Tuesday, May 30, 2023

Martesa paska qënë e rreme, publikohet dokumenti, Luizi është beqar (Foto)

 


Natën finale të "Big Brother VIP", Luizi dhe Kiara lidhën martesë në Bashkinë e Tiranës në prezencën e Erion Veliajt, por mesa duket kjo martesë nuk ka qënë e vërtetë.

Pak ditë më parë, Luizi ka ndryshuar një biznes në QKR dhe në dokument shkruhet edhe gjendja civile, ku Luizi rezulton beqar.


Kjo do të thotë që Luizi dhe Kiara nuk janë ende të martuar zyrtarisht.

Kiara dhe Luizi do të bëhen prindër? Ja videoja që po bën xhiron e rrjetit (Video)

 


Një video që po qarkullon në rrjet ka të bëjë me çiftin më të përfolur të momentit, Kiarën dhe Luizit.

Ata nisën njohjen brenda shtëpisë së BBV dhe u martuan në natën finale të show-it.

Por mesa duket këtë herë për një shtatzani të moderatores, edhe pse nuk ka ende një njoftim nga çifti nëse është lajm i vërtetë apo jo.

E vetmja gjë që na ngelet është të presim deri sa Luizi dhe Kiara të japin më shumë detaje nga jeta private.



Monday, May 29, 2023

Arbër Hajdari merr vendimin e papritur për "Big Brother VIP 3"

 


Arbër Hajdari ka bërë të ditur se nuk do të marrë pjesë në edicionin e radhës së "Big Brother VIP". Ai u shpreh se ky pozicion nuk do të jetë i përhershëm, ndaj nuk e shikon veten sezonin e ardhshëm.

"Vjet ishte me e vështirë për shkak të ngarkesës që kam. Gjithmonë kam dashur të ruaj qetësinë dhe mos ndikohem nga komentet jashtë dhe të rri larg trysnisë dhe të prezantoj atë që jam. Opinionisti nuk mund të jetë i përjetshëm, fillon dhe konsumohesh dhe mendoj se nuk e shoh më veten në sezonin e radhës. Në lojë më kanë pëlqyer njerëzit që kanë qënë koherent në lojë, si Beniada", tha Arbri mes të tjerash.

Kiara deklaron ndarjen nga Luizi, por siç nuk e prisnim

 


Luizi dhe Kiara vazhojnë të jenë shumë të komentuar pas mbarimit të "Big Brother VIP", por shpesherë ka patur thashetheme për ndarjen e tyre.

Sot Kiara ka vendosur të deklarojë vetë ndarjen, por jo siç prisni. Ajo ka postuar një foto krah Luizit, ku duken shumë të lumtur krah njëri-tjetrit dhe shkruan me humor se janë ndarë, si për të hedhur poshtë fjalët.

"U ndamë prap", shkruan Kiara duke shkaktuar edhe komente të shumta dhe rekord pëlqimesh.

Sunday, May 28, 2023

A e ka goditur Zhaklina? Efi tregon se çfarë ndodhi në prapaskenë

 


Ish-banorja e BBV, Efi Dhedhes ka folur sot për debatet e saj me opinionisten Zhaklin Lekatari. E ftuar në emisionin "Se luan topi", Efi zbuloi se gjithçka mes tyre ka nisur nga një debat në prapaskenë, ku i kishin ngritur zërin njëra-tjetrës.

Ajo tha se Zhaklina i është afruar shumë, duke treguar se debati ka qënë shumë i ashpër.

"Në momentin që kemi dalë pas kuintave, ka qënë një debat me tone të larta mes të dyjave. Kjo ishte një bisedë që kam folur me psikologen time, për t'i treguar që ka bërë një punë shumë të mirë me mua, pasi nëse do isha më parë në një situatë të tillë, do kisha reaguar ndryshe, do kisha bërë atë veprim të gabuar. Kurse tani nuk bëra asgjë. Dhe arsyeja e mërzitjes së Zhaklinës ishte kjo, sepse dolën bisedat me psikologen. Afrimiteti i saj, impulsi i saj dhe zëri i lartë më bëri mua të kuptoj që paskam ndryshuar. Nuk tentoi të bënte asgjë, por ishte e tepërt sepse nuk kishim një debat tonin, thjesht përplasje mendimesh", tha Efi.

