Monday, May 30, 2022

Tjetër provë që Bora dhe Donaldi ishin bashkë në Itali (Foto)

 


Para dy ditësh në rrjet qarkulloi një foto ku dukej Donaldi dhe Bora me disa qese në duar nëpër rrugët e Italisë.Fotot u shpërndanë me shpejtësi marramendëse në rrjet,edhe pse asnjë nga protagonistët nuk reagoi.

Ka pasur aludime se vajza në foto mund të ishte edhe Semi Jaupaj,mirëpo këngëtarja nuk ndodhet në Itali.Sakaq Bora postoi një story në Instagtam,ku tregoi se ishte në shtetin fqinj duke na konfirmuar në një farë mënyre se ka qënë ajo në foto.

Së fundmi në rrjete sociale po qarkullon një tjetër foto ku duket Donaldi me një kapele të kuqe,e njëjtë me atë që kishte Bora në fotot e bëra virale.Nuk dihet nëse është e njëjta kapele,por nëse po ska dyshime që dyshja kanë qënë bashkë.



Sunday, May 29, 2022

Vëllai i Trixës duhet ta rrihte Donaldin! Ish-konkurrentja lëshon deklaratën e papritur (Video)

 


Ish-konkurrentja e "Love Story", Marinela është bërë shumë virale ditën e fundit në rrjetin social Tik Tok, kjo për shkak të deklaratave të saj lidhur me tema të ndryshme.

Pas fjalëve ofenduese që tha kundrejt moderatores Bora Zemani, Marinela ka lëshuar një tjetër deklaratë befasuese së fundmi.

Në një video live ajo tha se vëllai i Trixës,Albani duhet ta rrihte Donaldin për mënyrën sesi aktori u soll me motrën e tij.

"Unë se kuptoj si nuk e rrafi ai vëllai i Beatrixës atë Donaldin,si nuk e zhdëpi në dajak,po të isha unë motra jote nuk do ta rrihje ti atë po të talleshe me mua?",u shpreh Marinela.



Pasi u kapën mat,Bora Zemani pranon ribashkimin me Donaldin

 


Prej disa kohësh në rrjet po përflitet për një ribashkim mes Borës dhe Donaldit.Këto lajme u konfirmuan ditën e djeshme pasi dyshja u kapën mat në Genova të Italisë.

Kryefjala.com siguroi disa foto të tyre duke bërë pazare,që u shpërndanë në rrjet shumë shpejt.Sakaq Bora Zemani ka reaguar duke publikuar një selfie të saj nga Italia.

Ky veprim i saj është marrë si një konfirmim për ribashkimin e saj me aktorin.Ndërkohë nga ana tjetër Donaldi nuk ka postuar asgjë dhe nuk ka reaguar ende.




Iliri u martua dhe nuk e ftoi në dasëm,reagon Sabiani (Foto)

 


Këtë të shtunë,fituesi i Big Brother VIP Albania,Ilir Shaqiri është martuar me Emanuelën në një dasëm përrallore të organizuar nga Ami Event.

Në këtë dasëm ishin të ftuar disa nga ish-banorët e Big Brother VIP si, Arjola Demiri,Sheila Haxhiraj,Ardit Çuni,Meridian Ramçaj,Valon Krasniqi,Arbër Sulstarova,por ajo çka binte më shumë në sy ishte mungesa e Sabianit.

Edhe pse mes tij dhe Ilirit lindi një miqësi e ngushtë brenda shtëpisë së Big Brother VIP,aq sa po quheshin vëllezër me njëri-tjetrin,Sabiani nuk ka qënë i pranishëm në ditën më të rëndësishme të balerinit.

Këngëtari ndodhet në Vlorë,nga ku ka publikuar një foto me të birin.Si mendoni,ç'mund të ketë ndodhur mes tyre që u prish një miqësi aq e madhe?



Saturday, May 28, 2022

Bora dhe Donaldi kapen bashkë duke bërë pazare? Publikohen fotot (Foto)

 


Që nga festa e Valdrin Sahitit,kur dyshja Bora-Donald u panë në një tavolinë me njëri-tjetrin,është marrë si i mirëqënë fakti se çifti janë ribashkuar sërish.

