Tuesday, January 31, 2023

Mos prisni kot deri në darkë... ja kush do të dalë sonte nga "Big Brother VIP"

 


Siç e dimë tashmë të nominuarit e kësaj jave janë Tea, Bjordi, Efi dhe Maestro. Dhe personi që pritet të dalë sot me dëshirën apo jo të produksionit është Tea.

Fillimisht Maestro dhe Efi nuk dalin për shkak se janë rreshtuar përkrah Luizit dhe kanë qënë shumë dinamikë për sa i përket situatave në shtëpi.

Ndërsa përsa i përket Bjordit,ai është ende i ri dhe nuk e ka filluar ende lojën e tij brenda shtëpisë dhe për këtë me shumë mundësi nuk del.

Tea duket se i ka mbushur ditët e saj në shtëpi. Loja e saj është konsumuar dhe këto ditë ka rënë qetësi në shtëpi. E vetmja shpresë e saj mbetet bileta e kthimit.

Dalin rezultatet: Ja kë votuan shqiptarët për ta larguar nga shtëpia

 


Të nominuarit për këtë javë në "Big Brother VIP" janë: Armaldo Kllogjeri, Tea Trifoni, Bjordi dhe Efi. Ditën e djeshme Xing.al publikoi një sondazh ku shqiptarët mund të votonin banorin që donin të largohet nga shtëpia.

Dhe nga rezultati, duket se banori që ka marrë më shumë vota është Tea Trifoni. Ish-konkurrentja e "Përputhen" ka marrë 65% të votave dhe pas sa vjen Bjordi me 27%.

Dy banorët më pak të votuar ishin Efi dhe Maestro, të cilët kishin secili nga 4%.



ÇMENDURI! Luizi kërkon të largohet menjëherë nga shtëpia e BBV

 


Ai cilësohet si konkurrenti më i fortë i këtij edicioni të dytë të "Big Brother VIP", mirëpo si duket Luizi nga situatat dhe provokimiet që i bëjnë çdo ditë në shtëpi.

Aq sa ai po mendon edhr largimin. Në një bisedë me Kiarën, ai tha se nuk po durom dot më dhe se i ka të gjithë kundër. Gjithashtu u shpreh se nuk është i pathyeshëm pasi 3 muaj janë shumë.

"Dua të dal për Zotin. Nuk besoj që e fitoj kështu që... Do duroj sa do duroj, por smban më. Të gjithë kundër, rrinë lëshojnë nga një kunjë çdo ditë për të parë ku jam. Do vijë një moment kur do më zënë ngushtë. Tre muaj janë shumë, sdihet kush vjen. I kam të gjithë bashkë kundër, sdi çfarë të bëj më. Nuk jam as i pathyeshëm as i paprekshëm, as më i forti. Jam ky që jam. Nuk mund të luftoj kaq gjatë", u shpreh Luizi.

Monday, January 30, 2023

U tha se kanë patur një romancë, gazetarja e njohur sqaron të vërtetën e lidhjes së Xhonit me Oltën

 


Pak kohë më parë në media doli lajmi se Olta Gixhari dhe Xhonatani kishin patur një lidhje jo shumë të gjatë me njëri-tjetrin. Megjithatë kjo gjë nuk dihet me siguri.

Së fundmi në një emision televiziv është hapur një debat lidhur me këtë çështje, ku ka qënë e ftuar edhe gazetarja Alberta Zani. Ajo u shpreh se e gjithë kjo histori ishte sajuar nga ish-e dashura e Xhonit.

Më tej shtoi se vetë ajo nuk e kishte parë ndonjëherë Oltën dhe Xhonatanin bashkë gjatë verës, megjithatë u shpreh se nuk e ve dorën në zjarr për ta.

Darkë speciale mes Teas dhe Luizit, Kiara shkon papritur! Reagimi i tyre ska nevojë për koment

 


Në darkën që produksioni dhuroi për Luizin dhe Tean, ka hyrë papritmas Kiara, e cila ishte edhe kryetema e darkës mes tyre.

Të dy mbetën të shtangur dhe të habitur kur panë që bisedës iu bashkua Kiara, duke i pyetur nëse mund t'ju ofronte diçka tjetër për darkën.

Në bisedën mes tyre Tea u shpreh se nuk i pëlqente që Luizi e përdorte atë për të bërë xheloze Kiarën, sepse moderatorja i kthehej direkt asaj.

Ndërsa Luizi u shpreh se nuk kishte me kë ta xhelozonte tjetër dhe i tha Teas të mos shqetësohej dhe të mos ndjehej e përfshirë.

Për më shumë ndiqni videon👇

Video


Tea dhe Olta akuzojnë Arbanën dhe produksionin se po mbështesin Luizin

 


Olta Gixhari dhe Tea Trifoni kanë ngritur pikëpyetje së fundmi në lidhje me qëndrimin e Luizit brenda shtëpisë së "Big Brother VIP".

