Tuesday, February 28, 2023

E FUNDIT: Vendim ekstrem i produksionit, Luizi drejt përjashtimit

 


Një zarf i zi ka mbërritur ditën e sotme në shtëpinë e "Big Brother VIP". Nuk dihet ende se çfarë përmban zarfi, teksa banorëve u është thënë se do të hapet në momentin që i lajmëron "Vëllai i Madh".

Ndërkohë që Olta, Maestro dhe banorë të tjerë mendojnë që mund të jetë një dënim me përjashtim për Luizin pas gjithë situatës që ka ndodhur me Kiarën ditët e fundit.

Kiara ka qënë shumë e tensionuar pasi Luizi bëri që të prishte lojën, të cilën vajzat nëse do të fitonin, do të merrnin avantazh. Edhe pse sitauta mes çiftit nuk dukej serioze ata patën një zënke shumë të madhe mes tyre.

Se çfarë përmban zarfi i zi, kjo gjë do të zbulohet në Primen e sotshëm. Po ju si mendoni, a mund të jetë një vendim për përjashtimin e Luizit.

Julian Deda do të hyjë në BBV për të sfiduar Luizin? "E kam marrë ftesën..."

 


"Big Brother VIP" padyshim është emisioni më i ndjekur në Shqipëri dhe është tashmë një temë që haset kudo. Kështu, së fundmi është përfolur edhe në instagramin e Julian Dedës.

Në një bisedë me ndjekësit në instagram, ai u pyet se përse nuk bëhet pjesë e këtij formati. Aktori u përgjigj duke thënë se e kishte marrë ftesën, por e kishte revuzuar për arsye personale.

Megjithatë, ai e la të hapur mundësinë për tu bërë pjesë e spektaklit, mbase sezonin tjetër.

"A ke menduar ndonjëherë të hysh në BBV se ju shkodranët jeni të papam?", ishte pyetje drejtuar Julit.

"Kisha ftesë për të hyrë kësaj radhe, por ishte e pamundur për arsye personale, të shohim herës tjetër mbase", ishte përgjigja e aktorit.

Publiku shumë i shqetësuar! Luizi sëmuret sërish, Armaldo konfirmon praninë e mjekëve

 


Në një video të publikuar së fundmi në rrjetet sociale, Luiz Ejllu shfaqet në gjendje jo të mirë shëndetësore brenda në "Big Brother VIP" dhe ka ngjallur sërish reagimin e publikut.

Teksa të gjithë banorët po qëndronin në oborr, ai shkoi për të fjetur gjumë duke thënë se i dhimbte koka. Pamjet nuk janë publikuar por në një video të bërë virale në rrjet tregohet biseda e Kiarës dhe Armaldos.

"Po paska ardhur një doktor për atë, paska ardhur një doktor", dëgjohet të thotë Armaldo.

Ndërkohë në një bisedë tjetër Ermiona i thotë Kiarës se ka ajo ilace që mund ta qetësojnë Luizin, por moderatorja i tha se duhen ilace specifike.

Kjo sitauatë është përsëritur disa herë dhe publiku është shumë i shqetësuar për gjendjen e Luizit. Dyshimet se ai ka një sëmundje të keqe janë shtuar edhe më shumë se më parë.

Monday, February 27, 2023

Çfarë i ndodhi Luizit? Situata që u mbajt jashtë kamerave, mjekët shkojnë në BBV (Video)

 


Sëmundja e Luizit ka qënë një ndër situatat më të ndjekura të historisë së BBV. Edhe pse sipas produksionit, ai nuk është i sëmurë ka nga ata që mendojnë se ai u detyrua të pranonte se gënjeu.

Këto dyshime i nxit më shumë edhe gjendja e tij mbrëmjen e djeshme. Në një moment kur të gjithë ndodheshin në oborr duke u argëtuar, Luizi u largua drejt dhomës së gjumit.

Atje ai filloi të dridhej, ndërsa Nita e pa dhe iu afrua, duke u interesuar për gjëndjen e tij. Për të mos alarmuar të tjerët, Luizi ka shkuar më pas në dhomën e rrëfimit.

Edhe pse e gjithë kjo situatë nuk u pasqyrua, nga disa biseda të banorëve është lënë të kuptohet se në shtëpinë e BBV, mbrëmë ka shkuar një mjek. Kjo është thënë nga Maestro, ndonëse Kiara i ka kërkuar mos e diskutojë këtë cështje.

Ndërkohë vetë ajo në një bisedë me Ermionën është shprehur se Luizit i duhet një ilac specifik.




Sunday, February 26, 2023

Del video! Produksioni mashtroi pa pikë turpi, ja vërteta e lojës me litar (Video)

 


Mbrëmë një tjetër episod i shëmtuar shënoi Prime i radhës dhe bëhej fjalë për lojën me litar. Lojë të cilën Luizi e theu rregullin për të dalë në nominim dhe pas tij edhe Olta për të njëjtën arsye.

Sipas rregullave që vetë produksioni kishte shkruar, të dy duhet të përballeshin në televotim, por sigurisht që nuk ndodhi. Pa iu dridhur qerpiku dhe me një nënqeshje ironike prezantuesja e programit ndryshoi rregullat e lojës duke i bërë për budallenj të gjithë.