Saturday, May 27, 2023

Kiara Tito rikthehet në Top Channel si moderatore, ja programi që thuhet se i është besuar

 


Për të gjithë ata që mezi po presin ta shohin Kiara Titon sërish në ekran, ka shumë mundësi që kjo të ndodhë më shpejt nga sa pritej.

"VIP Magazine" shkruan ditën e sotme se Kiara do të rikthehet në ekranin e Top Channel si moderatore. Pas përfundimit të BBV, ajo ka marrë besimin e drejtuesve të këtij televizioni për të moderuar një emision gjatë verës.

Po e njëjta media shkruan se ajo do të marrë drejtimin e emisionit "Kepi i Tundimeve", i cili këtë sezon do të vijë i konceptuar ndryshe. Gjithsesi deri tani asgjë nuk është konfirmuar.

A do të marrë pjesë në "Big Brother VIP3"? Flet Ledri Vula

 


Ledri Vula është një ndër këngëtarët më të dashur shqiptarë, por sigurisht shumë hermetik. Siç thotë edhe ai vet është tip introvert dhe nuk i pëlqen të ndajë gjërat me të tjerët.

Ndaj dëshira e fansave për ta parë në një format si BBV është e madhe. Mirëpo çfarë thotë vet Ledri për këtë?

Së fundmi në një intervistë për "Shqipëria Live", këngëtari foli rreth kësaj çështje.

"Sedi ndoshta do më donin shumë, ose sdo më donin hiç. Të tregoj të drejtën në Big Brother do ta kisha pasur të lehtë, sepse jam tip introvert, po intrigat, lojërat dhe fjalët... e kështu, s'jam i tillë", u shpreh këngëtari.

Së shpejti moderatore? Efi zbukon çfarë programi televiziv i përshtatet më shumë

 


Para se të rifutej në BBV2 u përfol se Efi do të moderonte "Përputhen", vitin e ardhshëm, por diçka e tillë as u konfirmua dhe as u mohua nga ish-banorja.

Së fundmi në një pyetësor me ndjekësit në Instagram, Efi ka lënë të kuptohet se ekziston një projekt televiziv që mund ta bëjë pjesë të ekranit.

"A do të shohim së shpejti në një program televiziv?", ka qënë pyetja e fansit.

Ndërkohë Efi është përgjigjur: "Në pritje, në pritje të gjërave të bukura".

Sakaq dikush tjetër e ka pyetur se në cilin program televiziv e sheh veten.

"Nuk është se e shoh veten në një program për të më inspiruar. Thjesht unë jam një natyrë që do doja diçka me humorin, ose nga ana tjetër një gjë sentimentale. Më pëlqen shumë t'i dëgjoj njerëzit, të zgjidh një problematikë pse jo, t'i ndihmoj pse jo. Ajo është gjëja që bëj me kënaqësinë me të madhe", ka përfunduar Efi.

A do jetë pjesë e "Big Brother VIP 3"? Përgjigjet Zhaklin Lekatari

 


Ishte një sezon i parë jo i lehtë për Zhaklin Lekatarin ky në BBV2, ku ishte në rolin e opinionistes. Ajo ka pasur probleme e debate jo vetëm me banorët, por edhe me fansat.

Siç ka deklaruar edhe vetë, ajo është dhunuar dhe kërcënuar verbalisht për muaj me radhë për shkak të opinioneve që jepte në lidhje me banorët apo situatat.

Në një bisedë virtuale me ndjekësit në Instagram, Zhaklina është pyetur nëse do të jetë pjesë e "Big Brother VIP" në edicionin e radhës.

Sigurisht që është ende herët për ta vendosur dhe nga përgjigja e dhënë duket se ende nuk ka marrë një vendim.

"Boh, ende sedi", është përgjigjur Zhaklina.



Friday, May 26, 2023

Kiara Tito nuk harron Butrint Imerin? Ja detaji që kanë kapur fansat për moderatoren

 


Një tjetër video është bërë virale në lidhje me Kiarën dhe këngëtarin Butrint Imerin, për të cilin është thënë se kanë qënë në një lidhje dashurie.

Fansave nuk iu ka shpëtuar një detaj nga klipi i këngëtarit. Mesa duket një prej modeleve në videoklipin e Butrintit ka të njëjtin fustan si ai që ka veshur Kiara Tito në një dalje televizive.

Kaq ka mjaftuar që rrjeti të shpërthejë se mes dyshes vazhdojnë thumbimet për së largu, duke provokuar nga pak njëri-tjetrin.

