Tuesday, June 28, 2022

Merr fund lidhja e çiftit të vetëm të Përputhen?

 


Ish-konkurrentja e Përputhen,Mikela Pupa ka nxitur dyshimet në publik se ajo dhe Erjoni nuk janë më bashkë.

Ata ishin çifti i vetëm që ishin ende bashkë që pas përfundimit të programit dhe që pas daljes i kemi parë gjithnjë pranë njëri-tjetrit.

Mirëpo një detaj i vënë re së fundmi na le të kuptojmë se ka një mundësi të madhe që dyshja të jenë ndarë ose të paktën për momentin nuk flasin me njëri-tjetrin.

Në një bisedë me ndjekësit në Instagram,Mikela është pyetur në lidhje me Erionin dhe përgjigja e saj i ka lënë të gjithë pa fjalë.

"Nuk dua të flas,por fakti që sna keni parë bashkë është një përgjigje",tha ish-konkurrentja.



Beatrix ironizon keq Donaldin:Pres princin origjinal,jo...

 


Beatrix Ramosaj ka ironizuar Donald Veshajn me videon e saj të fundit.Dyshja që u ndanë vetëm pak ditë pas përfundimit të Big Brother VIP nuk zbuluan kurrë se çfarë ndodhi mes tyre.

Megjithatë këngëtarja thotë se po pret princin origjinal dhe jo atë "nga Vlora".Në një video të publikuar nga vetë ajo në Instagram,Beatrix shfaqet në rolin e "Borëbardhës" që vjen ta shpëtojë një princ.

"Borëbardha ra në gjumë dhe e vetmja mënyrë që mund ta zgjonte ishte puthja e vërtetë nga princi,por e princit origjinal,jo e princit accc...",thuhet në video,ironi kjo për Donaldin.



Monday, June 27, 2022

Ish-banori i Big Brother ironizon keq marrëdhënien e Borës dhe Donaldit

 


Ish-banori i Big Brother VIP, Meridian Ramçaj ishte i ftuar së fundmi në emisionin "Fitstation",ku mes të tjerash ai foli edhe për marrëdhënien e shumëpërfolur të Borës dhe Donaldit.

Meridiani e ironizoi keq teksa në moment kur u pyet tha:

"Thonë që në mal bora kur nuk shkrin,mbledh të gjitha pislliqet dhe i ruan.Mos tento të shkelësh te ajo borë se gjithmonë bëhesh pis",përfundoi ish-banori.

Kujtojmë që ky i fundit nuk ka marrëdhënie aspak të mira me Donaldin pasi,kur ishin brenda shtëpisë së Big Brother,aktori luajti rol kryesor në largimin e tij nga shtëpia.


Sunday, June 26, 2022

Bora dhe Donaldi tjetër udhëtim sekret në Itali? Ja detajet që ngrenë dyshimet

 


Historia e tyre është padyshim një nga më të përfolurat në historinë e Shqipërisë.Bëhet fjalë për Borën dhe Donaldin,të cilët prej disa kohësh janë në qendër të vëmendjes së mediave.

Pak kohë më parë dyshja u fotografuan në rrugët e Italisë.Edhe pse të maskuar me syze e kapele ka qënë e vështirë të mos i njihje dhe kjo bëri që rrjeti të ndizej.

Së fundmi nga disa burime bëhet me dije se dyshja ka kaluar disa ditë të tjera në shtetin fqinj.Dhe kjo nuk është aspak e pabesueshme.Bora ka mbyllur të gjitha angazhimet e saj këtu.Nga ana tjetër aktori megjithëse ka patur angazhime ka qënë i aftë të menaxhojë kohën për t'iu bashkuar moderatores.

Me shumë mundësi ata janë bashkë por nuk dihet nëse fakti që nuk e pranojnë ka të bëjë me marketingun apo komentet negative në rrjet.

Kur nis BB2? Lori Hoxha shuan kureshtjen e të gjithëve

 


Producentja e BBV,Lori Hoxha ka treguar se kur pritet të nisë sezoni i programit më të ndjekur nē Shqipëri.E pyetur nga ndjekësit e saj në Instagram,Lori u shpreh se BBV 2 do të nisë në fund të dhjetorit,direkt pas përfundmit të Fifa World Cup 2022.

"Në fund të dhjetorit direkt pas përfundimit të Fifa World Cup 2022 që do të pushtojë ekranin gjithë nëntorin dhe shumicën e dhjetorit dhe do të ketë hapsirën e dedikuar në Top Channel si gjithmonë.Por deri atëhere programacioni ditor dhe ai prime do të jetë "on top" ndaj dhe nuk do  e ndjeni shumë mungesën",shkruan Lori.



Prishën miqësinë me Ilirin,Meridiani i kthehet keq Sabianit dhe Tan Bramës

 


Së fundmi Meridian Ramcaj ka komentuar krisjen e miqësisë së Ilir Shaqirit dhe Sabianit pasi ky i fundit nuk i shkoi në dasmë balerinit.Duke ironizuar Sabianin, Meridiani u shpreh se çfarëdo të ndodhë,vëllait të tij do i shkonte në dasëm.

"Çfarëdo të ndodhte unë vëllait do t'i shkoja në dasëm,nuk edi çfarë gjëje e keqe ka qënë,por prap vëllait do i shkoja në dasëm",tha ish-banori Meridian Ramcaj.

Ai gjithashtu foli edhe për konfliktin mes Ilirit dhe Tan Bramës ku dhe këtu nuk i kurseu ironitë për këtë të fundit.