"Ti na trego kë ke mik një herë, se ta kam bërë pyetjen disa herë. Na trego kë ke mik këtu brenda, që çfarë nuk ke bërë këtu dhe ke dalë pa lagur gjithmonë. Këtë na trego", i tha Olta.

"Vetëm Kiarën. Kam ata që na mbajnë të gjithëve (publikun)", u përgjigj ai.

"Edhe unë e mendoj këtë", shtoi Tea, e cila ra dakord me Oltën.

"Unë them që ky njeri i ka shpatullat e ngrohta shumë sepse ka bërë lloj-lloj budalliqesh, pislliqesh këtu dhe ka dalë pa lagur gjithmonë", vazhdoi sërish Olta.

Pra me pak fjalë aktorja akuzon produksionin, duke menduar që ky i fundit po mban anën e Luizit.

Sunday, January 29, 2023

Habit moderatori i TCH, Luizi është i lidhur jashtë

 


Ditën e sotme në "E Diell" si çdo javë u diskutua një temë interesante. Këtë herë u fol se sa të vërteta janë dashuritë në "Big Brother VIP". Më së shumti u fol për Kiara-Luiz dhr Dea-Amos.

Mirëpo moderatori dhe balerini i njohur i shtangu të gjithë me deklaratën që bëri lidhur me Luizin. Bëhet fjalë pêr Graciano Taganin.

"Dua të di çfarë mendon e dashura e Luizit për Kiarën, vetëm kaq dua të di", u shpreh balerini.

Pas një momenti suspance ishte gazetari Ervin Kurti që e pyeti:

"E ke fjalën për ish-të dashurën?"

"Kaq doja të thoja, s'dua të flasë më", përfundoi Graciano.

Njeriu që ka shumë përzemër Arbana viziton shtëpinë e BBV, fotoja bën namin në rrjet


 Ky edicioni i dytë i "Big Brother VIP" ka thyer rekorde të jashtëzakonshme. Dhe shumë njerëz padyshim kanë dëshirë që ta vizitojnë të paktën një herë shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Mirëpo ekziston një person i veçantë që ka patur akoma më shumë dëshirë ta prekë nga afër shtëpinë e "Big Brother VIP".

Është fjala për djalin e Arbana Osmanit, i cili jo vetëm që shikon mamin nga ekrani në Prime, por edhe e shoqëron atë në punë gjatë ditëve të provave.

Ai ka dëshirë të vizitojë për disa çaste shtëpinë dhe këtë gjë e ka treguar vetë moderatorja. Nuk e dimë nëse "Vëllai i Madh" do ta lejojë diçka të tillë, por mbetet për tu parë.



"Nuk jam mirë", Luizi sëmuret natën në shtëpinë e "Big Brother VIP"

 


Mbrëmjen e djeshme konkurrenti më i përfolur i këtij edicioni në "Big Brother VIP", Luiz Ejlli është shprehur se nuk ndjehet mirë. Ai është shtrirë në krevat i djersitur teksa banorët janë kujdesur për të.

Fillimisht Kiara i ka shkruar te krevati dhe e ka pyetur përse u shtri. Dhe Luizi i tha se nuk ishte mirë.

"Ça ke? Pse je bërë ujë në djersë?", tha Kiara.

"Nuk jam mirë", tha Luizi.

Kiara: Po ça ke?

Luizi: Sedi

Kiara: Ça do?

Luizi: Asgjë

Kiara: Mua. Është sëmurë ky.

Maestro: Ça ka?

Efi: Mos është shum i mbuluar trashë?

Kiara: Është bërë ujë në djersë

Klikoni këtu për videon 👈

Del video e Luizit dhe Maestros para shumë vitesh, ja çfarë kanë bërë bashkë (Video)

 


Dy nga banorët më gazmorë në shtëpinë e "Big Brother VIP" janë Luiz Ejlli dhd Armaldo Kllogjeri. Së fundmi ata patën një debat me njëri-tjetrin, mirëpo faktet tregojnë se ata njihen prej vitesh dhe nuk mund të mërziten për gjëra të vogla.

Infinite Media ka siguruar një video, ku para 17 vitesh, Luizi ka fituar kompeticionin, duke u përzgjedhur që me këngën e tij të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion dhe në ato ambjente ndodhej edhe Maestro.

Në këtë video shihet Luizi me bashkëpuntorët dhe në fund shihet Maestro, i cili ka realizuar edhe videon, të cilën e keni më poshtë.



