Monday, January 31, 2022

Nesër Beatrix do të jetë në spektakël,zbulohen detajet e para çfarë do të thotë ajo?

 


Pas daljes nga Big Brother VIP,Beatrix u tërhoq tërësisht nga sytë e publikut.Ajo mori kohën e saj mëse të mjaftueshme dhe mëse të merituar,kohë gjatë së cilës publikoi edhe një këngë.

Beatrix u prit që të ishte dje në "Fan Club" por as kjo nuk ndodhi dhe mesa duket me arsye,për ta ruajtur ekskluzivitetin e rikthimit tëe saj diku tjetër.

Prive.al ka mësuar nga disa burime të besueshme se këngëtarja do i rikthehet paraqitjeve mediatike ditën e nesërme,ndryshe nga banorët e tjerë të eleminuar,në prime e ditës së martë.

Mbetet të shihet nëse ajo do ti japë ndonjë mesazh Donaldit,për të cilin është treguar shumë përkrahës që pas daljes.

Olti Curri turpëron Arjolën,ja çfarë thotë për këmbët e saj të palara

 


Olti Curri është personi që pothuajse nuk lë detaj pa analizuar në Big Brother VIP.Së fundmi ishte Arjola ajo e cila ra në sytë e tij për tu komentuar.

Teksa ajo ishte e shtrirë pranë Eixhelit që po qëndron në suitë,ekrani ka kapur këmbët e Arjolës të palara.Kaq ka mjaftuar që Olti ta hedhë në storyn e tij në Instagram dhe të shkruajë:

"Laji o gëzim".Ai shpesh ironizon banorët dhe veprimet që ata bëjnë brenda shtëpisë dhe Arjola nuk ishte as e para dhe as e fundit që komentohet prej tij.



Beatrix shfaqet për herë të parë pas daljes nga Big Brother,ja si duket ajo (Video)

 


Këngëtarja Beatrix Ramosaj la shtëpinë e Big Brother disa ditë më parë,por nuk është shfaqur në asnjë intervistë televizive për publikun.Ditën e djeshme ajo ka bërë daljen e parë publikut.

Ajo ka postuar një video në profilin e saj në Instagram,ku këndon këngën e saj më të re "Faj",të cilën ia dedikon romancës që lindi brenda shtëpisë së Big Brother me Donaldin.

Beatrix duket mjaft në formë pasi është kuruar për look-un e saj."Më mbushët me dashuri,jetaaa.E keni dëgjuar 'Faj' akoma?Mund ta gjeni te linku në profilin tim",-shkruan Beatrix.



Sunday, January 30, 2022

Einxhel shkel rregullin kryesor të programit,pamjet po bëjnë namin në rrjet (Video)

 


Produksioni dhe "Vëllai i Madh" vendosën që banorja Einxhel Shkira të vazhdojë garën dhe të rikthehet në shtëpinë e Big Brother.

Moderatorja ka mbërritur në shtëpi dhe iu ka treguar banorëve të tjerë për eksperiencën e saj.

Mirë po nuk ka mbaruar me kaq.Einxhel ka shkelur edhe një nga rregullat e produksionit duke dhënë informacione brenda BBV.

Ajo i tha Tan Bramës se nuk është nominuar për të dalë po për fë preferuar.

Ndiqni videon👇



Egzona e zhgënjyer nga nga Big Brother VIP:"Prisja ...

 


Egzona Rafuna ka dhënë sot intervistën e parë që pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP.E ftuar në studion e "Fun Club" ajo u shpreh se ka menduar se mund të ishte një nga finalistet.

Moderatorja nga Kosova u shpreh fillimisht se kur ka hyrë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri,ka hyrë me mendimin e vetëm se gjithçka ka pasur menduar jashtë,ti hidhte poshtë,ta niste nga zero.

"Kam pritur të jem finaliste,por kur thanë se do të jenë 4 finalistë atëherë ndryshova mendim.Jam befasuar me arsyetimin e banorëve të vjetër se kanë 100 ditë.E ku është problemi?"-u shpreh ajo.

"Vëllai i Madh" dënon Donaldin,ja çfarë thotë Iliri për këtë


 Pas të marrē nga Vëllai i Madh,i cili do të zbulohet në spektaklin e të martës,për Donaldin,Iliri ka nisur të diskutojë lidhur me këtë moment së bashku me Tanin.

"Më vjen keq së është djal i zgjuar,kreativ.Duhet ta mbronte veten",-ka thënë Iliri për Donaldin.Ndërsa Tani ka vazhduar bisedën duke thënë se Donaldi pranoi se e shijoi çdo gjë.

Iliri ka insistuar se Donaldi duhet të dinte ta mbronte veten,bisedë të cilën e ka ndarë edhe me Donaldin.