Megjithatë këto janë vetëm aludime të fansave, pasi kjo mund të jetë e gjitha një rastësi.

Luizi shkon me Kiarën në Shkodër, moderatores i ndodh e papritura nga fansat

 


Kiara Tito është një nga personazhet më të komentuara që nga nisja e Big Brother VIP. Lidhja e saj me Luizin e bëri një nga personazhet më të pëlqyer të këtij edicioni.

Pas përfundimit të spektaklit, ajo po tregohet shumë e rezervuar me postimet, por jo me daljet e saj në publik pranë njerëzve.

Ditën e djeshme, së bashku me Luizin moderatorja është nisur drejt Shkodrës, ku i ka ndodhur e papritura nga fansat.

Kiara ka shkuar në një fabrikë ku punojnë shumë gra dhe vajza dhe ajo çka ka ndodhur aty e ka befasuar. Të gjitha kanë shkuar drejt moderatores, duke e rrethuar dhe donin të bënin patjetër foto me të.

Padyshim që Kiara nuk ishte mësuar me këtë lloj vëmendje para hyrjes në BBV.

Thursday, May 25, 2023

Çfarë ndodhi? Pronarja e Top Channel i vë kryqin Luiz Ejllit pas përfundimit të BBV (Video)

 


Sara Hoxhës i kishte mbetur edhe një gjë për të bërë, në mënyrë që të përmbyllej e gjithë eksperienca e "Big Brother VIP".

Sot, ajo ka ndarë një video ku shfaqet duke i vendosur kryqin një fotoje të Luizit, fituesit të edicionit të dytë.

"Kisha lënë diçka pa bërë", thotë ajo teksa ndan momentin kur i bie me stilolaps fotos. Kjo metodë u përdor për të gjithë banorët e eleminuar nga gara.



A u takua me nënën e Luizit? Kiara mbërrin në Shkodër, dalin pamjet (Video)

 


Mungesa e nënës së Luizit në ceremoninë e kurorëzimit me Kiarën prej javësh tashmë mundon fansat, të cilët nuk ka ditë që nuk e pyesin këngëtarin për arsyen.

Ndërkohë në Post Big Brother VIP, Luizi tregoi për herë të parë arsyen, ku u shpreh se nëna e tij nuk kishte qënë në gjendje aspak të mirë shëndetësore.

Mirëpo duket se Luizi e ka mbajtur premtimin që i ka bërë Kiarës. Sot ai e ka dërguar moderatoren në vendin e tij të lindjes siç i premtoi kur ishin në BBV.

Nuk ka ende informacione nëse Kiara është takuar me familjarët e Luizit, por padyshim që kjo ka për të ndodhur.




Wednesday, May 24, 2023

Çfarë ndodhi me 200 mijë eurot e Golden Eagle për Luizin

 


Drejtuesit dhe pronarët e kompanisë që prodhon Golden Eagle kanë premtuar një vlerë monetare prej 200 mijë eurosh për Luiz Ejllin.

Ishte parashikuar që Luizi pasi të mbaronte BBV të shpallej ambasador i kompanisë si dhe të merrte çmimin e premtuar.

Pronarët edhe sot e kësaj dite i qëndrojnë premtimit, por kjo varet nga Top Channel, të cilët menaxhojnë imazhin e Luizit.

Pas një viti kur skadon kjo marrëveshje, gjasat janë që këngëtari ta realizojë bashkëpunimin me kompaninë e pijeve energjike.

Si e la PD-ja Luizin të ikë nga partia? Aktori i njohur thumbon keq këngëtarin

 


Përfshirja e Luiz Ejllit në politikë, duke ndërruar edhe partinë për të cilën bënte tifo vetëm pak muaj më parë ka sjellë reagime të shumta në publik.

Aktori Julian Deda, i cili prej vitesh është pjesë e PD ka reaguar edhe më herët duke thënë se nuk e ka simpatizuar këtë lëvizje të Luizit. I ftuar së fundmi në TA, Juli u pyet:

"Si e latë Luizin të ikë nga gjiri i partisë demokratike?"