Sigurisht sepse nuk është në dobi të tyre dalja në televotim e Oltës dhe Luizit. Këngëtarin e bënë për budalla, ndërsa aktoren e bindën që e kishte kuptuar gabim, por internetin dhe publikun nuk kanë si tia mbushin mendjen. 

Më poshtë do të gjeni videon ku tregohet rregulli që u tha në fillim për lojën👇



Pas mesazheve që nxorri e dashura e Kristit, reagon menjëherë Sabiani

 


Ashtu si çdo baba do reagonte në një situatë të tillë për vajzën e tij, ashtu ka reaguar edhe Sabiani. Pak ditë më parë ai bëri një video ku shprehej me shaka se zorraxhinj nuk do në shtëpi.

Pas mesazheve që publikoi e dashura e Kristit jashtë, Sabiani ka reaguar sërish:

"Gënjeshtra sheshit nga Kristi. E dashur jo ish Arbana. Dhe mos i prisni klipet sipas dëshirës tuaj. Kristi ka thënë kam lidhje jashtë dhe unë vazhdoj me atë vajzë dhe do vazhdoj nga unë nuk vjen ndarje jam besnik".



Saturday, February 25, 2023

Bledi nuk ia doli dot, TCH fut 4 emra të tjerë për të mposhtur Luizin

 


Padyshim që fituesi i këtij edicioni të dytë të "Big Brother VIP" nuk është i vështirë të parashikohet. Luizi është shkëputur shumë përpara banorëve të tjerë, duke mos patur konkurrencë në shtëpi.

Mirëpo kjo gjë nuk i intereson produksionit, pasi në këtë mënyrë interesi për spektaklin sa vjen e bie, prandaj po bëjnë çmos që të fusin banorë të rinj, që të rrëmbejnë zemrat e publikut e për të minuar figurën e Luizit.

Pas Bledi Manes, në TCH po përflitet për 4 emra shumë të njohur për publikun, që nëse futen pritet tia arrijnë qëllimit sadopak.

I pari është Elvis Pupa. Me postimet e tij të fundit ka lënë të kuptohet se do të jetë pjesë e BBV. Aktori i Portokallisë ka bërë të qeshin shqiptarët ndër vite, por të shohim a mund t'ia rrëmbejë vëmendjen Luizit.

I dyti, Albano Bogdo. Aktori i Klanifornisë njihet për humorin, ironinë dhe batutat e tij pikante dhe publiku e do në shtëpi. Mirëpo nuk ka ndonjë shenjë të futjes së tij në BBV.

I treti, Juli i Përputhen. Ishte pjesë e emisionit të dashurisë sezonin ku programi pati një bujë shumë të madhe dhe ai u njoh për humorin dhe thjeshtësinë e tij. Mirëpo dhe për hyrjen e tij ka vetëm spekullime dhe asgjë konkrete.

Dhe e fundit, Shqipe Hysenaj. Shqipja është një kundërshtare e fortë e Luizit jashtë shtëpisë, pasi disa herë e ftuar në emisione ka shfaqur mosvlerësim për Luizin.

Se çfarë do bëjë produksioni, ende nuk dihet gjë por e sigurt është që kushdo të futet, Luizi nuk mund të mposhtet këtë edicion.

"Nuk e mohoj që jam afeksionuar me Luizin", Olta Gixhari bën deklaratën e papritur

 


Tashmë u bënë mbi 60 ditë që banorët po jetojnë brenda shtëpisë së "Big Brother VIP". Duke bashkëjetuar dhe duke kaluar situata të ndryshme ata bëhen si familje.

Të paktën kështu kanë konstatuar së fundmi Olta dhe Maestro teksa po bisedonin në dhomën e gjumit. Armaldo u shpreh se nuk ndihet aq i lirshëm me banorët e rinj, sikur ndihet me të vjetërit.

Edhe Olta ndau të njëjtin mendim, madje përmendi Luizin duke shtuar se pavarësisht konkurrencës në lojë ka krijuar afeksion për të.

"Luizin e kam kundërshtar në lojë, por jam afeksionuar, nuk e mohoj se nuk jam kafshë", është shprehur ajo, duke na habitur paksa me këtë deklaratë.

Olta në nominim kokë më kokë me Luizin, zbulohet plani i produksionit për ta shpëtuar aktoren

 


Në sfidën e dytë me litar që u zhvillua në shtëpi, banorët u ndanë në dy grupe, ku fitues u shpall grupi i Evës, ku bënin pjesë Armaldo, Kristi, Keisi, Tani dhe Nita.

Të gjithë këta fituan imunitet për nesër, ndërkohë grupi humbës me Ermionën, Luizin, Oltën, Beatin dhe Dean janë në rrezik për ditën e sotme.

Olta dhe Luizi janë direkt në nominim pasi thyen rregullin kryesor dhe hoqën litarin, por ata s'do të jenë të vetëm. Produksioni do t'i kërkojë lideres së shtëpisë të zgjedhë një banor nga grupi humbës dhe mes Kiarës, Beatit dhe Deas do të zgjedhë me siguri këtë të fundit.

Dhe me siguri në këtë nominim tresh ajo që eleminohet do të jetë Dea.

