Wednesday, July 27, 2022

Beatrix Ramosaj thumbon keq Donaldin:"Nuk kam pasur kurrë një burrë" (Video)

 


Këngëtarja Beatrix Ramosaj ka marrë vëmendjen e të gjithëve në Tik Tok me një video të publikuar së fundmi.Ajo ka përdorur një audio ku thuhet:

"Paska meshkuj gjithandej më në fund! Ejani të gjithë këtu!"

"S'ke pasur kurrë një burrë në jetën tënde? Si ka mundësi?"

"Epo e kam pasur pak të vështirë..."

Fansat kanë shpëthyer menjëherë duke e cilësuar këtë si një thumb për Donaldin.

Video👇



Tuesday, July 26, 2022

Përplasen sërish Bora dhe Beatrix, ja çfarë ndodhi mes vajzave

 


Bora dhe Beatrix janë personazhe që tërheqin gjithmonë vëmendje me postimet e tyre dhe kështu ndodhi edhe këtë herë.

Si fillim Bora Zemani ka ripostuar një video të krijuar nga fansat e saj duke bërë hashtaget #teambora dhe #borators duke i shoqëruar me një zemër.


"Të mirat e mia", ka shkruar Bora.

Nga ana tjetër edhe Trixa ka publikuar një foto kolazh duke shkruar: "Ju dua! #teamtrixa"

Kjo është parë nga fansat si një përplasje e dy bukurosheve në distancë.

Monday, July 25, 2022

Noizy i kthen përgjigje Cllevios:"O gango Tik Toku që do famë,vazhdo shaj në Internet! Kur del përballë...

 


Përplasjet në distancë mes Noizyt dhe Cllevios duket se po vazhdojnë edhe pas daljes së këtij të fundit nga qelia.Ishte pikërisht Cllevio që e sfidoi Noizyn ballë për ballë që në momentin kur doli.

Dhe së fundmi ka erdhur reagimi i shpejtë i Noizyt. Rreperi shkruan se Cllevio është vetëm një gango Tik Toku dhe i pëlqen të marrë famë,por gjërat ndryshojnë kur del përballë.

Noizy tregon gjithashtu se Cllevio ka tre vjet që shan atë dhe familjen e tij pa arsye.Ai gjithashtu ka nxjerrë disa prova që tregojnë se Cllevio është akuzuar për përdhun.im ndaj një 13-vjeçareje.




Pas prishjes së miqësisë,Beniada dhe Einxhel përballen për herë të parë

 


Pas përfundimit të Big Brother VIP, Beniada dhe Einxhel nuk u panë më bashkë asnjë moment.Madje Beniada pranoi në intervista që nuk ishte takuar me Einxhelin dhe as nuk kishin folur,gjë që u kuptua si prishje e miqësisë mes tyre.

Ditë e djeshme ato janë përballur për hërë të parë me njëa-tjetrën në "He/She's on Top". Beniada u shpreh se mes tyre nuk ka ndodhur asgjë dhe janë të lumtura.

"Nuk ka asgjë për të shkruar portalet,jeta vazhdon dhe jemi shumë të lumtura",tha Beniada teksa Manushi iu kërkoi të përqafohen.


Sunday, July 24, 2022

Nga Elvana Gjata e Luana e deri te Noizy,zbulohen VIP-at e BBV Kosva

 


Pak kohë më parë u përhap lajmi se në vjeshtë do të nisë për herë të parë Big Brother VIP Kosova.Pas suksesit në Shqipëri ky spektakël pritet të shpërthejë edhe në Kosovë.

Mirëpo cilët do të jenë banorët në këtë program.Deri tani është zyrtarizuar vetëm prezantuesi i këtij programi që do të jetë Alaudin Hamiti.

Burime të ndryshme kanë bërë me dije se Noizy është një ndër emrat më të spikatur që ka pranuar ftesën.Nga ana tjetër ky format do të risjellë në ekran Luana Vjollcën kundrejt një pagese të majme.

Gjithashtu është përfolur edhe për Elvana Gjatën,personazh që është shumë i dashur për publikun.

"Ke mbledhur gjithë ku***t në program", reagon Olsa Muhamedi

 


Siç e dimë tashmë programi që u përfol aq shumë "Kepi i Tundimeve" filloi. Siç edhe u paralajmërua emisioni do të ketë djem dhe vajza "hot" që do të jetojnë së bashku.

