Monday, February 28, 2022

"Nuk i takova prindërit e saj...",Bashkimi zbulon të vërtetat e ndarjes nga Alvisa

 


Alvisa dhe Bashkimi ishin çifti i parë që dolën nga Përputhen 2,por vetëm pak kohë pas daljes ata deklaruan se ishin ndarë nga njëri-tjetri.

Bashkimi ka zbuluar së fundmi të vërtetat e kësaj ndarjeje:

"Ta dija se do kaloja këto sfida në Përputhen,ndoshta do kisha hezituar,por kam mësuar nga gjithë ato sfida aty.Kam kaluar shumë gjëra brenda 2-3 muajsh",tha Bashkimi.

"Marrëdhënia ime startoi para syve të miliona njerëzve,e kuptoj që njerëzit kanë qënë brenda historisë sime,pritshmëritë ishin shumë të larta dhe ishim çifti i parë aty.Aty e filluam dhe shkoi çdo gjë mirë,kur dolëm kishte gjëra të tjera që doja të njihja tek ajo dhe ajo tek unë,komunikimi nuk vazhdoi si duhej,ndoshta mentaliteti i saj ose mentaliteti im.Prandaj vendosëm të dy.Prindërit e saj nuk i kam takuar.Nuk i kam bërë presion asaj",tregoi Bashkimi.

"Fle akoma me biberon në goj...",Arditi reagon pas deklaratës fyese të Beniadës (Foto)

 


Së fundmi ka bërë një deklaratë për këngëtarin Ardit Cuni.Teksa ishte e ftuar në "E Diell" ajo u shpreh se midis saj dhe Arditit nuk ekziston asgjë dhe shtoi se nuk ka shans që ata të lidhen.

Modelja tha se midis tyre ka vetëm miqësi,madje u shpreh se këngëtari fle akoma me biberon.

Arditi nga ana tjetër e ka mbajtur shakanë e Beniadës duke postuar një foto në Instastory ku shkruan:

"Ku është biberoni?" Postimi është shpërndarë edhe nga Beniada e cila shkruan me humor:"Do të të rraf".



Pasi u nda me Donaldin,Beatrix ka një mesazh

 


Së fundmi në rrjet ka qarkulluar lajmi se çifti Donald-Beatrix janë ndarë.Ky lajm ka nisur që pas përfundimit të Big Brother dhe vazhdon të qarkullojë edhe sot.

Lajmi u konfirmua me heqjen e "followt" kundrejt njëri-tjetrit.Dhe kështu ditën e sotme,Beatrix ka postuar në story një dedikim për të gjithë ndjekësit.

Ajo shprehet se është e bekuar për të gjithë ata që e kanë mbështetur:

"Dashuria dhe mbështetja që kam marrë nga fansat e mi është më shumë se ç'mund ta kisha imagjinuar.Jam me lot në sy duke e ditur që njerëzve u intereson për mua.Nuk mendoja kurrë që do të kaloja këtë eksperiencë.Ju jeni njerëzit e mi të preferuar dhe ju më bëni të lumtur çdo ditë,e fakti që unë mund t'i bëj të tjerët të lumtur më bën të ndihem mirë.Ju dua vërtet shumë me gjithçka që kam,përgjithmonë."



Bora Zemani flet për eksperiencën si velinë në Fiks Fare

 


Rrugëtimi i emisionit investigativ "Fiks Fare" ka qënë kryefjala e diskutimit në punatën e brendshme tek "Ëndërrtjerrësit". Të ftuar ishin bashkëpuntorët që ndër vite kanë qënë pjesë e emisionit.

Mes tyre ishte edhe moderatorja e Përputhen,Bora Zemani,e cila ka qënë velinë në Fiks Fare.


Ajo tha:"Unë isha shumë e turpshme ,shumë e ndrojtur dhe shumë e tërhequr.'Supermodel of Albania' ka qënë eksperienca ime e parë televizive,ndërkohë më pas ka qënë 'Top Fest'.Unë nuk është se isha shumë tipi i velinës,mirëpo kur u dha kjo mundësi u gëzova shumë.