Zbulohet letra e Berishës për Luizin, që Arbana dhe produksioni nuk e lejuan

 


Burime për Dritare.net kanë bërë me dije se ish-kryeministri Sali Berisha i ka dërguar një letër Luizit në "Big Brother VIP", mirëpo Arbana dhe produksioni nuk kanë pranuar ta lexojnë publikisht. Ja çfarë i shkruante ai:

"I dashtun Luiz, dollia që ngrite për mua aty në Big Brother më shtyu të shkruaj këtë letër. Mendimet tona si demokrat të foltores kanë qënë gjithmonë me ty. Aty i mbyllur mes katër mureve mendon për demokracinë dhe largimin e Lul Bravës dhe Edvin Drogës dhe fitoren e foltores.

I dashtun Luiz, në Shkodër ka zhvillime të reja. Kanditat do bëhet Benet Beci. Dikur ka qënë me ne por iku. Në Tiranë po përfitojnë nga mungesa e intelektualëve si puna jote dhe po zgjedhin Skënder Gjinushin kryetar akademie. Besoj se ti dhe gjithë intelektualët që jeni në Big, jeni kundra kësaj shfaqjeje të shëmtuar. Por kontributi juaj për kulturën aty është sa dhjetë akademi

Ndjefsha mirë për ty, sb", shkruan Dritare.net.

Padyshim kjo letër nuk është e vërtetë por Dritare.net nëpërmjet saj ka dashur të godasë politikën si dhe sjelljet aspak të mira të banorëve brenda shtëpisë së "Big Brother VIP".

Saturday, January 28, 2023

Frikë apo strategji? Pse Luizi po e përmend çdo ditë Butrintin në BBV

 


Duket se Luizi është fiksuar jashtëzakonisht shumë me Butrintin, ish-të dashurin e Kiarës, aq sa po e përmend çdo ditë këngëtarin në shtëpinë e "Big Brother VIP".

Ditën e sotme sapo u zgjua nga gjumi, në momentin që po pinte kafe me Bjordin, Luizi e përmendi sërish Butrintin. Ai shprehu sërish "frikë" për hyrjen e tij në BBV ku tekstualisht tha:

"Mos vjen ish-i dashuri i Kiarës, një që e ka pasur publike. E kam dëgjuar si emër, por nuk e njoh. Nëse vjen ai unë jam shumë keq, ma beso. Vështirë se mund t'ia dal", u shpreh ai.

Mirëpo pse po e përmend kaq shpesh Luizi Butrintin?

Më shumë se frikë, komentuesit mendojnë se Luizi ka një strategji në mendjen e tij. Një pjesë tjetër mendojnë se tashmë ai nuk ka me kë të luajë dhe hyrja e Butrintit do t'i mundësonte një strategji të re. 

Dalin rezultatet! Ja kë duan të largojnë shqiptarët nga BBV

 


Këtë javë të nominuar në "Big Brother VIP" janë Luizi, Efi, Maestro dhe Xhonatani. Ditën e djeshme Xing.al publikoi një sondazh ku njerëzit mund të votoni se kë dëshirojnë të largojnë nga shtëpia e BBV.

Dhe me shumicë votash, banori që u votua më shumë për tu larguar ishte Xhonatani. E pritshme kjo pasi, ai është një banor i ri dhe nuk e ka shfaqur shumë veten tek publiku.

Xhonatani kishte 86% të votave, pas tij vjen Maestro me 8% dhe më pas Efi dhe Luizi me nga 3%.



Friday, January 27, 2023

Banores së "Big Brother VIP" i del "zogu" sheshit duke kërcyer (Video)

 


Duke qënë të vëzhguar 24 orë nga kamerat, banorët e "Big Brother VIP" shpesh kapen në momente të papërshtatshme dhe këto gjëra bëhen shumë virale në rrjet.

Së fundmi një nga banoret e reja, Nita ka bërë një kërcim me Xhonatanin, mirëpo veshja e saj ishte shumë e papërshtatshme.

Si duket ajo nuk kishte veshur as të mbathura dhe ka treguar para kamerave më shumë se ç'duhet. Për të parë videon klikoni më poshtë.



Kiara e ka mendjen ende tek Butrinti? I kërkon Nitës t'i këndojë këngën e tij

 


Pak orë më parë një video e Kiarës është bërë virale kudo në rrjet, kjo pasi moderatorja i kërkoi Nitës, t'i këndonte një këngë të Butrintit.

Në fakt tekstualisht Kiara i tha Nitës t'i këndojë këngën e Ledrit "Dale Dale", mirëpo në fakt kjo është kënga e Butrintit në bashkëpunim me Ledrin.

Kjo ka bërë që rrjeti të shpërthejë ndaj Kiarës, duke thënë se ajo ndien akoma për Butrintin dhe se po tallet me Luizin në "Big Brother VIP".

