Thursday, August 25, 2022

Beatrix harron Donaldin,gati për lidhjen e re! Kush është djali misterioz

 


Beatrix Ramosaj duket se ka lënë pas krahëve historinë e saj me Donaldin dhe videoja e saj e fundit e tregon më së miri këtë gjë.

Këngëtarja ka publikuar një video në Instastory ku shkruan: "Kur ai të shkruan te Instagram Story që publikove strategjikisht! 

Në këtë mënyrë Beatrix ka treguar se është e interesuar për dikë tjetër.Kush mund të jetë ky djalë misterioz që ka filluar t'i hyjë në zemër këngëtares.

Tuesday, August 23, 2022

"A je akoma e virgjër?" Sindi e 'Përputhen' i befason të gjithë me përgjigjen

 


Ish-konkurrentja e 'Përputhen 2', Sindi Loci mori shumë vëmendje me deklaratën e saj gjatë hyrjes në emision lidhur me vir.gjërinë e saj.

Mirëpo edhe pas kaq shumë kohësh,fansat ende janë kuriozë lidhur me këtë fakt.Në postimin e saj të fundit në Instagram ajo është pyetur nga dikush nëse vazhdon ende të jetë e vir.gjër.

"Vazhdon të jesh e vir.gjër? Se më vjen një nuse nga anglia që e do nusen e vir.gjër."

"Ja ta shtoj edhe kushon tënd në listë do presi içik o zemra taksirat se të gjithë nuse të vir.gjër duan jo tunel Kalimashi,edhe me thënë të drejtën ka shkuar lista e gjatë shumë",u përgjigj Sindi.



Monday, August 22, 2022

Nuk do ta shohim më në "Përputhen", Bora tregon si i ka raportet me Olsën

 


Bora Zemani nuk do të jetë në sezonin e ri të "Përputhen" sepse do të jetë moderatore e "Dancing With the Stars".Mirëpo të gjithë janë kuriozë se si i ka raportet kjo e fundit me Olsën pas largimit.

Olsa feston ditëlindjen sot dhe urimi i Borës nuk ka munguar.

"Edhe 100 vite të lumtura për këtë vajzën këtu,me të cilën çfarë nuk kemi kaluar e përballuar.Të dua!",ka shkruar moderatorja duke e shoqëruar me foto.



E KONFIRMUAR! Reperi i njohur pjesë e "Big Brother VIP Kosova"

 


Së shpejti në ekran do të fillojë "Big Brother VIP Kosova" nën drejtimin e Alaudin Hamitit. Moderatori ka bërë së fundmi një intervistë me ndjekësit në rrjete sociale,ku këta të fundit kanë kërkuar të dinë detaje për ndonjë banor.

Ai ka treguar se njëri prej tyre është reper por pa treguar më shumë rreth tij.


Kujtojmë se sipas "Panorama Plus", personazhe të njohur si Elvana,Noizy dhe Luana priten të jenë pjesë e këtij spektakli.

Sunday, August 21, 2022

Beatrix e ironizoi reagon Bora:U riktheva tek...

 


Së fundmi Bora Zemani publikoi një video ku thuhej:Kam 99 probleme por po hip në avion dhe po i injoroj të gjitha!

Duket se kjo video nuk i ka shpëtuar as Beatrix,e cila së fundmi e ka ironizuar në Tik Tok.Këngëtarja ka publikuar një ku shihet me valixhe dhe shprehet se do arratiset nga problemet e saj.

Por pas Trixës edhe Bora ka bërë një status duke folur sërish për "problemet".

"U riktheva tek problemet e mia",ka shkruar ajo.



Saturday, August 20, 2022

I përmendi tradhëtinë,Flori Gjini ironizon Donaldin:Nuk bën për prezantim

 


Marrëdhëniet mes Donald Veshajt dhe Flori Gjinit duket se nuk janë fort të mira.Së fundmi ai ka postuar një video në Tik Tok ku realizon një nga trendet e fundit,mirëpo ndjekësit e kanë lidhur direkt me aktorin Veshaj.

"Mund të kisha thënë që nuk bën për prezantim por nuk e bëra dhe thashë nuk është keq për atë format",thuhet gjatë videos së publikuar.