Video👇



Pse Beatrix mungoi spektaklin e të premtes?Olti Curri zbulon arsyen e vërtetë dhe thjesht do mbeteni pa fjalë


 Pas daljes nga shtëpia e Big Brother,Beatrix Ramosaj nuk i ka kursyer dedikimet romantike për partnerin e saj Donald Veshaj.Ajo tregoi se do të hidhej sërish me të nëse ai i jepte dorën.

Gjithashtu ajo i dedikoi një këngë,që ishte rrëfimi i anës së saj të historisë.Madje gazetari dhe opinionisti i njohur Olti Curri,tregoi se Trixa do të futej në shtëpi spektaklin e të premtes,pikërisht për të surprizuar Donaldin me këngën dedikuar atij.

Mirëpo kjo jo vetëm që nuk ndodhi,por Beatrix nuk u përmend aspak gjatë spektaklit."Atë natë spektakli do të ishte në dispozicion të Beatrixës,por në momentet e fundit ajo nuk ka dashur të paraqitet në show dhe ka propozuar që të ishte e ftuar mbrëmë të paraqiste këngën e re,por këtë radhë,produksioni i ka thënë jo",ka shkruan Olti Curri.



Saturday, January 29, 2022

E FUNDIT! Hyrja e Mozzik i kushton shtrenjtë Donaldit,"Vëllai i Madh" i dërgon zarfin e zi

 


"Vëllai i Madh" ka vendosur të ndëshkojë aktorin Donald Veshaj.Sot Donaldi ka marrë në dorë zarfin e zi,por ndëshkimin që mban brenda ky zarf pritet ta mësojmë natën e spektaklit,të martën.

E gjitha kjo erdhi si pasojë e vizitës së Mozzik brenda BBV.Këngëtari ishte mbrëmë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri,për të kënduar për banorët,por Donaldi bëri një gabim.

Ai e ftoi Mozzik në ambientet e brendshme të shtëpisë së Big Brother,pa marrë leje nga "Vëllai i Madh" duke bërë që ky i fundit të mendojë ndëshkimin.

Ndërkohë Mozzik tregoi qartë se mbështet Donaldin,ndërsa Arbana nga krahu tjetër u tha banorëve se ky ishte një mendim personal i artistit dhe jo mendimi i publikut.

Ndodh për herë të parë në Shqipëri.Olsa Muhamedi paralajmëron surprizën e madhe në Prime

 


Olsa Muhamedi paralajmëron se Përputhen Prime sot do të jetë i mbushur plot me surpriza të papritura.Po më kryesorja është fakti se për herë të parë do të jenë dy motra konkurrente në program.

Pjesë e programit do të bëhet motra e Rrushes,vajzës së parë nga Kosova në Përputhen.Mbetet për tu parë se cila motër,pasi në takim me Mevlanin,Rrushja ka shprehur se ka një motër binjake aspak të ngjashme me të,mirëpo ka dhe një motër tjetër.

Rrushja ka pasur një "feeling" me Erionin jashtë,gjë e cila nuk është zhvilluar dhe ata ende nuk kanë patur një takim.

Na mbetet të shohim sesi do të ecë rrugëtimi i dy motrave në program.



Ish-konkurrenti i Përputhen nuk lë gjë pa thënë për Bora Zemanin:"Ja si mashtroi në sy të gjithë shqiptarëve"

 


Ish-konkurrenti i Përputhen Hysen Rama ka dhënë një intervistë për emisionin Glamour Zone ku foli për eksperiencën e tij televizive shumë të kometuar.

Ai ka treguar për një mashtrim të prezantueses Bora Zemani në bashkëpunim me produksionin.Sipas Hysenit kur Bora ka thënë se Alvisës i erdhi një mesazh me një video ku i kërkohej të dilte nga programi,ky është komplet mashtrim se po të kishte ndodhur dhe po ta kishte parë Bora vërtet në celularin e saj ata do ta tregonin si çdo gjë tjetër që tregojnë.

Po e vërteta sipas tij është se ata nuk treguan kurrë asnjë provë.Hyseni është shumë i sigurt se Alvisa u mësua nga autorja për pjesën e dhunës dhe se gjithçka është skenuar prej saj.

Pas konsulimit me stafin mjekësor,produksioni i BBV merr vendimin përfundmitar për Einxhel

 


Ashtu sikurse pritej Einxhel do të vijojë garën në Big Brother Albnia VIP. 

Vëllai i Madh pas konsultimit me mjekët ka vendosur që moderaorja të vazhdojë atje ku e la garën pasi gjendja e saj është e mirë.

Lajmi është dhënë në faqen zyrtare të Big Brother në Instagram teksa vlen të theksohet se mbrëmjen e djeshme Arbana pyeti banorët nëse ata janë të gatshëm të ndihmojnë Einxhel dhe të gjithë pranuan.