Sunday, February 27, 2022

E papritur! Sarah e BBV do të jetë moderatorja e spektaklit të humorit

 


Ish-banoren e BBV tashmë do ta shohim në një projekt të ri.Bëhet fjalë për Sarah Berishën,e cila tashmë do të shihet në rolin e moderatores.

Sezonin e ri,spektakli i humorit në ABC News,"Kosherja" do të moderohet nga Sara.Stafi i Kosheres njofton publikun se këtë sezon spektakli do të ketë një moderatore të re.

"Ne i urojmë mirëseardhje Sara Berishës.Gjithashtu falenderojmë moderatoren Jona Spahiu për kontributin e dhënë."

Edhe vetë Sara nuk jep detaje,por ka treguar se shumë shpejt do të flasë për projektin e saj të ri.



Arjan Konomi konfirmon lidhjen e tij të dashurisë

 


Mbrëmjen e djeshme në Përputhen Prime,pjesë e emisionit u bë një mama single.Ajo nuk u prit aspak mirë nga opinionisti i emisionit Arjan Konomi.

Sipas tij Çiljeta nuk ka erdhur në emision për të gjetur dashurinë,por për famë.Gjatë debatit të tyre u prek dhe jeta private e Arjanit,i cili konfiromoi se është në një lidhje dashurie.

Çiljeta:"Arjan ti do dashuroheshe me dikë që e njeh nga televizori? Pa e njohur? Pa biseduar? Pa e ditur se çfarë tipi ka?"

Arjani:"Unë nuk shkoj në një emision pa e parë se çfarë është ai emision."

Më pas në një moment Çiljeta e pyet se përse ai nuk e ka gjetur dashurinë.

"Ku edi ti që nuk e kam getur?",u shpreh Arjani duke pranuar në një farë mënyre që është në një lidhje.



Saturday, February 26, 2022

Donaldi i fshin të gjitha postimet në lidhje me Trixën,por mban ende një me Borën(Foto)

 


Duket se nuk ka asnjë shpresë për raportin Donald-Trixa që jashtë shtëpisë nuk zgjati as 48 orë.

Ditën e djeshme aktori ndoqi veprimin e këngëtares e cila para disa ditësh e hoqi nga rrjetet sociale duke mos e ndjekur më në Instagram.

Jo vetëm kaq.Teksa është jashtë shtetit me të vëllain,Donaldi e ka "spastruar" instagramin e tij nga të gjitha postime me Trixën.

Mirëpo detaji që bie në sy është që ai nuk ka dashur të fshijë videon e takimit të famshëm me Bora Zemanin.



Zbulohet befasia! Shihni se kush do të hyjë sonte në Përputhen për të gjetur dashurinë

 


Ditën e sotme në Përputhen Prime do të ketë një hyrje të re që do t'i bashkohet panelit të vajzave të programit të dashurisë.

Burime për Iconstyle bëjnë me dije se konkurrentja e re quhet Çiljeta Kormuzi dhe është "influencer" e "makeup artists".

Mirëpo ajo që ka bërë më shumë përshtypje është fakti se në emision për herë të parë do të jetë një mami,e cila ka një fëmijë në lidhjen e saj të shkuar.

Burimet shtojnë se Çiljeta duket se njihet me një nga konkurrentët më të përfolur Mevlani.Duket se ata janë takuar edhe më parë.



Fifi tregon arsyen e vërtetë pse u largua nga post Big Brother,kritikon produksionin

 


Mbrëmjen e djeshme në post Big Brother VIP u diskutua për momentin që Fifit i bie të fikët brenda shtëpisë.

Këngëtarja kërkoi të largohej nga studio pasi nuk ndihej mirë emocionalisht.Pas puntatës këngëtarja reagoi përmes një postimi në rrjete sociale duke theksuar arsyen përse u largua.

"Nuk u largova nga studio pse nuk e përballova debatin.Dola nga studio se për herë të parë pashë videon me SlowMotion kur më ra të fikët.

Gjë të cilën kam refuzuar me e pa prej kur kam dalë dhe nuk po merresha..." shkroi këngëtarja.