Friday, February 24, 2023

Olta Gixhari nxjerr zbuluar produksionin, i shpëton goja kur po fliste me Dean

 


Diçka që është vënë shumë re këtë edicion të"Big Brother VIP" përveç debateve të shumta është komunikimi me kode. Megjithëse produksioni e ndalon rreptësisht këtë gjë, nuk kemi parë që kjo çështje të diskutohet nga ata.

Së fundmi një fragment është bërë viral në rrjet, i cili përfshin Dean dhe Oltën. Aktorja e pyet Dean:

"E kanë ndërruar atë ë?" Ndërsa Dea e paqartë për pyetjen e pyet "Kë?". Këtu Olta bën një shenjë te dora (në dukje shenjën e orës), ndërsa lëviz sytë drejt dorës së saj.

Nuk është e qartë nëse Olta e ka patur për orën apo diçka tjetër, por një gjë është e sigurt, që po flitet me kode dhe produksioni nuk po merr masat e nevojshme.

Publikohet biseda mes produksionit dhe Luizit, i kërkojnë llogari pse hoqi litarin (Foto)

 


Banorët e BBV kanë patur një sfidë të re, një lojë me litar, dhe personi i parë që e lëshon litarin shkon direkt në nominim. Këtë gjë e bëri Luizi. Edhe pse i pari që heq litarin i jep avantazh grupit tjetër Luizi ka rrezikuar.

Mirëpo si duket kjo shkelje e Luizit nuk i ka pëlqyer aspak produksionit. Sipas një faqeje në Instagram, e cila menaxhohet nga fansat e Luizit, thuhet se këngëtarin e kanë qortuar në orët e para të mëngjesit dhe u dëgjua nga jashtë.

Një gjë e tillë është ende e pakonfirmuar, pasi nuk është një lajm zyrtar, mirëpo nuk është plotësisht i pabesueshëm, duke e njohur mirë produksionin e BBV.



Ish-finalisti i "Big Brother" do të futet të shtunën për të sfiduar Luizin

 


Padyshim që këtë sezon të "Big Brother VIP" deri tani nuk ka dyshime se kush do të shpallet fitues, pikërisht ai, Luiz Ejlli. Produksioni i BBV po mundohet të futë konkurrentë të fortë në shtëpi,por sërish nuk po e konkurrojnë këngëtarin.

Së fundmi nga burimet tona është bërë me dije se një konkurrent që pritet të futet shumë shpejt në shtëpi për të kundërshtuar Luizin është një prej finalistëve të "Big Brother 6", Ilir Beqiri.

Ai mbahet mend si një banor i fortë dhe kishte pëlqyeshmëri nga publiku, mirëpo nuk dihet nëse mund të konkurrojë me Luizin në këtë pikë të lojës.

Vet Iliri ka bërë disa postime në Instastory që kanë ngritur dyshimet se ai do të futet në BBV dhe nga shkrimet e tij duket se nuk është dakord me popullaritetin e Luizit.




Thursday, February 23, 2023

"Nuk kam forcë për ta përballuar!" E dashura jashtë e Kristit e përjeton keq tradhëtinë me Keisin

 


Gjatë bisedave me banorët para disa kohësh, Kristi ka treguar se është në një lidhje prej 6 muajsh, me një vajzë e cila nuk është shqiptare, pa dhënë më tepër detaje.

Ajo quhet Zara dhe në fotot e tyre në rrjetet sociale është ngacmuar shumë me Kristin, madje ajo ndiqet edhe nga motra e këtij të fundit. Kristi qëndroi besnik kur Kejvina po e ngacmonte, por gjërat ndryshuan me hyrjen e Keisit, për të cilën ai shprehu hapur pëlqim dhe vajza e Sabianit ia ka kthyer po njësoj.

Mirëpo si ndihet Zara për këtë? Ajo ka reaguar në llogarinë e saj në instagram dhe shfaqet e prekur, e vlerëson mesazhet poztive mbështetëse për të.

"Nuk mund ta them me fjalë se sa e prekur jam nga kaq shumë njerëz që më kontaktuan dhe ngushëlluan. Nuk jam mirë dhe do më duhet pak kohë që të shërohem dhe të kuptoj disa gjëra që po më ndodhin para syve. Nuk dua të komentoj më tej për këtë,pasi mendoj që kjo gjë është kuptuar nga të gjithë. Falenderoj secilin prej jush nga thellësia e zemrës", tha mes të tjerash Zara.

E FUNDIT: Olta nuk duron më, shkon në nominim kokë më kokë me Luizin

 


Loja me litar, që do të vendosë mbi fatin e nominimeve, ka sjellë dinamika brenda shtëpisë së BBV, por duket se tensionet i ka rritur më shumë zgjedhja e liderit të ri.

Shumica e votave shkuan për Ermionën dhe Kiarën dhe kjo gjë ka acaruar shumë Oltën, dhe u zgjënjye dhe nga njerëzit e saj Armaldo dhe Kristi.

Pas debatit me Armaldon mbi votimin ajo zgjodhi të heqë rripin tek loja me litar dhe është automatikisht në nominim kokë më kokë me Luizin.

Edhe pas heqjes së rripit ajo e ka vazhduar debatin me Armaldon edhe i ka kërkuar të heqë rripin duke e akuzuar si frikacak.

