Monday, October 31, 2022

U eleminua nga "Dance Albania", Arta Nitaj ka dy fjalë për Alektën dhe Verën

 


Modelja e njohur Arta Nitaj u eleminua nga "Dance Albania" në natën e pestë. Së fundmi ajo dha një intervistë për "Prive", ku foli për eleminimin e saj, por dhe tha dy fjalë për Alekta Vejsiun dhe Vera Grabockën.

"Sa i përket Verës dhe Alketës unë gëzoj një respekt shumë të madh. Puna që ato bëjnë është shumë ndryshe nga ajo që unë kam parë në televizionet e tjera. Mund të them se Vera për Klanin është si Mbretëresha për Anglinë. Është grua e fuqishme që nuk lodhet kurrë. Edhe ti kur lodhesh dhe do të thuash jo të kujtohet Vera që nuk ndalet duke punuar. Vjen dhe rri gjithë ditën duke u marrë me ne. Të lënë shije të mirë për t'i parë duke punuar kaq shumë.

Për sa i përket presionit nuk ka pasur presion,por edhe për sa i përket pritshmërive si emision nuk është gjithmonë si ti mendon,gjithçka del diçka më ndryshe", u shpreh Arta.

"Prisni deri në muajin tjetër!" Tha se nuk është shtatëzanë por Bora ka në plan të zgjerojë familjen?

 


Pak ditë më parë në "Shqipëria Live" u përfol se Bora Zemani ishte shtatëzanë,parashikim ky i bërë nga fallxhorja e famshme Irini.

Mirëpo moderatorja i hodhi poshtë këto deklarata gjatë spektaklit të 'Dancing With the Stars'. Pavarësisht kësaj fjalët e Borës ngritën thashetheme të tjera,pasi moderatorja tha:

"Deri muajin tjetër prisni për një përgjigje tjetër".

Së fundmi burime për Prive kanë zbuluar se momentalisht zgjerimi i familjes nuk është në planet e afërta të Borës,por gjithçka mund të ndodhë tani që lidhja e saj me Donaldin është bërë publike.


Vajza e Ilir Shaqirit poston video me këngën e Donaldit, çmendet rrjeti (Video)

 


Rivaliteti midis Ilir Shaqirit dhe Donald Veshaj ishte një nga temat më të nxehta gjatë kohës së "Big Brother VIP". Dyshja nuk shkonin aspak mirë me njëri-tjetrin dhe përveç kësaj ishin edhe dy pretendentët kryesorë për të fituar çmimin e madh.

Mirëpo që prej asaj kohe nuk ka patur më thumba kundrejt njëri-tjetrit dhe njerëzit mendojnë se aktori dhe balerini do të mbeten gjithnjë rivalë.

Kjo ka ndodhur së fundmi,kur vajza e Ilir Shaqirit, Emilli ka postuar një video në Tik Tok me këngën e Donaldit,të shoqëruar me mbishkrimin "unë edi që jam idiot ama jam idioti jot".

Kaq ka mjaftuar që fansat ta quajnë si tradhëti këtë veprim të Emillit ndaj të atit,por padyshim që nga ana e të dy palëve nuk ka asnjë problem.




Rreperi i njohur tregon se Donaldi e ka kërc.ënuar për Borën

 


Rreperi i njohur me emrin Cllevio Serbiano shpesh ka befasuar me deklaratat e tij për personazhe të ndryshme nga bota e Showbizit shqiptar. Para pak kohësh ai tregoi se Bora ka shkuar me ish-konkurrentin e Përputhen, Atdhe Xharavina dhe se për këtë ishte i sigurt.

Së fundmi, Cllevio është shprehur në një video live se Donaldi e ka kërcë.nuar para disa kohësh për deklaratat që rreperi ka thënë.

Ai shprehet kështu:

"Nga zënkat me Ilirin ai mu kthy mu. Po më kërkon Donaldi. Po i kam gjet ca njerëz, i kam gjet ca kakama të Vlorës ta kapin t'i thonë ta lemë ktë muhabet. Se sdo vrit.emi për një Bora", është shprehur Cllevio duke këmbëngulur se moderatorja dhe Atdheu kanë patur diçka bashkë.

Nuk dihet se sa të besuseshme janë këto deklarata,por fakti që janë thënë nga një person që ndiqet nga shumë njerëz,ndikon në publik.