Mirëpo asnjëri prej tyre nuk e ka pranuar këtë gjë publikisht apo të ketë bërë një sqarim për situatën aktuale.

Së fundmi në rrjet po qarkullojnë disa foto ku shihet qartë Donaldi,së bashku me një vajzë tjetër,që ngjason shumë me Bora Zemanin.

Nuk shihet qartë nëse është moderatorja apo jo,por që shihet afër me Donaldin dhe me disa qese në dorë,ku duket të kenë bërë blerje së bashku.



Bujar Nishani u nda nga jeta,reagon mbesa e tij Beniada (Foto)

 


Ish-banorja e Big Brother VIP, Beniada Nishani ka reaguar së fundmi për ndarjes nga jeta të ish-presidentit, Bujar Nishani në moshën 56-vjeçare.

Ajo ka treguar më herët që i ndjeri ishte kushëriri i babait të saj dhe me fëmijët e tij kishte marrëdhënie shumë të mirë,veçanërisht me të bijën Fjonën.

Beniada ka shkruar në Instastory:

"Askush nuk vdes në tokë për sa kohë që jeton në zemrën e atyre që mbeten.Fiona Nishani zemra ime është me ty."

Kujtojmë që ish-presidenti i Shqipërisë ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm nga komplikimet shëndetësore disamuajshe me COVID-19.

Beatrix tregon si ndihet pas lajmeve për ribashkimin e Borës me Donaldin (Video)

 


Që pas daljes nga Big Brother VIP është përfolur shumë për gjendjen e saj psikologjike.Bëhet fjalë për këngëtaren Beatrix Ramosaj,e cila u lidh me Donald Veshajn në shtëpinë më të famshme në Shqipëri,lidhje kjo që zgjati shumë pak.

Pas ndarjes u tha se ajo ishte rënduar psikologjikisht,për shkak të komenteve negative dhe bullizimit që po i bëhej kudo në rrjete sociale dhe në portale. 

Ndërkohë pas lajmeve të ribashkimit të Borës me Donaldin,kurioziteti i publikut për gjendjen e Trixës është bërë edhe më i madh.Së fundmi në një intervistë me Ronaldo Sharkën,këngëtarja ka treguar gjithçka:

"Unë kam qënë shumë mirë gjithmonë.Nuk kam thënë asgjë,i le të tjerët të flasin për mua",tha Trixa.

"Po lajmet kohët e fundit të kanë mërzitur?",e pyeti gazetari.

"Eee jo,nuk është që i kam ndjekur shumë",u shpreh Beatrix.

Video👇




Monika flet për Borën dhe Donaldin:"Telenovelë turke e mërzitshme..."

 


Në lidhje me ribashkimin e Borës dhe Donaldit është pyetur së fundmi edhe Monika Lubonja.Në një intervistë,ajo tha se gjithçka po bëhet për marketing dhe historia është kthyer në telenovelë.

"Më duket se është kthyer në një telenovelë turke dhe po bëhet e mërzitshme.Një telenovelë që ata po e përdorin për marketing.Çfarë do jetë realisht lidhja e tyre nuk edi asnjë.Thjesht po shoh se po bëhet një marketing i mirë i një telenovele turke me sezone.

Nuk di çfarë të them për raportin e tyre.Nuk kam parë gjë.Dhe te Donaldi kur isha e ftuar nuk e pyeta sepse e dija që nuk do jepte një përgjigje sepse do ta mbajë publikun pezull.Ai kështu ka vendosur e ne i shkojmë mbrapa.Është një menaxher i mirë",tha Monika.


Ish-konkurrentja e "Love Story" ofendon Bora Zemanin:"Femër e ulët...,të shohi fëmija kur*llëqet e saj" (Video)

 


Padyshim që historia e saj me Donaldin është bërë më e famshmja në Shqipëri. Pothuajse të gjithë flasin dhe japin mendimin e tyre lidhur me këtë histori dashurie.

Ka shumë nga ata që e pëlqejnë çiftin,por ka dhe nga ata që nuk i duan dhe i ofendojnë. Së fundmi edhe ish-konkurrentja e "Love Story" ka dhënë një mendim për historinë e Borës me Donaldin,veçanërisht për moderatoren,të cilën e ka ofenduar.