Së fundmi Olsa Muhamedi ka bërë një pyetësor me ndjekësit në Instagram për të parë sesi është pritur programi i saj nga ndjekësit.

Mirëpo një koment nga një person duket se nuk i ka pëlqyer aspak autores.

"Gjith ku**a nuk edi kush do e shofi këtë program", ndërkohë nuk ka munguar përgjigja e Olsës.

"Pse moj zemër flet kështu? Ku e konstatove ti,se janë veshur me rrobabanjo apo se flirtuan me disa djem!

Dhe vajza stop etiketuat njëra-tjetrën me epitete kaq të shëmtuara."




Lirohet Cllevio Serbiano,bëhet nami jashtë rajonit! Ja si pritet nga njerëzit (Video)

 


Rreperi Cllevio Serbiano ka lënë qelinë në orët e para të mëngjesit të sotëm.Ai ka dalë nga burgu i Fierit rreth orës 02:15 i shoqëruar me furgonin e policisë së shtetit,pasi gjykata i ka caktuar "arres.t shtëpie".

Siç shihet edhe nga pamjet e mëposhtme të shumtë kanë qënë miqtë e tij që e kanë pritur jashtë rajonit edhe pse në një orar të papërshtatshëm.

Gjithashtu shokët e tij prisnin edhe në banesën e tij në Lushnjë aty ku dhe do qëndrojë tani e tutje.

Video👇





Saturday, July 23, 2022

Atdheu zhvesh Erjolën:"Ka gjithë atë trup" (Video)

 


Siç e dimë tashmë,mbrëmjen e djeshme në ekranin e Top Channel ka filluar "Kepi i Tundimeve". Mes 10 konkurrentëve kanë qënë edhe Atdheu dhe Erjola.

Mes dyshes kanë filluar ngacmimet dhe flirtimet dhe Atdheu e ka ndihmuar Erjolën të zhvishet,teksa më pas ka nuhatur rrobat e saj.

"Kur bëhet fjalë për gocat e kolme,sidomos për Erjolën... ka gjithë atë trup!",është shprehur ai.

Video👇



Nga Efi te Atdheu,njihuni me 10 konkurrentët 'hot' të "Kepit të Tundimeve"

 


Mbrëmjen e djeshme në ekranin e Top Channel ka nisur "Kepi i Tundimeve" dhe konkurrentët janë Erjola Doci, Atdhe Xharavina, Efi Dhedhes, Fation Kuqari,Juna,Mateo,Kledi,Orenla,Anxhela dhe Grei.

Disa prej tyre janë njohur nga "Përputhen", ndërsa të tjerët janë të panjohur nga publiku.Që në fillim ata shprehën pëlqimet e para dhe nisën direkt me flirtimet.

Kledi

Erjola

Anxhela

Grei


Juna

Mateo

Ornela

Tuesday, July 19, 2022

Beatrix hakmerret ndaj Donaldit,shfaqet krah Ilir Shaqirit

 


Së fundmi,Beatrix është bërë nostalgjike duke ndarë në Instagram një video kur ishte brenda shtëpisë së "Big Brother VIP".Këngëtarja ka postuar një video të kërcimit me rivalin e Donaldit,Ilir Shaqirin.

Me këtë të fundi Trixa nuk kishte një marrëdhënie shumë të mirë brenda të shpisë,ndoshta edhe për shkak të Donaldit,por jashtë shtëpisë duket se dyshja kanë raporte të mira.

Kjo video e shpërndarë nga Trixa dhe kjo marrëdhënie miqësore me Ilirin janë parë nga fansat si një hakmarrja ndaj Donaldit.



Sunday, July 17, 2022

Zbulohet kur do të nisë "Kepi i Tundimeve"

 


Pas suksesit 3-vjeçar me "Përputhen",Olsa Muhamedi do të sjellë një tjetër program që pritet të thyejë rekorde në ekranet shqiptare.Bëhet fjalë për "Kepin e Tundimeve".

Ky program do të ketë 10 konkurrentë shumë "hot",të cilë do të rrinë në një vilë në Kepin e Rodonit.Të konfirmuar deri tani janë vetëm disa prej konkurrentëve:Erjola Doci,Fation Kuqari,Atdhr Xharavina dhe një model i huaj,Gabriele.

Tashmë kemi edhe një datë për fillimin e këtij emisioni,që do të jetë më 22 korrik në orën 21:00.