Julian Deda: Ne nuk mbajmë njeri me zor e para. Ai e quan mirënjohje, unë e quaj 'me dy standarde'. Në qoftë se ti i je mirënjohës atij që të ka bërë një nder tani në fund, duhet të jesh mirënjohës të gjithë personave në jetën tënde që të kanë ndihmuar. Që të jesh i besueshëm duhet të thuash 'i jam mirënjohës këtij, por i jam mirënjohës edhe disa personave të tjerë falë të cilëve isha në pozicione shumë të larta në Paris.

Do të xhirojnë film, por a do t'i paguajë Top Channel banorët e BBV që do të interpretojnë aty?

 


Shumë pikpyetje ka për faktin se a paguhen banorët e BBV për ditët e qëndrimit në shtëpi apo jo. Mirëpo duket se kjo gjë është e ndarë, ku disa paguhen dhe disa jo, edhe pse show-n dhe vëmendjen e publikut e fitojnë të gjithë.

Burime për Kryefjala.com kanë zbuluar se bashkëshorti i Arbana Osmanit mund të jetë regjizori i një filmi komedi të realizuar nga banorët e BBV 2.

Nuk dihet ende lista e banorëve që do të jenë në këtë projekt, por një postim i Olta Gixharit na bën të dyshojmë se ajo do të përfshihet në këtë projekt.

Vjeshta do të mbledhë njerëzit në kinema dhe biletat do të kenë shitje, por pyetja është a do të paguhen banorët për këtë komedi apo nuk do paguhen ashtu siç ndodhi në shtëpinë e BBV?

Tuesday, May 23, 2023

Kiara godet përsëri Luizin! Figuron akoma në gjendjen civile sikur është...

 


Pas rreth 3 muajsh nga fillimi i një marrëdhënieje romantike, çifti Luiz-Kiara vendosi t'i thotë "po" njëri-tjetrit edhe në mënyrë zyrtare.

Kryebashkiaku Veliaj priti dyshen në Bashki, megjithëse ishte një orë e vonë, për tu bashkuar në festën e tyre. Çifti festuan pranë familjarëve dhe miqve të tyre.

Nusja u bë qëndra e vëmendjes dhe u pyet nëse do të merrte mbiemrin "Ejlli" pas martesës dhe ajo u përgjigj me "po". Mirëpo nuk dihet nëse kjo përgjigje ishte sa për show apo e vërtetë.

Një kërkim i thjeshtë në "E-Albania" nuk rezulton asnjë person me emrin "Kiara Ejlli", por vetëm Kiara Arben Tito. Dhe duket se kjo gjë nuk ka ndodhur akoma.

Monday, May 22, 2023

A do ketë fytyrë të dalë në rrugë? Kiarës i del hapur gënjeshtra

 


Ditën e shtunë në ekranin e Top Channel u transmetua Post BBV i fundit për këtë edicion, ku pati debate të ashpra dhe deklarata të ndryshme nga konkurrentët.

Në një video të bërë virale në Tik Tok, Kiara Tito po cilësohet si gënjeshtare pasi ka ndryshuar deklaratën e saj, të cilën e kujtoi Arbri.

Nisur nga ky fakt, fansat kanë sulmuar Kiarën dhe e kanë quajtur atë gënjeshtare, madje njëri prej komentuesve i ka thënë sesi do iu dalë njerëzve në rrugë pasi ka bërë këtë deklaratë.

Luizi dhe Olta bashkë në një film, nuk do ta besoni rolin që do të luajnë

 


Oltën dhe Luizin do t'i shohim sërish bashkë, por këtë herë jo brenda katër mureve të shtëpisë së Big Brother VIP, por si aktorë në një film.

Kryefjala.com bën me dije se dyshja do të aktrojnë së bashku dhe ajo çka është më e habitshmja është fakti që do të luajnë rolin e burrit dhe të gruas.

Filmi do të ketë intrigë, histori dhe tradhëti, ku protagonistët kryesorë do të jenë Olta dhe Luizi. Kimia e tyre u pa në BBV dhe padyshim do duket edhe tek ky projekt.

Sunday, May 21, 2023

Zhaku akuzoi Kiarën dhe familjarët e saj se e kërcënuan, Gent Hazizi: Isha aty, ja ç'ndodhi

 


Zhaklin Lekatari ka treguar se Gent Hazizi ka qënë prezent në debatin që ajo ka bërë me familjarët e Kiarës. Sipas opinionistes burri i tezes së moderatores e ka kërcenuar.

Mirëpo Gent Hazizi e ka kundërshtuar, duke i thënë se nuk ka marrë asnjë kërcënim. I ftuar në rubrikën "Mos i bjer me top" aktori ka sqaruar çfarë ka ndodhur konkretisht.

