Sunday, April 30, 2023

Dalin pamjet! Kiara takohet me nënën e Luizit

 


Mbrëmjen e djeshme Luizi u surprizua nga nëna e tij, Anxhelina, e cila kishte ardhur nga New York vetëm për të takuar atë. Mirëpo duket se ditën e sotme ajo ka takuar edhe Kiarën.

Kudo në rrjet po qarkullon video e tyre duke shëtitur si nusja me vjehrrën. Si duket ajo ka dëgjuar këshillën e Luizit që i dha mbrëmjen e djeshme.

"A e ke takuar Kiarën?", pyeti këngëtari. Dhe më pas i tha të mos flasë se do quhej informacion nga jashtë.



Olta Gixhari braktis Spanjën për ekranin shqiptar, ja ku do e shohim ish-banoren e BBV

 


Pas daljes nga BBV, Olta Gixharin do e shohim me disa projekte së shpejti. Aktorja ka qënë duke punuar për rikthimin në ekran e që do të jetë në Top Channel.

"Kam disa projekte dhe kontrata shumë të mira. Nuk mund t'i zbuloj tani, por do të jetë Top Channel që do ti zbulojë i pari", tha Olta në Wake Up.

"Disa janë në bashkëpunim me Topin, por ka edhe të tjera. Do të jem këtu për një fare kohe dhe pastaj do iki të zhdukem se do bëj gocën...", shkruan aktorja.

Fill pas kësaj deklarate ajo është shfaqur në xhirime që po realizohen.

Luizi u surprizua nga e ëma, vjen reagimi befasues i Kiarës

 


Mbrëmja e djeshme në BBV ishte shumë emocionuese për Luizin. Këngëtari doli nga shtëpia, në një vend të inskenuar si pedonalja e Shkodrës, ku u surprizua nga nëna e tij.

Dyshja u përqafuan dhe u puthën mes lotësh. E ëma i kërkoi që javën e mbetur të bëjë vetëm humor dhe të nxjerrë në pah anën e tij më të mirë dhe zemrën e bardhë.

Pas këtij momenti emocionues, Kiara ka reaguar me anë të një postimi në rrjete sociale. Moderatorja ka publikuar një foto ku Luizi përqafohet me nënën e tij duke shkruar:

"Momenti më i bukur i këtij Big Brotheri!"





Saturday, April 29, 2023

"Nuk e kam pasur të lehtë", Luizi flet për ish të dashurën dhe tregon sakrificën që ka bërë për të

 


Luizi i është rikthyer edhe një herë marrëdhënies që ka pasur me vajzën e Jozefina Topallit. Në një bisedë me Nitën, ai ka treguar për momentet e vështira ku kishte humbur gjithçka dhe se në mendje kishte një largim përfundimtar nga Shqipëria, për shkak se nuk e gjente veten askund.

Në lidhje me ish-romancën që pati me Megi Topallin, Luizi tregoi se hoqi dorë nga muzika për të dhe se jo gjithçka në lidhje shkoi ashtu siç do donte ai.

"Çfarë situatash kam kaluar këtu. Unë erdha dhe ndryshova komplet, u dashurova, u fejova , u martova. E lashë muzikën se bëra zgjedhjen, o me shku pas zemrës dhe me ik prej Shqiprie, k me ndejt në Shqipëri dhe me humb atë. Zgjodha, nuk mbaroi ashtu siç do doja, te sytë e Kiarës shoh atë që kam parë unë dikur tek ai person. Të vras veten dhe nuk e zhgënjej, atë që kam pasur unë",tha mes t

Kiara i hapi Instagram Luizit, kunati i tij i del kundër

 


Ditën e djeshme Kiara Tito hapi një llogari në Instagram në emrin e Luiz Ejllit, si e vetmja faqe zyrtare. 

Mirëpo kunati i këngëtarit, bashkëshorti i motrës së tij ka reaguar kundër. Sipas Sokolit veprime të tilla si hapja e Instagramit nuk bëhet nga dashamirës të Luizit.

Ai i kërkon fansave të durojnë sa të dalë Luizi që ta lëmë atë të marrë vetë vendimet për Instagramin e tij personal.