Për më shumë ndiqni videon



Sunday, October 30, 2022

"Gocë fshati", Donaldi dhe Bora kalojnë të dielën bashkë! Aktori tregon ku kanë qënë

 


Donald Veshaj dhe Bora Zemani janë padyshim kryefjala e çdo lajmi. Dyshja më në fund po shijojnë marrëdhënien e tyre,ku së fundmi aktori ka publikuar një video ku tregon sesi po e shijon fundjavën me partneren e tij.

Ai ka postuar një video mjaft "funny" të Borës,e cila shfaqet në një lëndinë me bar. Por kjo nuk është e gjitha pasi Donaldi e ka quajtur atë "Gocë fshati"

Jo vetëm kaq por kujtojmë se Bora Zemani, e ftuar në emisionin "Më lër të flas", ku foli për jetën e saj personale dhe atë profesionale. Dhe mes të tjerash ajo u ndal tek fëmijëria e saj.

Ajo zbuloi kohën kur familja e saj përjetoi vështirësi ekonomike si dhe vështirësi shëndetësore të babait të saj.

Sabiani tregon për herë të parë pse mungoi në dasmën e Ilirit

 


Sabiani ishte dje i ftuar në emisionin më të ri në "Top Channel" , "Se luan topi", ku gjatë intervistës këngëtari tregoi për herë të parë përse nuk shkoi në dasmën e Ilirit. Ai shtoi se nëse balerini do të bëjë ndonjë festë tjetër do t'i shkojë.

"Asgjë ska ndodhur me Ilirin. Nuk kam ndërmend të martohem kështu që edi që Iliri nuk do të vijë në dasmën time. Kështu që ska për ti ngelur qejfi kurrë. Po në ndonjë festë tjetër do t'i shkoj nëse më fton. Unë gjithmonë e dua Ilirin pavarësisht se çfarë ka ndodhur. Unë kurrë nuk do të bëja gjë kundër. Gjithmonë e ka pasur telefonin tim. Në Shqipëri më ka pasur. Unë edi që Iliri do të vijë të më takojë", u shpreh Sabiani.

Të dyja prezantuese të "Big Brother VIP", Jonida Vokshi ka dy fjalë për Arbanën

 


E ftuar në "ABC e pasdites" me Ermal Pecin ishte e ftuar Jonida Vokshi,e cila foli mbi përgatitjet në pritje të "Big Brother VIP Kosova". Emra të shumtë janë lakuar për pjesëmarrjen në këtë spektakël,por më shumë është diskuatuar për një rivalitet mes formatit të Shqipërisë dhe atij të Kosovës.

Ishte një urim publik i Arbana Osmanit që i dedikohej Jonidës që la shumë impakt në publik e për të cilin kjo e fundit u shpreh e lumtur:

"Jo vetëm për urimin e Arbanës,por për urimin e çdo kolegeje time,mund ta kishin bërë në privat. Sigurisht që nuk do mërzitesha nëse sdo më uronte,por sigurisht që mu bë qejfi që e bëri", u shpreh moderatorja.

I la për TV Klan, Top Channel i bën atë që nuk pritej Ilir Shaqirit

 


Në "Big Brother VIP", Ilir Shaqiri nuk fitoi vetëm çmimin e madh por edhe një kontratë nga Digitalb,ku ai do të ishte imazhi zyrtar i platformës.

Mirëpo në puntatën e fundit të "Dance Albania" u ngritën dyshimet se marrëdhënia mes dy palëve është prishur tashmë.

Sakaq Ermal Mamaqi e pyeti:

"Je akoma imazhi i Digitalb ti se stë kam parë më?"

Ndërkohë Iliri u përgjigj shkurt duke thënë:

"I Digitalbit? Atë e di partia", u shpreh Iliri, i cili e riktheu vet në vëmendjen përgjigjen e tij duke ripostuar bisedën.

Saturday, October 29, 2022

"Epshi,lakmia për famë të verboi", Beatrix thumbon Donaldin me këngën e re?

 


Beatrix Ramosaj publikoi ditën e djeshme,këngën e saj të shumëpritur të titulluar "Më ndiko", me tekst të shkruar nga i vëllai i saj Alban Ramosaj.

Kënga në përgjithësi është e ndjerë,por fragmenti që ka rënë më shumë në syrin e punlikut ka qënë:

"Epshi lakmia për famë të verboi. Pirat i dashnisë unë ty po të mallkoj".

Padyshim që ky duket si një thumb drejtuar Donaldit dhe pikërisht kështu e kanë marrë edhe ndjekësit e të dy personazheve.