Saturday, July 16, 2022

Erioni flet për ndarjen nga Mikela dhe zbulon mesazhet

 


Ish-konkurrenti i "Përputhen" Erion Kukaj ka folur për herë të parë për ndarjen e tij nga Mikela Pupa. Në një intervistë së fundmi për "Prive" ai zbuloi se një nga arsyet e ndarjes së tyre ishte distanca.

Erioni zbuloi gjithashtu se as ai dhe as Mikela nuk e kanë pranuar asnjëherë që janë ndarë 100%.

Gjithashtu ai tregoi edhe disa nga mesazhet e fundit të shkëmbyera mes tyre,ku pranoi se biseda ka qënë me tone të larta dhe ka patur fjalë që janë thënë në nerva e sipër nga ana e të dyve.

"A ke në plan ndonjë bebe?" Donaldi habit me përgjigjen:E kam një... (Video)

 


Gjatë puntatës së djeshme të emisionit "Më lër të flas",që ishte edhe e fundit për këtë sezon,Donaldi pyeti Dojnën për emrin që do i vendoste bebes,por moderatorja iu përgjigj me një tjetër pyetje,nëse ai kishte plane për ndonjë fëmijë.

Sakaq përgjigja e Donaldit i ka befasuar të gjithë.Aktori tha se e ka një tjetër më të mirë.

"Po ska gjë se e kam dhe një tjetër më të mirë",u shpreh ai.

Menjëherë kjo përgjigje është lidhur me Bora Zemanin dhe fansat mendojnë se kjo deklaratë e tij lidhet me djalin e moderatores.

Friday, July 15, 2022

"Nuk e kam treguar anën time të historisë", Beatrix thumbon keq Donaldin

 


Këngëtarja Beatrix Ramosaj ka qënë shumë aktive në rrjete sociale dhe së fundmi ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.Ajo ka publikuar një shprehje që duket fiks si një thumb drejt Donaldit.

Beatrix ka treguar sesi e ka shpëtuar reputacionin e të tjerëve duke mos e treguar anën e saj të historisë.

"Sa prej jush kanë shpëtuar reputacionin e të tjerëve duke mos treguar anën tuaj të historisë?",thuhet në postim teksa ka shtuar: Këtu duke shpëtuar jetë!

Thursday, July 14, 2022

Melisa flet për lidhjen me Majkun:Na çuan edhe në hotel,por...

 


Para pak ditësh Majku dhe Melisa u përfolën në media për një lidhje të mundshne dashurie.Dyshimet lindën pasi ata u kapën mat në të njëjtin vend. 

E ftuar së fundmi në "Pardon my French",Melisa është shprehur se ajo dhe rreperi kanë rastisur në të njëjtin vend po nuk ka asgjë mes tyre.

"Jo,nuk ka asgjë.Madje na çuan edhe në hotel.Ka qënë dhe një rastësi kur jemi takuar.Madje dhe te fotot duket që gjithsecili në punën e tij,thjesht jemi përshëndetur.Jemi njohur nga rrjetet sociale edhe kaq.Gjëra normale që fliten mes kolegësh",u shpre ish-konkurrentja e Përputhen.



U tha se ishte në një lidhje me Andin,Beatrix Ramosaj reagon për herë të parë

 


Që nga dje në media po përflitet se Andi Artani dhe Beatrix Ramosaj kanë nisur një romancë mes tyre.Dhe gjithë këto aludime nisën nga një koment i këngëtares në foton e ish-konkurrentit të Përputhen.

Mirëpo nuk ka vonuar shumë dhe Trixa ka reaguar në Twitter duke mos dashur që kjo gjë të zmadhohet më shumë,duke treguar se nuk është në një lidhje.

"Jam single,po fokusohem thjesht në veten time.Do filloj do ruhem.Sdo i komentoj më as mamit se mos na lidhni bashkë",ka shkruar ish-banorja e Big Brother VIP.



"Kanë përfituar nga Beatrix",Albërie Hadërgjonaj ironizon keq Donaldin

 


Këngëtarja e njohur Albërie Hadërgjonaj ishte e ftuar së fundmi në emisionin "Goca dhe Gra",ku mes të tjerash foli edhe për lidhjen e Donaldit me Beatrix Ramosajn.

Ajo tha se historia e tyre u bë shumë e madhe dhe se të gjithë kanë përfituar nga Beatrix.Albëria ironizoi gjithashtu Donaldin teksa u shpreh se nëse një burrë nuk të respekton,ai nuk të meriton.