Fansat "bëjnë bashkë" Bora Zemanin dhe Beatrix Ramosajn (Foto)

 


Moderatorja Bora Zemani dhe këngëtarja Beatrix Ramosaj vazhdojnë të jenë ende në qendër të vëmendjes dhe kjo falë historisë së tyre me aktorin Donald Veshaj.

Postimet e tyre tërheqin gjithnjë vëmendje,mirëpo si duket këtë herë mbështetja e fansave i ka bërë dy bukuroshet të bëjnë një postim të ngjashëm.

Me anë të një postimi në Instastory Bora ka postuar një video të krijuar nga fansat në mbështetje të saj,ku krahas videos ka bërë një shkrim falenderues.


Nga ana tjetër Beatrix ka postuar në rrjetin social Twitter një video të ngjasme me atë të Borës ,duke falenderuar edhe ajo fansat e saj.



Saturday, June 25, 2022

As Bora dhe as Olsa nuk do të jenë më pjesë e Përputhen,zbulohen moderatorja dhe autorja e re e programit

 


Përputhen ka qënë një ndër programet më të ndjekur në historinë e televizioneve shqiptare.Ndryshime të shumta janë bërë ndër vite,mirëpo Arjanj,Bora dhe Olsa nuk kanë ndryshuar.

Burime për kryefjala.com kanë bërë me dije se jo vetëm Bora,por edhe Olsa nuk do të jetë më pjesë e Përputhen.

Sipas këtyre burimeve Lori Hoxha ka marrë përsipër këtë produksion duke ardhur si producente,ndërsa moderimi do t'i besohet Ori Nebiajt.

Një tjetër emër i lakuar përsa i përket moderimit ka qënë edhe Elita Rudi,e ftuar disa herë si opinioniste në Prime.

Olsa Muhamedi zbulon një tjetër konkurrent nga "Kepi i Tundimeve"

 


Shumë pak ditë na ndajnë nga fillimi i emisionit "Kepi i Tundimeve" dhe pritet që ai të ketë një sukses të jashtëzakoshëm.

Autorja e këtij programi Olsa Muhamedi,ka qënë e ftuar në "Wake Up",ku ka folur rreth emisionit të ri.

Pas aludimeve të shumta se Atdhe Xharavina do të ishte pjesë e "Kepit të Tundimeve",më në fund Olsa e ka pranuar se ai do të jetë pjesë e programit.

Ajo zbuloi gjithashtu se Andi Artani refuzoi ftesën për të qënë pjesë e programit.

G-Bani thumbon Donaldin live në emision: Me femrat nuk jam si ty... (Video)

 


Këngëtari G-Bani ishte i pranishëm mbrëmjen e djeshme në emisionin "Më lër të flas" ku ka treguar detaje nga jeta e tij.

Duke u munduar të ruante sa më shumë privatsinë ai ka thënë se nuk është i martuar dhe as nuk është i lidhur.

Teksa i përgjigjej pyetjeve për suksesin e tij me femrat,G-Bani iu drejtua Donaldit duke mos harruar ta ngacmonte.

"Për sa i përket suksesit me femrat,suksesin që ke ti unë nuk e kam ta dish",u shpreh ai.



Ish-konkurrenti i "Përputhen" fëlliq ish-partneren: E fusja me zor të lahej... (Foto)

 


Ish-konkurrenti i Përputhen,Arjon Luli,u përfol shumë nëpër portale për lidhjen me Serena Sulën. Dyshja postonte shpesh foto të nxehta,madje së bashku hapën edhe një dyqan intim.

Mirëpo teksa të gjithë mendonin se të dy kishin gjetur tipin e njëri-tjetrit,çifti u nda.


Deklaratat kundrejt njëri-tjetrit nuk kanë munguar. Ai është shprehur se i vjen turp për këtë lidhje ka treguar se lidhja e tyre u prish për shkak të mosrespektit dhe jo nga tradhëtia.

Saturday, June 18, 2022

Atdheu flet për lidhjen me Efin dhe herën e parë që u takuan

 


Edhe pse "Përputhen 2" ka kohë që ka përfunduar,Atdhe Xharavina vazhdon të mbetet një nga personazhet më të komentuara në media.Pak kohë më parë u përfol shumë për një lidhje mes tij dhe Efit,por si qëndron e vërteta?

Në një intervistë që ka dhënë së fundmi,Atdheu ka thënë se me Efin janë thjesht shokë.Përveç kësaj ai ka treguar edhe momentin kur e ka parë për herë të parë konkurrenten e "Përputhen 3".

"Edhe ato fotot që na kanë kapur atëherë,thjesht jemi takuar si miq.Unë hera e parë që e shihja nga afët Efin atëhere dhe na kanë kapur në foto,rastisëm në të njëjtin lokal",është shprehur ai.

Tuesday, June 14, 2022

Bora dhe Donaldi nuk fshihen më,mesazhe njëri-tjetrit publikisht (Foto)

 


Bora dhe Donaldi si duket kanë vendosur të mos e fshehin më lidhjen e tyre pasi tashmë kanë nisur edhe të flasin publikisht me njëri tjetrin,edhe pse tërthorazi.

Sot Bora ka postuar një foto nga makina dhe i bën një pyetje ndjekësve:"Erdhi vera apo akoma?" Përgjigjen ia jep Donaldi në një story në Instagram.


"Ja se erdhi,po parkon",shkruan ai teksa ka postuar një foto të tij duke pritur në ballkon.