Gent Hazizi: Tezja e saj tha si nuk e the një fjalë të mirë për Kiarën moj? Zhaklina iu kthye me gisht. Kujt i flet ti kështu? Unë e kam mbrojtur nga bullizimi i Luizit, etj etj, të cilën pastaj e përcolli edhe në emision me Kiarën. Burri i tezes i tha vetëm kaq 'çfarë ti bëj këtij zotërisë që është aktor, se me ty unë nuk kam çfarë të flas, çfarë të merrem'! Nuk është se e mori truproja se me mua shkoi deri tek makina bashkë me Diolën që ishte prezent", tha mes të tjerash Genti.

LAJMI I FUNDIT! Luizit sapo i ndodhi diçka shumë e keqe

 


Padyshim që personazhi më i komentuar në Shqipëri vazhdon të jetë Luiz Ejlli dhe çdo gjë që ndodh rreth këngëtarit bën një bujë të madhe në rrjet.

Së fundmi, fituesit të "Big Brother VIP" i ndodhi diçka e keqe. Faqja e tij e madhe me 600 mijë ndjekës u bllokua për disa orë.

Për fat të mirë Luizi ka arritur ta rikthejë sërish faqen dhe këto mbyllje të herë pas hershme janë si pasojë e sulmeve nga hakerat për ta vjedhur.

Saturday, May 20, 2023

Momenti i shumëpritur erdhi, Luiz Ejlli përballet sot me Edi Ramën

 


Fituesi i edicionit të dytë të "Big Brother VIP", Luiz Ejlli është padyshim njëri ndër personazhet më të komentuara të momentit, shkruan gazeta Sinjali.

Gjatë qëndrimit të tij disa herë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri ka shprehur dëshirën që të ketë një lidhje direkte me kryeministrin Edi Rama.

Me njoftimin e këtij të fundit në llogarinë e tij në Facebook duket se Luizit i është plotësuar dëshira edhe pse tashmë jashtë shtëpisë.

Së bashku me Benet Becin, këngëtari do të jetë i ftuar në Podcastin e kryeministrit që padyshim do të jetë më i ndjekuri ndonjëherë.

Shifra marramendëse! Nuk do ta besoni sa paguhet Luiz Ejlli për një postim në Instagram

 


Që prej daljes nga "Big Brother VIP", mundësitë e Luiz Ejllit për të bërë para kanë qënë të arta. Sipas ekspertit të IT, Luizi është banori që fiton më shumë nga një postim në Instagram.

"Luiz Ejlli është on top. Kur ka qënë brenda është paguar 1500-2000 euro për postim, ndërsa tani që ka dalë shifra më e lartë për postim mund të shkojë deri në 10 mijë euro", u shpreh Tom Kallanxhi, ekspert i IT-së.

Pas Luizit, vendin e dytë e mban Efi, e cila paguhet me 2000 euro dhe pas saj vjen Kiara Tito, që merr nga 1000 euro. 

Megjithatë këto shifra mbeten për momentin pasi BBV sapo ka përfunduar dhe banorët kanë ende vëmendjen e publikut.

Friday, May 19, 2023

Luizi tha se nuk e njeh, Meridiani publikon fotot e befasishme

 


Meridian Ramçaj ka folur për herë të parë në lidhje me deklaratën që Luizi bëri pak ditë më parë se nuk ka pasur miqësi me të jashtë shtëpisë së "Big Brother VIP".

I ftuar në emisionin Vila 24, Meridiani u shpreh se ka patur një miqësi intensive rreth viteve 2011-2016, madje publikoi edhe disa foto të viteve më parë.

"Nuk e kisha të lehtë të vija. Nuk do doja që të vërtetën ta thoja në një studio televizive. Ajo që më ka prekur më shumë është intervista e tij e fundit. I tha gazetarit unë e njoh aq sa të njoh ty. Nuk edi për ju a fusni njerëz në shtëpi që nuk i njihni. Ka qënë një periudhë nga viti 2011 deri në 2016 që kemi qëndruar thuajse për ditë bashkë me Jonin dhe Luizin. Kemi qënë me pushime në Paris bashkë. 5 vjet kam ngrënë bukë tek shtëpia e tij bashkë me të fejuarën time dhe të Luizit", tha mes të tjerash Meridiani.