Pas Romeos,tani Meridiani kapet keq edhe me Elgit Dodën,shokun e Donaldit

 


Mbrëmë gjatë spektaklit të Big Brother VIP,Meridian Ramçaj i tërhoqi veshin produksionit lidhur me informacionet që hyjnë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Meridiani tha se duhet të tregohet kujdes me personat që hyjnë brenda shtëpisë,ndërsa përmendi 20mijë lekshin e Romeos për vëllain e tij binjak Donaldin.

Ai përmendi edhe Elgit Dodën,duke nënkuptuar se mund ti ketë dhënë  informacione Donaldit.Ky koment ka sjellë reagimin e Elgitit,i cili shkruar me ironi në Instagram edhe pse është me pushime.

"Kush ma përmendi emrin?Aha thashë kush ishte.Po vazhdoj pushimet pra",ka shkruar këngëtari.Kundërpërgjigja e Meridianit ka qënë e shpejtë dhe po aq ironizuese sa e Elgitit.

"Aq i parëndësishëm jam sa dhe kur përmend dikë pa dashje tërheq vëmendjen nga pushimet "luksoze".Ore rroftë Big Brother për hitet se do kishim ngel pa klikime dhe pa pushime",ka shkruar ai.


Momenti që shpëtoi mbrëmë,ja mesazhi që Donaldi mori nga vëllai i tij

 


Një moment mjaft i bukur mbrëmjen e djeshme ka qënë edhe takimi i Donaldit me vëllain e tij të vogël Marjon.Ai nuk u lejua ta takonte fillimisht pasi Einxhel vendosi që tia jepte këtë mundësi Ilirit për të takuar vëllain e tij.

Mirëpo vëllai i madh mendoi edhe për Donaldin.Aktori pati mundësinë të takonte vëllain e tij Marion dhe në momentin e parë që u takuan ata mbetën pa folur dhe u duk që Mario i pëshpëriti në vesh Donaldit.

 U duk që pas Romeos,Elgitit dhe Egzonës ishte radha e Marios të akuzohej për dhënie informacioni nga jashtë.Të dy u ndjenë shumë mirë dhe në fund Mario i dha mesazhin e rëndësishëm:"Pres që të fikësh dritat në fund."

Friday, January 28, 2022

Banorja e BBV shokon me deklaratën e saj:"Kam mësuar vëllain tim si të bëjë s**s

 


Moderatorja Einxhel Shkira e cila krijoi brenda shtëpisë së Big Brother një lidhje me Dj Dagz,së fundmi ka surprizuar publikun me një deklaratë që ajo ka bërë.

Ndryshe nga shumë vajza të tjera në vendin tonë,ajo nuk e ka patur problem të shprehet se ka biseduar me vëllain e saj,Aloisin për tema delikate si për shembull se**i.

"Aloisi ka ndarë me mua gjëra që smund t'i ndante me shokët e tij.Shkolla këtu nuk i mëson disa gjëra.Kam qënë unë ajo që e ka këshilluar për masat mbrojtëse,testimet edhe këto gjëra",ka thënë Einxhel.

Moderatorja i ka mësuar të vëllait se si të mbrohet para se të kryejë një marrëdhënie se**uale duke qënë se ai është më i vogël se ajo.

Donaldi tregon zemrën e madhe që ka! Edhe vetë Einxhel mbeti e habitur (Video)


 Einxhel ka biseduar me vajzat pas incidentit të mbrëmshëm ku ajo lëndoi keq krahun,duke luajtur në shtëpi dhe iu desh ndihma mjekësore.Banorët u kujdesën për të por në veçanti ai që u kujdes më shumë ishte Donaldi.

Einxhel nuk e priste gjithë këtë përkujdesje nga ana e tij pasi dyshja nuk flisnin me njëri tjetrin.

"Po më ikte dhe inati me Donaldin,po e kaloja me shaka.Thashë ishte shumë e bukur për të qënë e vërtetë",tha moderatorja duke qeshur.

Video👇



E FUNDIT! Einxhel lë shtëpinë e Big Brother VIP,ja arsyeja

 


Gjatë mbrëmjes së djeshme,banorja Einxhel Shkira ka lënduar krahu teksa po bënte një lojē me Ilirin.Ajo ka marrë menjëherë ndihmën e nevojshme nga stafi mjekësor por duhet të marrë trajnim të specializuar.

Big Brother VIP ka njoftuar se do të duhet të lërë për pak kohë shtëpinë më të famshme në Shqipëri për tu nisur drejt spitalit.

Gjatë gjithë trajnimit dhe vizitave çdo lëvizje e saj do të jetë e monitoruar nga kamerat.Gjëndja e saj është shumë e mirë dhe shumë shpejt do ti bashkohet shtëpisë.