Përveç kësaj ajo ka kritikuar produksionin duke thënë se kjo pjesë mund të evidohej si moment pasi dhe ajo ka famije që mund të ndihet keq.

Arbana Osmani ironizon keq Donaldin:"Mesa duket i paska...

 


Mbrëmjen e djeshme në Post Big Brother VIP,ish-banorët komentuan vendimin e Donaldit për të mos marrë pjesë.Në media u përfol se shkak u bë fakti që Donaldi nuk u shpall fitues.

Një nga banoret që komentoi për këtë ishte Einxhel Shkira dhe në momentin që kjo e fundit po fliste,ndërhyn Arbana duke thënë:

"Mesa duket i paska patur 100 mijë euro,kështu që...".

Fjalia e saj i referohej zotimit të Donaldit se me 100 mijë euro do të ndërtonte 4 shtëpi për njerëzit në nevojë.

Sakaq Einxhel vazhdoi duke thënë se Donaldit nuk i paskan interesuar vërtet 100 mijë eurot.

Romeo dhe Donaldi heqin dore nga emisioni "Më lër të flas"? Zbulohet si qëndron e vërteta

 


Donaldi dhe Romeo nuk kanë hequr dorë nga emisioni që do të nisin në Top Channel "Më lër të flas",emision të cilin e mori dhuratë nga televizioni në Big Brother VIP.

Dyshimet lindën pasi vëllezërit Veshaj fshinë promon e programit dhe hoqën nga "follow" pronaret e Top Channel.

Mirëpo burime për Prive kanë bërë me dije se dyshja ka vendosur që të mos e anullojnë emisionin,siç ishte përfolur gjerë në media.

Kujtojmë që Donaldi nuk mori pjesë as në Post Big Brother VIP të organizuar pas përfundimit të reallity showt më të ndjekur në Shqipëri.

Donaldi heq dorë nga udhëtimi që i dhuroi BBV,arsyeja do iu befasojë!

 


Donald Veshaj ka hequr dorë nga dhurata që mori në Big Brother VIP për të udhëtuar në disa vende të botës së bashku me Romeon.

Aktori përmes një videoje në Instagram ka zbuluar idenë e tij fantastike se do t'i dhurojë udhëtimet për disa çifte.

Në videon që Donaldi ka shpërndarë në Instagram tregon sesi do të përzgjidhen personat të cilët do të fitojnë këto udhëtime.

Për më shumë ndiqni videon👇




Histori e kaluar,Donaldi me veprimin e sotëm i jep fund njëherë e mirë lidhjes me Trixën (Foto)

 


Epo mesa duket çdo gjë ka marrë fund mes aktorit Donald Veshaj dhe këngëtares Beatrix Ramosaj.Një histori dashurie shumë e gjykuar lindi mes tyre brenda shtëpisë së BBV dhe që duket se nuk ka zgjatur shumë.

Shumë njerëz prisnin që pas daljes çifti të takoheshin dhe të rrinin bashkë,por ata u konfliktuan pasi në festën e zhvilluar nga Top Channel,Beatrix u mërzit me Donaldin.

Jo shumë vonë më pas,ajo i hoqi nga 'follow' vëllezërit Veshaj,të cilët në atë kohë e ndiqnin këngëtaren.Por duket se sot gjërat kanë marrë një rrugë tjetër.


Ka qënë Donaldi kësaj radhe që i ka kthyer reston Trixës duke e hequr edhe ai nga "follow" dhe në këtë mënyrë na ka lënë të kuptojmë se gjithçka mes çiftit ka përfunduar.

Friday, February 25, 2022

Dalin rezultatet zyrtare të BBV,ja kush u shpall vërtet fitues (Foto)

 


Iliri,Donaldi,Einxhel dhe Beniada kanë qënë 4 finalistët e këtij edicioni të parë të Big Brother VIP,i cili përfundoi me fitoren e Ilir Shaqirit.

Ai mori çmimin e madh 100,000 euro,ndërkohë që të tre finalistët e tjerë morën nga 10,000 euro.Mirëpo pas përfundimit të Big Brother pati diskutime të shumta në rrjet pasi shumë prisnin që të fitonte Donaldi.