Mos vallë motra e sëmurë e Valbonës nuk ishte arsyeja e vërtet e largimit? Ja detaji i dyshimtë

 


Valbona Mema u largua papritur nga "Big Brother VIP". Pas largimit këngëtarja tha se e mori këtë vendim pasi motra e saj ishte në gjëndje të rëndë shëndetësore.

"Fatkeqësisht rrugëtimi im përfundoi këtu. Familja është me e rëndësishme se një lojë. Motra ime ka nevojë për mua pasi është shtruar në spital në gjëndje të rëndë. Më ngelet të them nga zemra faleminderit për të gjithë suportin që më keni dhënë. Ishte eksperienca më e bukur e jetës sime. Fitoftë më i miri. Mirënjohje pa masë për ju", ishte mesazhi i saj krahas një videoje.

Por nuk zgjati shumë dhe Valbona e fshiu mesazhin nga faqja e saj. Ky veprim ngriti shumë pikëpyetje mbi arsyet që e kanë shtyrë artisten të bënte këtë gjë.


E FUNDIT! Luizi thyen rregullin kryesor, shkon automatikisht në nominim

 


Luizi është banori i parë që vendosi të hiqte litarin gjatë lojës me litar. Duke qënë se i pari që heq litarin i jep avantazh një tjetri të grupit të tij, këngëtari vendosi të rrezikonte, edhe pse del automatikisht në nominim.

Edhe pse nuk edi se kujt i shkon ky avantazh, Luizi u shpreh se ia vlen të rrezikojë dhe menjëherë e hoqi litarin, ndërsa pjesëtarët e grupit e nisën lojën.

Ndërkohë kujtojmë se banorët do të qëndrojnë 24 orë të lidhur me njëri-tjetrin, duke mos e shkëputur për asnjë moment litarin. Grupi që do të shpallet fitues, do të ketë imunitet në lojë.

Aktori i Portokallisë që ka shkrirë së qeshuri gjithë shqiptarët do futet në BBV?

 


Elvis Pupa mbahet mend mirë nga të gjithë shqiptarët që kanë ndjekur Portokallinë, vite më parë që ka shkrirë së qeshuri gjithë publikun me numrat e tij.

Në një status të publikuar së fundmi në rrjete sociale, aktori ka nxitur dyshime se shumë shpejt mund të bëhet pjesë e një formati si "Big Brother VIP".

"Për të gjithë ju që më keni shkruar në inbox dhe më pyesni "Kur do të të shohim prap live?..." Meqë plumbi del me plumb, unë do i përgjigjem pyetjes me pyetje:

Te marketi i lagjes?

Në autobuzin e unazës?

Apo në ndonjë reallity show?", ka shkruar Elvisi.




Wednesday, February 22, 2023

Luizin dhe Butrintin i ka bashkuar diçka dikur, dhe jo nuk bëhet fjalë për Kiarën (Foto)

 


Butrint Imeri me apo pa dëshirën e tij është bërë pjesë e këtij edicioni të "Big Brother VIP", për shkak të historisë së dashurisë që ka patur me Kiara Titon disa kohë më parë.

Butrinti nuk erdhi asnjëherë në BBV, mirëpo fati ka dashur që dy këngëtarët të ishin në të njëjtin vend, por pa Kiarën.

Para 15 vitesh Luiz Ejlli xhiroi klipin e këngës "Zjarr e Ftohtë" në një vilë që ndodhet në Pezë. Ndërsa para 11 vjetësh po në të njëjtin vend, Butrinti ka realizuar klipin e "Ma Cherie".

Epo si duket Kiara nuk qënka e vetmja gjë që i ka bërë bashkë dy çunat.



Dea Mishel në gjëndje jo të mirë, qan me të madhe dhe kërkon të dalë nga shtëpia (Video)

 


Ngjarje të pazakonta po ndodhin këtë edicion të "Big Brother VIP". Konkurrentët po vendosin një nga një të largohen nga shtëpia. Pas Bledi Manes, mbrëmjen e djeshme, edhe Valbona u largua nga BBV.

Ditën e sotme edhe Dea Mishel ka kërkuar të lërë menjëherë shtëpinë. Kjo për shkak se ajo ka patur një debat me Ermionën dhe shkak është bërë lavatricja.

Në debatin e nxehtë mes Dea dhe Ermionës u përfshinë dhe banorë të tjerë. Midis tyre edhe Olta, së cilës Jona i tha të mos bëhet "avokate".

Ndiqni videon👇

Video

Lajmi i fundit! Valbona ikën me urgjencë nga shtëpia e BBV, ja arsyeja

 


Valbona Mema mësohet se ka lënë pak minuta më parë shtëpinë e "Big Brother VIP" për një urgjencë shëndetësore familjare. Kaq dihet për momentin.

Motra e saj është shturar në spital dhe kjo gjë e ka detyruar Valbonën të lërë urgjentisht shtëpinë e BBV, duke lënë garën në gjysëm.

Vendimi është lexuar nga Luizi para banorëve dhe si pasojë e kësaj ditën e shtunë nuk do të ketë eleminim, pasi nominimi është anuluar.

Dëm të jashtëzakonshëm financiar, produksioni i BBV do të hedhë në gjyq Bledi Manen?