"Ju lutemi fansave të vërtetë të Luizit që të MOS BËJNË FOLLOW asnjë instagram që është hapur në emër të Luizit pavarësisht se nga kush hapen ato instagrame! Ata që hapin instagrame në emër të Luizit nuk janë dashamirës të tij. Ju lutemi të duroni edhe një javë sa të dalë Luizi që ta lëmë atë të marrë vetë vendimet për Instagramin e tij personal. Qëllimi ynë nuk është të dëmtojmë askënd, i vetmi qëllim i yni është që të mbrojmë të drejtat e Luizit në lidhje me Instagramin e tij. Ju faleminderit për mirëkuptimin e mbështetjen tuaj", shkruan Sokoli.



Dalin rezultatet! Ja kë votuan shqiptarët për të shpallur finalist

  


Nita, Kristi dhe Qetsori janë pretendentë për të qënë finalist i katërt i BBV. Nga sondazhi i relizuar nga xing.al, banori që ka marrë më së shumti vota ka qënë Kristi.

Kristi ka marrë 41% të votave, më pas vjen Qetsori me 30% dhe në fund Nita me 29%. Fakti që Kristi është më i votuari mund të jetë i kuptueshëm, pasi mes të treve ai ka qëndruar më gjatë në shtëpi.

Megjithatë edhe Qetsori ka qënë një banor i fortë. Pritet të shohim vendimin e produksionit sonte në darkë.



Friday, April 28, 2023

Fituesi i "Big Brother 5" i përgjigjet deklaratës që Luizi bëri për të

 


Fituesi i BB 5, Arbër Zeka është mbajtur mend gjithnjë si triumfuesi që ia doli edhe pse hyri me vonesë. Këtë e mbante mend edhe Luizi, i cili e përmendi gjatë spektaklit.

Ai u shpreh se Arbri mësoi lojën e të gjitha nga Liami, u fut nën sqetullën e tij dhe në fund i rrëmbeu fitoren, duke ia kaluar mësuesit të vet. Mirëpo nga kjo deklaratë nuk ka munguar edhe përgjigja e Arbrit.

"Luiz, dy këshilla: E para nëse nxënësi nuk del më i mirë se mësuesi, ka dështuar mësuesi. Luiz, këshilla e dytë: 'Big Brother' më ka mësuar që të mos ndryshoj dhe të arrij qëllimin që i kam vënë vetes. Kjo këshillë të ka shërbyer shumë mesa duket që e ke marrë nga unë", ka shkruar Arbri.


Në një postim tjetër, Arbri shtoi: "Kujdes nga nxënësja (referuar Efit) se kur se pret kërset".



E ka përmendur dhe i ka kërkuar bashkëpunim, vjen reagimi i Noizyt për Luizin: O çapacul...

 


Rreperi i njohur Noizy solli një super hit "Jena Mbretër 2" dhe që para daljes së këngës, Luizi u bë viral gjithandej me të dhe me kërcimin që bënte në shtëpi.

Gjë që edhe Noizy e përkrahu duke e publikuar në Instagramin e tij. Nga ana tjetër fansat kanë kërkuar një bashkëpunim mes tyre dhe diçka të tillë e ka kërkuar vetë Luizi. 

Së fundmi, Noizy ka publikuar një video të Luizit duke kërcyer me këngën "JM2" dhe shkruan krah saj:

"O çapaçul, ta dish ti sa viral je bërë me këtë këngë! FITORE".



Finalja e madhe! Nëna e Luizit gati për surprizën e madhe për të birin, zbulohen detajet

 


Finalja e 6 Majit tashmë është më afër se kurrë. Dhe padyshim ashtu si çdo vit do të ketë surpriza të jashtëzakonshme për finalistët e këtij edicioni të dytë.

Midis tyre është edhe Luiz Ejlli. Me shumë mundësi ai edi që do të ketë një surprizë, por ajo që nuk di këngëtari është fakti se nëna e tij ka mbërritur nga SHBA në Shqipëri, për t'i bërë një surprizë në natën finale.

Kjo do të jetë një e papritur për Luizin pasi ai e ka shprehur disa herë që mamaja e tij e ka të pamundur të vijë në Shqipëri. Megjithatë lajmj nuk është konfirmuar ende nga burime zyrtare.