E ndërkohë janë zbuluar edhe votat zyrtare për finalistët,duke u dhënë fund dyshimeve.


Në këto rezultate nga AKEP Albania duket qartë se fitues shpallet Iliri,i ndjekur nga Donaldi,Einxhel dhe më pas Beniada.

Thursday, February 24, 2022

Nuk na kishte shkuar mendja,zbulohet arsyeja e vërtetë pse u nda Trixa dhe Donaldi

 


Ish-banorja e Big Brother VIP Beniada Nishani ka folur për raportin e aktorit Donald Veshaj dhe këngëtares Beatrix Ramosaj,brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Gjatë një interviste ajo ka komentuar çiftin duke u shprehur se Donaldi u mërzit shumë kur Trixa nuk erdhi në shtëpi.Sipas saj Donaldi ka pastur vetëm tërheqje fizike dhe kjo nuk është e mjaftueshme.

Sipas Beniadës,arsyrja e ndarjes është fakti që Beatrix nuk erdhi në shtëpi por u largua jashtë shtetit në kohën kur ish-banorët u kthyhen në shtëpi.

Iliri tregon gabimin trashanik të Donaldit,që i kushtoi fitoren

 


Fituesi i Big Brother VIP Ilir Shaqiri ka qënë i ftuar sot në një intervistë,ku ndër të tjera ka komentuar edhe lojën e konkurrentit të tij Donald Veshaj.

Teksa gjithmonë gjatë rrugëtimit të tyre e ka shprehur mendimin për Donaldin,së fundmi balerini tha se beson që një nga arsyet pse ai nuk e fitoi çmimin ishte krisja e marrëdhënies me Borën.

"Në qoftë se Donaldi do të kishte qënë inteligjent dhe ta kishte fokusuar veten në situatën me Borën,unë mendoj që do të fitonte.Nuk ndërhyra në raportin e tij me Beatrix sepse nuk kam dashur të interferoj një lidhje.Nëse do të vazhdonte marrëdhënien me Borën,mendoj që publiku do ia kishte dhënë atij çmimin.",-u shpreh Iliri.

Wednesday, February 23, 2022

Në rrjet po qarkullon lajmi se Bora dhe Donaldi janë takuar rreth 20 minuta pas finales së BBV

 


E mbani mend videon e sherrit të Romeos në studion e BBV pasi Iliri u shpall fitues? Po momentin kur në video u shfaq i vëllai i Bora Zemanit?

Le ta mohojnë të gjithë por burime për ekskuzive për "Boomnews" kanë pohuar se sherri mes Romeos dhe produksionit ka ndodhur me tone të larta dhe ka shkuar gati në përplasje fizike,por ka qënë vëllai i Borës që ka ndërhyrë duke mbështetur e qetësuar Romeon.

Nga të njëjtat burime mësohet se ata të dy janë shokë shumë të mirë dhe e respektojnë njëri-tjetrin,plus që ndiqen në Instagram.

Por lajmi më shokues për publikun qëndron në faktin se pasi Donaldi ka dalë nga Big Brother në zyrat e Top Channel është takuar me Borën.Biseda ka qënë private dhe ka zgjatur rreth 20 minuta dhe kur Bora doli nga takimi thuhet se ishte shumë e zymtë.


Dje u nda Donaldi me Trixën,Bora Zemani bën thirrjen e çuditshme

 


Dje Beatrix Ramosaj ka konfirmuar ndarjen nga Donald Veshaj.Aktori ka qëndruar i heshtur dhe nuk ka bërë asnjë reagim.

Por një postim i Bora Zemanit po duket i çuditshëm.Moderatorja e njohur shqiptare ka publikuar një imazh në instastory,ku përmes saj ka dhënë një mesazh me kuptim të madh.

"Qëndroni të qetë dhe shikoni Përputhen",shkruante në pjatën që i është servirur.Kjo mendohet të jetë thirrje për të gjithë fansat që janë të interesuar për të.

