Friday, March 31, 2023

Dëgjohen zëra erotik nga dhoma e rrëfimit! Çfarë po ndodh mes banorëve në BBV? (Video)

 


Padyshim edicioni i dytë i "Big Brother VIP" është emisioni më i ndjekur në historinë e televizioneve shqiptare. Çdo ngjarje që ndodh në shtëpinë më të famshme në Shqipëri bëhet menjëherë virale.

Së fundmi, një video po qarkullon shumë në rrjete sociale, kryesisht në Tik Tok. Aty duket në pamje Elvis Pupa, mirëpo ajo çka bie më shumë në sy janë zërat që dëgjohen në sfond.

Ato vijnë nga dhoma e rrëfimit dhe me sa dëgjohet, duken si dy njerëz që po kryejnë marrëdhënie. Nuk dihet ende vërtetësia e kësaj videoja po në bazë të asaj që qarkullon, çdo gjë duket qartë.



Ish-konkurrenti i "Big Brother VIP" e tregon hapur: Të gjithë banorët janë paguar

 


Ish-konkurrenti i "Big Brother VIP Kosova", Bruno Pollogati ka bërë së fundmi një deklaratë të fortë. Gjatë një interviste në "Kanal 10" në Kosovë, ai ka treguar se është paguar nga produksioni para se të bëhej pjesë e shtëpisë pasi i la të gjitha angazhimet e tij.

Bruno pretendon se të gjithë banorët janë paguar. Kujtojmë se "Big Brother VIP" në Kosovë zgjati 100 ditë dhe finalistët ishin Stresi, Xhuli, Vedati, Artani dhe Mbresa.

Fituesi i spektaklit u shpall Stresi, i cili fitoi edhe çmimin prej 160,000€ në total.



Thursday, March 30, 2023

I publikuan fotot me ish-të dashurin, reagon direkt Kiara Tito

 


Edhe pse tashmë ajo ka dalë nga shtëpia e "Big Brother VIP", ngacmimet për të nuk kanë të ndalur. Kiara po vazhdon të përballet me sulme për gjëra të ndryshme nga fansat.

Së fundmi në rrjet janë publikuar disa imazhe, ku moderatorja ka qënë me pushime, por ka shumë detaje që e lidhin atë me biznesmenin Roni Koka.

Sipas asaj që qarkullon duket se ata kanë patur thjesht një lidhje shumë të shkurtër me njëri-tjetrin. Megjithatë sapo fotot filluan të përhapeshin, Kiara ka kërkuar nga fansat që t'i dërgojnë sa më shumë video editime me Luizin.

Dhe premtoji se do t'i postonte ato në instagramin e saj. Me këtë ajo do të tregojë se nuk i intereson askush veç Luizit.

Wednesday, March 29, 2023

Kiara i dërgon dron Luizit dhe i jep mesazhin e koduar (Video)

 


Ditën e sotme Kiara Tito ka surprizuar Luizin duke i dërguar një dron. Sapo pa dronin  këngëtari u gëzua pa masë, por edhe u habit.

"Të kam zemër, të dua, Kiara", shkruhej në mesazhin e dërguar shoqëruar me një foto të tyre duke u puthur.

Por ky në fakt është një mesazh i koduar nga moderatroja, pasi Luizi i tha Kiarës pak ditë më parë se nëse del jashtë dhe sheh që popullariteti i tij është vërtet i lartë, t'i thoshte në Prime pikërisht "Të kam zemër".

Si duket ajo nuk vendosi tia thoshte këtë gjë në Prime por tia dërgonte me anë të një droni.


Video👈

Dalja e Kiarës ishte e planifikuar, Kristi nxjerr zbuluar produksionin (Video)

 


Para një jave Kiara Tito dhe Olta Gixhari ishin në një nominim kokë më kokë me njëra-tjetrën, ku shtëpinë e "Big Brother VIP" e la moderatorja si më e votuara për tu larguar.

Të paktën kështu u tha nga produksioni. Mirëpo në një video që po qarkullon së fundmi në rrjet gjërat duken ndryshe. Këtë fakt e ka pranuar Kristi, i cili është shprehur se gjithçka ka qënë e planifikuar.

Në video Kristi shprehet ekzaktësisht kështu:

"Po ku kuptova unë ditën tjetër, që nuk do ikte kjo (referohet për Oltën), që ishin bërë planet që të ikte Kiara, thash lere fare".