 


Mbrëmjen e djeshme Bledi Mane ka lënë në mënyrë të papritur shtëpinë e "Big Brother VIP". Që në nisje të spektaklit ai tha se kishte një surprizë për Kiarën.

Bledi vendosi të lërë shtëpinë pa pritur dhe kjo gjë bëri që Arbana të anulonte televotimin. Ky është një dëm i jashtëzakonshëm ndaj produksionit dhe i pallogaritshëm, pasi dihet që këtë vit ka pasur një interes të jashtëzakonshëm për këtë format.

Si dhe dihet konkurrentët e BBV lidhin një kontratë dhe me shumë mundësi Bledi Mane do penalizohet dhe hidhet në gjyq për këtë dëm ekonomik ndaj produksionit.

Tuesday, February 21, 2023

Futi në sherr Eduardin me Lori Hoxhën, zbulohet arsyeja pse Bledi Mane iku vetë nga BBV

 


Largimi i Bledi Manes me dëshirë sot nga "Big Brother VIP" i ka habitur të gjithë. Ai deklaroi se nuk donte të rrinte, për të ndarë një çift, dhe është një nder që i bëj Kiarës, por edhe shtëpisë që nuk po e le Luizin pa Kiarën që ta kthejë përmbys atë.

Mirëpo sot mësuam se në TCH ka patur një përplasje të fortë mes regjizorit Eduart Grishaj dhe producentes Lori Hoxha. Me këtë të fundit që kërkonte ndarjen e çiftit dhe Edin që donte të largonte Bledin.

Në këtë mënyre Bledi për të qetësuar ujërat ka marrë një vendim për tu larguar si hero që nuk ndan çifte, por nga ana tjetër ka qënë Arbana që për të shpëtuar produksionin ka reaguar duke mbrojtur Luizin.

Gjithçka mbetet për tu parë në ditët në vijim për detajet.

Sot del Kiara? Produskioni do të fusë si banore të re, modelen e njohur që nuk e njeh fjalën "turp"

 


Kujtojmë që ditën e sotme në "Big Brother VIP" njëri prej Luizit, Kiarës dhe Bledit do të lërë shtëpinë. E gjithë kjo erdhi si pasojë e vendimit të Oltës për t'i dërguar në nominim.

Një teori po qarkullon së fundmi në rrjet, sipas të cilës, Kiara lë sot shtëpinë e "Big Brother VIP" dhe e vetmja gjë që mund ta shpëtojë është bileta e kthimit.

E gjitha kjo pasi Luizi është i paprekshëm, ndërsa për Bledin produksioni ka ende plani. Një ndër to është edhe futja e një modeleje me të cilën Bledi ka patur një debat shumë të fortë në "E Diell".

Bëhet fjalë për Erjola Docin, e cila pritet të hyjë ditën e shtunë, ndërsa sot do të hyjë aktorja Eva Alikaj. Erjola pritet të trazojë ujërat pasi cilësohet si një person që nuk e njeh "turpin".

Me siguri edhe në qoftë se del Bledi, do të ketë biletë kthimi.

Dalin rezultatet! Ja kë votuan shqiptarët për të larguar nga "Big Brother VIP"

 


Të nominuarit e kësaj jave në "Big Brother VIP" janë Luizi, Kiara dhe Bledi. Të tre u dërguan në nominim nga Olta, e cila pati një avantazh në lojë ditën e shtunë.

Xing.al publikoi një sondazh ku njerëzit patën mundësinë të votonin për banorin që donin të largohej nga shtëpia. Më i votuar për të lënë shtëpinë ishte Bledi.

Gazetari ka marrë 81% të votave, që tregon një diferencë të madhe me dy të tjerët, më pas vjen Kiara me 17% dhe i fundit Luizi me vetëm 2%. Se çfarë do vendosë produskioni mbetet për tu parë mbrëmjen e sotme.



Nami në TCH! Zihen keq Lori Hoxha dhe Eduart Grishaj për Bledin dhe Luizin, të bërtiturat dëgjohen deri jashtë

 


Ditën e sotme do të jetë Prime i radhës në "Big Brother VIP". Ndërkohë që ditët kalojnë dhe këtë sezon ka pasut shumë akuza për produksionin, sot mësojmë ekskluzivisht se ka pasur një përplasje të fortë mes producentes Lori Hoxha dhe regjizori Eduart Grishaj.

Nuk është fjala për një debat të zakonshëm, por për një debat me tone të larta dhe të bërtitura që janë dëgjuar që jashtë studios.

Eduarti është shprehur se produskioni nuk ka shfaqur objektivitet në trajtimin e dyshes Luiz-Kiara dhe e kanë goditur dukshëm Luizin me nominimin e sotëm.

Lori Hoxha do që Bledi të qëndrojë ende në shtëpi, për efekt loje. Ajo ka thënë se nuk ka asgjë kundër Luizit, mendon thjesht për ekuilibrat e lojës.

Kurse Eduarti ka thënë se disa vendime në "Big Brother VIP" godasin emocionalisht lojtarët kryesorë dhe publiku e humbet interesin.

Bledit i shpëton goja: Unë eleminohem por ka një surprizë

 


Olta Gixhari me pushtetin që i dha "Vëllai i Madh" vendosi në nominim tre banorë, Kiarën, Luizin dhe Bledin. Deri tani më i rrezikuari është ky i fundit mirëpo nuk dihet si do të vendosë produksioni.