Eduart Grishaj zbulon kur do të nisë Big Brother VIP 2

 


Së fundmi në "Shqipëria Live" ka qënë i ftuar Eduart Grishaj,i cili gjatë intervistës foli për "Big Brother VIP 2".

Regjizori tregoi se spektakli do të nisë brenda këtij viti,mirëpo një datë fikse nuk është zbuluar ende.

"Big Brother VIP 2 po bëhet gati dhe besoj se do të fillojë shumë shpejt. Do të jetë brenda këtij viti por nuk ka një datë të saktë. Është sipërmarrje e jashtëzakonshme dhe besoj se është emision që kalon të gjitha përmasat. Pas BBV e vë re teksa takon njerëz të ndryshëm që e kanë jetuar BBV dhe e kanë ndjekur vazhdimisht", u shpreh ai.

Është shtatëzanë? Reagon Bora Zemani: Më thanë që e kam çun...

 


Pak ditë më parë në "Shqipëria Live", fallxhorja e famshme Irini i befasoi të gjithë me një deklaratë,ku tha se Bora Zemani ishte shtatëzanë dhe për më tepër e ka çun.

Mirëpo mbrëmjen e djeshme,Bora i ka shuar të gjitha dyshimet duke thënë se nuk është në pritje të një fëmije.

"Më thanë që e kam çun. Për momentin jo,nuk jam shtatëzanë...", tha Bora.

Padyshim që ajo edi më mirë se kushdo tjetër,kështu që na mbetet të themi se fallxhorja e famshme ka gabuar këtë herë.

Thursday, October 27, 2022

Zënka me Bora Zemanin,reagon Megi Pojani:Çmenduria më e madhe

 


Pak ditë më parë në rrjet qarkulloi një video e Bora Zemanit dhe Megi Pojanit në "Dancing With the Stars",që u përfol si një zënkë mes vajzave. Ishte pikërisht momenti kur konkurrentja iu kthye moderatores,kur kjo e fundit po iu kujtonte fjalët negative që kishin thënë për të.

Mirëpo e ftuar në "Wake UP", Megi Pojani reagoi:

"Kur u zgjova të nesërmen dhe e pash mu duk çmenduaria më e madhe. Mbase ka dhe ndonjë që se kupton. Ishte me shaka replika që i bëra Borës. Ndërhyrja e saj ishte me vend,unë thjesht atë natë nuk kisha nerva që të debatoja prap me jurinë. Bora po më mbronte,por kjo gjë do zgjaste debatin me jurinë", u shpreh Megi.

Einxhel është e gatshme të shkojë tek emisioni i Romeos dhe Donaldit,por ka një kusht

 


Pak orë më parë Einxhel Shkira u ka plotësuar dëshirën fansave,duke u futur live dhe duke iu dhënë përgjigjë disa pyetjeve të tyre.

"Nëse do të ftonte Donaldi bashkë me Dagzin nê emision a do shkoje?",është pyetur Einxhel nga dikush.

"Mora vesh madje që një puntatë më përpara ishte bërë një shaka e tillë sikur ne ishim të ftuar. Nuk është që nuk ka patur tentativa që të ftohemi,jo të dy bashkë. Por nuk kemi patur asnjë kontakt në lidhje me këtë gjë.

A do të shkoja? Si një mikeshë? Jo. Si një kolege? Jo. Si një ish-banore? Jo. Por nga ana profesionale si një person publik,nëse më bëhet ftesa,nëse më ofrohet ajo çfarë unë kërkoj. Kundrejt benefiti,pse jo" , ka përfunduar Einxhel.

Einxhel tregon çfarë i ka bërë mamaja e Beniadës,që nuk flasin më me njëra-tjetrën

 


Ish-banorja e "Big Brother VIP", Einxhel Shkira ka zbuluar së fundmi se pati një krisje dhe Beniadës direkt pas emisionit.Moderatorja ka treguar se mes tyre nuk ka patur një debat ballë për ballë,pasi të dyja kanë evituar të flasin drejtpërdrejt për situatën.

"Kur dola jashtë hasa në një situatë aspak të këndshme që kishte ndodhur prej mamasë së Beniadës ku unë isha ofenduar në komente nga ajo që më lëndoi mua dhe familjen time kur takova nënën time ajo ishte me lot në sy.

Kam pritur nga Beniada dhe nëna e saj të më kërkonin falje,por kjo nuk ndodhi kurrë,kjo më lëndoi dhe zgjodha të hesht,nga ana e saj ka patur tentativë që ne të takohemi dhe të flasim,por në ato momente nuk kam qënë e gatshme të merrem me sqarime të Big Brother sepse sapo kisha marrë vesh për shtatëzaninë", tha mes të tjerash Einxhel.