Bëhet fjalë për Marinelën,e cila në një live në Tik Tok tha:

"Femër e ulët... Edi çfarë mashkulli ka patur ajo në krahë,superçun ( i referohet Vin Velit). E degjeneroi djalin e vogël. Të jem në vend të djalit të saj nuk i flisja kur të rritesha."

Për më shumë ndiqni videon👇



Tuesday, May 24, 2022

Si reagoi Bora kur Semi tha se këngët e saj ishin dedikim për Donaldin?

 


Të gjithë e dinim se kënga "Mos u kthe" e Semi Jaupajt ishte dedikim për historinë e Borës dhe Donaldit,madje këngëtarja e pranoi edhe vetë këtë fakt në emisionin e këtij të fundit.

U mendua gjithashtu se edhe kënga e dytë "Ani" ishte dedikim për çiftin,mirëpo Semi e mohoi.Së fundmi këngëtarja dhe Bora kanë publikuar një video së bashku,ku po flisnin për këngët e Semit.

Në një moment Bora i thotë Semit që të flasë në numrin njëjës për këngët e saj sepse "keqkuptohet". Pastaj Semi i thotë se këngët janë të përbashkëta.



Efi e "Përputhen" pjesë e emisionit më të ri në Top Channel? (FOTO)

 


Pak kohë më parë u njoftua se gjatë muajve të verës në ekranin e Top Channel do të transmetohej një emision i ri me titull "Too hot to handle".

Ky format i është besuar autores Olsa Muhamedi dhe pritet të jetë një sukses i garantuar.Ky format është krijuar për beqarët të cilët qëndrojnë së bashku për 4 javë duke bërë sfida të ndryshme.

Pjesëmarrësit e këtij emisioni ende nuk dihen por një postim i ish-konkurrentes së Përputhen,Efit ka ngritur aludimet se ajo mund të jetë një prej tyre.



Monday, May 23, 2022

"Na keni ça k*rin",Atdhe Xharavina shpërthen në rrjete sociale (Foto)

 


Atdhe Xharavina është një nga ish-konkurrentët më të përfolur nga sezoni i kaluar,që vazhdon të komentohet edhe sot.Ai do të mbahet mend gjatë për rrugëtimin e tij në Përputhen,por edhe për aludimet që pati publiku,se ai kishte një lidhje me Bora Zemanin.

I ftuar së fundmi në një emision Atdheu u shpreh se kishte prishur miqësinë me Arjola Demirin dhe me shaka tha se do ta hidhte në gjyq aktoren,por në portale u mor shumë seriozisht kjo situatë.

Si duket kjo gjë e ka acaruar jashtëzakonisht shumë djaloshin nga Kosova,duke bërë që ai të shpërthejë në rrjete sociale duke ofenduar të gjitha portalet për këtë keqinterpretim.




Donaldi dhe Bora kaluan fundjavën bashkë,vjen reagimi i Beatrix

 


Nga fotot e publikuara së fundmi nga dyshja kuptuam se Bora Zemani dhe Donald Veshaj kanë qënë së bashku për një fundjavë në jug të vendit.

Mirëpo pas përhapjes së shpejtë të këtij lajmi,ka erdhur edhe reagimi i këngëtares Beatrix Ramosaj.Gjithçka nisi pas publikimit të fotove dhe videove nga festa e Valdrin Sahitit ku çifti u pa bashkë.

Trixa ka postuar në Instagram një foto në story,ku shfaqet në formë perfekte,por ajo çka bie më së shumti në sy është mbishkrimi që ajo ka lënë mbi postim.

"Gjëja më e çuditshme nga rrjetet sociale është se ti kurrë nuk edi kush po shikon",janë fjalët e këngëtares.Dhe historia vazhdon...



Pas ribashkimit,Donaldi dhe Bora e kalojnë fundjavën e parë bashkë në jugun e Shqipërisë (Foto)

 


Gjërat mes Donald Veshaj dhe Bora Zemanit janë shumë mirë,aq mirë sa ata kanë nisur edhe pushimet e para për këtë vit bashkë.Edhe pse kanë marrë vendim që pas ribashkimit për të mirën e lidhjes së tyre,të mos i bëjnë gjërat publike,duket se është e pamundur për t'i shpëtuar medias rozë.