Pas një viti, Beatrix kujton historinë e saj me Donaldin

 


Nëse kthehemi mbrapsht 1 vit, patjetër do na kujtohet historia më e diakutuar e asaj kohë, pikërisht trekëndëshi Bora-Donald-Beatrix. Lidhja e aktorit me këngëtarin në BBV nuk zgjati shumë, mirëpo kjo e fundit i bëri një dedikim.

Kënga e Beatrix e quajtur "Faj", i dedikohet Donaldit dhe mbush plot 1 vit sot nga dita e publikimit. Edhe pas gjithë asaj që ndodhi Trixa nuk e fshiu këngën dhe as nuk e ndryshoi.

Së fundmi, ajo e ka publikuar në story dhe ka shkruar:

"Faj mbush plot 1 vjeç sot."



A do hysh në Big Brother VIP? Butrinti jep përgjigjen befasuese

 


Prej disa kohësh tashmë po përflitet se Butrinti mund të hyjë në "Big Brother VIP", mirëpo deri tani kjo ka mbetur në kuadrin e thashethemit. Vetë këngëtari si duket ka dëshirë ta vazhdojë këtë dilemë dhe këtë gjë e ka bërë edhe së fundmi.

Në një foto të postuar në Instagram, Butrinti është pyetur nëse do të hyjë në BBV dhe përgjigja e tij ka qënë befasuese.

"O Butrint a ki me hi bb pls kthema komentin", ka qënë pyetja që i është drejtuar.

"Qysh po ki qejf ti", përgjigjet këngëtari duke treguar kështu në një farë mënyre se nuk e përjashton këtë si mundësi.



Kejvina reagon për herë të parë pas daljes, ja çfarë thotë për Luizin

 


Kejvina Kthella ishte një prej banorëve të edicionit të dytë të "Big Brother VIP". Ajo u skualifikua nga gara pasi goditi me shpullë Luizin, gjest i pafalshëm nga "Vëllai i Madh".

Që prej daljes së saj nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, modelja nuk kishte bërë asnjë deklaratë dhe nuk ka bërë asnjë dalje në media.

Mirëpo së fundmi, ajo ka reaguar në llogarinë e saj në Instagram, ku tekstualisht shkruan:

"Jeta vazhdon edhe nëse vdesim. Nuk jam penduar që hyra në BBV2. Që dola sigurisht që nuk jam penduar kurrësesi! Shpulla që unë qëllova Luizin, jo vetëm që nuk i shkaktoi dëm, as plagë atij, përkundrazi më ndihmoi edhe mua të dilja prej asaj çmendine!

Në fakt shpulla ime mbështolli me mjegull rrenën e shekullit dhe që u shndërrua në lojë, ndërsa shpulla ime u gjykua si të ishte bomba e Hiroshimës. Meqë Luizi lavdi Zotit gëzon shëndet të plotë dhe sukses të jashtëzakonshëm, falë aftësive dhe vullnetit të tij, mua më mbetet që ti kërkoj falje publikisht vetëm fansave dhe mbështetësve të Luizit, meqë në fakt të vetmit që seriozisht janë lënduar prej sjelljes dhe shpullës sime janë vetëm ata, Fansat", ka përfunduar Kejvina.



Thursday, January 26, 2023

"Ai nuk bën dot gjë se nuk ka fuqi", Kristi i shpall sfidë Luizit për Kiarën

 


Ditën e martë, debati me Kristin për Kiarën e nxorri nga vetja Luizin, aq sa debatoi shumë ashpër. Mirëpo duket se Kristi nuk e ka lënë me kaq. Teksa po bisedonte me Oltën, ai u shpreh se do t'i hapte lu.ftë Luizit për Kiarën.

Mesa duket krah Kristit në këtë deklaratë është edhe Olta.

Olta: Zgjidh dikë, kë të duash.

Kristi: Do zgjedh Kiarën.

Olta: Ide shumë e bukur, por a je gati për lu ftë? E çon dot deri në fund.

Kristi: Luizi sdo të bëjë gjë. Ai nuk ka fuqi.

Olta: Nuk ka fuqi edi

Flet shoqja e ngushtë e Kiarës: Shpresoj mos të puthet me Luizin

 


Një nga shoqet më të mira të Kiara Titos është prezanruesja Liesa Haxhiasllani. Së fundmi e ftuar në "E Diell", ajo ka folur për eksperiencën e Kiarës në "Big Brother VIP" dhe sipas saj ajo me Luizin kanë vetëm raport shoqëror.

Madje Liesa shpreson që Kiara të mos puthen me Luizin duke treguar kështu se nuk sheh ndonjë pëlqim nga Kiara për këngëtarin.

"Më duket pak e tërhequr por për të mirën e lojës. Raportin me Luizin e shoh raport shoqëror. Shpresoj mos të ketë puthje", u shpreh ajo.