Për ta kuptuar më qartë situatën ju ftojmë të ndiqni videon më poshtë.



Pas ngjarjes së rëndë në TCH, krijuesit zyrtarë kërkojnë mbylljen e "Big Brother VIP Albania"

 


Gazetari Artan Hoxha ka bërë me dije së fundmi se kompania që ka në zotërim patentën e BBV ka kërkuar që të mbyllë programin pas sulmit të bërë në Top Channel.

"Sot diskutohej kompania, Endemol, që i ka dhënë ekskluzivitetin Top Channel për Big Brother. Është cënuar siguria. Kërkon ta mbyllë. Ti e pe, njeriu që dha të dhënat e para ishte Qetsori, është nga Vlora ai. Duket vlonjati sepse është mësuar. Të ishte në Tiranë do të na kishte thënë janë fishekzjarre. Por, të flasim për sigurinë. Kemi hetuesit më të mirë në kryeqytet. Nëse ne me burime të mira njerëzore nuk e zbardhim dot, atëhere çfarë të themi? Unë kam qënë tek Top Channel në darkë, kam shkuar dhe në mëngjes sepse nuk bëja dot lidhjen, pse është vrarë roja. Derisa thanë ekspertët që është goditur nga një plumb rikoshet", shprehet gazetari.

Tuesday, March 28, 2023

Finalja këtë të shtunë? Ja çfarë mund të ndodhë me "Big Brother VIP"

 


Opinionisti i "Big Brother VIP Kosova", Olti Curri përmes një videoje në Instagramin e tij bëri të ditur se familjarët e banorëve që janë brenda shtëpisë së "Big Brother VIP" kanë bërë presion që banorë të lënë lojën pët arsye sigurie.

Po ashtu, Olti thotë se sonte pritet të ketë një televotim për finalistët e që më pas të shtunën të jetë finalja.

"Edhe pse siç duhet të ndodhë produksioni e ka blinduar si lajm që mos të dalë flitet nga ndikimi që kanë patur familjarët pas të shtënave në Top Channel, familjarët e personave që janë brenda BBV ka patur një presion të madh, që familjarët e tyre të lënë lojën dhe të dalin për çështje sigurie. Kjo ndoshta ka shtyrë produksionin dhe ngjarjet e fundit të mendojnë të mbyllin më shpejt lojën. Dhe mendohet që sot do të ketë një televotim për finalistët dhe ditën e shtunë të bëhet finalja", shprehet Olti.

Megjithatë na mbetet të shohim se çfarë do të ndodhë Primen e sotshëm.

Ish-banorja e BBV reagon ashpër, kërkon mbylljen e emisionit menjëherë

 


Ish-banorja e BBV, Ermiona Lekbello ka reaguar ashpër përmes një story në Instagramin e saj, për mbylljen e këtij emisioni duke thënë se autorët e këtij reallity show kanë kaluar çdo tolerancë.

Në një video të hedhur në storyn e saj shihen banorët teksa dëgjojnë të shtënat me kallash, në momentin kur ndodhi vrasja në Top Channel. Me këtë rast këngëtarja ka reaguar ashpër duke i quajtur drejtuesit e këtij programi 'të pangopura'.

"Të mbyllet ky emision, kaloi çdo gjë, nuk tolerojmë më. Të paguajmë këtëfatkeqësi që ndodhi. Mos i hëngshi paratë", u shpreh artistja.



A rrezikon të mbyllet "Big Brother VIP"? Arbana flet për sulmin ndaj TCH

 


Moderatorja e "Big Brother VIP", Arbana Osmani ka reaguar për herë të parë, lidhur me sulmin e bërë në Top Channel. Ajo ka shprehur trishtimin e saj për këtë ngjarje të rëndë.

Gjithashtu ajo ka zgjedhur të mos japë asnjë informacion a rrezikon të mbyllet BBV për arsye sigurie, ku banorët nuk kanë asnjë informacion rreth asaj që ka ndodhur, megjithëse i dëgjuan të shtënat.

"Këto 24 orë kanë qënë të vështira për mua dhe kolegët e mi. Shikues e publik që gjatë gjithë ditës sot nuk i ka kursyer mesazhet kurajoze ndaj nesh dhe për këtë u jam falenderuese gjithmonë. Nuk gjej fjalë për të ngushëlluar 3 fëmijët e Palit, që sot humbën babain, përveç se të lutem që Zoti tu japë forcë të përballojnë humbjen e një njeriu të pafajshëm që sot është heroi im dhe i qindra kolegëve. Bashkë do jemi më të fortë", ka përfunduar Arbana.