Thursday, January 27, 2022

Dj PM dhe Dagz nuk humbin kohë,ia bëjnë "bam" sapo dalin nga Big Brother

 

Dj Dagz nuk ka humbur kohë dhe ka nisur menjëherë punën për këngën e re.Dj nga Kosova doli para disa javësh nga Big Brother  dhe bashkë me Dj PM kanë nisur projektin e ri muzikor.

Ata kanë zbuluar se po bashkëpunojnë me rreperin nga Tetova,S4MM.Kënga quhet "Tinzake" dhe pritet të publikohet së shpejti.

PM dhe Dagz kanë fituar edhe më shumë popullaritet me pjesëmarrjen e tyre në Big Brother dhe kanë qënë në qendër të vëmendjes nga lidhjet që krijuan aty,përkatësisht me Sarën dhe Einxhel.

"Më plasët shpirtin më plasët",Arjola nxehet keq dhe tregon damarin prej tropojaneje


 Arjola Demiri duket se prej ditësh është mes dy zjarreve.Dy miqtë e saj brenda shtëpisë,Iliri dhe Monika janë ftohur me njëri-tjetrin për shkak të debateve të fundit dhe një situatë e tillë duket se e ka vënë në siklet Arjolën,teksa përpiqet të ruajë raporte të mira me të dyja palët.

Kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak as Ilirit dhe as Monikës duke ironizuar herë pas here lidhur me këtë gjë.

"Më plasët shpirtin,më plasët",bërtit Arjola ndërsa shtoi se do të donte të mos kishte të bënte me asnjërin prej tyre.

Situatë e rrallë kjo në të cilën e shohim Arjolën të nevrikosur dhe paksa jashtë kontrollit.

"Më kan bo me faj,të kan bo me faj",Trixa nxjerr këngën e re dedikuar Borës?


 Këngëtarja Beatrix Ramosaj ka publikuar projektin e ri muzikor "Faj" që duket se ia dedikon romancës së saj që lindi në shtëpinë e Big Brother me aktorin Donald Veshaj.

"Kjo ndjenjë e jona,as mua as ty nuk po na pyet",thotë Beatrix Ramosaj,ndërsa sugjeron që të gjithë të sugjerojnë anën e saj të historisë.

"Nga zemra ime për të gjithë ju.Sidomos ty ...", - shkruan Trixa në një postim në Instastory.

Për këtë duket se i referohet të gjithë atyre që e kanë komentuar romancën e saj me Donaldin.Ndërkohë në një pjesë tjetër të tekstit të saj ajo shkruan:

"Më kan bo me faj,të kan bo me faj" dhe fansat e kanë lidhur direkt me Bora Zemanin,pasi kjo e fundit ka qënë ish e dashura e Donaldit dhe për shkak të historisë së saj me aktorin është gjykuar Beatrix dhe ky i fundit.

Çfarë i ndodhi?Ja përse mungoi Bora sot në program

 


Moderatorja Bora Zemani ka munguar gjatë emisionit të sotëm në Përputhen.Vendin e saj e ka zënë Ana Lleshi,e cila është konkurrente edhe në këtë sezon të dytë të emisionit.

Ana tha se Bora ka pasur një problem shëndetësor,por nuk dimë të themi nëse moderatorja është me Covid apo ndonjë virozë stinore.

Ajo iu nënshtrua pak javë më parë edhe një operacioni,e megjithatë ishte e pranishme në studio duke qëndruar ulur në karrige.Vet Bora nuk ka bërë asnjë postik lidhur me këtë në rrjete sociale.

Shpresojmë që Bora të shërohet sa më shpejt dhe të kthehet në emision sa më parë.

Sabiani zbulon gjendjen e vërtet të Beatrix pas daljes nga Big Brother (Video)

 


Beatrix la shtëpinë e Big Brother javën që lamë pas dhe duket se që atëherë ka kaluar dotë të vështira.Ajo nuk ka bërë asnjë dalje publike dhe njerëzit pranë saj kanë treguar se po kalon një gjendje emocionale të rënduar.

Teksa ishte i ftuar në emisionin "Goca dhe Gra",Sabiani është pyetur nëse ka patur kontakte me Beatrix pas daljes nga shtëpia.Ai ka treguar se janë takuar natën e spektaklit dhe më pas ka folur me nënën e saj,e cila i ka treguar se Beatrix është mirë dhe në gjendje të stabilizuar por normalisht i duhet pak kohë të marrë veten.

Gjithashtu ainka treguar se e ka patur Beatrixën si vajzën e tij brenda shtëpisë.