Përplasja mes të dyve nisi pas intervistës me Ori Nebijajn.Ajo tha se Flori nuk i kishte kthyer përgjigje për sezonin e pestë dhe Donaldi tha:

"Pse u shua bota për çuna që po pret atë ti?"



Përputhen i sezonit të ri vjen me ndryshime të mëdha,Lori Hoxha merret vetë me programin

 


Së shpejti në ekranin e Top Channel do të fillojë "Përputhen" dhe autorja e programit Olsa Muhamedi ka ndarë disa detaje me ndjekësit.Kujtojmë që Bora nuk do të jetë më prezantuesja e emisionit.

Olsa ka zbuluar se edhe këtë vit me programin do të merret edhe Lori,pronarja e televizionit.

Ajo ka treguar se do të ketë edhe ndryshime në studio,madje edhe në logon e programit.

Ndërsa përsa i përket prezantueses së re ajo nuk ka treguar ende diçka.

Friday, August 19, 2022

UPSSS! Beatrix ironizon keq Bora Zemanin

 


Ditën e djeshme Bora Zemani publikoi një video ku thuhej:

"Kam 99 probleme por po hip në avion dhe po i injoroj të gjitha!"

Duket se kjo video nuk i ka shpëtuar as Beatrix,e cila e ka ironizuar me një video në Tik Tok. Ajo ka publikuar një video ku shihet me valixhe në dorë dhe shprehet se po arratiset nga problemet e saj.

"Ku po shkon? Po arratisem nga problemet e mia!", thotë Trixa dhe ndjekësit menjëherë e kanë cilësuar si një ironi për Borën.



"Qëndroni me njerëz që flasin keq për ju", Beatrix thumbon Borën dhe Donaldin? (Video)

 


Beatrix Ramosaj ka marrë së fundmi vëmendjen e të gjithëve falë një videoje të postuar në TikTok.Këngëtarja ka përdorur një audio ku thuhet:

"Unë mbase mund të jem e vetmuar por ju qëndroni me njerëz që flasin keq prapa shpine për ju!"


Ndjekësit e Beatrix kanë shpëthyer menjëherë në komente duke aluduar se kjo e fundit ka thumbuar Borën dhe Donaldin.

Thursday, August 18, 2022

"Vjen era tradhëti", Bora niset me pushime por nuk e lënë rehat

 


Si duket Bora Zemani ka vendosur të marrë disa ditë pushime para nisjes së sezonit të ri televiziv.Në këtë udhëtim e shoqërojnë mikeshat e saj dhe njëra prej tyre e ka akuzuar për "tradhëti".

"Vjen era tradhëti",ka qënë komenti i bërë nga mikja e saj.

"Tradhëtove ti që nuk na u bashkove! Mos ver faje kot",ia ka kthyer Bora.

Kujtojmë që Bora do të nisë këtë sezon një emision të ri pas 2 viteve prezantim të "Përputhen".



"Ku është Donaldi apo ska raporte të mira me ty?", përgjigjet Arbana Osmani

 


Arbana Osmani i është përgjigjur së fundmi kritikave që mori nga ndjekësit në postimin e saj të fundit në Instagram, ku rikujtoi momentet më emocionuese në "Big Brother VIP".

Ajo që iu ra në sy ndjekësve ishte mungesa e Donald Veshajt dhe Beatrix Ramosaj në postimin e saj. Një ndjekës e ka pyetur Arbanën pse nuk e ka përfshirë Donaldin në postimin e saj duke shtuar me ironi se: "Ndoshta në foto dalin vetëm ata që kanë raporte të mira me ty!"

Ndërkohë moderatorja u përgjigj:"Fotot janë rastësore,ato që kisha në këtë celular që kam tani.Po ta vesh re mungojnë shumë konkurrentë të cilët për kontributin dhe emocionet që kanë sjellë në program,i vlerësoj dhe do tu jem mirënjohëse gjithmonë.Mos u përpiqni të bëni polemika aty ku nuk ka",ka përfunduar moderatorja.