Javën e kaluar Donaldi ishte në Vlorë prej nga ku postoi disa foto e video,ku ndryshe nga herët e tjera ai nuk u shfaq krah të vëllait Romeos,i cili ndodhej në Tiranë.


Sakaq Bora postoi sot disa foto nga jugu i Shqipërisë ku shfaqet me bikini.Mjedisi ku janë shkrepur fotot duket i njëjtë e po ashtu ata kanë përdorur të njëjtin efekt për editimin e fotove.


Me shumë mundësi dyshja kanë qënë bashkë.

Sunday, May 22, 2022

Top Channel nuk e mori në punë,Monika Lubonja fillon të lëvizë gurët (Foto)

 


Mund të themi pa ndrojtje se Monika Lubonja ishte ndër të vetmit banorë që doli "duarbosh" nga ky reallity.

Ndonëse bashkëudhëtarët e saj morën dhurata të majme apo projekte,aktorja nuk mori asgjë.Pakënaqësinë e saj,Monika e shprehu që në netët 'Prime' të spektaklit ku iu ofruan fustane.

Pas përfundmitit të Big Brother VIP,aktorja ka qënë e ftuar në disa emisione,ku shpreshherë ka lënë të kuptojë se është e gatshme për projekte dhe ftesa,por deri më tani asgjë nuk ka ndryshuar për të.


E duket se me largimin e famës së këtij formati,ajo është dorëzuar,duke u rikthyer tek profesioni i saj.Aktualisht Monika është e angazhuar në shfaqet e reja që po përgatiten.

Bora dhe Donaldi janë bashkë,dyshja ka marrë vendimin drastik për hir të dashurisë së tyre

 


Bora Zemani dhe Donald Veshaj janë rikthyer së bashku.Ajo që prej kohësh përflitej nëpër media,konfirmohet tashmë me pamjet e tyre së bashku.

Disa burime kanë mundur të mësojnë se dy të rinjtë janë pajtuar dhe janë përpjekur ta mbajnë këtë herë lidhjen e tyre sa më sekrete që të munden.Prej disa javësh,Bora dhe Donaldi kanë lënë gjithçka pas dhe e kanë rinisur raportin e tyre gati 4-vjeçar.Duke mos preferuar që të shndërrohen në kreyfjalën e mediave,këtë herë çifti ka preferuar ta ruajë privatësinë deri në maksimum.

Ndonëse të dy punojnë në Top Channel,njerëz pranë tyre shprehen se Bora dhe Donaldi nuk takohen kurrë në ambuentet e punës,duke preferuar që të qëndrojnë sa më larg njëri-tjetrin.

Ndërkohë që në Tiranë e kanë blinduar lidhjen e tyre,në Prishtinë ia kanë lejuar vetes që të qëndrojnë së bashku.Madje nga të pranishmit në festë kanë thënë se dyshja janë larguar së bashku nga festa.

"Do ta padis në gjykat!" Atdheu zbulon arsyen e krisjes së miqësisë me Arjolën

 


Ndonëse u duk se raportet e tyre u rregulluan,në fakt e vërteta qënka ndryshe.Po flasim për ish-konkurrentin e Përputhen,Atdhe Xharavinën dhe ish-banoren e BBV, Arjola Demirin.

Gjatë një interviste të dhënë së fundmi në "News24", Atdheu deklaroi për herë të parë se tashmë kjo miqësi është prishur,duke zbuluar edhe arsyet pse.

"Me Antonelën jemi shumë mirë.Me Arjolën është prishur miqësia,nuk edi çfarë ka ndodhur.Thjesht ka ngecur.Di që u futën persona të 3-të e të 4-ët në mes,persona të rinj që nuk e dinë raportin tonë.Do iki në gjykatë ta padis",tha Atdheu.

Nuk dihet nëse fjalia e fundit është në mënyrë ironike apo Atdheu e kishte seriozisht për punën e gjyqit.

Semi apo Beatrix,kush është këngëtare më e mirë? Anxhela Peristeri e thotë troç

 


Në intervistë ka thënë se i pëlqen shumë të dyja,por si duket Anxhela Peristeri e ka një të preferuar.Këngëtarja është shprehur se e vlerëson shumë zërin e Semit dhe se ajo meriton një karrierë shumë të madhe.