Thursday, May 18, 2023

Nuk do ta besoni! Zbulohet gjesti i veçantë që ka bërë Luiz Ejlli ndaj nënës së Kiarës

 


I ftuar para pak ditësh në emisionin "Më lër të flas", Luiz Ejlli tregoi se momentalisht jetonte në shtëpinë e Kiarës dhe me familjen e saj.

Në kohën që po e tregonte këtë, këngëtari tha edhe një batutë, e cila u bë virale kudo në rrjete sociale.

Luizi u shpreh se i vesh këpucët në makinë në mënyrë që të mos zgjojë nënën e Kiarës, kuptohet edhe që mos të bëjë pis ambjentin.

Padyshim që e gjithë kjo ka qënë në kuadrin e shakasë.



A e dini se Zhaklin Lekatari ishte akuzuar në Kosovë për një krim?

 


A e dini se Zhaklin Lekatari ka qënë e arrestuar në Kosovë për një krim? Ish-opinionistja e BBV, së fundmi e ka tepruar me fjalorin ndaj kosovarëve.

Në një video live ajo është dëgjuar të thotë drejtuar kosovarëve: "Mësojeni gjuhën (shqipe), i hidhni mbeturinat", sipas Indeksonline.

Mirëpo diçka është zbuluar. Zhaklina është kapur me drogë në Prishtinë pasi me ish-të dashurin e saj kishin kultivuar dhe përpunuar substanca narko.tike.

Sipas prokurorisë më 15 Prill 2008 në banesën e tyre ishin gjetur paketime të vogla të mari.huanës rreth 579 gram dhe të fshehura në një vazo 1345 euro.

Wednesday, May 17, 2023

Sot një nga aktoret më të bukura, por ja si dukej dikur Olta Gixhari

 


Olta Gixhari është kthyer në vëmendjen e mediave që pas pjesëmarrjes së saj në BBV 2. Shpeshherë ajo u cilësua si një nga vajzat më të bukura që ka patur ky format.

Por edhe jashtë shtëpisë duhet thënë se Olta prej vitesh është cilësuar si një aktore tërheqëse. Mirëpo si dukej Olta Gixhari dikur?

Ka qënë vetë ajo që ka ripostuar një foto të vitit 1999, ku shfaqet ajo me flokët e saj karakteristike bjonde, por me ngjyrë më të mbyllur.



Luiz Ejlli dhe Kiara Tito thyen rekord, vjen reagimi i Butrint Imerit

 


Para dy ditësh Luiz Ejlli ka hyrë live në Instagramin e tij teksa ndodhej për darkë me Kiarën. Por fituesi i "Big Brother VIP" theu një rekord pasi brenda 5 minutave 100 mijë njerëz u futën në videolive.

Për t'i shpërblyer ata që po e ndiqnin, Luizi puthi disa herë Kiarën duke treguar kështu edhe dashurinë e madhe që ka për moderatoren.

Pas Luizit edhe Butrint Imeri ka publikuar rekordin e tij. Këngëtari ka hedhur një Instastory ku tregon se kënga e tij "Dujem" ka arritur 100 milion shikime në Youtube, duke thyer një tjetër rekord.

Tuesday, May 16, 2023

A e shoqëroi Luizin në Kosovë? Jurgena përgjigjet dhe tregon arsyet e takimit

 


Me apo pa dëshirën e saj, Jurgena, shoqja e ngushtë e Luizit është bërë një personazh i njohur për publikun. Si fillim ajo menaxhonte instagramin e madh të këngëtarin ndërsa më vonë është hapur një profil më emrin e saj por që shumë dyshojnë se nuk është ajo.

Ky profil ka realizuar një pyetësor me ndjekësit në Instagram dhe është pyetur nëse ishte me Luizin, kur ai kishte koncertin në Gjakovë.

"Atë ditë në Gjakovë, a ishe së bashku me Luizin, sepse kemi shumë aludime ende për ju?", ishte pyetja drejtuar Jurgenës.

"Në Gjakovë isha me familjen. Edhe vendosëm që tu takonim me Luizin për të sqaruar disa gjëra rreth instagramit që ka pasur", është shprehur ajo.



Bledi Mane zbulon të fshehtat, ja çfarë ndodhi në të vërtetë me Luizin dhe Kiarën në Post BBV

 


Ish-konkurrenti i BBV, Bledi Mane ka folur rreth prapaskenave dhe detajeve nga post BBV, ku ish-banorët janë mbledhur dhe janë munduar të sheshojnë hatërmbetjet mes tyre.