Dogji veten për Oltën, Alket Islami ka dy fjalë për sjelljen e të birit në BBV

 


Një nga konkurrentët më të rinj të "Big Brother VIP" është Xhonatan Islami. Eksperiencën në këtë program, ai e nisi jo në mënyrën më të mirë të mundshme, pasi u dënua nga "Vëllai i Madh" dhe është në nominim.

Lidhur me këtë si dhe me sherrin që bëri me Luizin ditën që hyri në shtëpi, ka folur babai i tij duke dhënë këtë deklaratë:

"Shoh një arrogancë dhe zhurmë shumë të madhe brenda. Aty duhet të ketë një festë. Jam dakord me produksionin sepse Xhoni për mua nuk duhet të thoshte asnjë lloj informacioni. Qoftë je mirë apo keq. 

Pjesa tjetër që nuk më erdhi mirë ishte pjesa e krevatit. Ka tre katër derivate situatash. Arbri tha nuk do kisha luajtur nga vendi. Nëse ndodhte kjo Luizi mund të konfrontohej. Djali im është i qetë ose merr flakë dhe mund të kishim reaksion dinamik. 

Varianti tjetër ishte të çohej dhe të thoshte kujt i flet ti kështu. Luizi erdhi i karikuar. Maestro shkon i thotë në derë Luizit dhe i thotë ka ardhur një djalë dhe i rriti moshën djalit duke thënë 32-vjeç", deklaroi Alket Islami.

Luizi kërcënon profuksionin: Nëse futet Butrinit, unë largohem nga BBV

 


Pak kohë më parë por që ende vazhdon të diskutohet se Butrint Imeri do të futej në "Big Brother VIP" për të surprizuar ish-të dashurën e tij Kiara Titon.

Së fundmi në lidhje me këtë situatë kanë reaguar Efi, Maestro, Kiara dhe Luizi. Ky i fundit u shpreh se nëse do të vinte Butrinti në BBV do ta nxirrte atë jashtë loje.

"Ai është problem. Se ti mund të thuash se pavarësisht se jam ndarë me të kam raporte miqësore dhe ajo më nxjerr mua jashtë loje komplet", u shpreh Luizi.

Mirëpo Efi dhe Kiara i kërkuan atij të mos përmendë emra të presonave që nuk ndodhen aty, por që duket një konstatim i drejtë nga ana e këngëtarit.

Wednesday, January 25, 2023

E PABESUESHME! Burri i shkon në shtëpinë e BBV dhe i kërkon të dalë menjëherë, Olta nuk pranon

 


Një lajm shumë i çuditshëm po qarkullon në portale ku thuhet se Olta Gixhari dhe Xhonatan Islami kanë patur një romancë të shkurtër para disa kohësh.

Thuhet se lidhja ka zgjatur jo më shumë se një muaj dhe bëhet fjalë verën që kaloi. Kjo lidhje u bë edhe shkak që Xhonatani të ndahej nga e dashura e tij shkruan Replika.al

Gjithashtu tregohet se e dashura e parashutistit, gjeti biseda mes tij dhe Oltës, me përmbajtje +18. Burime për Replika.al bëjnë me dije se ajo disponom edhe screenshote të bisedave, të cilat priten të bëhen publike së shpejti.

Ndërkohë Zhaklina që u largua më herët nga BBV ka qënë si një kërcënim për Oltën brenda shtëpisë, pasi kjo e fundit ka qënë në dijeni të kësaj lidhjeje.

Pas këtyre lajmeve për këtë lidhje Replika.al thotë se bashkëshorti i Oltës ka mbërritur mbrëmjen e kaluar pas mesnate në shtëpinë e BBV dhe i ka kërkuar akotres të lejë menjëherë shtëpinë, mirëpo ajo nuk ka pranuar.

Tuesday, January 24, 2023

Dalin rezultatet! Ja kë votuan shqiptarët për të larguar nga BBV

 


Të nominuarit këtë javë në "Big Brother VIP" ishin Tea, Eni, Kristi dhe Olta. Ditën e djeshme Xing.al publikoi një sondazh me pyetjen drejtuar shqiptarëve "Kush doni të largohet të martën nga BBV?".

Mendojmë se rezultati nuk do t'iu befasojë aspak, mirëpo ajo çka do bëjë produksioni po. Më e votuara për tu larguar është Olta me 66% të votave. Më pas e ndjek Tea me 19%, më pas Eni me 11% dhe në fund Kristi me 3%.

Megjithatë produksioni nuk ka për ta larguar Oltën pavarësisht zgjedhjes së publikut. Më të rrezikuarit janë Eni dhe Tea.