Bledi Mane ditën e djeshme ka nënkuptuar se di diçka më shumë se të tjerët. Teksa po fliste me Kristin dhe Oltën la të nënkuptohet se do të largohet ai por do të ketë një surprizë në fund.

Aktorja i tha se nëse është surprizë, do të thotë se ka biletë kthimi, por Bledi i tha jo ka surpriza të tjera.

Nuk dihet se çfarë do të ndodhë, gjithçka mbetet për tu parë sot në Prime.

Zbulohet banorja e re që do të bëhet pjesë e "Big Brother VIP" sot

 


Në rrjet po qarkullon lajmi se një tjetër banore do i shtohet shtëpisë së "Big Brother VIP". Gjatë spektaklit të së martës do të hyjë aktorja e njohur Eva Alika, emri së cilës është lakuar edhe edicionin e parë.

Në shtëpi banorëve iu është kërkuar nga "Vëllai i Madh" të mësojnë disa pjesë nga filmi i njohur "Pallati 176".

Burime për Anabel.al kanë zbuluar se aty Eva do të surprizojë banorët dhe do të jetë konkurrentja më e re e spektaklit.



Monday, February 20, 2023

Pse miqtë e Kiarës nuk e besojnë lidhjen me Luizin? Mos vallë ata dinë diçka?

 


Historia e Kiarës dhe Luizit është padyshim më e kometuara e këtij viti. Një pjesë e mirë e besojnë dhe e mbështesin dyshen, ama pjesa tjetër janë gjithnjë e më shumë skeptikë.

Një prej të fundit është edhe gazetari Andi Vrapi, i cili teksa ishte i ftuar në "E Diell", shprehu mendimin e tij si një person që e njeh Kiarën nga afër.

Andi u shpreh se Luizi nuk është në shijet e Kiarës, mirëpo fakti që ajo qëndron 24 orë me të e ka bërë të afeksionohet pas tij.

"Brenda shtëpisë besoj se është 70% ndërkohë që jashtë është apo s'është 20% e besueshme si gjë. Duke e njohur Kiarën mendoj që Luizi nuk është shumë i përshtatshëm për të", u shpreh gazetari.

Kujtojmë që Andi nuk është i pari që ka mosbesueshmëri në këtë lidhje, pasi dhe shoqja e Kiarës tha se Luizi nuk është i duhuri për të.

Luizit i bie të fikët në dhomën e rrëfimit por produksioni e fsheh! Cila është arsyeja?

 


Gjatë një momenti të qetë disa prej banorëve janë shtrirë afër njëri-tjetrit dhe mes tyre është edhe Luizi. Në një moment Nita e pyet e shqetësuar: "Çfarë ke që dridhesh?".

Luizi i thotë që nuk e di, iu bënë sytë si me hije. Nita insiston duke i thënë a ndihet mirë, ndërkohë ai çohet dhe thotë se do shkojë në dhomën e rrëfimit, pasi personazhi i Jovanit që i kanë dhënë ka shumë tekst dhe do ta ndërrojë.

Nga burime të sigurta brenda produksionit, bëhet me dije se Luizit i ka rënë të fiktë në dhomën e rrëfimit, por është mbajtur e fshehtë nga BBV.

Arsyet pse nuk e tregojnë këtë gjë mund të jenë të shumta, por sipas tyre nuk duan të shqetësojnë familjarët e këngëtarit.

Olta i jep këshilla Kiarës dhe Luizit si të bëhen me djalë: Ja kur duhet të bëni marrëdhënie

 


Pas martesës që bënë në shtëpinë e "Big Brother VIP", Luizi dhe Kiara shprehën dëshirën për tu bërë prindër. Gjatë një bisede mbrëmë me Oltën ata morën disa këshilla sesi të bëhen me djalë ose me vajzë.

Luizi e dëgjonte me shumë vëmendje dhe lëshonte batuta herë pas here,ndërsa Olta thoshte:

"Nëse do të bësh çun, duhet ta bësh në ditët ekzakte që ti je në ovulim. E ndjen femra vet kur është në ovulim. Janë dy ose tre ditë të caktuara që femra është në ovulim. 

Në këto ditë mund të bësh një djalë. Nëse doni të bëni gocë, duhet të tentoni dy ditë para se të fillojë ovulimi", u tregoi ajo.

Dy burra në Shkodër zihen për BBV: Pse nuk e shave Bledin? (Video)

 


Një ngjarje aspak e këndshme është regjistruar në Shkodër. Në një video të publikuar në rrjet shihet se si dy burra po përleshen me njëri-tjetrin në sytë e bashkëshorteve të tyre.

Teksa të dy ziheshin, janë gratë ato të cilat përpiqen që t'i ndajnë:

"Po të shaj se isha bërë me nerva,pse s'shaj Bledin unë po të shaj ty", dëgjohet të thotë njëri prej tyre.

Nuk dihet me siguri arsyeja e sherrit, por sipas komenteve të njerëzve në postim, ata e kanë patur fjalën për Bledi Manen, banorin e "Big Brother VIP", i cili është konsideruar si kundërshtar i Luizit dhe shkodranët nuk e duan.