Bora dhe Romeo lënë pas hatërmbetjet,aktori i dhuron një puthje

 


Pak kohë më parë e ftuar në emisionin "Më lër të flas", Bora tregoi se ajo dhe Romeo nuk flisnin gjatë kohës që Donaldi ishte pjesë e "Big Brother VIP".

Mirëpo duket se gjërat kanë ndryshuar dhe ata tashmë gëzojnë një marrëdhënie të ngushtë dhe i kanë lënë pas hatërmbetjet.

Së fundmi ata kanë shijuar një natë argëtuese teksa Romeo ka ndarë një video krah Borës dhe nën tingujt e këngës,ai i dhuron një puthje në ballë moderatores.


"Ka pasur pasiguri", Einxhel flet për ndjenjat e Beatrix ndaj Donaldit

 


Ish-banorja e Big Brother VIP, Einxhel Shkira ishte së fundmi live në kanalin e saj në Youtube,ku foli për eksperiencën e saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Moderatorja u ndal edhe tek raporti me Beatrix Ramosajn dhe tek ndjenjat e saj kundrejt Donaldit.

"Beatrix ka pasur pasiguritë e saj, ato gjendjet e saj emocionale. Unë kam një temparament komplet tjetër,por e kemi gjetur veten shumë tek njëra-tjetra në situata të ndryshme. Unë po të isha në vendin e saj dhe dikush përballë do të vinte në pikëpyetje ndjenjën time,ndoshta dhe unë do isha bërë agresive. Unë e kam paralajmëruar Trixën që mos të harrojë se sa shumë e duam...", tha ajo.

"Big Brother VIP 2" fillon së shpejti,konfirmohet moderatorja e këtij sezoni

 


Spektakli i njohur "Big Brother VIP 2" do të fillojë së shpejti. Ky lajm tashmë është konfirmuar në faqen zyrtare në Instagram.

Moderatore do të jetë sërish Arbana Osmani.

"Programi që theu çdo rekord shikueshmërie,programi që apasionoi shqiptarët kudo ndodhen deri në fiksim... Big Brother VIP Albania,me Arbana Osmanin,së shpejti në Top Channel", thuhet në njoftim.

Theksojmë gjithashtu se në rrjet para pak kohësh po përflitej se ky program mund të drejtohej nga Bora Zemani,por si duket nuk ka qënë aspak e vërtetë.

Wednesday, October 26, 2022

Fallxhorja e famshme befason: Bora Zemani është shtatëzanë

 


Ditën e sotme në "Shqipëria Live" ishte e ftuar fallxhorja e njohur Irini,e cila bëri disa parashikime për personazhet e politikës dhe showbizit. Por ajo që na befasoi ishte deklarata që tha për Bora Zemanin.

Sipas fallxhores Bora është shtatëzanë

Irini: Do jap një lajm të bukur. Bora është shtatëzanë.

Erjona: Do bëhet nami në portale.

Irini: Ju e dini shumë mirë që është.

Erjona: Jo e dashur unë nuk fle me Borën që ta di.

Irini: Po ta them unë që është shtatëzanë,janë çift i paparë. Më duket e ka çun.

Melisa hyri në "Dance Albania", Olsa Muhamedi e thumbon hapur

 


Ish-konkurrentja e "Përputhen", Melisa Lleshi është bërë pjesë e emisionit "Dance Albania". Të shumtë kanë qënë ata që kanë reaguar,por reagimi që bie më së shumti në sy është ai i Olsa Muhamedit.

Kjo e fundit ka postuar një video të puntatës kur Melisa u shfaq për herë të parë në "Përputhen" dhe e ka shoqëruar me mbishkrimin:"Se ç'mu kujtua tani".

Kaq ka mjaftuar që postimi i saj të merret si thumb,dhe me të drejtë. Pasi videoja është hedhur në momentin që Melisa u bë pjesë e spektaklit të kërcimit.



"Ti qënke k..." ,Dalina Buzi i kthehet keq! "Mos u përpiq të dukesh si Bora se je..."

 


Dalina Buzi ka postuar së fundmi në profilin e saj në Instagram,një postim që ka nxitur një prej ndjekësve të saj,të bëjë një koment aspak të pëlqyeshëm nga producentja.

Ajo publikoi një video por vëmendjen e ndjekëses e mori stili i Dalinës. Kështu ndjekësja e akuzon se kjo e fundit ka kopjuar Bora Zemanin.