Monday, January 23, 2023

Ja kush janë tre banorët më të pëlqyer të BBV nga shqiptarët


 Padyshim edicioni i dytë i "Big Brother Albania VIP" ka qënë shumë i suksesshëm, të paktën përsa i përket shikueshmërisë. Deri tani duket se tre janë banorët më të pëlqyer të publikut.

Duke marrë parasysh dinamikat, komentet dhe sondazhet në lidhje me banorët është dalë në një përfundim se tre janë banorët më të preferuar të paktën deri tani.

Përveç Luizit që është kryefjala e këtij edicioni, 2 banorët e tjerë më të preferuar të publikut janë Efi dhe Kiara. Për këtë të fundit mund të themi se ka marrë pak fansat e Luizit, ndërsa Efi duket se është pëlqyer nga publikur për deklaratat dhe opinionet e saj në shtëpi.

Beteja me tumorin! Banorja e BBV largohet nga shtëpia për të bërë kontroll mjekësor

 


Këngëtarja Nita Latifi ka rrëfyer ditën e sotme betejën me tumorin dhe shqetësimet që ka kaluar së fundmi në "Big Brother VIP". Ajo tregoi se pas hyrje në shtëpi ishin shfaqur disa shqetësime.

Si pasojë e këtyre shqetësimeve në koordinim me produksionin ajo është larguar nga shtëpia ditën e sotme përkohësisht për të kryer një kontroll mjekësor.

Teksa u rikthye në shtëpi, Nita i tregoi banorëve se nga analizat e kryera ka ende diçka, por që nuk është shumë shqetësuese.

Nuk mjaftoi Olta, një tjetër banore i kundërvihet Luizit

 


Me të dalë nga vendi i izolimit me Efin, Luizi ka filluar ngacmimet me banorët. Diola ka shpërthyer ndaj tij duke i thënë se me fjalinë "merr frymë kot" ka prekur fëmijët e saj.

Diola: Vajzat e mia atë natë kanë qënë duke e parë atë natë me të atin dhe partneren e tij, që mund të jetë edhe duke fërkuar barkun nga një fjalë e thënë nga ti. E kjo nuk është e lehtë, kështu që ti duhet të mendohesh mirë Luiz para se të flasësh. Se nuk doja të ta thoja, aq më pak në këtë gjendje të ngarkuar, se bëmë edhe pemën e jetës. E po ta them shumë sinqerisht, ti ke prekur fëmijët e mi. E mua kjo gjë më prek shumë sinqerisht.

Sunday, January 22, 2023

Ardit Cuni zbulon se cfare nderhurje ka bere Luizi para se te futej ne BB


 Ardit Cuni i ftuar ne Fun Club ka zbuluar se Luizi ka bere nje nderhyrje pak vite me pare.

Arditi: Gjate ktyre diteve kam marre mesazhe te ndryshme duke me thene variante te ndryshme te semundjes se Luizit duke me derguar dhe fakte, ai ka mashtruar brenda shtepise per kte pjese, nuk e di nese kjo do te ndikoje ne lojen e tij por ai manipulon dhe perdor situata te ndryshme per te arritur aty ku ai do.

Luizi ka bere nje nderhyrje ne nje spital privat pak vite me pare, ka operuar hemorroidet, por nuk ka tumor.

"Na kërkoi lekë për probleme shëndetësore", reagojnë familjarët e Luizit


 Sot ne Fun Club ishin 2 notere te ftuar te cilet treguan se pse Luizit i eshte hequr licensa e noterit.Noteret pretenedojne se permes nje kerkese ne vitin 2018 Luizi ka kerkuar leke nga Dhoma e noterise dhe ka perfituar nje fond prej 2 milion lekesh te vjetra.

Ne fund te dites ka qene pjese e komunitetit dhe nje noter nuk mund te genjeje.Ne dokument nuk ka cilesuar as tumor as asgje tjeter, vetem probleme shendetesore 

Familjaret e Luizit  kane shkruar nje status ne rrjete sociale ku Luizit po mundohet per ti prishur Luzit imazhin kur ai nuk eshte prezent per te dhene shpjegimet apo per tu vetmbrojtur

Reagimi I Familjareve:


 

TCH nxjerr provat: Luizi na ka kërkuar para për problemet shëndetësore, i dhamë 2 milion lekë

 


Ditën e sotme në "Big Brother VIP Fun Club" kanë folur për herë të parë publikisht për Luiz Ejllin. Ata kanë treguar se në vitin 2018 kur Luizi ishte noter, ka kërkuar para nga dhoma e noterëve Tiranë.

Në kërkesën e tij ai shprehej se të ardhurat ishin shumë të pakta dhe këto para i duheshin për një problem shëndetësor. Kjo kërkesë e këngëtarit ishte aprovuar me vota unanime nga të gjithë noterët dhe i ishte akorduar një fond prej 200,000 lekësh të reja.