Donaldi harron "Trixën" dhe përqafon Ilirin,Einxhel bëhet xheloze:"Po bien në dashuri këta të dy (Video)


 Vëllai i Madh iu ka dhënë banorëve një lojë mjaft të bukur,ku përfshihen edhe dënime.Banorët duhet që të fikin të parët një gong që bie në vende të ndryshme të shtëpisë.

Më pas do japin dënimet që Vëllai i Madh u ka vënë në dispozicion.Teksa Donaldi dënoi Einxhel dhe Iliri që të rrinin të kapur dorë për dore pêr tre orë,vetë ai më pas u dënua nga Beniada.

Kjo e fundit i tha se duhet të përqafonte Ilirin për 5 minuta.Gjatë këtij 5 minutshi banorët kanë qeshur pafund nga batutat dhe skenat që krijuan 3 rivalët mes tyre.

Video👇



As Donaldi dhe as Iliri,ja kush e fiton Big Brother sipas astrologes

 


Astrologia Lorna Hysa ka bërë parashikimin e fituesit të Big Brother VIP Albania,duke u bazuar te shenja e horoskopit të secilit prej lojtarëve.

Teksa loja bëhet më e vështirë,Hysa ka treguar se Arjola mund ta marrë fitoren duke u bazuar tek shenja e horoskopit.

Ndërsa për lidhjen Trixa-Donald u shpreh se shkojnë pasi kanë të njëjtin planet.

Astrologia tha:"Derisa të dali Mërkuri nga prapavija më 3 Shkurt,virgjëreshat nuk e kanë mirë.Pas 3 shkurtit mund të jenë më të çliruara.Mund ta mendoj Arjolën fituese,por vetëm si virgjëreshë."

Wednesday, January 26, 2022

Bora mban ende në Instagramin e saj një detaj që e lidh me Donaldin (Foto)

 


Pa hyrë në vitin 2022,Bora e largoi nga rrjetet sociale ish-partnerin e saj.Megjithatë ajo mban disa momente më të bukura që ka kaluar me Donald Veshaj dhe me Romeon.

Bora ruan në rubrikën "Highlists" në Instagram,fotografi të bukura bashkë me binjakët ku përfshihen edhe foto nga puna e tyre së bashku si moderatorë.

"3shat" ka mbishkruar imazhet moderatorja e programit "Përputhen".



Dhe lufta mbaroi...Donaldi dhe Ilir pajtohen me një kërcim dhe përqafim (Video)

 


Raporti i Donaldit dhe Ilirit në Big Brother është padyshim i çuditshëm.Në njërën anë dyshja debatojnë,zihen dhe bërtasin e nga ana tjetër përqafohen dhe kërcejnë.

Vetëm së fundmi Iliri dhe Donaldi kanë kërcyer balet para banorëve në dhomën e gjumit.Doni ta dini si e kanë mbyllur?

Dyshja janë përqafuar sikur zënkat e tyre të mos kishin ekzistuar kurrë.

Video👇




Olti Curri zbulon arsyen pse Einxhel dhe Donaldi nuk flisnin jashtë shtëpisë së Big Brother

 


Mbrëmjen e djeshme në Big Brother VIP,një nga qendrat e diskutimeve ka qënë konflikti midis Einxhel dhe Donaldit.Këto konflikte kanë filluar që pas daljes së Dj Dagz nga shtëpia e BBV.

Gjatë gjithë javës dyshja nuk kanë folur fare me njëri-tjetrin ndërkohë që në debat e sipër në PRIME,ato kanë përmendur disa herë një konflikt të ndodhur jashtë.

Edhe pse asnjeri prej tyre nuk ka dashur ta përmendë arsyen e këtij konflikti,thuhet se shkak është bërë eksperienca e Einxhel në emisionin "Binjakët Show" nga Romeo dhe Donaldi.

Rrugëtimi nuk ishte shumë i gjatë për moderatoren e njohur.Pas largimit në një rubrikë të krijuar vet,ajo u pyet për motivet e largimit të saj nga emisioni.

Einxhel nuk ishte e drejtpërdrejt në përgjigjen që dha por la të nënkuptohet se arsyeja ishte moskorrektësia në pagesë.E pyetur se çfarë donte të zhdukte bashkë me COVID19 ajo tha se so donte të zhdukte njerëzit jo korrekt me pagesat.

Këtë motiv e ka mbështetur edhe Olti Curri në faqen e tij në Facebook.

Zbulohet çfarë i tha Fifi në vesh Donaldit

 


Fifi ka hyrë mbrëmjen e djeshme brenda shtëpisë së Big Brother për një surprizë për Monika Lubonjën me të cilën krijoi një miqësi gjatë qëndrimit të saj në shtëpi.

Por përveç Monikës,Fifi takoi edhe banorët e tjerë për të cilët tha se e kishte marrë malli dhe nuk i kurseu disa komente ndaj tyre.