Gjykimin bëjeni ju vetë duke parë videon👇

Video👈

Sunday, February 19, 2023

Kiara do largohet nga BBV! Lori Hoxha zbulon si do të shkojë eleminimi të martën

 


Siç e dimë tashmë në nominim për të martën janë Luizi, Kiara dhe Bledi. Padyshim gara do të jetë mes moderatores dhe gazetarit, pasi Luizi nuk është i rrezikuar për të dalë nga shtëpia.

Kiara është trembur se mund të largohet nga shtëpia dhe një postim në Insta Story i bërë së fundmi i shton dyshimet se Kiara do të jetë e eleminuara e radhës.

Lori ka publikuar këngën e Andrea Bocelli "Time to say goodbye"dhe fill pas kësaj ka publikuar foton e Kiarës dhe Luizit. Mos ndoshta kjo është një shenjë që Kiara do i thotë "goodbye" Luizit.

Se çfarë do të vendosë produksioni na mbetet të presim deri ditën e martë.

"Hë se ta rregulloj unë ty bu*e mu*i", degradon sherri mes Oltës dhe Ermionës (Video)

 


Marrëdhënia e Oltës dhe Ermionës duket se nuk ka nisur aspak si duhet. Së fundmi në një video që po bëm xhiron e rrjetit shihet dyshja në ambjentet e tualetit në shtëpi.

Edhr pse biseda nuk është kuptuar e gjitha nga ajo që dëgjohet është Jona duke folur dhe në fund vjen një kundërpërgjigje aspak e hijshme nga Olta.

Ermiona: Unë hëngra dhe bukë tani, na del dhe barku. O Zot sa rëndë, shumë rëndë ëëë...

Olta: Hë se ta rregulloj unë ty bu*e m*ti.

A do të marrë masa produksioni lidhur me këtë situatë. Kjo mbetet për tu parë. Por me shumë mundësi edhe kjo gjë do të anashkalohet.



Tha se e mori vendimin në minutat e fundit, ja kush e mësoi Oltën të nominojë Luizin, Bledin dhe Kiarën

 


Pas fitores së provës së javës nga grupi i Oltës, aktorja fitoi mundësinë që të dërgonte tre banorë në nominim me anë të një zarfi të kuq, të cilin e hapi dje.

Dhe pasi mbajti një fjalim si për të justifikuar zgjedhjen e saj vendosi që të dërgonte në nominim Kiarën, Luizin dhe Bledin. Me këtë zgjedhje ajo i befasoi të gjithë.

Për këtë zgjedhje të saj, ajo u shpreh se e mendoi në minutat e fundit, mirëpo nga videot që po qarkullojnë në rrjet, del se kjo bisedë dhe kjo zgjedhje ishte bërë më parë.

Në një moment kur Armaldo dhe Olta ishin në dhomën e gjumit, Maestro këshilloi Oltën që nëse i vinte kjo mundësi të dërgonte në nominim pikërisht Bledin, Luizin dhe Kiarën. Sepse në këtë mënyrë sipas Armaldos do të godiste dy zogj me një gur.

Fansat provokojnë keq Butrintin, thërrasin emrin e Luizit në mes të koncertit, ja si reagoi ai (Video)

 


Historia e Luizit dhe Kiarës është padyshim një nga më të përfolurat këtë edicion të "Big Brother VIP". Edhe pse ska qënë pjesë e shtëpisë, pjesë e kësaj historie është bërë edhe Butrinti.

Fillimisht është përmendur nga Kiara në shtëpi dhe më pas vetë këngëtari ngacmonte publikun me postimet e tij. Shumë herë madje u përfol se ai mund të futej edhe ne BBV.

Mirëpo ajo çka i ka ndodhur së fundmi Butrintin, me siguri e ka vënë në siklet të madh. Në një koncert që këngëtari ka mbajtur, fansat e kanë provokuar duke brohoritur emrin e Luizit.

Nga reagimi i tij duket qartë që ndodhej në siklet mirëpo, turma ishte shumë e madhe dhe vështirë të anashkalohej dhe të bënte sikur nuk i dëgjonte. Për më shumë ndiqni videon👇



Saturday, February 18, 2023

Olta ndahet nga burri? Ai i dërgoi mesazhin e koduar ditën e Shën Valentinit

 


Donte apo nuk donte Olta Gixhari e ka përfshirë profilin e bashkëshortit këtë "Big Brother VIP". Pas flirtimeve që aktorja ka bërë me Kristin, qarkulluan thashetheme se burri i saj është bërë tepër xheloz.

Por përtej thashethemeve, ditën e Shën Valentinit, Olta është surprizuar nga partneri me një tufë lule.

"Edhe pse nuk di të shkruaj shumë fjalë dashurie, dua të të them se je shumë e rëndësishme për mua. Gëzuar Shën Valentinin", shkruhej në pusullë, por përveç kësaj kishte edhe një këshillë për të.

"Mos bë shumë kinollëqe", ishte shprehja që Dori i kishte dedikuar, duke i lënë të kuptohej se mund të kishte hapësira për tu përmirësuar në lojën e saj. 

Duket qartë që ai nuk i ka lënë pa i vënë re flirtimet e Oltës me Kristin dhe ka dashur t'i japë një mesazh.