Thursday, April 27, 2023

I doli kundër Luizit, ja çfarë thoshte Arbana për "Përputhen" disa kohë më parë

 


Në BBV u zhvillua një debat i ashpër pasi Luizi paragjykoi Efin për pjesëmarrjen në "Përputhen". Luizi u shpreh se nuk do të donte që motrën e tij ta shikonte para 30 djemve dhe ajo të zgjidhte njërin.

Këtu Arbana ndërhyri dhe i kërkoi Luizit të ketë respekt për të gjitha ato vajza, duke marrë shembull edhe rastin e tij me Kiarën. Mirëpo çfarë mendonte Arbana për "Përputhen" para disa kohësh?

Në një pyetësor me ndjekësit ajo u pyet a e ndiqte emisionin dhe ajo u përgjigj:

"Fallso. Shumë i zhurmshëm gjithashtu. Por lexoj online për të dhe më bëhet qejfi për suksesin", shprehej ajo.



Çfarë ndodhi gjatë publicitetit mes Kiarës dhe Zhaklinës? Ja sherri që nuk u pa

 


Një natë e ashpër ishte ajo e Prime-it të së martës, ku veç diskutimeve të forta në shtëpi situata u rëndua edhe në studio. Opinionistët vijuan përplasjen me Kiarën, e cila u pozicionua në mbrojtje të Luizit.

Ishte Zhaku ajo që vuri në dukje komentet e Luizit, çfarë solli edhe përplasjen mes tyre. Më pas Kiara u shpreh se Zhaku kurrë nuk e ka mbështetur brenda shtëpisë së BBV. Ndërkohë lidhur me këtë opinionistja e ka quajtur moderatoren gënjeshtare.

Por duket se kjo përplasje ka vijuar edhe gjatë publicitetit. Kiara është vendosur sërish në qendër të kritikave si nga opinionistët ashtu edhe nga disa ish-banorë, të cilët e kanë gjykuar për qëndrimet e saj.

Nga ana tjetër moderatorja ka shpërthyer se çdo gjë e kanë kthyer në personale duke tejkaluar limitet e pozicioneve të tyre.

Wednesday, April 26, 2023

I thyen xhamat e makinës? Reagon Zhaklina dhe zbulon si qëndron e vërteta

 


Ditën e sotme kanë qarkulluar disa foto në të cilat shfaqej opinionistja e "Big Brother VIP", Zhaklin Lekatari, në prani të një patrulle policie, ndërsa u tha se i kishin thyer xhamat e makinës.

Gjithashtu në rrjet kanë qarkulluar informacione se ky sulm ka erdhur nga fansat e spektaklit pas puntatës së mbrëmshëm.

Mirëpo në një komunikim së fundmi me Zhakliën kemi zbuluar se asgjë nuk është e vërtetë. Ajo u shpreh se nuk i kanë thyer xhamat e makinës, por se ka pasur një tjetër problem që është dashur ndërhyrja e policisë.

Ngjarja u mohua edhe nga vetë policia përmes një komunikate zyrtare, pra asgjë nuk është e vërtetë.

Deklaratat e Luizit për Efin, reagon ashpër Bora Zemani

 


Mbrëmjen e djeshme Luizi pati një përballje të ashpër me Efin dhe i përmendi kësaj të fundit se vjen nga një emision si "Përputhen", ku arma më e fortë janë manipulimet dhe gënjeshtrat.

Ai gjithashtu tha se nuk do donte që motra e tij të ishte në një emision të tillë ku zgjedh mes 20 burrave. Lidhur me këtë ka patur një reagim të ashpër Bora Zemani.

"Më vjen keq që akoma edhe sot në këtë Shqipërinë tonë të vogël me probleme të mëdha, shoh që diskutohet me dy standarte edhe për gjëra fare normale. Efit i përmendet si turp pjesëmarrja e saj në PP, kur nga ana tjetër edhe Kristi është bërë i njohur për publikun po prap nga një program dashurie dhe nuk e sulmojnë për këtë, sepse Kristi ka të drejtë të zgjedhi mes 30 vajzave dhe familjes së tij nuk duhet t'iu vijë turp, ndërsa për Efin po është turp", tha mes të tjerash Bora.