Shumë njerëz mendojnë se ajo ka dashur të japë një mesazh për ndarjen e ish-të dashurit të saj nga Beatrix.


Monika zbulon sekretet e pathëna në BBV,tregon porosinë që i dha Vëllai i Madh

 


Zbulohen detaje të reja nga periudha brenda shtëpisë së BBV për banorët.Debati për shkopin është rikthyer sërish në Post Big Brother VIP.Ishte Semi që u ndje keq dhe përjetoi gjendje ankthi nga shakaja e Monikës.

Se fundmi,Monika ka zbuluar detaje që nuk i dinim për Fifin dhr bisedës që është bërë tek dhoma e rrëfimit për gjendjen shëndetësore të këngëtares.

Monika:"Fifi ishte në gjendje emocionale kur kishim mjekët dhe të nesërmen nga Vëllai i Madh jam thirrur dhe më kanë,kujdes Fifin.E gjitha u bë që gjendja emocionale e saj të shkonte mirë.Kemi shkuar te Vëllai i Madh dhe na tha merrni një shkop për të bërë lojën."

Debati i saj ka vazhduar edhe me gjatë pas replikave të Semit.

U nda me Trixën,Donaldi shihet në krahët e një vajze tjetër (Foto)

 


A mos vallë pa e mbyllur mirë një histori ka filluar një tjetër?Marrëdhëniet e Donaldit me Borën dhe Trixën kanë qënë mjaft të komentuara muajt e fundit.

Fillimisht u mësua nga ndarja me Borën,pastaj lidhja me Beatrix,por që nuk zgjati.Pas injorimit publik që i bëri Trixës,Donaldi duket se ka gjetur ngushëllim tek një vajzë tjetër.

Në rrjetet sociale po qarkullon një foto ku Donaldi shihet teksa i vendos krahun një vajze,e cila në pamje të parë duket se nuk është fytyrë publike.

Sesi qëndron e vërteta ende nuk dihet me siguri.



Monday, February 21, 2022

Pas finales së Big Brother VIP, reagon për herë të parë Lori Hoxha dhe thumbon Donaldin!

 


Që pas përfundimit të Big Brother VIP Albania,me fitoren e Ilir Shaqirit kanë ndodhur shumë përplasje mes vëllezërve Veshaj dhe produksionit të Top Channel.

Pasi Donaldi i hoqi nga Instagrami dhe hoqi dorë nga emisioni ka erdhur një reagim nga pronarja e Top Channel,Lori Hoxha,e cila thumbon Donaldin.

"Nëse ju ofrohet një vend në një raketë,mos pyesni se çfarë ndenjëse.Vetëm hipni.Mirënjohëse që isha pjesë e këtij rrugëtimi dhe krenare për të gjithë ata që e bënë të ndodhë.Në vijim të gjërave më të mëdha dhe më të mira", shkruan ajo.


A do të jenë Trixa dhe Donaldi në post BBV? Ja e vërteta

 


Të premten që lamë pas u mbajt finalja e madhe e Big Brother VIP.Përtej kësaj ish-banorët e këtij edicioni do të mblidhen edhe një herë së bashku.

Ata do të rishihen të martën në Post BBV në orën 20:00.E derisa disa nga banorët kanë publikuar imazhe apo video nga xhirimet,lajmi.net ka mësuar se dy nga ish-banorët nuk do të marrin pjesë.

Burimet e lajmi.net kanë mësuar se Donaldi dhe Beatrix nuk do të jenë pjesë e Post BBV.Donaldi dhe Romeo pas finales së 18 shkurtit kanë shkëputur raportet me Arbana Osmanin dhe motrat Hoxha duke i hequr nga Instagrami.

Mbetet të presim të martën për të kuptuar se si qëndron e vërteta.


Zbulohet shifra e majme që ka fituar TCH vetëm nga sms-të e publikut në finalen e BBV

 


Big Brother VIP tashmë është mbyllur me një finale kulminante,ku fitues u shpall Ilir Shaqiri.Në këtë edicion audienca ka qënë më e larta ndonjëherë.