Monday, March 27, 2023

Çfarë e detyroi? Kiara merr vendimin e papritur për Butrint Imerin

 


Megjithëse gjithë publiku dhe vetë Kiara e kanë përmendur shumë gjatë qëndrimit të saj në "Big Brother VIP, moderatorja ka vendosur të fshijë çdo gjurmë të Butrint Imerit.

Kiara ka fshirë çdo postim që kishte me këngëtarin në Instagram. Fotoja në fjalë ishte një fragment në klipin e Butrintit, ku Kiara ishte protagoniste.

Si duket pas daljes nga BBV, moderatorja ka parë reagimet e publikut dhe për të mos nxitur dyshimet e ka marrë këtë vendim.

Kujtojmë që edhe ajo vetë në "Fun Club" tha se nuk donte ta përmendte fare lidhjen e saj.

Vrasja e rojes së TCH, ishte mesazh për produskionin e BBV? Ja çfarë po përflitet

 


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku ndërroi jetë edhe roja i TCH, Pal Kola. Dyshohet se kanë qënë tre persona që kanë marrë pjesë në këtë atentat.

Një nga pistat e hetimit dyshohet se ka lidhje me "Big Brother VIP". Gazetarët e terrenit raportojnë se grupi hetimor është fokusuar në dy pista. Një prej tyre mund të jetë mesazh për pronarët e televizionit, ndërsa një tjetër pistë është edhe një mesazh për produksionin e "Big Brother VIP".

Pritet të sekuestrohen kamerat dhe shpresohen shumë për një zbardhje të ngjarjes, pasi jo vetëm që ndërroi jetë një i pafajshëm, por u godit edhe një media duke cënuar demokracinë.

Olta harron mikrofonin hapur dëgjohet biseda me produksionin: A je e kënaqur? (VIDEO)

 


Pak a shumë të gjithë e dinë që banorja Olta Gixhari herë pas here favorizohet nga produksioni i "Big Brother VIP". Mirëpo një moment është kapur nga kamerat së fundmi ku shihet hapur ky favorizim.

Olta thirret në dhomën e rrëfimit dhe  dhe linja është ende e lidhur me shtëpinë. Gjithashtu mikrofoni i aktores ka qënë i hapur.

Produksioni: A e mendove? Je e kënaqur?

Olta: E mendova por pas 2 javësh shihet fiks.

Nuk dihet saktësisht për çfarë bëhet fjalë, por biseda duket që është e fshehtë nga banorët e tjerë dhe u shfaq pa dashur në kamera.



U zhgënjye nga "Big Brother VIP"? Kiara i bën të papriturën Arbanës dhe Lorit

 

Primen e së shtunës në nominimin kokë më kokë me Oltën, Kiara Tito u eleminua nga shtëpia e "Big Brother VIP". Mirëpo diçka e papritur ka ndodhur nga ana e moderatores.

Ajo ka hequr nga Instagrami Arbanën dhe Lorin, si duket për pasojë të një hatërmbetje. Disa e lidhin me faktin se ajo pretendonte finalen, e disa të tjerë me gjërat që produksioni i ka bërë Luizit.

Deri tani ka vetëm aludime, ndonëse Lori Hoxha ende e ndjek në Instagram moderatoren. Mbase në ditët në vazhdim gjërat do të qartësohen më shumë.




Sunday, March 26, 2023

"Nuk po duroj dot më, do bëj gati valixhet", një tjetër banor i BBV kërkon largimin

 


Pas Primet të djeshëm Keisi ka shpërthyer në lot për situata e ndodhura, ku Lorenci zbuloi se ata të dy kanë patur diçka jashtë.

Gjatë një bisede me Luizin, ajo ka mohuar lidhjen me Lorencin duke thënë se nuk kanë qënë të lidhur me njëri-tjetrin dhe se nuk e ka pritur që ai ta tregojë.

Pas kësaj Keisi pati një sqarim edhe me vetë Lorencin. Ky i fundit i mërzitur tha se nuk po duron dot më dhe është gati të dalë jashtë.

Se çfarë do të vendosë këngëtari mbetet për tu parë ditët në vazhdim.