Tuesday, April 25, 2023

Çfarë do bëjnë sapo të dalë Luizi nga BBV? Gjyshja e Kiarës bën deklaratën e papritur (Video)

 


Gjyshja e Kiarës është bërë së fundmi virale në rrjete sociale. Moderatorja ka folur shpesh për të në "Big Brother VIP", po ashtu edhe Luizi e ka përmendur.

Së fundmi Kiara ka postuar një video në Instagram, ku gjyshja e saj flet për unazën që i dhuroi Luizi në propozimin për martesë. Ajo thotë se dhe ata duhett'i blejnë unazën sapo të dalë.

"Sa e bukur moj Kiara! Ta gëzoni dhe bashkim sa më parë. Më pëlqen shumë. Tani kemi për t'ia bërë dhëndrit unazën. Luizi të ka dhënë dy unaza, ti nuk i ke dhënë asnjë. Do përgatitemi tani për dhëndrin që t'i kthejmë unazën. Do bëjmë ato adetet. Fjala e parë që do i them do jetë 'Të falenderoj shumë që je një djalë i mirë, i sinqertë, i mrekullueshëm. E bërë atë unazën si telenovelë. Kam qarë me duar në kokë", shprehet ajo.



Dalin rezultatet! Ja kë votuan shqiptarët për të shpallur finalist të tretë të BBV

 


Luizi dhe Efi janë dy finalistët e parë të "Big Brother VIP" dhe pritet që të zgjidhen edhe dy të tjerë. Tashmë është hapur një televotim për banorin e preferuar.

Së fundmi Xing.al ka hapur një sondazh për të parë se cili nga banorët preferohet më shumë për në finale.

Nga rezultatet e marra më shumë vota për tu shpallur finaliste ka marrë Jori. Ajo ka 48% të votave, pas saj vjen Kristi me 17%, më pas Dea me 14%, Nita me 11% dhe Qetsori me 10%.


Monday, April 24, 2023

A është takuar Kiara me nënën e Luizit? Shoqja e këngëtarit tregon të vërtetën

 


Padyshim që Luizi dhe Kiara janë një nga çiftet më të pëlqyer në historinë e të gjithë "Big Brother". Madje ditën e shtunë, këngëtari i bëri një surprizë moderatores, duke i propozuar.

Mirëpo të gjithë janë kuriozë se çfarë mendojnë familjarët e Luizit në lidhje me Kiarën. Së fundmi mikja e Luizit, Jurgena në një pyetësor me ndjekësit në Instagram është pyetur nëse Kiara ka takuar nënën e Luizit.

"A janë takuar nëna e Luizit me Kiarën?", ka qënë pyetja.

"Jo akoma. Por në vazhdim do takohen", është shprehur shoqja e këngëtarit.



Sunday, April 23, 2023

Pas daljes, Kiara e thotë troç çfarë bënin me Luizin poshtë jorganit

 


Luizi dhe Kiara janë diskutuar shumë për momentet e tyre intime dhe madje pas rikthimit të moderatores në shtëpi u aludua se çifti kishin kryer marrëdhënie.

Menjëherë pas spektaklit të së shtunës Kiara ka folur për "Fun Club", ku është pyetur se çfarë ndodhte poshtë jorganit. Moderatorja nuk ngurroi të fliste hapur duke treguar se marrëdhënie nuk ka kryer por ka patur masazh.

"Vetëm putheshim, po bënim dhe ndonjë masazh... kështu... (qesh), normal që sdo të bënim aty, e kemi thënë", u përgjigj Kiara.

Dalin rezultatet! Ja kush u votua më shumë për tu shpallur finalist i dytë

 


Kiara, Efi dhe Bledi ishin në nominim këtë javë. Qetsori kishte një avantazh në lojë dhe si rrjedhojë ai e ktheu televotimin nga televotim për tu larguar nga shtëpia, në televotim për tu shpallur finalist i dytë, duke shtuar edhe veten.