Ajo filloi ti përqafonte të gjithë banorët me radhë,por përqafimi më i ngrohtë dhe më prekës ishte ai me Donaldin,teksa dëgjohet që i thotë:

"Ja u futa prap,na ke jashtë,do bëhesh i fortë,mos u qarravit se je burrë!"-u shpreh Fifi.

Ndërkohë që Arbana herë pas here po i thoshte Fifit që të mos jepte këshilla për banorët,sepse më keq do ngatërrohej mendja e tyre.

Tuesday, January 25, 2022

Bora ende nuk e ka hequr nga zemra Donaldin? Ja detaji që po i bën lëmsh të gjithë (Foto)

 


Moderatorja e Përputhen Bora Zemani ka qënë vazhdimisht në qendër të vëmendjes kohëve të fundit,sidomos për historinë e saj të dashurisë me Donaldin.

Ajo shpesh herë merr vëmendje më shumë se vet konkurrentët e emisionit që drejton me situatat e krijuara me veshjen apo fjalët që ajo thotë.

Ditën e djeshme ndjekësit kanë vënë re lidhëse në dorën e saj,gjë që shpesh herë e mban edhe Donaldi.Nuk është hera e parë që ndjekësit kapin detaje te Bora gjatë prezantimit.

Ajo shpesh herë e ka thumbuar Donaldin,përmes fjalëve apo këtyre veprimeve.



Kërkoi të dalë nga Big Brother,Donaldi i shqetësuar:"Po humbas veten time këtu brenda"

 


Këto ditë Donaldi ka qënë në gjendje të rënduar psikologjike dhe shumë i ngarkuar emocionalisht.Madje dy ditë më parë ai i tha Monikës se do që të dalë nga shtëpia dhe të ndërpresë lojën.

Mbrëmjen e djeshme aktori ka biseduar me Egzonën duke u shprehur se ka qënë tepër i shqetësuar dhe se i është dukur sikur po humbet veten e tij me gjithë këto situata që ndodhën.

"Më duket sikur po humbas veten time këtu brenda",-u shpreh Donaldi.

"Mos e harro arsyen për çfarë je futur",-i tha Egzona.

"Ajo arsye po më mban mua këtu",-u përgjigj Donaldi.


Pas ndarjes nga Bashkimi reagon për herë të parë Alvisa (Foto)

 


Alvisa dhe Bashkimi ishin çifti i parë që dolën nga Përputhen 3 pas shumë sakrificave,dinamikave dhe skandaleve që ndodhën midis tyre.

Mirëpo marrëdhënia e tyre nuk zgjati shumë dhe para pak ditësh Bashkimi deklaroi se ishte ndarë përfundimisht nga Alvisa për arsye që nuk ka dashur ti bëjë publike.

Kjo deklaratë e Bashkimit u kometua edhe në puntatën e djeshme të Përputhen,ku shumë konkurrentë mendonin se arsyeja e ndarjes së çiftit ka qënë tradhëtia nga ana e Alvisës.

Pas kësaj që u tha ka reaguar direkt Alvisa me një story ku shkruan:"Ku kanë arrit🤦🏻‍♀️",duke mos qënë kështu aspak dakord me fjalët e konkurrentëve.



Çfarë fjalësh nga Beniada për Borën,çfarë do mendojë Donaldi kur ta marrë vesh? (Video)

 


Prova javore e kësaj jave është mjaft interesante.Vëllai i Madh ka udhëzuar banorët që të tregojnë secili nga një sekret e më pas të zbulojnë se cilit i përkasin ato.

Kjo ka ndikuar që banorët të zhvillojnë diskutime,por edhe të bëjnë thashetheme me njëri-tjetrin e të tregojnë gjëra nga jeta e tyre private.

Por siç duket sekreti i një konkurrenti i ka vënë në dyshime të gjithë dhe po aludojnë se mund të jetë Donaldi.

Ndërkohë Beniada mundohet ta dekodojë sekretin duke përfshirë edhe Borën."Hera parë si pash Borën ktu te neve te Big Brother na u dok si 23 vjeçe edhe sa unë por dokej akoma ma e vogël,me fytyren e njome të bukur,si vajz shtatlartë që është ajo duket fiks 23 vjece,"-u shpreh Beniada për Bora Zemanin.

Por kjo bisedë është realizuar duke mos qënë prezent Donaldi.

Video👇





Monday, January 24, 2022

Zbulohet arsyeja e ndarjes mes Alvisës dhe Bashkimit,ka pasur 100% tradhëti

 


Alvisa dhe Bashkimi i kanë dhënë fund zyrtarisht lidhjes mes tyre,vetëm disa javë pasi lanë programin,përmes një postimi të bërë nga Bashkimi në Instastory.Mirëpo ai nuk ka dhënë shumë detaje mbi arsyen e kësaj ndarje.