Saturday, March 25, 2023

Dalin rezultatet: Ja kë votuan shqiptarët për të larguar mes Kiarës dhe Oltës

 


Nga televotimi i herës së kaluar publiku vendosi që Olta dhe Kiara të dalin në nominim kokë më kokë me njëra-tjetrën. Kjo padyshim është një nga përballjet më të forta deri tani në BBV.

Nga sondazhi i realizuar nga xing.al ka rezultuar se më e votuara për të dalë nga shtëpia është pikërisht Olta Gixhari.

Aktorja ka marrë 69% të votave ndërsa Kiara vetëm 31%. Mirëpo siç dihet tashmë vendimi i takon produksionit dhe nuk është aspak habi që të dalë moderatorja.



Shoqja e Luizit nxjerr bllof produksionin! TCH po shfrytëzon Luizin, BBV e fiton Olta (Foto)

 


Ajo që ndodhi para pak ditësh me instagramin e Luizit mori një bujë të madhe në media. Si përfundim TCH mori të drejtat e faqes së Luizit, ku do të merrte edhe 70% të fitimeve.

Shoqja e Luizit, e cila edhe menazhonte instagramin e këngëtarit ka treguar gjithçka dhe ka nxjerr bllof produksionin e BBV. Përmes disa shkrimeve në story ajo ka treguar gjithë situatën.

"Ah si nuk e keni kuptuar akoma se çpo bëjn... Çfarë ka firmosur Luizi në dhomën e rrëfimit? Një kontratë ku çdo gjë që lidhet me zërin, figurën dhe imazhin e tij do jetë në menazhim të TCH. 

Sa ka qënë afati i kontratës? 12 muaj. Sa është çmimi i kontratës? 100k euro.  

Pse ia morën vetëm Luizit imazhin dhe jo banorëve të tjerë? Pyesni avokatin e TCH.

Ku a ka zanafillën kjo histori? Kur Golden Eagle ofroi 200.000€ pët imazhin e Luizit.

Kush ka qënë personi i parë që e ka nisur luftën për të marrë faqen e Luizit? Menaxheri i marketingut të 8S2, Meridian Ramcaj.

Pse familja e Luizit nuk e ndjek në Instagram Meridianin? Sepse kanë kuptuar që gënjen për çdo gjë që thotë dhe çdo qëllim e ka për përfitim personal.

Pse TCH nuk lejon të postohen materiale te faqja e Luizit dhe gjithë banorët e tjerë mund të postojnë? Sepse për të mbrojtur faqen nga firma e dhënë për imazh i TCH, është ndërruar emri, dhe TCH nuk e njef më atë si instagramin e Luizit.

A është Luizi banori i vetëm pa mbështetjen në Instagram? Ska mbështetje në instagram por ka publikun me vete", ka thënë ajo mes të tjerash.








E PAPRITUR! Luizi merr informacion nga jashtë: Po doli Kiara dil! Ja kanë dhënë Oltës (Video)

 


Një ngjarje e papritur ka ndodhur së fundmi në "Big Brother VIP". Luiz Ejlli ka marrë informacion nga jashtë, jo nga banorët por nga njerëzit.

Mbrëmjen e djeshme një person është afruar pranë shtëpisë dhe i ka zbuluar Luizit diçka shumë të rëndësishme. Teksa bërtiste me të madhe e këshillon këngëtarin që të dalë nëse eleminohet Kiara, pasi produksioni ia ka dhënë çmimin e madh Oltës.

"O Luiz! O mbret, po doli Kiara dil jashtë dhe ti. Mos rri kot se ia kanë dhënë Oltës".

Nëse ky informacion jepej nga banorët, patjetër që do të kishte eleminim,por për faktin se është nga një njeri jashtë, produksioni nuk ka çfarë bën.



Friday, March 24, 2023

Olta i komunikon diçka Luizit, aktorja fshihet brenda tualetit

 


Komunikimi brenda tualetit në "Big Brother VIP" është rreptësisht i ndaluar. Për këtë shkelje rregulli dolën në nominim Luizi, Kristi dhe Maestro, ku ky i fundit u eleminua.

Luizi është i vetëdijshëm për këtë rregull, pasi ishte ai që e planifikoi i pari këtë gjë, ndaj nuk ra pre e asaj që Olta planifikoi të bënte.

Kjo e fundit kërkoi nga ai që të futej në banjo, pasi do t'i tregonte diçka. Por Luizi nuk bëri kështu. Ai qëndroi jashtë por gjithsesi dëgjoi atë çka Olta i tha.