Monday, August 8, 2022

"Ngele duke bërë dedikime", Beatrix Ramosaj hedh thumb për Donldin

 


E ftuar së fundmi në "Prive" Beatrix Ramosaj,mes të tjerash ka folur edhe për historinë e saj me Donaldin brenda shtëpisë së "Big Brother VIP".

Ajo ka pranuar se këngët e saj i përshtaten historisë me Donaldin,por që nuk janë dedikim për të pasi janë shkruar më herët.

"Kur ke kaluar gjëra që njerëzit i dinë janë të vetëdijshëm për gjërat që kanë ndodhur normal që i lidhin me atë situatë.Por projektet të paktën dy të fundit ishin të shkruara më herët edhe kanë bërë ndërlidhje menjëherë, "ngele duke bërë dedikime". Jo si kam bërë ende dedikimet.Kur t'i bëj do talleni",është shprehur Beatrix.

"Me tjetrën të bëjë çtë dojë", Beatrix thyhen heshtjen

 


Pas përfundimit të "Big Brother VIP" Beatrix Ramosaj ka preferuar të qëndrojë larg intervistave dhe së fundmi ka vendosur të thyejë heshtjen.Ajo ka pranuar të japë një intervistë për "Prive" ku ka folur edhe për Donaldin.

"Nuk e shoh si zhgënjim e shoh si mësim.Unë kam mësuar shumë gjëra.Është një eksperiencë që më ka bërë shumë mirë,më ka bërë të mësoj për njerëzit,për jetën, të vlerësoj veten më shumë se gjithçka.

Pyetjes me spec, "Më mirë me ty e të mendojë për tjetrën apo të jetë me tjetrën e të mendojë për ty?", këngëtarja iu përgjigj:

"Të jetë me mua e të mendojë për tjetrën s'bën,të jetë me tjetrën të bëjë çfarë të dojë".

Sunday, August 7, 2022

A do këndojë Stresi tek koncerti i Noizyt? Ja vendimi i rreperit

 


Rreperi i njohur Arkimed Lushaj ose i njohur si Stresi ka njoftuar së fundmi se do të jetë pjesë e koncertit "Alpha Show" që do të organizojë Noizy.

Gjatë një intervistë të bërë pak javë më parë Noizy u pyet se përse Stresi nuk do të jetë në koncertin e tij dhe përgjigja e rreperit i befasoi të gjithë.

"Kush tha?",u përgjigj ai duke lënë në pikpyetje të gjithë audiencën.

Kujtojmë që dyshja bëri paqe mes tyre dhe tashmë kanë marrëdhënie shumë të mira me njëri-tjetrin.

"Ta tregonte qejfin mirë Eduarti", Xhemi i nxjerr sekretin Arbana Osmanit

 


Dy mikeshat e ngushta Xhemi Shehu dhe Arbana Osmani janë shfaqur bashkë pas kaq shumë kohësh dhe kanë bërë disa postime në rrjetet sociale.

Në njërën prej tyre Xhemi ka zbuluar një sekret të Arbanës me partnerin e saj Eduartin. Ajo ka treguar se ky i fundit është shumë xheloz.

Moderatorja ka publikuar një video nga makina me Arbanën dhe me mbishkrimin:"30 minuta para se ta tregonte qejfin mirë Eduarti se si ishe vesh".



Saturday, August 6, 2022

Donaldi për vëmendje mban në krah Borën por hedh kunja drejt Beatrix

 


Trekëndëshi Bora-Donald-Beatrix vazhdon ende të komentohet në këto muaj të nxehtë vere. Edhe pse shumë mendojnë se gjithçka është mbyllur me ribashkimin e Borës dhe Donaldit,vetë personazhet duket se nuk kanë ndërmend ta mbyllin kaq shpejt këtë histori.

Edhe pse vëmendja e publikut ka rënë thumbimet midis Donaldit dhe Trixës vazhdojnë ende.Kjo u duke edhe nga postimi i fundit që bëri Donaldi me fjalët:"Të kuptoj më mirë me sy se me fjalë..."

Trixa reagoi menjëherë duke nënkuptuar se këtë pjesë teksti ky i fundit ja kishte kopjuar asaj.

Komenti i Bora Zemanit konfirmon pjesëmarrjen e Donaldit në projektin e saj të ri?