Në puntatën e sotme,Albi,një mik i të dyve se gjërat janë definitive dhe ndarja erdhi prej konflikteve të vazhdueshme,ndërsa konkurrentët e tjerë thonë se në mes ka patur tradhëti.

Pas këtyre fjalëve të Albit ka ndërhyrë Edi duke thënë:

Edi:"Është tradhëtuar 100%"

Ana:"Doli kundra të gjithëve për Alvisën dhe mori këtë.Të gjithë e dinë se Alvisa është me dikë tjetër."

Donaldi nuk qënka mërzitur për Trixën po për Borën? Fansat kapin detajin dyshues (Video)

 


Donald Veshaj është një nga personazhet më të komentuar të momentit kudo në media.Eksperienca e tij në Big Brother VIP ka bërë bujë aq të madhe saqë ngado flitet për të.

Gjatë aventurës së tij në BBV ai pati një takim me Borën,por nuk mori një shenjë nga ajo pasi produksioni nuk e lejoi një gjë të tillë dhe ai u lidh me Trixën.

Pas dy muajsh Trixa u eleminua këtë të premte duke e lënë Donaldin të vetëm brenda.Ndërkohë në rrjete sociale është duke qarkulluar një video ku Donaldi shihet i mërzitur pas daljes së Trixës por që faktikisht ai në dorë rri duke prekur tatuazhin që e lidh me Borën."Data 5" është tatuazhi që ka Donaldi në dorë,datë e cila tregon ditën kur ai dhe Bora kanë filluar lidhjen.

Video👇



Arjan Konomi shpërthen ndaj Alvisës pas ndarjes nga Bashkimi:"Nuk ka njeri më... (Video)

 


Siç dihet tashmë Bashkimi dhe Alvisa i dhanë fund lidhjes së tyre,vetëm pak kohë pas daljes nga Pëpruthen.Këtë gjë e pohoi vetë Bashkimi përmes një story në Instagram.

Kjo ngjarje është komentuar gjithandej dhe nuk kishte si të mos komentohej edhe në Përputhen.Puntatën e sotme Arjan Konomi ka shpërthyer në akuza të forta ndaj Alvisës duke thënë se të gjitha deklaratat në emision kanë qënë pjesë e lojës së saj.

Sipas tij,historia e tyre që në fillim dukej se nuk do të ishte e gjatë dhe se i vjen keq për Bashkimin që ka qënë pjesë e lojës së Alvisës.

Për më shumë ndiqni videon👇




Monika lëshon akuzën e rëndë ndaj produksionit për Ilirin:"Nuk e nxjerrin atë,ta them jashtë pse

 


Dihet që kohët e fundit marrëdhëniet mes Ilirit dhe Monikës nuk janë aq të mira.Iliri nuk e fsheh që e do jashtë Monikën.Po kjo nuk është një arsye e fortë që Monika të dalë sepse normalisht në atë shpi duhet të dalë kush votohet më pak nga publiku.

Sot duke gatuar një byrek në kuzhinë,pasi pati përplasje me Ilirin,i cili i flaku në plehra spinaqin dhe ia nxorri sërish nga plerat duke ia çuar në kuzhinë,Monika bisedon me Einxhel për nominimin ku ajo është përballë Arbrit.

"Më fal po të thuash hedhim Einxhel në nominim,të dalë Einxhel me mua më fal...eleminimi nga shtëpia është ekzekutim" thotë Monika duke bërë paralelizëm mbi atë që Iliri kërkoi para disa ditësh.

"Mund të dalë ai",ia kthen Einxhel "Ai nuk del zemra ime" thotë Monika me shumë bindje "ta garantoj unë që nuk del sepse e kam këtë bindje që në fillim...KUR TË DALIM TA THEM PSE", - ka përfunduar Monika.

Se cila është kjo arsye Monika nuk ka dashur ta zbulojë për publikun.

Alfred Cako nuk kursen as Big Brotherin,zbulon çfarë fshihet pas këtij formati

 


Alfred Cako godet sërish me teoritë e tij fantastiko-shkencore.Kësaj radhe ai ka folur për emisionin më të famshëm të momentit,Big Brother Albania VIP.

Edhe ky na doli një emision pas të cilit fshihet diçka më e madhe sipas Cakos.Ai ka bërë një deklaratë të fortë duke u shprehur se Big Brother është pjesë e Iluminatit,dhe kur flasim për këtë nuk e themi për Big Brotherin Shqiptar.

Pra dora e padukshme që manipulon emisionin është dora e iluminatit.Sipas Cakos shpjegimin e teorisë së tij e vërteton syri që shfaqet në çdo moment në emision.