Spektakli zhvillohej 2 herë në javë dhr gati gjithmonë kishte televotim,ku publiku votonte të preferuarin ose atë që donte të dilte.

Mirëpo prej këtyre votave,televizioni TCH ka nxjerrë fitime kolosale.1 votë kushtonte 60 lekë të reja në Shqipëri dhe 1 euro në Kosovë.

Sipas lajmeve që qarkullojnë në rrjet dhë shifrat e matura vetëm prej këtyre votave Top Channel ka arritur të mbledhë 180.000 euro gjatë finales.

Sunday, February 20, 2022

Hatërmbetje mes Donaldit dhe Arbanës? Veprimi i fundit i aktorit kundër saj dhe produksionit i shokon të gjithë

 


Big Brother VIP i erdhi fundi por me fitoren e Ilir Shaqirit kanë ardhur shumë krisje mes produksionit dhe vllezërve Veshaj.

Së fundmi kjo përçarje ka prekur dhe prezantuesen Arbana Osmanin.Donaldi ka vendosur që të mos e ketë më "follow" Arbanën,ndërkohë që kjo e fundit e ndjek aktorin.

Përveç moderatores,Donaldi ka vendosur që të mos ndjekë më as dy producentet e Big Brother,njëkohësisht edhe pronaret e Top Channel,Lori dhe Sara Hoxhën.

Përflitet gjithashtu se ai ka hequr dorë edhe nga emisioni që Top Channel i dhuroi për ta zhvilluar së bashku me vëllain e tij.



"Ditë të zeza po vijnë për juve",çfarë do ndodh pas dy ditësh në BBV? E zbulon Olti Curri

 


Olti Curri ka paralajmëruar zhvillime të reja sa i përket Big Brother.Producentët e Top Channel kanë menduar edhe për një "Prime" tjetër pas finales.

Data 22 Shkurt do të jetë kur BBV do të mbledhë edhe njëherë të gjithë pjesëmarrësit.Lidhur me këtë ka reaguar Olti Curri.

"Vallahi ditë të zeza po vijnë për juve",ka shkruar Olti,duke rrumbullakosur datën 22 në kalendar.

"Post BBV",aty ku klasi ndërthuret me edukatën dhe argumentin në debat.Me pak fjalë:Jam Mirandaj ta çaj gojën.



Publikohen votat e publikut! Iliri fitoi çmimin e madh por më i votuari qënka Donaldi (Foto)

 


Ilir Shaqiri u shpall fituesi i Big Brother VIP duke fituar 100 000 euro.Dihej që beteja e tij me Donaldin ishte shumë e fortë pasi të dy kanë qënë favoritë për të fituar.

Mirëpo menjëherë pas shpalljes së fituesit kanë filluar pakënaqësitë e publikut duke akuzuar produksionin se ia ka dhënë çmimin Ilirit pa meritë.

Sakaq një foto po qarkullon në rrjete sociale ku thuhet se janë votat e vërteta të 4 finalistëve,ku kryeson Donaldi.



Friday, February 18, 2022

1.2 milionë vota deri tani,ja kush është momentalisht në vend të parë

 


18 shkurti erdhi dhe shumica e shqiptarëve sot e kanë mendjen te finalja e madhe e Big Brother VIP Albania.Beniada,Donaldi,Iliri dhe Einxhel janë kandidatët për fitues.

Portali Pamfleti pretendon se e ka zbuluar procesin e votimit të deritanishëm,kur kanë mbetur edhe pak orë nga fundi i televotimit.Deri tani Top Channel ka marrë rreth 1.2 milion vota.

Deri tani kryeson Donaldi me 499 mijë vota,ndjekur nga Iliri me 472 mijë vota.Në vend të tretë renditet Beniada me 134 mijë vota,kurse Einxhel e fundit me 95 mijë vota.

Se kush do të fitojë ende nuk dihet.

"Nuk kam arsye pse ta takoj atë",babai i Einxhel i jep fund lidhjes së saj me Dj Dagzin

 


Një nga çiftet e krijuar gjatë këtij edicioni të Big Brother VIP është çifti Einxhel-Dagz.Shumë njerëz kanë adhurim për çiftin por ka edhe mga ata që nuk i pëlqejnë.