"Më ka pëlqyer gjithmonë Semi Jaupaj,një zë shumë i mirë që meriton të bëjë një karrierë shumë më të madhe.Trixa është një tjetër bukuri e rrallë që këndon.

Ka shkëlqyer në një "Your face sounds familiar",atëherë. Janë dy këngëtare që janë të dyja shumë të mira,por në momentin që jemi do më pëlqente të zgjidhja Semin",u shpreh Anxhela në një intervistë për 'Mirage'.

Zbulohet "arsyeja e vërtetë e ndarjes" së Borës dhe Donaldit (Video)

 


Që pas asaj puthjeje në shtëpinë e Big Brother, Bora Zemani dhe Donald Veshaj janë dy personazhet më të përfolur në median shqiptare.Gjatë asaj periudhe ata kishin gati 8 muaj të ndarë,por si duket nuk e kishin harruar ende njëri-tjetrin.

Lidhja e tyre ka filluar që para disa vitesh dhe vazhdoi në qetësi pa u bërë shumë publike në syrin e kamerave dhe kjo ka qënë dëshirë e përbashkët nga aktori dhe moderatorja.

Mirëpo erdhi një moment që dyshja i dhanë fund lidhjes për arsye ende të paqarta,por që në media u aludua shumë për një xhelozi,apo për shkak të afrimitetit të Borës me Atdheun,gjë që u hodh poshtë nga moderatorja e Përputhen.

Duke mos ditur arsyen e vërtetë,së fundmi në rrjet po qarkullon një video "funny" nga një sketch i dyshes,në kohën kur kishin emisionin e tyre.Në këtë video Bora i kërkon llogari Donaldit për një vajzë me emrin Debora,dhe fansat e kanë cilësuar me shaka,si arsyen e ndarjes së çiftit.







Saturday, May 21, 2022

E FUNDIT: Thomsa Strakosha firmos për 4 vite me kampionët e Anglisë

 


Portjeri i kombëtares shqiptare,Thomsa Strakosha pritet të vazhdojë katrrierën e tij në Premier League.Është raportuar së fundmi se shqiptari ka arritur marrëveshje me Fulhamin,klub i cili nga sezoni i ardhshëm do të luajë në Premier League.

Sipas Gianluca Di Marzio, Strakosha ka firmosur një kontratë 4 vjeçare me ekipin anglez dhe se mes palëve mungojnë vetëm disa detaje për të zyrtarizuar transferimin.

Kujtojmë që portjeri i kombëtares u largua nga ekipi i Lazios dhe kalimi në Premier League është një hap i madh për të.



Zbulohen 6 ekipet që duan Armando Borjën,3 nga Seria A dhe 3 nga Premier League

 


Talenti i kombëtares shqiptare Armando Broja po tërheq interes nga shumë ekipe të mëdha pas paraqitjeve të bërë gjatë këtij sezoni.Pas deklaratës së trajnerit të Chelseat që tha se Broja do të kthehet në ekipin londinez,janë zbuluar edhe ofertat për sulmuesin shqiptar.

Së fundmi AC Milan,Inter dhe Napoli kanë shprehur interes për Brojën,së bashku me tre ekipe angleze New Castle,West Ham dhe Southampton,ekipi ku ndodhet momentalisht.

Kujtojmë që Armando shënoi 9 gola për ekipin e tij dhe kjo ka bërë që emri tij të bëjë bujë.Nuk dihet nëse sulmuesi do të qëndrojë tek Chelsea apo do të transferohet në një ekip tjetër.


"Një ditë do martohesh me mua",Donaldi i shpreh gjithë dashurinë Borës në emision

 


Semi Jaupaj ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin "Më lër të flas",ku i surprizoi të gjithë me shfaqjen e saj pasi që pas daljes nga Big Brother VIP ajo nuk fliste me Donaldin.

Këngëtatja pranoi mbrëmë se kënga "Mos u kthe" ishte një dedikim për aktorin dhe ky i fundit vendosi t'i tregojë një version tjetër të kësaj kënge,ku padyshim i referohej Borës me fjalët që tha.