"Super ide", i tha Olta e cila del më pas nga tualeti duke qeshur, ndërsa Luizi largohet i heshtur. Nuk dihet saktësisht se çfarë ka patur qëllim të bëjë Olta.

Jori BBV pa të mbathura, kamerat kapin më shumë se ç'duhet (Video)

 


Padyshim që privatësia në "Big Brother VIP" lë shumë për të dëshiruar. Është e vështirë që veprimet e banorëve të mos kapen në një ambjent që rrethohet nga shumë kamera.

Mirëpo ka disa momente që këto të fundit kapin dhe transmetojnë më shumë se ç'duhet. Pas Kiarës edhe Jori ka patur një moment të sikletshëm.

Në një moment kur ajo po qëndronte në oborr, duke marrë rreze dielli ka treguar diçka më shumë për kamerat. E veshur me një fustan dhe pa të mbathura, me erën që frynte në oborr, Jori shfaqi pjesën int.ime të saj.



Thursday, March 23, 2023

Olta prek në vendin int.im Kristin! Videoja bëhet virale në rrjet (Video)

 


Që prej fillimit të "Big Brother VIP" është parë një flirtim mes Kristit dhe Olta Gixharit. Shpesh herë ngacmimet mes tyre kanë rënë në sy të publikut, megjithëse asnjeherë nuk është diskutuar në Prime.

Së fundmi një tjetër moment ka ndodhur mes dyshes, i cili është bërë viral në rrjet. Në video duket Olta Gixhari teksa i vë dorën Kristit afër zonës int.ime.

Ai largohet dhe nuk e lejon të ndodhë diçka më shumë. Pas kësaj Olta vazhdon flet me Jorin sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Videoja është bërë virale kudo, mund ta ndiqni edhe më poshtë.



Olta Gixhari e dehur pranon se ka takuar burrin në shtëpinë e "Big Brother VIP" (Video)

 


Këtë javë Olta Gixhari dhe Kiara Tito janë në nominim kokë më kokë me njëra-tjetrën. Një prej tyre do të lejë shtëpinë dhe presioni patjetër që është shumë i madh.

Të gjithë aludojnë se kush do të lërë shtëpinë, e Olta është e bindur se do të triumfojë, por herë pas here ka dyshimet e veta.

Duke folur me Dean në fakt, Olta thotë se ka folur me Dorin, burrin e saj, ndaj kudo të jetë të shtunën mos mungojë.

Në rrjet qarkullon pafund kjo video ku shihet se Olta duke thënë:

"Unë ia thash Dorit dje", dhe duke qënë se ishte e dehur, fansat mendojnë se ajo ka treguar padashur të vërtetën dhe ka takuar burrin e saj ndërkohë që ndodhej në BBV.

Sesi qëndron e vërteta mbetet e paqartë.



Një tjetër dron në shtëpinë e BBV, ja mesazhi që mori Luizi për Kiarën

 


Ditën e sotme në shtëpinë e "Big Brother VIP" ka mbërritur një dron. Teksa edhe dy ditë na ndajnë nga vendimi i publikur për televotimin kokë më kokë të Oltës dhe Kiarës, fansat i kanë dërguar një mezash Luizit.

"Gjithë shqiptarët janë me çiftin", shkruhej në dronin e dërguar.

Disa nga banorët së bashku me Luizin, ndodheshin në afër pishinës kur droni kaloi mbi shtëpinë e BBV. Ndonëse produksioni iu bëri thirrje të futen brenda, ata sërish arritën ta shihnin.

I gëzuar këngëtari u fut brenda duke i thënë Kiarës se pas kësaj që pa ajo nuk del të shtunën.



Wednesday, March 22, 2023

Deklarata e Kiarës për Kristin po bën xhiron e rrjetit: S'më rrihet me asnjë tjetër veç teje

 


Dyshimet për një pëlqim mes Kristit dhe Kiarës kanë kohë që kanë nisur. Herë pas here, disa momente, reagime, biseda, shprehje e kanë bërë publikun të mendojë se moderatorja ka një pëlqim të fshehtë për Kristin.

Një video tjetër po bën xhiron e rrjetit. Mbrëmjen e djeshme, pas përfundimit të spektaklit, banorët kanë ngrënë dhe kanë kërcyer në oborr.

Në një moment teksa Kristi po qëndronte vetëm, Kiara afrohet pranë tij duke kërcyer. Deri këtu është në rregull, por deklaratat e Kiarës më pas nuk janë edhe aq.