Kamera në tualetet e BBV? Banorët të shqetësuar, produksioni i ndalon të flasin

 


Mbremjen e kaluar banorët kanë diskutuar mundësinë se dhe në banjo mund të ketë kamera, ndonëse nga produksioni është thënë që ai është i vetmi vend privat për banorët.

Tani është shprehur se në këto ambjente nuk duhet të ketë kamera. Ndërkohë edhe Ermiona është shprehur kundër duke thënë se një gjë e tillë mund t'i lërë njerëzit me trauma.

Po në një moment teksa Luizi ka nisur të flasë duke nënkuptuar që ka pasur diçka për të shtuar një zhurmë e madhe është shkaktuar në shtëpi.

Të gjithë kanë heshtur, duke deklaruar se ndoshta nuk duhet të flasin dhe se mund ta diskutojnë nesër këtë temë.


Efi do e zëvendësojë në Përputhen? Reagon Bora Zemani

 


Një nga të ftuarit në mbrëmjen Gala të "Top Albnia Radios" ishte edhe Bora Zemani. Moderatorja është marrë në intervistë dhe është pyetur nëse do të largohet nga "Përputhen" për t'i lënë vendin Efit.

"Nuk edi ndoshta sezonin tjetër. Do isha shumë e lumtur që Efi të bënte ndoshta "Përputhen", ndoshta diçka tjetër në Top Channel sepse është një nga vajzat e mia të preferuara", u shpreh Bora.

Së fundmi po qarkullon edhe një lajm se moderatorja është në një pritje të ëmbël, mirëpo vet ajo u shpreh se e kanë në plan diçka të tillë, por deri tani nuk ka asgjë konkrete.

Dalin rezultatet: Ja kë votuan shqiptarët për të larguar nga "Big Brother VIP"

 


Të nominuarit e kësaj jave në "Big Brother VIP" janë Maestro, Kristi, Dea, Diola dhe Nita. 'Xing.al' publikoi një sondazh ku shqiptarët patën mundësinë të votonin banorin që dëshironin të largohej.

Dhe me shumicë votash personi që publiku ka dashur të lërë shtëpinë ka qënë Dea Mishel me 42% të votave.

Më pas është Diola me 39% të votave, e ndjekur nga Kristi me 8%, Nita me 6% dhe Maestro me 4%.

Por siç e dimë tashmë gjithçka mbetet në dorën e produskionit.



Nuk do jetë si i Dea Mishel, zbulohet çfarë përmban zarfi i kuq për Oltën

 


Në shtëpinë e "Big Brother VIP" ditën e djeshme ka mbërritur një zarf i kuq për Oltën, kjo pasi aktorja dhe grupi i saj fituan provën e javës, që kishte të bënte me lojën me litar.

Sipas rregullave, kush fitonte do kishte një avantazh në lojën në shtëpi. Grupi i Luizit e humbi lojën, pasi Ermiona zgjidhi litarin që ishte e detyrueshme ta mbante lidhur.

Të gjithë aludojnë për zarfim e kuq se çfarë avantazhi do ketë Olta duke dhënë lloj-lloj variantesh. Por sipas informacioneve nga produksioni, aktorja do të ketë mundësinë të zëvendësojë personat e nominuar.

Pra me pak fjalë nuk do të jetë si zarfi i Deas për të çuar tre banorë në nominim, sepse dihej që Olta do dërgonte Luizin, Kiarën dhe Maestron.

Thursday, February 16, 2023

Mëngjes i trishtë në BBV, Luizi qan me të madhe! Ja arsyeja (Video)

 


Mëngjesi i sotëm nuk ka nisur aspak mirë për Luizin. Ai ka qarë sot në oborrin e shtëpisë,teksa qëndronte i vetëm,duke pirë kafe. Luizi ul kokën dhe shfryn gjithë mallin që ka për personat jashtë.

Nuk dihet nëse nëna e tij ishte arsyeja se përse Luizi e nisi ditën në këtë mënyrë. Kujtojmë që edhe më parë teksa rrinte i ulur me Valbonën, ai shprehu mall për nënën.

Ende asnjë surprizë nuk është bërë për Luizin brenda shtëpisë së BBV. Mbetet të shohim Primen e ardhshëm, nëse "Vëllai i Madh" do të ketë përgatitur diçka për këngëtarin.



Fansat mblidhen afër shtëpisë së BBV dhe bërtasin "Luiz o kampion", Oltës i ikën fytyra (Video)

 


Luiz Ejlli u ka treguar banorëve se disa fëmijë vijnë çdo ditë pranë shtëpisë së "Big Brother VIP" dhe brohorasin. "O Luiz, o kampion", u dëgjua të thërrisnin ata teksa në oborr ishin Luizi, Kiara,Maestro dhe Olta.

Kjo e fundit duke qënë se u ndje e mënjauar nga fansat, reagoi. Por jo ashtu siç e prisnim. Aktorja tha se personat jashtë po bërtisnin "O Luiz, o legen".

Kjo u prit me të qeshura nga Luizi, i cili sqaroi se nuk është hera e parë që dëgjon këto brohoritje për të. Mirëpo sigurisht çfarë mund të thoshte Olta nga inati.

Shiko videon👇

Video