Donaldi:Nxirri krejt në tavolinë,krejt të mirat që mi din,kurrgjo brenda mos të rrij.Emrin tim thuje sot,jepi ti bërtite fort,e di që më do ma së shumti në botë.A e din si është me u zgju dhe me u gzu që je ktu.E mos u nxe,mos u mërzit për dy komente të këqija që ti ke.Mos u nxe se jam tu u munu me të sjell gjithë kujtimet.Emrin tënd do ta përmend do ta bëj tatto aty ku më dhemb.A e din si është me u gzu që je ktu.Ti një ditë ke me u martu me mua dhe në dasmë do këndojmë ktë këngën:A si qenka dashuria,se jemi të dy nga labëria.

Friday, May 20, 2022

Agron Llakaj vë në siklet Donaldin para të gjithëve:"A u bashkove me Borën?"

 


I ftuari i parë për puntatën e sotme në "Më lër të flas" është aktori Agron Llakaj.I pyetur nga aktori nëse ka një bashkim me Bora Zemanin,Donaldi preferoi të qeshte dhe të mos jepte përgjigje.

Agron Llakaj:A do të na thuash a u bashkove me Borën apo jo?

Dhe Donaldi pasi qeshi nga sikleti për disa momente tha se babin do ta lajmëronte për çdo gjë lidhur më këtë çështje.

Kujtojmë që dyshja kanë qënë në qendër të vëmendjes së mediave kohët e fundit,pasi u panë shumë të afërt në eventin e organizuar nga Valdrin Sahiri. Megjithatë dyshja nuk ka pranuar ende asgjë përsa i përket ribashkimit.

Andi bën deklaratën e fortë për Jasminën: Kemi ndarë një krevat...

 


Andi Artani ishte i ftuar ditën e sotme në Përputhen,ku mes të tjerash foli për raportin me Jasmin Kadriun.Ai i habiti të gjithë teksa u shpreh se nuk kanë qënë të lidhur,ndonëse kanë ndarë një krevat bashkë.

Andi:Nuk mendoj që ka qënë një lidhje edhe pikë.Ka qënë njohje e sipër që ka ndodhur gjatë programit.Bora ti edi shumë mirë vet që ka pas raste që jam deklaru po a ke mujt me i qujt që ka qënë lidhje apo jo.Deklaratë i bie që ka qënë thjesht interes.

Bora:Tani po na bën të gjithëve të besojmë se nuk ka patur asgjë tjetër mes ju të dyve,ju thjesht jeni deklaruar dhe jeni puthur dy herë këtu në program.

Andi:A e quna lidhje?

Bora:Kaq ka ndodhur mes ju të dyve?

Andi:Ajo vetë e ka përmendur që kemi ndarë një krevat.Nuk është lidhje.

Romeo Veshaj pëson aksident? Aktori fotografohet pranë ambulancës

 


Romeo Veshaj duket se ka pësuar aksident.Ngjarja ka ndodhur në Tiranë por nuk dihet me saktësi vendi se ku. JOQ Albania ka publikuar disa foto ku Romeo shihet teksa qëndronte tek dera e autoambulancës.

Në tokë shihet një motor dhe një makinë e ndaluar.Nuk dihet nëse aktori Veshaj ka qënë shkaktar apo i dëmtuar në këtë aksident.Ai shihet pranë dyerve të hapura të ambulancës,ndërkohë që një doktor e mban nga krahu.

Ende nuk ka patur një reagim nga aktori i humorit. Ndërkohë kujtojmë që ai ka qënë në qendër të mediave së fundmi për shkak të ndarjes me Aleksia Peleshin.



Bora ka qënë e lidhur me Atdheun? Arjan Konomi zbulon të vërtetën

 


Disa kohë më parë në media u përfol për një lidhje apo flirt të mundshëm midis moderatores dhe ish-konkurrentit të Përputhen.Gjithçka nisi pasi dyshja u panë bashkë në ambjentet e Top Channel,por ishte dhe Atdheu me postimet e tij që nxiste edhe më shumë dyshimet.

Madje ka shumë nga ata që mendonin se edhe arsyeja e ndarjes së Borës me Donaldin ka qënë pikërisht djaloshi nga Kosova. Megjithatë kjo lidhje është mohuar edhe nga Bora,edhe nga Atdheu,me këtë të fundit që herë pas here sërish ngacmon publikun.