"Ke filluar dhe veshjen alla stili i Bora Zemanit, harron se je mami asaj me moshë",shkruan ndjekësja.

"Boooo prandaj doja me i heq komentet për k... si puna jote. E mir varja i hapa tani,vazhdo", i është përgjigjur Dalina.

Tuesday, October 25, 2022

E mbani mend "taramelen" tek Piter Pan, ja ndryshimi që ka pësuar Xheisoni

 


Xheison Bafti ishte një nga fëmijët që tërhoqi më së shumti vëmendje në programin "Piter Pan",atë edicion. Në publik u njoh me emrin "taramelja" për shkak se nuk shqiptonte shkronjën 'K'.

Xheisoni fitoi shumë fansa dhe ëndrra e tij ishte që kur të rritej ta bënte familjen me një shtëpi të re, prandaj produksioni ia bëri realitet.

Tashmë "taramelja" është rritur. Së fundmi ai ka qënë i ftuar në emisionin "Ditë e Re", ku ka treguar emocionet kur hyri në shtëpinë e re.

"Më vjen nostalgji nga videot e mia në Youtube. Kur hyra në shtëpinë e re brenda më prisnin të gjithë fëmijët që ishin me mua në "Piter Pan", unë i pashë po bëra sikur nuk i pash. Unë po qaja se ishte shtëpi e re, se shtëpia që kisha në fshat të binte në kokë",tregoi Xheisoni.

U akuzua se keqtrajton konkurrentët në skenë,flet Alketa:"Bërtet Vera Grabocka"

 


Alketa Vejsiu është një prej moderatoreve më të mira në Shqipëri. Momentalisht ajo është pjesë e "Dance Albania", spektakël që e drejton prej vitesh.

Mirëpo gjatë këtij sezoni është përfolur se moderatorja i trajton jo në mënyrën e duhur,konkurrentët në skenë. Alekta zgjodhi që të sqarojë këtë çështje dhe ka folur së fundmi:

"Se kam panikun se mos Vera Grabocka bërtet atje në autobus dhe thotë vetëm hundën po iu shikojmë. Edhe mua më është bërë refleks,ngaqë kam 22 vjet që punoj me Verën,në mes të programit,në seriozitet i marr i rrotulloj njerëzit",u shpreh Alketa.

Stres dhe atak paniku,çfarë ndodhi me Beatrix që filloi të qajë

 


Beatrix Ramosaj ka bërë disa statuse në Twitter,ku tregon për gjendjen e saj emocionale kohët e fundit. Ajo ka shkruar se ndihet shumë r stresuar për shkak të këngës së re që do të publikojë së shpejti,e cila titullohet "Më ndiko".

"Pse po ndihem kaq emocionale? E urrej! Mendoj që kënga do të dalë këto ditë dhe jam shumë e stresuar. Isha kaq e pushtuar nga emocionet sa fillova të qaj,situatë e ndjekur nga një atak paniku! E mrekullueshme zemra ime djema..." , ka shkruar Beatrix.



Monday, October 24, 2022

Debatoi me Megi Pojanin,Bora tregon pse produksioni fshiu videon në Youtube

 


Një video që po qarkullon në rrjetin social Tik Tok, ka ngritur dyshime,për raportet mes Bora Zemanit dhe Megi Pojanit. Videoja në fjalë tregon një fragment ku Megi Pojani i drejtohet Borës:

"Bora a do që të më shajnë? Pse këmbëngul?"

Kjo pasi moderatorja po iu rikujtonte anëtarëve të jurisë kritikat që i bënë Megit për performancën javën e kaluar. Një tjetër arsye që shton edhe më shumë aludimet për prishjen e marrëdhënies është fakti që ky fragment mungon në Youtube.

Në fakt puntata e fundit e "DWTS", në Youtube nuk ka asnjë fragment nga komentet e jurisë për konkurrentët.

Sunday, October 23, 2022

Bora Zemani kopjon Beatrixën pas daljes nga Big Brother VIP

 

Shpeshherë ndodh që personazhe të ndryshëm, frymëzohen nga njëri-tjetri, megjithëse kjo nuk mund të thuhet në këtë rast.

Bëhet fjalë për Bora Zemanin,e cila ka postuar një foto,ku shfaqet me flokët gërshet,e veshur me metalizato në puntatën e së premtes në "Dancing With the Stars".

Mirëpo ky "look" i saj na kujtoi një tjetër personazh,e cila e ka realizuar po të njëjtën paraqitje në mbrëmjen finale të "Big Brother VIP". Madje edhe pozicioni i mbajtur gjatë fotos është i njëjtë.