"Të gjithë e panë se sa e çiltër,e butë dhe naive është Beatrix.Por ka dhe një karakter të fortë.Dua të sjell atë që ka kaluar në etapa.Është momenti i saj sepse kanë përfituar të gjithë nga ajo.Mendoj që historia e 'Big Brother' u bë shumë e madhe dhe doli jashtë kontrollit.Beatrix përveç se është e brishtë,është pa eksperienca.Të gjithë njerëzit rriten nga eksperiencat dhe kjo nuk ishte ndonjë gjë e madhe.Nëse një burrë nuk të respekton,ai nuk të meriton",përmbylli këngëtarja.

Andi Artani në lidhje me Beatrix Ramosaj? Ja komenti që ngjalli dyshime (Foto)

 


I ftuar në "Mirage" pak kohë më parë,Andi Artani shprehu pëlqimin për Beatrix Ramosaj. "Një farë simpatie e kam për të", u shpreh ish-konkurrenti i Përputhen teksa shtoi se jabë edhe nga i njëjti vend.

Së fundmi Beatrix Ramosaj i është përgjigjur Andit,teksa i ka komentuar në një foto ku vihet re trupi i tij muskuloz. "I dukagjinit mo",i ka shkruar këngëtarja.

"A është kaq e dukshme huh? Haha",ia ka kthyer Andi dhe kjo ka bërë që të lindin dyshimet se mes tyre mund të ketë diçka.



Tuesday, July 12, 2022

Nuk ka më dyshime,Donaldi dhe Bora janë bashkë: Ja detaji që i nxorri zbuluar (Foto)

 


Edhe pse nuk e kanë konfirmuar publikisht,Bora dhe Donaldi janë bashkë dhe për këtë dyshimet sa po vinë e po shtohen.

Nuk edi nëse e vutë re bluzën e Donaldit të premten në emisionin "Më lër të flas",por po të njëjtën bluzë e ka veshur edhe Bora më herët.

Këtë gjë e vëmë re nëse i hedhim një sy fotos së mëposhtme.



Monday, July 11, 2022

Zbulohen dy banorët e parë të "Big Brother VIP"

 


Së shpejti për herë të parë në Kosovë do të fiojë "Big Brother VIP" dhe prezantuesi i këtij programi do të jetë Alaudin Hamiti.

Së fundmi,burime për Kryefjala.com kanë zbuluar edhe dy banorët e parë që do të bëhen pjesë.Ata janë Ardian Bujupi dhe Genc Salihu.


Kujtojmë se Ardiani i ngriti vetë dyshimet pak kohë më parë kur hodhi në Instastory një foto me mbishkrimin "Big Brother".

Elona Duro nuk trembet,tregon hapur defektet e Bora Zemanit dhe Olsa Muhamedit

 


Moderatorja Elona Duro,e cila shpesh ka qënë e ftuar si opinioniste në "Përputhen Prime" ishte e ftuar së fundmi në "E Diell". Gjatë një interviste ajo u pyet për një defekt të Borës dhe Olsës.

Elona tha se Bora vonohej gjithmonë në fillim të programit,teksa shtoi se dhe Olsa kishte faj për këtë.

"Nuk edi nëse është defekte dhe është faji i Borës por Bora vonohej gjithmonë sepse stilistja herë pas here i vononte veshjen.Vonesë në fillim të programit.Të dyja e kanë fajin për këtë edhe Olsa edhe Bora.Nuk ka defekt tjetër,shkon mirë çdo gjë.Të mos jesh korrekte defekt është,defekt teknik",u shpreh ajo.

Sunday, July 10, 2022

Romeon apo Donaldin? Aleksia Peleshi befason me përgjigjen

 


Para disa kohësh Romeo Veshaj dhe Aleksia Peleshi i dhanë fund lidhjes së tyre duke bërë një bujë në media.Por mesa kuptojmë nga një intervistë e fundit e Aleksias,ndarja nuk ka qënë aspak miqësore.

Asaj iu kërkua të zgjidhte mes Romeos dhe Donaldit dhe në mënyrë të menjëhershme tha emrin e Donaldit duke i befasuar të gjithë.

Kujtojmë që kjo e fundit ka folur disa herë në lidhje me ndarjen,ndërsa Romeo nuk ka bërë ende asnjë deklaratë.