Duke qeshur Kiara i thotë Kristit që nuk i rrihet me asnjë person tjetër përveç tij. Dhe Kristi duke qeshur i thotë "po normal".

Tuesday, March 21, 2023

Dalin rezultatet: Ja kë çift votuan shqiptarët për të përballur

 


Qetsor-Kristi dhe Olta-Kiara kanë qënë dy çiftet në nominim për këtë javë. Një prej këtyre çifteve do përballet kokë më kokë sot dhe të shtunën njëri prej tyre lë shtëpinë.

Sipas sondazhit të Xing.al, shqiptarët kanë votuar që të përballet çifti Qetsor-Kristi. Ata kanë marrë 65% të votave, ndërsa Olta dhe Kiara 35%.

Mirëpo jo pak herë ka ndodhur që rezultat e sondazheve të ndryshme nuk përputhen me vendimin që del në Prime. Me pak fjalë produksioni i merr vet vendimet për ta bërë lojën sa më interesante.



Luizi mesazh të qartë Arbanës dhe produksionit: Po nxorrët Kiraën do...

 


Luizi edhe njëherë ka përmendur faktin se nëse del Kiara, do dalë edhe ai. Teksa po bisedonin në suitë, ai i tha Kiarës se ata ose do shkonin bashkë në finale ose asnjëri.

Ai shpesh herë e ka përsëritur këtë gjë, duke thënë se loja e tij nuk do kishte kuptim pa Kiarën brenda në shtëpi. Në fakt kjo e fundit pak ditë më parë duke biseduar me Oltën dhe Armaldon tha se nëse Luizi del nga shtëpia, ajo do të vazhdojë lojën.

Gjatë qëndrimit të tyre në suitë nuk munguan bisedat për lojën. Edhe pse ishin pët dy netë vetëm dhe u mendua se do flisnin vetëm për njëri-tjetrin dhe do shkëpusnin vëmendjen nga pjesa tjetër e banorëve, në fakt nuk ndodhi kështu.

Romeo vetëm në emision, Donaldi pjesë e BBV? Ja si qëndron e vërteta

 


Një promo e publikuar pak ditë më parë e Romeo Veshajt për sezonin e ri të "Më lër të flas" hodhi dyshimet se aktori do të shfaqej vetëm në moderimin e programit që tani e tutje, duke qënë se Donaldi nuk u shfaq në klip.

Po ashtu edhe videot e publikuara nga vetë binjakët e bashkëpuntorët e tyre, konfirmuan në një farë mënyre se Donaldi nuk do të ishte më aty, madje u aludua se do të merrte pjesë në BBV2.

Ka qënë sërish një video e plotë e publikuar nga Romeo ku shfaqet edhe Donaldi, ndërsa aktori shkruan:

"S'të lë njeri rehat ta shijosh suksesin vetëm. S'ta do njeri të mirën sot", duke treguar se Donaldi nuk do të marrë pjesë në BBV, por do të jetë në emision.

Monday, March 20, 2023

Luizi merr vendimin drastik që do t'i mërzisë pafund fansat e tij

 


Luiz Ejlli përsërit faktin se nëse Kiara Tito del mga Big Brother VIP, do të dalë edhe ai nga shtëpia. Teksa po bisedonin në suitë, këngëtari i tha moderatores se ose ata të dy bashkë do të shkojnë në finale, ose asnjëri.

Ai shpesh herë e ka përsëritur këtë gjë, duke thënë se loja e tij nuk do kishte kuptim pa Kiarën brenda shtëpisë. Në fakt kjo e fundit pak ditë më parë, duke biseduar me Armaldon dhe Oltën tha se nëse Luizi del nga shtëpia ajp do të vazhdonte lojën.

Gjatë qëndrimit të tyre së bashku në suitë, nuk kanë munguar bisedat për lojën edhe pse për dy netë vetëm për njëri-tjetrin dhe do shkëpusnin vëmendjen nga pjesa tjetër e banorëve.

Deri tani kanë kontribuar 94 persona, ja sa mijë dollarë janë mbledhur për Luizin

 


Faqja zyrtare e Luizit në Instagram ende skishte reaguar në mënyrë të drejtpërdrejt për llogarinë GoFoundMe të hapur nga kunati i konkurrentit, megjithëse kishte promovuar llogarinë e këtij të fundit.

Mirëpo sot personi që fshihet pas llogarisë së Luizit, ka treguar se në fakt e mbështet nismën dhe kërkon kontribut parash për këngëtarin. Nuk dihet ende qëllimi i mbledhjes së këtyre fondeve.