Artisti serb kopjon këngën e Noizyt dhe Loredanës

 


Kënga "Heart Attack" e Noizyt dhe Loredanës ishte padyshim kënga më e bukur e kësaj vere. Me miliona klikime në Youtube,ajo u bë edhe "hiti" më i dëgjuar i sezonit veror.

Mirëpo së fundmi,kjo këngë është kopjuar nga një artist serb. Ky i fundit njihet me emrin Bogdan Ilic, i njohur me nofkën Baka Prase, me plot 1 milion ndjekës në Instagram.

Kënga titullohet "MPQRS" dhe është një "diss track" drejtuar një prej njerëzve më të pasur në Serbi, Zejlko Mitrovic.



Saturday, October 22, 2022

Edhe për sa kohë do të zgjasë telenovela Bora-Donald?

 


Shqiptarët janë padyshim populli më i çuditshëm dhe kjo gjë duket sheshit. Shumë ngjarje ndodhin në vendin tonë dhe askush nuk reagon,askujt nuk i bën përshtypje,askujt nuk i intereson.

Që nga rritja e çmimeve,jetesa e papërballueshme,si dhe ikja e të rinjve e deri tek vra sjet e të pafajshmëve që po ndodhin dita ditës.

Nisur nga ngjarja e fundit,ku në duart e policëve u v ra i riu,Lear Kurti, populli doli në protestë,por jo aq sa duhet. Shumë njerëz thjesht ndjejnë keqardhje dhe kaq. Nuk përpiqen të kërkojnë drejtësi.

Pastaj nëse bie fjala për Borën dhe Donaldin të gjithë janë aty. Nëse iu thuhej para pak kohësh të dilnin në protestë për t'i ribashkuar,jam i sigurt që të gjithë do ishin aty. Kjo telenovele do të zgjasë deri në momentin që të kthehemi në realitet dhe të shohim se ku realisht jetojmë.

MBASE ASNJËHERË NË KËTË VEND!

E favorizon Iliri? Meridiani rrëfen ç'kanë diskutuar kur u bë pjesë e "Dance Albania"

 


Prej dy javësh Meridian Ramçaj është bërë pjesë e spektaklit "Dance Albania". Mirëpo,duke qënë se ai ka qënë pjesë e BBV,ku krijoi një miqësi me Ilir Shaqirin,kryetarin e jurisë, ka patur shumë spekullime se ky i fundit e favorizon atë.

I ftuar së fundmi në "Shije Shtëpie", Meridiani rrëfeu bisedën që ka bërë me Ilirin kur nisi eksperiencën e tij.

"Unë edi se çfarë mendojnë dhe çfarë thonë njerëzit. Unë Ilirit i kam thënë vetëm diçka kur kam filluar tek "Dance": 'Në qoftë se ti nuk do kesh respekt për profesionin tënd nuk do kesh respekt as për mua'. Kështu që shoqëria jonë dihet si është. Unë brenda pistës së kërcimit do jem konkurrent si gjithë të tjerët,jashtë shoqëria jonë do të vazhdojë po njësoj dhe besoj do jetë shumë e gjatë", tha mes të tjerash Meridiani.

Wednesday, October 19, 2022

Bora tha se e mbështet, Ori tregon të vërtetën e marrëdhënies së tyre

 


Këtë sezon emisioni "Përputhen" nuk prezantohet nga Bora Zemani por nga moderatorja Ori Nebijaj. Që prej fillimit publiku ka qënë i interesuar se si është raporti i tyre duke qënë se janë "rivale" me njëra-tjetrën.

Pak kohë më parë Bora tregoi se e mbështet Orin dhe se ka një raport shumë të mirë me të. Këtë gjë e ka vërtetuar edhe vet Ori me postimin e fundit,ku shfaqen krahë njëra-tjetrës në një video,duke treguar se marrëdhënia e tyre është shumë e mirë.



Monday, October 17, 2022

Tha se "Përputhen" nuk është me skenar,por Olsa Muhamedi del zbuluar


 Në rrjet qarkullojnë shpesh fjalë se "Përputhen" është me skenar,por si është e vërteta. Autorja e programit Olsa Muhamedi ishte e ftuar në "Më lër të flas" ku iu drejtua kjo pyetje.

Gjatë lojës me makinën e së vërtetës,Olsa u pyet:

"A është e vërtetë që Përputhen funksionon me skenar?"