Beniada në një lidhje,prezanton të dashurin e saj

 


Ish-banorja e "Big Brother VIP", Beniada Nishani kohët e fundit ka qënë shumë aktive në rrjetet sociale.

Veprimi i saj i fundit i ka befasuar të gjithë pasi ajo ka prezantuar të dashurin në Instagram.

Ajo ka hedhur në story një foto ku shfaqet krah një djali misterioz,ku shihet duke e përkëdhelur.

Kjo padyshim na le të kuptojmë se ai është i dashuri i saj,pasi shihet një afrimitet shumë i madh mes tyre.



Sara dhe Dj PM i japin fund lidhjes? Blogerja thyen heshtjen

 


Ndryshe nga Einxhel dhe Dj Dagz, Sara dhe Dj PM janë të rezervuar përsa i përket lidhjes së tyre.Dyshja nuk janë parë prej kohësh bashkë,aq sa ndjekësit kanë dyshuar për ndarje.

Mirëpo si është e vërteta? Në një bisedë me ndjekësit në rrjete sociale,blogerja është pyetur nëse ajo dhe Dj PM janë ende bashkë.

"Mesa di unë po,nuk edi çfarë informacioni keni ju",është përgjigjur Sara duke treguar kështu se ajo vazhdon ende lidhjen me PM.

"Bosh fare", Donaldi thumbon keq Beateix Ramosaj

 


Një deklaratë e bërë nga Donaldi në "Më lër të flas" po bën xhiron e rrjetit sepse është parë nga të gjithë si një kunjë për Beatrix Ramosaj.

I ftuar në "Më lër të flas" ishte Ledri Vula,i cili tregoi se te Sara i ka pëlqyer fillimisht paraqitja,ndërsa më pas zemra e saj. "Po të jetë e bukur dhe e keqe brenda nuk të duhet",shtoi ai,ndërkohë Donaldi dha një koment.

"Sa problem është kur ajo është e bukur dhe është kështu bosh fare,ke të drejtë",tha aktori.

Ky koment është parë si kunjë e hapur për Beatrix.

Wednesday, July 6, 2022

Bora Zemani konfirmon se cili ka qënë çifti i saj i preferuar në Big Brother VIP

 


Dj Dagz feston sot ditëlindjen dhe partnerja e tij Einxhel i dedikon fjalët më të ëmbla ndonjëherë duke e nisur këtë urim teksa e quani Dagzin banorin e saj të preferuar në univers.

Ky urim i Einxhel mori vëmendjen e shumë personazheve të njohur të cilët e kanë uruar Dagzin por njëkohësisht në komentet e tyre u treguan të emocionuar nga fjalët e kësaj të fundit.

Mes personazheve të shumta dalloi një "like" i Bora Zemanit,e cila e ka pëlqyer videon dhe dedikimin e Einxhelit për Dagzin.Mjafton ky veprim që fansat të vërtetojnë se çifti i preferuar i moderatores në BBV është pikërisht ky.



Pasi i uroi lumturi Borës dhe Donaldit, Beatrix bën deklaratën e papritur

 


"Aaa shumë mirë,më vjen mirë,gëzohem",këto ishin fjalët e Trixës kur e pyetën se çfarë mendonte për ribashkimin e Bora Zemanit me Donald Veshajn.

Mirëpo sot një tjetër status i këngëtares në Twitter ka tërhqur vëmendjen e publikut.

"Nuk ka energji tek unë që të urrej dikë.Unë ose të dua,të uroj më të mirat ose shpresoj që të shërohesh".

Kjo është marrë nga ndjekësit si një kunjë ndaj çiftit Bora-Donald,duke e lidhur me urimin që Trixa bëri për ta.



Tuesday, July 5, 2022

Ja si reagoi Beatrix kur e pyetën për ribashkimin e Borës dhe Donaldit (Video)

 


Gjatë pjesëmarrjes në "Festivalin e Klipit Shqiptar" disa javë më parë,Beatrix Ramosaj është intervistuar nga gazetarja e emisionit "Ora Verore" për ribashkimin e Borës dhe Donaldit.

Në intervistën e publikuar ditën e djeshme këngëtarja ka treguar se çfarë mendon për ribashkimin e këtyre dy të fundit.

"Ribashkimin e kujt?",pyeti Beatrix teksa gazetarja i tha "Për shembull po përflitet gjithandej që Donaldi dhr Bora janë ribashkuar".

"Aaa shumë mirë,më vjen mirë,gëzohem",u përgjigj Trixa.