 


Përsëri e përsëri dyshja Bora-Donald po bëjnë sërish bujë.Pas lajmeve për ribashkimin e tyre një tjetër lajm po qarkullon me shpejtësi.Thuhet se në projektin e ri të Bora Zemanit do të marrë pjesë edhe Donaldi.

Këto zëra lindën nga një koment i moderatores me ish-konkurrenten e "Përputhen" Ritvana Fetahu.

Pak kohë më parë Ritvana postoi një video së bashku me shoqen e saj,me këngën "Nuk je" të Donaldit dhe etiketoi Borën me mbishkrimin:"Dikush këtu është shumë e interesuar që Bora dhe Donaldi të martohen.A ke pranuar akoma Bora të qetësohet Binda (shoqja e Ritvanës dhe fanse e çifit).

Mirëpo në atë kohë Bora nuk ktheu përgjigje.Në videon e fundit ku moderatorja konfirmoi  pjesëmarrjen në "Dancing With the Stars",Ritvana i shkroi:"Mezi presim,sidomos Binda", dhe Bora ia ktheu me dy zemra.

Kjo bëri që fansat të dyshojnë se Donaldi do të jetë pjesë e projektit së bashku me Borën.

DEGJENERIM KOPMLET! E patë çfarë u dha mbrëmë në "Kepin e Tundimeve"?

 


Mbrëmjen e djeshme në ekranin e Top Channel,ashtu siç do të premte tashmë u transmetua "Kepi i Tundimeve",i cili po shkakton debate të shumta.

Në episodin e djeshëm konkurrentët humbën 2000€ dhe arsyeja ishte një lodër sek*i. Fajtorja për këtë ishte Efi dhe të gjithë u çuditën nga ky fakt pasi dyshonin tek Ornela.

Mirëpo një skenë e tillë në një fashë orare që mund të ndiqet nga kushdo,edhe nga fëmijët nuk është aspak e hijëshme për Top Channel.Shumë njerëz po e cilësojnë si një degjenerim këtë emision.

Friday, August 5, 2022

Donaldi i kopjoi tekstin e këngës,Beatrix e thumbon keq (Foto)

 


Së fundmi Donald Veshaj ka publikuar një postim në Instagram ku ka zbukuar një rresht nga kënga e re që do të publikojë:

"Të kuptoj më mirë me sy se me fjalë...",shkroi ai. Mirëpo menjëherë pas kësaj ai u akuzua nga fansat e Trixës për kopjim të tekstit,pasi në këngën "Faj",këngëtarja ka thënë "Sy në sy pa fjalë po më kupton".

Shpejt ka erdhur edhe reagimi i Trixës ku në një status në Twitter shkruan:"Do pak sultjsh/hashure se është recetë origjinale të paktën",shoqëruar edhe me dy emoji.



Për historinë e Donaldit dhe Beatrix është bërë një baladë që...

 


Tezja e Beatrix Ramosaj, Albërije Hadërgjonaj ka zbuluar së fundmi se ka shkruar një baladë për historinë e dashurisë së mbesës së saj me Donaldin.Por mesa duket këtë nuk do ta dëgjojmë kurrë.

Ajo ka vendosur të mos e publikojë këtë baladë pasi Beatrix ka qënë kundër.Trixa i ka thënë se tashmë ajo do që njerëzit ta njohin për talentin e saj dhe jo për historinë e saj të kaluar.

Albërija tregoi gjithashtu se baladën e shkroi pas daljes së tyre nga Big Brother,kur dyshja nuk kishin zyrtarizuar ende ndarjen.

Bora dhe Donaldi pushime me familjarët e njëri-tjetrit (Foto)

 


Si duket Bora Zemani dhe Donald Veshaj kanë nisur pushimet e gushtit por jo vetëm në krahët e njëri-tjetrit. Fotot që po qarkullojnë së fundmi në rrjet tregojnë se dyshja kanë marrë edhe vëllezërit me vete.


Në foto duket qartë Marjo Veshaj,vëllai i Donaldit si dhe Bora me vëllain e saj,Lisenin.Ata ndodhen në jug të Shqipërisë për të kaluar pushimet përpara nisjes së projekteve të tyre.