duan shumë,zbulohet kush do të jetë i ftuari i parë i Donaldit dhe Romeos në emision

 


Të premten e 29 Prillit do të nisë emisioni i shumëpritur i Romeos dhe Donaldit në ekranin e Top Channel, "Më lër të flas" me fillim nga ora 21:00.

Është përfolur gjërë e gjatë mbi të ftuarin e parë në program.Mediat kanë dyshuar e kanë aluduar mbi mundësinë që në të parin program të jetë e ftuar Bora por kjo nuk do të ndodhë.

Mesa duket i ftuari i parë i binjakëve në emision do të jetë Mozzik.Kjo është lënë të kuptohet nga postimet e tyre ku Donaldi dhe reperi shfaqen me maska.Kuptojmë se binjakët dhe reperi Mozzik bashkë me vëllanë e tij Getinjon kanë një marrëdhënie shumë të ngushtë mes tyre.

Ditën kalojnë por Donaldi vazhdon të mos heqë dorë nga Bora! Ja video që po bën namin në rrjet

 


Donald Veshaj është një ndër personazhet më të përfolur në portale,për shkak të historive të tij të dashurisë pëkatësisht me Bora Zemanin dhe Beatrix Ramosajn.

Pothuajse gjithë kohën flitet për ta në media dhe komentohen edhe për veprimin më të vogël.Një gjë e tillë ka ndodhur sërish në rrjet ku pa qarkullon një video.

Kënga "Pikasso" e cila është lancuar disa kohë më parë në bashkëpunim me Elgitin dhe Romeon është dedikim për Bora Zemanin.Pas detajit të kishës dhe fjalëve të tekstit të Donaldit,edhe kërcimi i përdorur nga treshja lidhet me Borën.

Video👇



Konkurrenti i Përputhen në një lidhje me Beatrix? Ja detaji që ngriti dyshimet

 


Ish-banorja e Big Brother VIP, Beatrix Ramosaj është një nga personazhet më të komentuar kohëve të fundit më media për shkak të dinamikave të shkaktuara gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Pasi u nda nga Donaldi ajo i është përkushtuar totalisht muzikës duke e lënë paksa prapa jetën e saj dashurore.

Mirëpo disa foto të publikuara nga një konkurrent i Përputhen kanë ngritur dyshimet për një lidhje apo edhe flirtim të mundshëm nga ana e tij për Trixën.

Bëhet fjalë për Xhafer Thaqin,i cili shfaqet me një gotë verë në dorë dhe shkruan "Një gotë për Triksën".Nuk e dimë ende se çfarë ka dashur të tregojë ai me këtë postim,por është shumë e vështirë ta mendosh se ai mund të jetë në një lidhje me Beatrix.



Monday, April 25, 2022

Bora Zemani thumbon me postimin e fundit! Shoqja e saj Semi e mbështet


 Bora Zemani është padyshim personazhi më i përfolur në media muajve të fundit.Çdo postim i moderatores interpretohet në mënyra të ndryshme dhe kjo për shkak të historisë së saj me Donaldin.

Së fundmi Bora ka postuar katër foto të reja në Instagram ku duket mjaft në formë,por vëmendjen e të gjithëve e mori mbishkrimi i fotove.

"Të jesh grua në Shqipëri është punë burrash!",është shprehur moderatorja dhe kjo frazë duket si një thumb në sy çdokujt.

Në postim ka erdhur edhe një koment nga shoqja e saj më e ngushtë Semi Jaupaj,e cila i ka komentuar "Super Woman".



Kush kopjoi kë? Beatrix shfaqet identike si Semi Jaupaj! (FOTO)

 


Të dyja janë këngëtare mjaft të talentuara dhe të njohur për publikun shqiptar.Semi Jaupaj dhe Beatrix Ramosaj ndanë bashkë ditë të tëra në shtëpinë e Big Brother VIP.

Semi ndryshoi totalisht mendim për Trixën në momentin që kjo e fundit u lidh me Donaldin,ish të dashurin e shoqes së saj,Borës.

Në parim duket se dy këngëtaret nuk kanë asgjë të përbashkët ama në një foto të publikuar para disa ditësh Beatrix ngjan identike me Semin.



Efekti Maluma? Ish-konkurrentja e Përputhen i hedh reçipetat në skenë Olsi Bylykut

 


Të gjithë e mbajmë mend momemtin kur një vajzë nga publiku i hodhi reçipetat në skenë Malumas në koncertin e tij në Tiranë.

Mbrëmjen e djeshme kjo gjë i ka ndodhur edhe Olsi Bylykut.Këngëtari ka performuar në një lokal në kryeqytet dhe ish-konkurrentja e Përputhen 1, Ina Kollçaku i ka hedhur reçipetat në skenë.

"Kush i ka hedhur këto,mos i ka hedhur na një çun,ore mos më keni ngatërruar me Malumën,nejse po i le aty,hajdeni merrini nga ora 4",dëgjohet të thotë këngëtari.





Fifi e quajti të padëshiruar,Arjola i kundërpërgjigjet direkt me një thumb të fortë

 


Në një lidhje telefonike në një nga rubrikat e "E Diell",Fifi u shpreh dje se një nga ish-banoret e BBV e ka bllokuar në rrjete sociale dhe bëhej fjalë për Ariola Demirin.

Dy vajzat nuk i kanë rregulluar marrëdhëniet mes tyre edhe pasi Big Brother VIP ka përfunduar.

Pas këtyre lajmeve në adresë të saj,Arjola ka vendosur të reagojë qetësisht në rrjete sociale duke postuar një story në të cilën shkruan:"Lajkatarët duken si shokë,ashtu siç duken ujqërit si qentë.Kurrë mos e nënvlerëso fuqinë e një gruaje 'Alpha' ",ka përfunduar aktorja.