Gjithashtu në përfundim, noterët treguan se që prej vitit 2021, Luizit i është hequr licensa e noterit, për shkak se prej disa kohësh nuk po e ushtronte profesionin.

Klikoni këtu për videon 👈

Thyhet rregulli, banori i ri i tregon informacione nga jashtë Oltës

 


Mbrëmjen e djeshme në "Big Brother VIP" hynë dy banorë të rinj, Valbona Mema dhe Xhonatan Islami. Ky i fundit është afruar menjëherë me Oltën duke qënë se edhe njihej pak nga jashtë.

Në bisedën mes tyre duket se është thyer një rregull nga BBV. Dyshja kanë biseduar me kode dhe nënkuptime.

Xhonatani: Me aq pak sa të njoh, të shoh duke luajtur, por thjesht (dhe komunikojnë me sy)... ajo që thua ti u jep vëmendje njerëzve këtu brenda. Në momentin që nis një diskutim midis njërit dhe tjetrit.

Olta: Po shikoj që skam nevojë të përpiqem shumë.

Xhonatani: Përpiqu në drejtimet e duhura.

Nuk e ka Luizin pranë, Kiara flet për Butrintin: Ishte dashuria e parë! Nuk doja që...

 


Së fundmi Kiara Tito ka rrëfyer historinë e dashurisë me Butrin Imerin. Në një bisedë me Armaldon, moderatorjau shpreh se stepet për të nisur diçka me Luizin për shkak të vëmendjes që mund të marrë në media.

Për këtë i referohet edhe historisë së shkuar me këngëtarin.

"Ka qënë dashuria ime e parë, hera e parë që kam ndjerë për dikë dhe kam qënë vetëm 20 vjeç kur e kam kaluar. E kam njohur në punë. Ka qënë gjithmonë në qendër të vëmendjes dhe më ka prishur punë se nisnim debate kot. Ka pasur momente që kam dashur të bëhej publike. U ndanë u lidhën, u panë këtu e aty bashkë. Të dhemb kur zihesh për një lajm e portal", u shpreh Kiara.

Dalja e Ronaldos ishte nga produksioni dhe jo nga publiku, zbuloni detajet

 


Mbrëmjen e djeshme moderatori Ronaldo Sharka u eleminua nga shtëpia e "Big Brother VIP". Dalja e tij ishte thuajse e parashikuar, megjithatë jo sepse publiku dëshironte kështu, por produksioni.

Si fillim ishte surpriza që i bënë Ronaldos, i cili ishte i vetmi që mori një të tillë. Bërja e tij moderator në "The Voice of Big Brother" duke mos prishur çiftin Efi-Luiz, pasi dalja e kësaj të fundit do të prishte atë çka produksioni kishte menduar të bënte, duke i izoluar më pas bashkë me Luizin është një tjetër faktor.

Përveç këtyre nga sondazhet e shumta, u pa se banorja më pak e preferuar ishte Olta Gixhari, mirëpo si duket aktoren do e kemi deri në finale, sepse produksioni e do për dinamikën e saj.


Kiara nuk rezistoi fare, afrohet te dera për të folur me Luizin

 


Duke nisur nga dita e djeshme e deri të martën, Efi dhe Luizi do të qëndrojnë në një dhomë prove, të ndarë nga banorët e tjerë. Çdo kontakt me banorët do të ulë 2000€ nga çmimi i madh.

Pas këtij veprimi e gjithë vëmendje ishte te Kiara dhe Luizi. A do të rrinë dot ata larg njëri-tjetrit? Mirëpo kjo nuk zgjati shumë. Pas spektaklit moderatorja shkoi tek dera e Luizit,duke surprizuar jo pak.

Ashtu të ndarë nga një derë në mes, Luizi dhe Kiara kanë komunikuar për pak minuta, para se moderatorja të thirrej në dhomën e rrëfimit. Para se të largohej moderatorja i dha një puthje nëpërmjet derës, duke na habitur të gjithëve.

Saturday, January 21, 2023

KJO DO BËJË NAMIN! Zbulohet banorja e dytë që do hyjë në "Big Brother VIP"

 


Mbrëmjen e sotme në natën Prime do të kemi dy hyrje të reja në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, atë të "Big Brother VIP". Pak orë më parë u zbulua emri i banorit të parë dhe bëhej fjalë për Xhonatan Islamin.

Së fundmi ka dalë në pah edhe emri i banores tjetër. Ajo është këngëtarja e njohur Valbona Mema, emri i së cilës u përfol edhe vitin e kaluar për të qënë pjesë e BBV.

Edhe para disa kohësh u tha se ajo do të bëhet pjesë e këtij spektakli këtë edicion,por për disa arsye kjo nuk ndodhi. Mirëpo si duket sot është dita për të nisur këtë eksperiencë.