Me anë të një videoje live së bashku me Ermionën, Bledi tregoi se u largua nga studio dhe qëndroi shumë pak pasi të gjithë ishin kundër Kiarës dhe Luizit.

"Unë nuk ndejta shumë tek Prime sepse u çudita vërtet pasi shumica e banorëve iu lëshuan Luizit dhe Kiarës dhe u kërkonin llogari pse u martuan dhe se ata nuk e duan njëri-tjetrin. Më erdhi çudi se ata banorë 4 muaj kanë qënë ushtarët e Luizit", tha mes të tjerash Bledi.

Luiz Ejlli i jep fund miqësisë me shokët e vjetër! Ja veprimi qe ka bërë së fundmi

 


Luiz Ejlli duket se ka hatërmbetje me shokët e tij të vjetër. Gjatë daljeve të tij publike, këngëtari nuk i ka kursyer thumbat dhe tani ka bërë edhe një gjest të papritur.

Duket se miqësia ka marrë fund njëherë e mirë pasi Luizi ka hequr nga Instagrami i tij Marion dhe Jonin.

Kujtojmë se Joni ishte edhe dëshmitar në dasmën e Luizit me Kiarën, mirëpo ky i fundit u shpreh se me dy shokët e tij kishte dy vite pa folur para "Big Brother VIP".



Monday, May 15, 2023

Big Brother VIP i gjen punë Kristit dhe Zhaklinës! Ja ku do t'i shohim së shpejti

 


"Big Brother VIP" mbaroi, por u sigurua që disa nga bashkëpuntorët e tij dhe finalistët mos t'i linte pa punë këtë verë.

Burime ekskluzive për Iconstyle kanë mësuar se opinionistja e BBV2, Zhaklin Lekatari këtë sezon do të jetë bashkëprezantuese me Eni Shehun e "Pushime on Top".

Ndërsa finalisti i këtij edicioni të BBV2, Krist Aliaj do të jetë pjesë e jurisë së "She's on Top".

Njëra nga opinioniste në moderatore e tjetri në rolin e gjykuesit për të rinjtë dhe të rejat që marrin pjesë në atë program.

Si asnjëherë më parë: Luizi dhe Efi shfaqen si çift i dashuruar

 


Luizi dhe Efi shfaqen si një çift j dashuruar me njëri-tjetrin. Dy finalistët e BBV nuk janë shfaqur bashkë e megjithatë diçka i ka bashkuar dyshen së fundmi.

Në një kampanjë publicitare ata shfaqen si çift i dashuruar.

Ironikisht dikush po i sheh Efin dhe Luizin bashkë nga mënyra sesi shfaqet fotoja e tyre së bashku.



Zhaku në Serbi: Ndihem e sigurt në Serbi sepse ska shqiptarë, reagon ashpër Nita Latifi

 


Ish-banorja e BBV, Nita Latifi ka reaguar ashpër ndaj ish-opinionistes së spektaklit të këtij formati Zhaklin Lekatari.

Kjo pasi ajo po qëndron për një vizitë në Serbi dhe në storyt e hedhura nëpër rrjete sociale, ajo ka shkruar se gjendet më e sigurt në një vend që nuk flitet shqip.

Kjo ka bërë që Nita të reagojë ashpër në lidhje me deklaratën e saj.

"Hipokrizi e gjallë, marre", ka shkruar këngëtarja nga Kosova duke shpërndarë foton e Zhaklinës.

"Më kanë kërcënuar familjarët e Kiarës", Gent Hazizi nxjerr bllof Zhaklin Lekatarin

 


Të shtunën në "Post BBV" mes shumë diskutimesh u prek sërish tema e kërcënimit nga ana e familjarëve të Kiarës dhe Zhaklina konfirmoi se ajo ishte kërcënuar dhe se këtë e dëshmojnë shumë njerëz.

Si shembull ajo përmendi Gent Hazizin, Enin dhe Diolën.

Ndërkohë Genti në Instagramin e tij shkroi:

"Për të qënë korrekt siç kam qënë gjithmonë dhe të kam dhënë të drejtë kur ke pasur të drejtë, në këtë rast, meqë më përmende dhe kam qënë prezent, çka ka thënë tezja e Kiarës ka qënë 'Si nuk the një herë një fjalë të mirë për këtë vajzë".