Sot në emisionin "Shqipëria Live" ishte i ftuar babai i Einxhel Shkirës,Myzaferi.Ai u ngacmua nga gazetarët se nëse e kishte takuar Dagzin,si banorin që krijoi një lidhje me vajzën e tij.

Babai i moderatores i befasoi të gjithë kur tha se nuk e kishte takuar Dagzin,duke thënë se ato që kanë ndodhur mes atyre të dyve i ka parë si ďiçka të ndodhur brenda një loje.

Ndiqni videon për më shumë👇



Beniada tërë kohën me Donaldin,Beatrix bën reagimin që nuk pritej

 


Beniada dhe Donaldi kanë krijuar shumë miqësi me njëri-tjetrin gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Si Donaldi ashtu edhe Beniada janë finalistë.Gjatë ditëve të fundit janë parë shumë të afërt me njëri-tjetrin,por si e ka pritur Beatrix këtë?

Këngëtarja ka treguar se nuk është aspak xheloze,teksa ka bërë një postim mbështetës për Beniadën.Ajo ka publikuar një foto krah modoles duke shkruajtur "Një shoqe si ajo".


Me këtë Beatrix ka treguar se nuk e ka problem afrimitetin e tyre dhe se është e lumtur për këtë miqësi.


Kërcënohet Meridian Ramcaj para finales:"Ishte Romeo,dora vet"

 


Meridian Ramacaj është një nga ish-banorët e Big Brother VIP.Pas daljes së tij nga shtëpia ai ka patur disa përplasje të forta me vëllain binjak të Donaldit,Romeon.

I ftuar në një emision televiziv ai zbuloi për herë të parë se ka marrë një telefonatë nga Romeo për tu takuar dhe shton se vetëm pak minuta më pas,ai kishte bërë një status kundër tij.

"Pas një statusi që bëra papritur më erdhi një telefonatë që më kërkoi të takohesha.Kush ishte pas telefonit?Romeo dora vet!",u shpreh Meridiani.

Zbulohet surpriza që produksioni ka përgatitur për Ilirin,do të bëjë realitet ëndrrën e tij më të madhe

 


Të martën që kaloi në emisionin "Fun Club" ishte i ftuar i ati i Ilir Shaqirit,ku na tregoi mallin e tij për të birin si dhe na zbuloi një detaj lidhur me pashaportën e tij.

"Iliri ka patur mundësinë shumë vite më parë të merrte pashaportën italiane,por nuk e pranoi pasi donte të kishte pashaportën shqiptare dhe nuk e mori.Asokohe lejohej vetëm një pashaportë.

Më pas kur ndryshoi ligji ai pranoi të merrte pashaportën itliane."

Surpriza që produksioni i Big Brother ka përgatitur sonte për Ilirin është një ëndërr dhe emocion special.Ai do të merret nga stafi dhe do të kërcejë në Teatrin e Operas dhe Baletit së bashku me babain e tij.


Thursday, February 17, 2022

U kuptua nga të gjithë që është historia e saj me Donaldin,Bora reagon për herë të parë pas këngës së Semit

 


Semi Jaupaj ka publikuar projektin e saj më të ri.Kjo këngë titullohet "Mos u kthe" dhe është në bashkëpunim me Ylli Limanin.

Teksti i këngës flet për një dashuri të humbur,ku shumë nga fansat kanë komentuar që i është dedikuar historisë së Donaldit dhe Borës.

Madje këtë gjë e ka pohuar edhe Donaldi pasi e ka dëgjuar atë në Big Brother.Një reagim të tillë e ka bërë edhe Bora Zemani.

"E adhuroj zërin tënd",ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë.Ndyshe dyshja ka disa muaj që janë ndarë,pasi aktori u lidh me Beatrix.


Do ketë një përballje mes Borës,Trixës dhe Donaldit?Zbulohet plani i produksionit për nesër

 


Çifti Donald-Beatrix ka qënë një nga çiftet më të përfolur kohëve të fundit.Lidhja që nisi në shtëpinë e BBV,hasi shumë vështirësi,sidomos pas daljes nga shtëpia.