'Alpha' siç e shihni është edhe një nga disa tatuazhet që Arjola ka në krah dhe që tregon se vetbesimi është pika e saj më e fortë.



Me kë e ka? Beatrix na befason:"Kam vrarë njerëz me..."

 



Këngëtarja e njohur,njëkohësisht edhe ish-banorja e Big Brother VIP,Beatrix Ramosaj kohët e fundit ka qënë tepër aktive në rrjete sociale.Ajo poston shpesh foto,të cilat pëlqehen e komentohen shumë dhe kjo ka ndodhur me postimin e fundit.

Përmes një fotoje të postuar në Instagram Trixa shfaqet në super formë,por ajo çka ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve ka qënë mbishkrimi i fotos.

"Unë kam vrarë njerëz me mirësi që nga dita e parë",ka shkruar këngëtarja dhe direkt kanë shpërthyer komentet se për kë i ka patur ajo këto fjalë.

Padyshim që shumica e tyre mendojnë se janë dedikim drejtuar aktorit,por asgjë nuk dihet me siguri.


Ish-banori i Big Brother lëshon deklaratën e papritur për Donaldin:"Ishte në depresion..."


 Ish-konkurrenti i një prej edicioneve të kaluara të Big Brother,Anaid Kaloti u kthye sërish në qendër të vëmendjes gjatë BBV. Vazhdimisht ai bëri surpriza dhe i futi mesazhe mbështetëse Donaldit.

Së fundmi Anaidi ka treguar se në fakt e ka kuptuar gjëndjen psikologjike të Donaldit,pasi edhe vetë ka qënë në një eksperiencë të tillë dhe e njeh mirë formatin.

Ish-banori është shprehur se Donaldi po kalonte një depresion të lehtë.

"Ne e bëmë që ti bënim të kuptonin diçka sepse duke qënë se dhe unë kam qënë pjesë e lojës aty dhe po mendoja se po shtrydhej pak si shumë ai djalë kaloi në një fazë që njerëzit nuk e kuptonin por ishte në një depresion të lehtë saqë po mednonte ta linte fare të largohej",u shpreh Anaidi.



Konkurrentët e Përputhen çmenden pas këngës që Donaldi i dedikoi Borës (Video)

 


Konkurrentët e emisionit Përputhen komentohen shumë në media rozë për shkak të situatave dhe dinamikave që krijojnë në emision.

Shumica prej tyre,pothuajse të gjithë janë shumë aktivë në rrjete sociale me postime të ndyshme nga jeta e tyre e përditshme.

Mirëpo një detaj që bie shumë në sy është se ata e duan shumë këngën që Donaldi i ka dedikuar Borës,në bashkëpunim me Romeon dhe Elgit Dodën.

Së fundmi Mikela Pupa ka postuar një video ku ndodhet në makinë me Erionin,Samiun dhe Efin.Në sfond dëgjohet kënga e Donaldit dhe të gjithë kërcejnë si të çmendur.Për më shumë ndiqni videon.

Video👇



Sunday, April 24, 2022

Fifi zbulon emrin e ish-banores së BBV që i ka bërë bllok:Njeri i padëshirueshëm

 


Fifi ishte një nga banoret më speciale të Big Brother VIP, e cila krijoi raporte të mira me shumë prej banorëve të shtëpisë,por me disa prej tyre nuk ka më kontakt.

Ajo ka treguar se Arjola Demiri e ka bërë bllok në rrjete sociale.Teksa Monika ishte e ftuar në emisionin "Dielli dhe Hëna",telefonoi Fifin për një rreng,ndërsa në fund të telefonatës,Fifi i tha Monikës se kishte njerëz të padëshiruar në ditëlindjen e kësaj të fundit.

E pyetur nga moderatorja Nevina Shtylla se cilët ishin njerëzit e padëshirueshëm në festë,ajo tha emrin e Arjola Demirit me arsyetimin se i ka bërë bllok.


Ish-konkurrentja e Përputhen flet për fenomenin e Borës dhe Donaldit

 


Fenomeni Bora-Donald padyshim është më i përfoluri prej disa kohësh dhe shumë njerëz kanë mendime të ndryshme në lidhje me këtë temë.

Një koment për këtë e ka dhënë edhe ish-konkurrentja e Përputhen 2, Sindi Loci, e cila në një bisedë me ndjekësit në Instagram është pyetur se çfarë mendon për Borën dhe Donaldin.

"Mendoj që është bërë një super temë e madhe nga mediat dhe të gjithë që duan patjetër të shohin një romancë.Secili duhet të shohë jetën e vet pa e diskutuar me këtë temë realisht se është bërë e lodhshme për të gjithë jo vetëm ata.Se nuk e keni idenë çfarë bëhet për lajme dhe çfarë është e vërtetë",ka shkruar Sindi.



Stresi bën një kërkesë publike për Noizyn,ky i fundit i përgjigjet pozitivisht

 


Reperët Stresi dhe Noizy nuk kanë pasur marrëdhënie të mira në të shkuarën,por prej disa kohësh ata janë pajtuar,duke i lënë prapa mosmarrëveshjet.

Stresi duket se nuk e ka problem që të vishet me rrobat e linjës "Illyrianbloodline",që është biznesi i Noizyt për veshjet dhe ka shprehur një dëshirë publike për këto veshje.

Në një postim të fundit të Noizyt ai ka komentuar:
"Si s'na e dhatë një kostum dhuratë",thotë ai.
"I pari sa të dalë collection fam",i përgjigjet Noizy.

Pra siç duket marrëdhëniet e tyre janë shumë të mira dhe të gjithë po presin edhe bashkëpunimin e tyre në muzikë.