Sakaq Zhaklina e ka bërë repost dhe ka shkruar:

"Po burri i tezes çfarë tha? Kemi edhe Diolën dhe Enin që mund ta konfirmojnë. Mjaft lëpive Gento".

Sërish Genti e bëri repost dhe tha:

"Po duhet të kesh thënë diçka ti (emoji me shkelje syri), mbasi tha tezja e Kiarës kështu... Tani le të flasin dëshmitarët e tjerë të seancës", ka përfunduar Genti.

Sunday, May 14, 2023

Jurgena befason me deklaratën për Luizin: Para se të hynte në BBV kemi qënë në një lidhje

 


Vajza e cila ka menaxhuar Instagramin e Luizit i ka befasuar të gjithë me një deklaratë që vet ajo e paralajmëroi pak orë më parë.

Përmes një postimi në storyn e saj në Instagram, Jurgena u shpreh se ka patur një lidhje dashurie me Luizin para se ai të hynte në BBV.

Ajo shtoi se lidhja e Luizit me Kiarën ka qënë natyrale dhe nuk kanë menduar nga jashtë të bëjnë lojë apo diçka të tillë.

Tutje thekson se tashmë raporti i saj me Luizin mbeten miqësor.



Tha se nuk flasin, Luizi shoqërohet nga Jurgena në koncertin në Kosovë? Foto nga shtrati

 

Një profil me emrin e Jurgena Tushës, vajzës që menaxhoi instagramin e Luizit, teksa ai ishte në BBV, ka trazuar rrjetin me diaa deklarata.

Në profilin e Tushës gjatë ditës së djeshme dhe sot janë postuar disa foto, që hedhin dyshime në lidhje me raportin mes Kiarës dhe Luizit.
Fillimisht është një foto e këmbëve të saj dhe të Luizit, ku sipas faqes pretendohet që po bëhen thashetheme dhe më pas Tusha ka postuar një foto nga Gjakova ku dje Luizi ishte i ftuar.

Në koncertin e parë të Luizit ka munguar Kiara dhe Jurgena ka provokuar duke postuar edhe një foto nga shtrati.


E kaluara e Kiarës pengesë për martesën e saj me Luizin? Dalin faktet e frikshme

 


Janë martuar në sytë e miliona shqiptarëve. Bëhet fjalë për Luiz Ejlli dhe Kiara Tito. Moderatoja e njohur shqiptare pranoi mbiemrin e artistit, i cili u shpall edhe fitues i "Big Brother VIP".

Të menjëhershme ishin reagimet e masës që dhanë mendimet e tyre në lidhje me këtë romancë të nisur brenda 4 mureve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Emisioni në Zoom me Albina Zeneli ka sjellë një deklaratë të gazetarit të njohur kosovar, i cili u shpreh se e kaluara e Kiarës mund të jetë pengesë për vazhdimin e lidhjes.

Ai e ka lidhur këtë me lidhjet e mëparshme të Kiarës, me Butrintin dhe emrat e tjerë të përfolur megjithëse Luizi është shprehur se nuk i intereson kjo e kaluar.

Shoqja e Luizit, Jurgena i ngrin të gjithë! Thotë se do sqarojë shumë gjëra për këngëtarin

 


Me dëshirë apo jo, shoqja e ngushtë e Luiz Ejllit, Jurgena është bërë një personazh i njohur për publikun pasi, këngëtari e përmendi dhe u shpreh se ajo i menaxhon instagramin jashtë.

Megjithatë pas daljes nga "Big Brother VIP", Luizi tregoi se nuk ka komunikuar me të dhe se nuk e dinte se çfarë do të bënte me instagramin e madh që u mbyll para pak kohësh.

Në një instagram tjetër të hapur pas mbylljes së faqes së madhe të Luizit, Jurgena u shpreh se po e hapte atë adresë në mënyrë që kur Luizi të dilte, të përdorte atë. Mirëpo kjo nuk ndodhi.

Faqja është ende në emër të saj dhe së fundmi ka bërë një njoftim për ndjekësit duke i futur në mendime:

"Do iu sqaroj disa gjëra pak më vonë", shkruhet në një Instastory.

Duhet theksuar se ka shumë njerëz që nuk e besojnë që ajo faqa menaxhohet nga Jurgena e vërtetë.