Të shumtë janë ata që mendojnë se Luizit do i duhen për të kryer një operacion. Mirëpo kjo mbetet për tu parë në të ardhmen.

Deri tani 94 persona kanë kontribuar me 10,025$ për Luiz Ejllin, ndërsa kontributet vazhdojnë të rriten për të kapur shifrën 250,000$, çmim ky më i lartë se ai i BBV.

Luizi ende nuk edi por familjarët e tij nuk e duan Kiarën! Cila është arsyeja?

 


Mbrëmjen e së shtunës, Luizi u surprizua nga kunati i tij, i cili kishte ardhur enkas nga SHBA për të. Ai i dha një mesazh shumë të ngrohtë, duke i kërkuar që të mbajë premtimin për të fikur dritat në shtëpi.

Mirëpo diçka që ra në sy ishte fakti që kunati nuk e përmendi fare Kiarën. As nuk kërkoi ta takonte. Dhe shumë njerëz ngritën pikëpyetje. Mos ndoshta nuk e përkrahin lidhjen e tyre?

Kjo gjë është mohuar nga Meridian Ramçaj, mik i familjes, i cili e ka justifikuar me emocionet që kunati i Luizit mund të ketë patur.

Kiara vetë është ankuar njëherë tek Luizi për faktin se nëna e këngëtarit përmendi vet atë dhe Oltën, por kishte harruar nusen e saj, duke aluduar se familja nuk e do atë.

Sunday, March 19, 2023

Gazetarja e TCH nxjerr zbuluar produksionin: Do largohet Kiara...

 


Olta-Kiara dhe Kristi-Qetsori janë dy çiftet për të cilët publiku duhet të votojë dhe të zgjedhë se kë do të çojë në nominim kokë më kokë të martën. Në lidhje me këtë ka reaguar edhe Aulona Musta, e cila ishte e ftuar në "Fun Club".

Ajo ka thënë se sipas saj dyshja më pak e preferuar e nominimit do të jetë Kiara-Olta dhe do të jetë Kiara ajo që do largohet. Ajo shprehet se publiku do ta shohë Luizin të luajë pa Kiarën brenda shtëpisë.

Incidenti brenda Primes së BBV 2 mbrëmjen e kësaj të shtune, ku në një moment kur Kiara i ka bërë me shenjë Luizit të jetë më i moderuar në argumenta dhe ky i fundit e ka stopuar me dorë.

A e goditi Luizi apo jo Kiarën? TCH publikon pamjet e reja dhe zbulon të vërtetën

 


Javën e kaluar, Luizi futi në banjo Armaldon dhe Kristin, duke i dërguar ata në nominim së bashku me veten dhe tha se të gjithë këtë e kishte planifikuar.

Ditën e sotme në "Fun Club" u transmetuan disa pamje, ku Kiara e shtyu me këpucë Luizin në momentin që po thoshte këto fjalë. 

Këngëtari nga ana tjetër e gjuajti me shuplakë në këmbë, gjersa duket se ishte në një moment kur po fliste seriozisht dhe nuk dëshironte që të pengohej.

"E shtyva unë me majë të këpucës që të pushojë, ai ma shtyu këmbën. Nuk më qëlloi më shtyu, sepse unë e shpova me takë te gjuri që mos fol ndërkohë që kishte plan të thoshte këtë gjë që tha për Kristin dhe Armaldon. Një gjë kot", deklaroi Kiara në dhomën e rrëfimit.



Ilir Shaqiri do hyjë në BBV? "Zgjedh të përballem me Luiz Ejllin" (Video)

 


Edhe pse balerini i njohut Ilir Shaqiri u shpall fitues i edicionit të parë të Big Brother VIP 1, në rast se do të ishte pjesë edhe e këtij edicioni të dytë, ai zgjedh të përballet me Luiz Ejllin.

Gjatë intervistës në emisionin N'kohë me gazetarin Ermal Qori, Iliri është shprehur se i duket interesante loja e Luizit.

"E kam ndjekur nëpërmjet Primeve. Teksa shoh këtë Bigun tani vlerësoj më shumë atë të parin, pasi ai kishte më shumë njerzillik. Artisti duhet të tregojë atë çka përfaqëson kur prezanton fjalën VIP.