"Sigurisht që jo u përgjigj ajo",mirëpo makina e së vërtetës e nxorri sikur Olsa nuk tha të vërtetën.

"Ky Ezeli nuk është mall turk më duket",u shpreh autorja.

Thursday, October 13, 2022

Çfarë u bë me shtëpinë që i dhuroi BBV? Arjola tregon të vërtetën

 


Që pas daljes nga "Big Brother VIP", Arjola Demiri është pyetur shpesh për shtëpinë që iu dhurua nga Top Channel. Në një intervistë të dhënë së fundmi,aktorja ka treguar se i vijnë me mijëra mesazhe rreth saj.

"E para nuk kam dashur të flas sepse ka pasur shumë zëra. Nuk flitej për asgjë tjetër përveç shtëpisë,filloi të më torturonte kjo gjë. Edhe pa e marrë kontratën kam thënë që e kam marrë sepse nuk ka pasur vend për të dyshuar. Përtej nesh ka pasur me mijëra mesazhe në lidhje me shtëpinë. Tani shtëpia është në ndërtim e kam thënë edhe kontratën e kam firmosur tashmë. Pres vetëm t'i vendoset një derë dhe të marr çelësat",është shprehur Arjola.

Wednesday, October 12, 2022

"U bë protagoniste në media nga historia e saj dhe jo nga moderimi", Dalina Buzi flet për Bora Zemanin

 


Emisioni i kërcimit "Dancing With the Stars" u prit me padurim nga publiku pasi jo vetëm po rikthehej pas shumë vitesh në ekranet shqiptare,por do të prezantohej nga personazhi më i komentuar në Shqipëri,Bora Zemani.

Bora shkëlqeu në puntatën e parë dhe për të ka folur edhe anëtarja e jurisë,Dalina Buzi.

"Po tani ai format si anglez që është, është shumë i shpejtë dhe me minutazhe të përcaktuara dhe nuk të jep mundësi të shpalosësh gjithë artin si prezantuese,sepse vëmendje aty marrin konkurrentët dhe juria.Tani Bora ka diçka shumë të mirë që ja kam thënë personalisht,që nuk ka protagonizëm,pra nuk ndërhyn kot thjesht sa për të folur dhe nuk e kthen shown tek vetja. Edhe kur u bë protagoniste në media,u bë nga një histori jo nga moderimi i saj. Kështu që është ok për këtë format. Ju që doni më shumë minuta prej saj,prisni se rrugës do ulet numri i konkurrentëve e do zgjatet koha e diskutimeve",u shpreh Dalina.


Sunday, October 9, 2022

Darkë pasionante? Atdheu shprehet me fjalët më të mira për Beatrix

 


Atdhe Xharavina ishte i ftuar së fundmi në D-Night,RTV Ora ku gjatë intervistës u pyet nëse do kalonte një darkë pasionante apo miqësore me Beatrix.

Atdheu u shpreh me fjalët më të mira për këngëtaren,por tha se darka me të do të ishte miqësore.

"Beatrix është yll,është shumë e bukur dhe ka një super stil,vishet shumë bukur.Më vjen Antigona,mamaja e Beatrix dhe kam marrëdhënie shumë të mira,kështu që po e zgjedh një darkë miqësore më mirë", u shpreh ai.

Saturday, October 8, 2022

Çfarë ndodhi në prapaskenë? Produksioni përzë Donaldin nga "Dancing With the Stars"

 


Mbrëmjen e 7 tetorit nisi "Dancing With the Stars",ku Bora Zemani surprizoi publikun me një kërcim. Padyshim ishte një mbrëmje e gjatë,ku nuk mungoi as vëmendja e Donaldit për Borën.

Pasi aktori nuk iu nda për asnjë moment moderatores.Ai postoi shumë video dhe foto suportuese për moderatoren në prapaskenë,derisa në një moment duket se produksioni i emisionit e nxorri jashtë.

"Okej më nxorrën jashtë",ka shkruar Donaldi në njē story.



Donaldi nuk i ndahet Borës as në prapaskenën e "Dancing With the Stars" (Foto)

 


Mbrëmë u transmetua puntata e parë e "Dancing With the Stars", ku Bora Zemani e hapi spektaklin me një kërcim së bashku me balerinët. Gjithashtu edhe performancat e konkurrentëve u vlerësuan pozitivisht nga juria.

Mirëpo një detaj që u vu re ishte pikërisht Donaldi,i cili nuk i ndahen Bora Zemanit. Ai ka publikuar disa story në Instagram ku shihet Bora teksa lexon skaletën.