Nuk është Butrinti, ja kush do të hyjë sot në BBV për t'i rrëmbyer Kiarën Luizit

 


Siç edhe u njoftua mbrëmjen e sotme do të hyjnë dy banorë të rinj në "Big Brother VIP". Regjisori i spektaklit tha se këta dy konkurrentë do të ishin shumë të fortë çka do i shkaktonte probleme Luizit.

Gjithë këto ditë është përfolur për Butrint Imerin, qoftë si konkurrent apo për t'i bërë surprizë Kiarës, mirëpo kjo e fundit nuk ndodhi. Për të parë nëse këngëtari do hyjë në BBV mbetet për tu parë.

Megjithatë mediat kanë zbuluar njërin nga banorët që do të hyjë sot. Dhe ai është Xhonatan Islami, djali i Alket Islamit dhe nga ajo që mësojmë qëllimi i tij do të jetë të ndërhyjë në marrëdhënien mes Luizit dhe Kiarës.



Kejvina nuk e ka mbyllur ende, Arbana e detyron të rikthehet sërish në BBV

 


Mbrëmjen e sotme do të jetë Prime i radhës i "Big Brother VIP", ku padyshim do të ketë surpriza dhe polemika të reja mes banorëve.

Sot pritet të kthehet në BBV, modelja Kejvina Kthella, e cila u skualifikua nga "Vëllai i Madh", për shpullën që i dha Luizit.

Ajo duhet të paraqitej që pas daljes në studio mirëpo si duket nuk ishte dakord me vendimin dhe nuk pranoi të shkojë aty.

Duket se tashmë ajo është e detyruar të kthehet sërish në BBV për të sqaruar atë që ndodhi për shkak të kontratës që të gjithë banorët firmosin në fillim.

Friday, January 20, 2023

Lajme të keqija për Luizin: Të shtunën do hyjnë dy konkurrentë shumë të fortë në BBV

 


I ftuar mëngjesin e sotëm në emisonin "Wake Up", Eduart Grishja, regjisori i BBV, u pyet nëse "vazhdojnë rekrutimet" pët reallity shown.

"Do hyjnë të rinj. A hyn kush? (sepse nuk e dëgjoi pyetjen 'A hyn Butrinti?') me pak fjalë nuk u përgjigj. Do hynë dhe dy shumë shpejt. Do ketë edhe hyrje të tjera. Nuk është se do ndalojnë. Dy shumë të fortë dhe interesante janë gati", u shpreh ai.

Ka dyshime të forta për këta konkurrentë dhe ajo çka e intrigon më së shumti publikun është fakti nëse Butrinti mund të jetë një prej këtyre banorëve të rinj.

Genti tregon disa të fshehta mbi sëmundjen e Luizit: Ai nuk ka gënjyer!

 


Së fundmi në emisionin "Pardon My French" ka qënë i ftuar ish-banori i BBV, Gent Hazizi. Ai nuk ka folur vetëm për eksperiencën e tij, por është ndalur edhe tek një nga banorët e tjerë.

Bëhet fjalë për Luiz Ejllin.

"Unë nuk mendoj që Luizi ka gënjyer. Kjo nuk ka lidhje sepse vuri në pozitë të vështirë produksionin. Në qoftë se ti ke nënshkruar në deklaratën që na dhanë ne, aplikimin që ishte dhe thuhet që 'A ke sëmundje të pashërueshme?', 'Ke sëmundje ngjitëse?', Luizi aty ka shkruar jo, unë e thash edhe në Prime se njeriu mund të ketë dhe frikë. Shiko të gjithë ne e kemk ndonjë sëmundje dhe kemi frikë se mund të vdesim. Edhe sikur Luizi ta ketë patur këtë, ai është një lojtar shumë i fortë dhe e dua fortë", tha mes të tjerash Genti.

U skualifikua nga shpulla ndaj tij, Kejvina i habit të gjithë me veprimin e saj për Luizin jashtë BBV

 


Prime-in e kaluar, modelja Kejvina Kthella u skualifikua nga shtëpia e BBV, si pasojë e shpullës që i dha Luizit. Pas kësaj ajo as nuk shkeli më në studion e Arbanës.

Kejvina gjatë qëndrimit në shtëpi këmbengulte se kishte të drejtë në atë që kishte bërë dhe se nuk pendohej aspak.

Mirëpo një veprim që i ka habitur të gjithë tashmë që modelja është jashtë, është fakti se ajo e ndjek Luizin në Instagram.

Nuk e dimë nëse ajo ka reflektuar mbi atë që ka ndodhur apo thjesht ka qënë shumë e zënë për tu marrë me këtë detaj në Instagramin e saj.