Kjo lidhje është përfolur që prej fillimit edhe për shkak të trekëndëshit të formuar me Bora Zemanin,ish-të dashurën e Donaldit.

Me aq sa kemi mundur të mësojmë,Beatix mbrëmjen e nesërme jo vetëm që do të marrë pjesë në finale por do të takojë edhe Donaldin pas kaq kohësh.

Ndërkohë në media,disa javë më parë qarkulloi lajmi se edhe Bora Zemani do të ishte pjesë e finales së këtij edicioni.

Por moderatorja nuk e ka pranuar këtë ftesë duke mos dashur kështu të përballet me Doanldin.

Wednesday, February 16, 2022

Nuk u transmetua mbrëmë në TV,plas keq sherri mes dy ish-banorëve (Video)

 


Big Brother Fun Club u transmetua mbrëmjen e djeshme ku duket se jo çdo gjë ka shkuar siç duhet në Top Channel,ku të ftuar ishin të gjithë ish-konkurrentët e këtij edicioni.

Në momentet kur nuk po xhirohej,mes ish-banorëve ka patur debate të forta.Në një video të bërë virale në rrjete sociale dëgjohen të bërtitura nga disa ish-banorë.

Përplasja ndodhi midis Ardit Cunit dhe Xheisarës,por më pas me tone të larta është përfshirë edhe Arjola.Për më shumë ndiqni videon👇

Video


Olti Curri nuk pret deri të premten,shpall që sot fituesin e Big Brother

 


Blogeri Olti Curri,herë pas here bën sondazhe të ndryshme në faqen e tij të Instagramit.Së fundmj ka bërë një somdazh për fituesin e mundshëm të Big Brother VIP.

Në shifra të frikshme votuesish deri tani është Donaldi ai që kryeson,i ndjekur nga Iliri.Dihet që gara është e ashpër tani dhe se fituesi më i mundshëm pritet të jetë njëri mes të dyve.

Megjithatë në mbetet të presim deri të premten për të parë nëse rezultati do të ndryshojë apo jo.

Tuesday, February 15, 2022

PSG vs Real Madrid - drejtpërdrejt

 


Më në fund pas shumë ditësh,sonte rikthehet Uefa Champions League dhe nuk kishte si të niste më bukur veçse me përballjen PSG vs Real Madrid.

Francezët nuk kanë arritur asnjëherë ta eleminojnë Realin në UCL,sikundërse edhe Leo Messi nuk është eleminuar asnjëherë nga kampionët spanjollë.

Mbetet të shihet sesi do të shkojë kjo përballje në 1/16,duke theksuar që është vetëm ndeshja e parë.

Klikoni një nga linqet për të parë ndeshjen👇

Linku 1

https://ma.livekoora.online/2021/10/1-bein-sports-1-hd-premium-live.html?m=1

Linku 2

https://shorohaty.com/%d8%b4%d8%b1%d8%ad-%d8%aa%d9%81%d8%b9%d9%8a%d9%84-%d8%a8%d8%b1%d9%86%d8%a7%d9%85%d8%ac-bp1/

Kënga e re e Semit i dedikohet historisë së tij me Borën,ja çfarë tha Donaldi kur e dëgjoi për herë të parë

 


Rreth një orë më parë Semi Jaupaj publikoi këngën e saj më të re me titull "Mos u kthe".Gjithçka që vihet re,nga fabula e këngës është pjesa kur Semi thotë:

"Mos u kthe,shko te zemra tjetër që të pret".E njohur si mikesha e ngushtë e Borës,duket se këto fjalë janë drejtpërdrejt për Donald Veshajn,i cili aktualisht është një lidhje me Trixën.

Mesa duket aktori e ka dëgjuar këngën,e cila është vendosur në shtëpinë e Big Brother.Pasi e vendosën për herë të dytë,Donaldi ka parë në sy Ilirin duke nënkuptuar që është për mua e ka nënqeshur.

Më tej ai ka thënë:"Shumë e bukur kënga e Semit,po pak e trishtë".