Së fundmi një përgjigje na ka dhënë edhe Arjan Konomi. Në një live në Instagram,opinionisti u shpreh se gjithçka është një shpifje dhe sado i mirë të jetë Atdheu, Bora nuk ka patur kurrë një lidhje me të.

Për më shumë ndiqni videon👇



Donald Veshaj bën veprimin e papritur ndaj shoqes së Borës, Semit

 


Që pas lidhjes së Donaldit me Beatrix në shtëpinë e Big Brother VIP,marrëdhënia e aktorit me Semi Jaupajn u prish,për shkak se këngëtarja mbante anën e shoqes së saj Borës.

Ata nuk folën për shumë kohë madje Semi e ka thumbuar disa herë sidomos përmes këngëve që ka publikuar.Mirëpo si duket dyshja ka lënë gjithçka pas dhe janë pajtuar me njëri-tjetrin.

Këtë na e vërtetuan me anë të një videoje të publikuar ditën e djeshme,me anë të së cilës kuptuam se Semi do të jetë e ftuar në puntatën e sotme të "Më lër të flas".

Dyshja ka bërë edhe një tjetër hap që na e vërteton më së miri pajtimin e tyre.Ata tashmë kanë filluar të ndjekin sërish njëri-tjetrin në Instagram.

Thursday, May 19, 2022

Bora dhe Donaldi bashkë? Atdheut i këputet shpirti për Trixën:Ajo është...

 


Trinomi Bora-Donald-Atdhe është vendosur sërish në qendër të vëmendies së mediave për shkak se pas momentit të publikimit të videos së moderatores me aktorin,Atdheu reagoi me disa story,të cilat fansat i konsideruan si thumba për çiftin.

I ftuar në Abc e pasdites,ish-konkurrenti i Përputhen sqaroi se ishte i lidhur dhe se postimi nuk kishte lidhje aspak me Borën dhe Donaldin.

"Bëhet nami dhe e marrin për persona të tjerë.Po tashi unë jam në lidhje me dikë tjetër,prandaj e vura një story tjetër shumë më përpara dhe mu më ka shku mesazhi aty ku dua unë.Është instagrami im bëj çtë dua."

Ai shtoi se nuk ka aspak lidhje me Borën dhe Donaldin."Unë jam i vetmi që e kam parashikuar që do të ndodhë dhe nëse janë bashkuar,është tu më ardhë mirë.E kam dit që Beatrix është viktima",u shpreh Atdheu.

Bruno dhe Ana i japin fund lidhjes? Çfarë po ndodh me çiftin

 


Bruno dhe Florjana janë një nga çiftet që kanë dalë nga ky sezon i Përputhen.Disa javë pasi ishin deklaruar ata vendosën që lidhjen e tyre ta vazhdonin jashtë kamerave.

Epo siç duket tashmë mes çiftit kanë nisur "kunjat".Bruno ka postuar disa story ku duket të ketë thumbuar Anën pasi i ka fshirë të gjitha fotot me të.



Ndërkohë para dy ditësh Bruno ka postuar një foto nga spitali ku dukej në gjendje të keqe shëndetësore dhe në një live të Anës me Bledin,kjo e fundit u shpreh se ajo nuk ishte pranë tij dhe ajo foto ishte e vjetër.

Kjo gjë ka lënë shkasë që të ngrihen dyshimet për një ndarje të mundshme të çiftit.



Moderatorja e njohur e lidhur me ish-banorin e BBV, ja fotot që ngritën dyshimet (Foto)

 


Siç duket një çift i ri i është shtuar Showbizit shqiptar.Bëhet fjalë për moderatoren Evi Reçi dhe ish-banorin e Big Brother VIP, Kledi Hysa,të cilët mendohet se janë bashkë.

Lajmin e ka konfirmuar Kryefjala.com dhe dyshimet lidhur me këtë janë ngritur nga postimet e fundit të dyshes,ku vihet re se kanë qënë bashkë në disa vende.



Megjithatë asgjë nuk është e sigurt derisa të vijë një konfirmim nga vet protagonistët.