Nëse Qetsori do të shpallej finalist, treshja e rifutur do të vazhdonin garën normalisht. E nëse njëri prej tyre votohej më shumë dy të tjerët do të largoheshin, ndërsa Qetsori do të vazhdonte garën.

Sipas një sondazhi të realizuar nga Xing.al me e votuara për tu shpallur finaliste ishte Efi. Ajo kishte 52% të votave. Më pas Kiara kishte 40%, Qetësori 6% dhe Bledi 2%.




Saturday, April 22, 2023

Dalin rezultatet! Ja kë votuan shqiptarët për të larguar nga shtëpia e BBV

 


Efi, Bledi dhe Kiara janë në një nominim të papritur. Njëri prej tyre do të largohet nga shtëpia e BBV mbrëmjen e sotme.

Banorët shkruan në fletë emrat që ata dëshironin të nominonin dhe këta të tre ishin më të votuarit.

Në një sondazh të realizuar nga Xing.al rezulton se më e votuara për tu larguar është Kiara. Ajo ka marrë 43% të votave, pas saj vjen Bledi me 35% dhe në fund Efi me 22%.



Del videoja e Luizit në dhomën e rrëfimit:"Kiara duhet të kuptojë që i ka ardhur fundi"

 


Kudo në rrjet është bërë virale një deklaratë e Luizit nga dhoma e rrëfimit. Me mikrofon ndezur, këngëtari dëgjohet të thotë se lidhjes me Kiarën i ka ardhur fundi.

Ai shprehet se nuk e sheh moderatoren në të ardhmen e tij dhe se për të loja është më e rëndësishme.

"Do ishte shumë mirë që Kiara ta kuptonte që, ose ta pranonte që i ka ardhur fundi. Kjo lidhje nuk ec më. Ndodhi këtu, ishte e bukur sa zgjati, si me thënë dhe le të mbyllet këtu. Çdo gjë e ka një fillim e ka edhe një fund", dëgjohet në audio.

Mirëpo, pavarësisht fjalëve të këngëtarit, gjërat nuk janë siç duken. E gjitha kjo ka qënë një rreng për Kiarën, pasi në Prime do të ketë një surprizë të madhe për moderatoren.

Motra e Luizit mbërrin në Tiranë: "Pritjes i erdhi fundi!" Çfarë paralajmëron?

 


Padyshim që banori më i rëndësishëm në shtëpinë e "Big Brother VIP" është Luiz Ejlli. Më këngëtari është personi që ka marrë shumë pak surpriza nga të afërmit e tij.

Ditën e sotme, motra e tij që tashmë është mjaft e njohur për publikun, Ina ka mbërritur në Tiranë. Kujtojmë se ajo jeton më SHBA dhe ardhja e saj lind dyshime se ajo mund të jetë surpriza e radhës për Luizin.

Ka nga ata që mendojnë se surprizë mund të jetë edhe nëna e këngëtarit dhe e motra thjesht po bën shoqërimin e saj.

Friday, April 21, 2023

Nominim i papritur! Këta tre banorë dalin kokë më kokë në televotim

 


"Vëllai i Madh" iu ka komunikuar banorëve se nesër gjatë Prime, përveç televotimit për finalistin e parë, do të ketë edhe një eleminim.

Ndryshe nga çdo herë tjetër, nominimet u bënë gjatë ditës së sotme dhe jo gjatë spektaklit. Dhe tre banorët më të votuar do të dalin në nominim.

Nga rezultatet Efi ishte më e votuara me gjashtë vota, Bledi me katër vota dhe Kiara me tre.

Dalin rezultatet! Ja kë votuan shqiptarët për të shpallur finalist

 


Ditën e shtunë do të shpallet finalisti i parë i këtij edicioni të "Big Brother VIP". Luizi dhe Dea janë këtë javë në një televotim kokë më kokë se cili do të shkojë në finale.

Dyshja mblodhën më shumë vota se banorët e tjerë dhe u zgjodh që së bashku të luftojnë kokë më kokë për këtë vend.

Nga një sondazh i realizuar nga Xing.al, ku kanë votuar mijëra njerëz, rezulton se emri më i votuar nga publiku për tu shpallur finalist është Luizi.