Syri gjithpamës i iluminatit.Gjithmonë do të jesh nën tension.Nuk ke më intimitet.Edhe nëse ke familje dhe ata aty e dinë se çfarë po bën.

Pas pushimeve që kaluan bashkë,PM do të "ankohet në gjykatë" për Sarën

 


Me daljen e Sarës nga shtëpia e Big Brother,atë dhe PM i kemi parë thuajse kudo bashkë duke na vërtetuar që lidhje e tyre është vërtet serioze.

Madje ata bënë edhe pushimet e para së bashku duke u arratisur disa ditë në Bogë,një nga destinacionet më të bukura dimërore.

Së fundmi në Instastory Sara ka veçuar momentet e qëndrimit të saj në Big Brother,duke përmendur surprizën e bluzës së personalizuar me një foto të saj dhe PM.Përveç këtyre atyre iu kanë ardhur edhe 2 korniza dhuratë me fotot e tyre.

Sara tha se më të madhen do ta mbante për vete,ndërsa tjetrën do ia jepte PM.

Pajtimi ka vendosur që nuk do ta lejë me kaq dhe u shpreh se do ankohej në gjykatë për këtë,shoqëruar me disa emoji të qeshura.

Si duket çifti po shkon shumë mirë me njëri-tjetrin dhe se dalja jashtë nga Big Brother nuk ka ndikuar aspak në prishjen e marrëdhëmies mes tyre.

Iliri sulmon Beatrix pas daljes nga Big Brother:"S'ka karakter... (Video)

 


Dalja e Beatrix nga Big Brother bëri padyshim një bujë të madhe jo vetëm jashtë por edhe brenda shtëpisë.

Ata që kanë diskutuar lidhur me të kanë qënë Arbri dhe Iliri.

Arbri:"Ndoshta Trixa nuk kishte për të dalë kurrë në nominim,sepse të gjithë e krehin nga mëngjesi deri në darkë."

Iliri:"Unë njëherë e eleminova Trixën,pas debatit që kisha me Donaldin dhe e pash që ndërhyri.Është nga ato personazhet që nuk kanë një linjë të vetën të karakterit këtu brenda dhe thjesht nuk nominohet,nuk bën garë,nuk bën lojë,nuk vendos në plan të parë,sepse është e dashura e Donaldit",u shpreh ai.




"Të kam falur"! Bora Zemani takohet me Beatrix? Ja videoja që po çmend rrjetin

 


Një video ku një vajzë bjonde po përqafohet me Bora Zemanin po bën namin në rrjet,duke marrë vëmendjen e të gjithëve.Në video shkruhet:

"Bora takohet me Beatrix dhe i thotë që e ka falur".

Të shumta kanë qënë reagimet,ku disa komentues pretendojnë se është Beatrix,por ka dhe nga ata që mendojnë se nuk është ajo që po përqafon Bora.

Mirëpo së fundmi është zbuluar se vajza që Bora përqafon është Olsa Muhamedi,autorja e Përputhen dhe kjo video është krijuar nga fansat thjesht për të bërë zhurmë.



Pas daljes së Beatrixës nga Big Brother vjen reagimi i fortë i Elgit Dodës,shokut të Donaldit

 


Dalja e Trixës ka zgjuar shumë reagime të shumta si në rrjete sociale ashtu edhe në mënyra të tjera.Ajo është gjykuar shumë për lidhjen e saj me Donaldin.Madje këto gjykime kanë bërë që ajo të mos reagojë fare që kur ka dalë nga shtëpia.

Megjithatë ajo po merr mbështetjen e shumë personave të famshëm,një ndër të cilët është edhe Elgit Doda,shoku i Donaldit.

Përmes një postimi në Instagram ai i ka dalë në krah Trixës:"Nuk edi pse një pjesë e këtij mileti ka kaq shumë mllef si me i pas marrë bukën te shpia.Bëhu njeri më i mirë se të bën mirë për shëndetin mendor",ka shkruar ai.


"Gjykoni lojën, jo ndjenjat e tyre"! Me Borën apo Trixën ,Fifi shpreh qëndrimin e saj kundrejt sitautës

 


Trekëndëshi Bora-Beatrix-Donald vazhdon të jetë më i komentuari i momentit.Sidomos që pas daljes së këngëtares javën e kaluar.

Shumë njerëz e kanë gjykuar Trixën për sa i përket situatës me Donaldin,mirëpo ajo ka patur edhe mbështetjen e shumë personazheve të famshëm,ku një prej tyre është dhe Fifi.

Kjo e fundit me një live në Instagram tha se njerëzit asnjëherë nuk duhen gjykuar për ndjenjat e tyre dhe se nuk është në rregull që Beatrix po gjykohet.

Video👇

Shiko videon ketu