Besoj po të isha pjesë e këtij edicioni do të zgjidhja në përballje Luizin. Nuk më tremb se trembja është fjalë e madhe, dhe nuk ka asgjë për tu trembur, thjesht mendoj se do ishte shumë interesant konfrontimi", tha ai.



Thursday, March 16, 2023

Luizi nuk ndalet, tregon planin si do nxjerrë në nominim Oltën, Qetsorin dhe veten

 


Luizi ka zbuluar një strategji tjetër për lojën ditët e fundit. Pasi futi veten në nominim bashkë me Kristin dhe Armaldon, Luizi zbulon mënyrën sesi do ta fusë Oltën dhe Qetsorin në nominim bashkë me veten.

"Kur dua të shkoj në b.urg me disa persona të caktuar i fus në tualet. Do shkoj në b.urg me ta dhe do i nxjerr nga shtëpia. Do marr Oltën dhe Qetsorin edhe do futemi në nominim", i thotë Luizi, Nitës dhe Fotinisë.

Shpresojmë shumë që kjo të ndodhë pasi dhe Olta ka patur dëshirë një nominim me Luizin, por edhe Qetsori e mban veten për lojtar të fortë.

Wednesday, March 15, 2023

Butrint Imeri i dërgon mesazh Jorit në BBV, jasi reagoi Kiara (Video)

 


Që prej disa javësh tashmë, BBV iu ka mundësuar shqiptarëve nga bota të dërgojnë mesazhe e dhurata për banorët përmes një aplikacioni.

Dhe një mesazh shumë i papritur ka shkuar sot në shtëpi. Sipas asaj që u shfaq në ekran Butrint Imeri i ka dërguar një mesazh Jorit.

"Një bukuroshe si ti, mirë se të vish në Kosovë", shkruante dërguesi B...... Imeri Ks.

Kamera në këto momente ka kapur edhe Kiarën për të parë reagimin e saj, të cilin e gjeni më poshtë.



Banori i ri që hyri dje në BBV ka qënë i dashuri i Kejsit, ja detajet (Video)

 


Padyshim që ky edicion i dytë i BBV është bërë shumë i çuditshëm. Pas hyrjes së Sabjanit si babai i Kejsi, duket se për këtë të fundit ka ndodhur diçka tjetër e befasishme.

Në një video live të Olti Currit, Jetmirit dhe Anaidit që shpesh herë komentojnë rreth BBV, thuhet se banori që hyri dje në shtëpi, Lorenc Hasrama ka qënë ish i dashuri i Kejsit.

Sipas Anaidit ky lajm vjen nga burime të sigurta dhe një ndër arsyet dyshuese për këtë është fakti që Lorenci tha se nuk e pëlqente Sabjanin (dhe qeshi me të madhe) dhe se gjatë dhënies së klipit të tij, kamera e fokusoi disa herë Sabjanin.

Sakaq çunat bënë edhe shaka duke thënë se Sabi duhet të kthehet në shtëpi ose këtë herë të futet Berti. Për më shumë ndiqni videon.



Ora 03:00 e mëngjesit, Luizi dhe Kiara kêrcënojnë produksionin! "Nëse guxoni që..."

 


Kiara dhe Luizi mbrëmjen e djeshme kanë kercenuar produksionin e "Big Brother VIP", duke folur me njëri-tjetrin rreth 30 minuta në orën 03:00 të mëngjesit, teksa të tjerët ishin duke qëndruar në ambjentet e jashtme të shtëpisë.

Këtë herë skanë duruar dot kunjat dhe fërkimet me Olta Gixharin, që gjatë darkës së shtruar pas Prime ka provokuar Luizin duke i thënë se përdori dhunë ndaj Kiarës dhe duhet të dalë.

Kiara ndërhyu në mes duke thënë se çfarë i duhet asaj çfarë bën Luizi me të, por Olta ia ktheu duke i thënë se është banore e shtëpisë. Pas kësaj Kiara i ka thënë Luizit të dalin nga BBV pasi po ia shpifin këto gjëra.

"Nëse produksioni ose dikush thotë sërish se përdora dhunë marr valixhet dhe iki dal nga ajo derë. Mjaft më nëse e kanë ndarë mendjen", u shpreh Luizi.

"Po na e shpifin për Zotin. Që kur ju vjen atyre keq për mua njëherë. Çfarë njerëzish deri dje as u interesonte. Po na luajnë mendsh, më mirë të dalim", tha Kiara.

Pas kësaj të dy u nisën drejt dhomës së rrëfimit.