Këngëtari ka marrë 88% të votave, ndërsa Dea ka marrë vetëm 12%. Mbetet për tu parë sesi do të jetë vendimi i produksionit.



Nuk përmbahen më, Luizi kafshon Kiarën nëtë pasme

 


Luizi dhe Kiara kalojnë pjesën më të madhe në BBV pranë njëri-tjetrit. Ata nuk i kursejnë momentet e nxehta dhe të ëmbla edhe përpara kamerave.

Vetëm së fundmi dyshja ishin të shtrirë ne krevat teksa Luizi i ka thënë Kiarës "ti haj kto un ty" (duke iu referuar të pasmeve).

Kiara: Po haji o Luiz po çfarë do kesh pastaj.

Në këtë moment Luizi e ka kafshuar në të pasme, teksa Kiara e ka ndjerë dhimbjen.

"Vet më the t'i haja", i tha Luizi.

"Jo, jo. Nuk dua të mi hash më", tha Kiara.

Elvis Pupa bën bashkë banorët e BBV, zbulon surprizën e madhe

 


Pas daljes nga BBV, Elvis Pupa ka qënë i ftuar në emisionin "Ftesë në 5" me Bieta Sulon. Ai foli për eksperiencën brenda shtëpisë dhe planet e tij të ardhshme, ku përveç projekteve muzikore,Visi ka folur edhe për një film ku di të marrin pjesë disa nga banorët e BBV.

"Kam qejf të bëj një film, mund të ketë disa pjesë te shkurtra humoristike... po dhe këtë filmin e kam qejf, dua të rikthej filmin e fundit që kam regjistruar në Amerikë në 2011,dua të bëj dyshin, po dua ta bëj këtu, dua një produskion të madh, shumë veta nga shtëpia e BBV2 kanë shprehur dëshirën të jenë pjesë e këtij produksioni",tha Visi.

Thursday, April 20, 2023

Kiara me Luizin apo me Butrintin? Habit shoku i këngëtarit dhe zbulon skenarin mes çiftit të BBV

 


Kiara Tito dhe Luiz Ejlli janë emrat më të komentuar të "Big Brother VIP". Një nga arsyet është padyshim romanca që ata të dy krijuan brenda shtëpisë.

Mirëpo në rrjet ka patur edhe nga ata që nuk i kanë besuar. Ditën e sotme në "Top Albania Radio" ka qënë i ftuar Dj Adam Reeves, i cili njihet si mik i ngushtë i Butrintit. Ai ka folur për ftesën në BBV dhe marrëdhenien e Kiarës me Luizin.

"Është e vërtetë, unë pata marrë një ftesë për BBV. Por nuk ka qënë e vërtetë një skenar i tillë për të hyrë mes Kiarës dhe Luizit. Butrinti ka qënë në një presion të madh për shkak të asaj me çfarë janë marrë portalet. Nuk do futesha për të bërë diçka në raportin Kiara-Luiz. Kjo që ka tani me Luizin është një lidhje momentale dhe kam përshtypjen që është një lidhje interesash pas rihyrjes së Kiarës", u shpreh ai.

Wednesday, April 19, 2023

Jori zbulon skenarin e lojës dhe bën deklaratën e papritur për Luizin

 


Jori Delli i ka habitur të gjithë kur është shprehur se dëshiron që vitin e ardhshëm të hyjë në "Grande Fratello" në Itali dhe të imitojë Luiz Ejllin.

Teksa ishin ulur për të fjetur, Jori po bisedonte me Kristin kur e tha këtë mendim të saj.

"Vitin tjetër do futem te "Grande Fratello" Italia dhe do të bëj të njëjtat strategji që bënte Luizi. Do kopjoj Luizin në Itali. Do shkoj në banjë, do ngacmoj të gjithë. Do mësoj përmendësh të gjitha barcaletat që thotë Luizi. Sikur Luizi thotë për Xhejmsin, unë do them për Luizin", u shpreh Jori.

"Nuk mundem më", Kiara shpërthen pas debatit me Efin, çfarë ndodhi pas spektaklit

 


Mbrëmjen e djeshme, Efi dhe Kiara pas spektaklit kanë shpërthyer në ofendime ndaj njëra-tjetrës, e më pas Kiara është parë në dhomën e grimit duke qarë.