"Je yll pra", shkruan Donaldi,që si duket nuk rri dot larg moderatores.

Friday, October 7, 2022

Dikur fjalët më të mira,sot Atdheu ndyshon mendim për Borën

 


Atdhe Xharavina ishtr i ftuar special në D-Night, RTV Ora, ku gjatë intervistës u ndal në një pjesë të rëndësishme,thashethemet rreth tij dhe disa vajzave të showbizit,mes tyre edhe Bora Zemani.

I pyetur nëse me Borën do të kalojë një darkë miqësore apo pasionante,Atdheu tha se nuk e tërheq moderatorja dhe do donte mos fliste për të.

Atdheu:Nuk më tërheq dhe në fakt nuk e kam me qejf më të flas në intervista në lidhje me Borën.



Sherr në "Përputhen", Einxhel i del në mbrojtje Nedës: Ai...

 


Pas debatit të ashpër që ndodhi mbrëmjen e djeshme në "Përputhen" mes Arjan Konomit dhr Neda Ballukut ka reaguar Einxhel Shkira.

Moderatorja ka postuar një foto të Nedës duke shkruar se e mbështet në rrugën e saj për të thënë të drejtën dhe pse sulmohet e gjykohet.

"Sot pata mundësinë që të të ndjek pak. Nëse do më kishe pyetur mua si mike,opinionin tim mbi këtë eksperiencë,do të thoja 'Mos shko!' Por tek e fundit kështu më thanë dhe mua shumë veta për vendimin tim... dhe e di që tipa si ti e unë nuk tërhiqemi lehtë nga parimet dhe ëndërrat tona për të përmirësuar atë që të tjerët kanë frikë ta bëjnë! Për të thënë një fjalë që shumica zgjedhin versionin 'Po çmë duhet mua të ngatërrohem' apo kanë frikë mos sulmohen e gjykohen për mendimet e veta... Jam e lumtur që të shoh aty ku më shumë ka patur nevojë për dikë si ty!", ka shkruar Einxhel mes të tjerash.



Thursday, October 6, 2022

"Çdo gjë atje jashtë do të jetë në rregull", premtimi i Donaldit për Beatrix bëhet viral në rrjet

 


Padyshim që çdo shqiptar i mundshëm ka dëgjuar për historinë e treshes Bora-Donald-Beatrix. Gjithçka nisi me futjen e moderatores në BBV, e më pas me lidhjen e aktorit me këngëtaren.

Mirëpo edhe pse kanë kaluar kaq kohë,së fundmi në rrjet po qarkullon videoja,ku Donaldi i bën një premtim Beatrix,kur ajo kishte dalë nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

"Çdo gjë atje jashtë do të jetë në rregull", i tha aktori,mirëpo që pas përfundimit të spektalit dyshja nuk u panë më bashkë.

Donaldi tha se kërkoi ndihmën e saj për tu pajtuar me Borën,reagon Semi:Nuk dua të flas...

 


Në emisionin "Më lër të flas", Donaldi tregoi se për tu pajtuar me Borën, ai kërkoi ndihmën e shoqes së tyre të përbashkët, Semi Jaupajt.

"Takova 4-5 herë Semin. Shumë e lodhshme,o Zot i madh sa më ka lodhur. Shumë puna derisa më tha shkruaji vet", tha Donaldi.

Ndërkohë e pyetur në "Goca dhe Gra", Semi tha se tashmë çdo gjë i përket çiftit dhe ajo nuk do ta flasë më situatën e tyre.

"Nuk dua të flas se u takon atyre për të folur dhe jo mua. Është gjë shumë personale dhe u takon atyre",tha Semi.

Wednesday, October 5, 2022

"Ai që mban Bora për t'i rritur fëmijën", rreperi i njohur bën deklaratën e papritur për Donaldin

 


Të gjithë e dimë tashmë se Bora dhe Donaldi i rregulluan marrëdhëniet mes tyre,dhe këtë e treguan vet në emisionin e këtij të fundit,kur moderatorja ishte e ftuar.

Të shumtë janë ata që e përgëzojnë këtë çift,mirëpo ka dhe nga ata që mendojnë se marrëdhënie e tyre mbahet mbi interes.

Para pak kohësh rreperi i njohur Cllevio bëri një deklaratë të papritur për Donaldin. Gjatë një interviste moderatorja e ka pyetur rreperin se kush është Donaldi dhe ai u përgjigj:

"Donaldi, ai që mban Bora për t'i rritur fëmijën",u shpreh Cllevio.