Arsyeja e konfliktit është fakti se sipas Kiarës, Efi po ia nxjerr asaj inatin që ka me Luizin. Pas debatit Kiara ka shkuar në dhomën e grimit, ku edhe ka biseduar me Luizin.

Ajo është përlotur në lidhje me situatën e Efit, ku jo më kot edhe në jetën e saj reale, ka zgjedhur që të ketë një rreth të ngushtë shoqëror.

Tuesday, April 18, 2023

Dalin rezultatet: Ja kë votuan shqiptarët për të larguar sonte nga BBV

 


Nita, Dea, Elvisi, Jori dhe Qetsori janë në nominim këtë javë dhe njëri prej tyre do të largohet sonte nga shtëpia e "Big Brother VIP".

Nga sondazhi i realizauar nga Xing.al del se më e votuara për tu larguar nga shtëpia është Dea Mishel.

Ajo ka marrë 46% të votave, pas saj vjen Nota me 26%, Qetsori me 15%, Jori me 7% dhe në fund Elvisi me 5%.



Arbana Osmani i përmendi Jozefina Topallin, ja si reagoi Luizi

 


Në shtëpinë e BBV javën e kaluar u krijua qeveria e këtij reallity show që kishte si Kryeministër Luizin, President Kristin, Kryetare Parlamenti Efin, Ministër Qetsorin etj.

Kjo lojë u komentua edhe nga Arbana në prime madje moderatorja pati një koment për Efin duke i thënë se ajo i kujtoi dikë dhe bëhej fjalë për ish-vjerrën e Luizit, Jozefina Topallin, e cila ka qënë në politikë.

Për herë të parë Luizi nuk ka reaguar dhe si rrallëherë nuk bërë asnjë batutë në lidhje me këtë koment të Arbanës.

Monday, April 17, 2023

E PAPRITUR! Nga shumat e majme deri te kërkesat e çudtishme, zbulohen kontratat e banorëve në BBV

 


Ndonëse vitin e kaluar është mohuar se personazhet e BBV janë paguar, duket se një pjesë e tyre kanë firmosur për të marrë pagesa për pjesëmarrjen e tyre.

Dyshimet u ngritën me rihyrjen e Efit dhe Kiarës në BBV, ku në një bisedë mes tyre ato e përmendën këtë cështje dhe kamera u largua menjëherë nga ato.

Sipas disa burimeve jo zyrtare, banorja më e paguar në BBV ka qënë Olta Gixhari. Thuhet gjithashtu se banorët marrin mesatarisht 500€ për çdo javë qëndrim.

Megjithëse thuhet se jo të gjithë marrin pagesa, vetëm ata që kanë marrë ftesën dhe jo ata që kanë kërkuar të marrin pjesë. Kujtojmë se edhe para disa kohësh Kiara dhe Olta biseduan në prani të Luizit se për pak ditë iu skadonte kontrata.

"Do të jetë madhështore", Eduart Grishaj zbulon detaje nga finalja e BBV

 


Siç dihet tashmë finalja e BBV do të mbahet më 6 Maj dhe regjizori i spektaklit ka folur së fundmi në një lidhje telefonike me emisionin "Merre me long show", ku ka diskutuar rreth BBV.

Gjate bisedës, Eduardi ka zbuluar disa detaje te vogla në lidhje me finalen e këtij edicioni.

"Ne jemi si ato skuadrat që i marrin ndeshjet njëta pas tjetrës nuk kalojmë direkt te finalja. Për ne është shumë e gjatë rruga deri në finale. Finalja do të jetë e jashtëzakonshme,do të jetë fantastike. Do tu jepet mundësia edhe njerëzve për të qënë sa më afër finales, do të jetë diçka shumë madhështore por do t'i marrim ndeshjet me radhë", tha Grishaj.

Çfarë do ndodhë të martën në BBV? Olta Gixhari zbulon surprizën

 


Pas largimit te saj nga shtëpia e "Big Brother VIP", Olta Gixhari ka nje surprizë për të gjithë ata që e kanë mbështetur në rrugëtimin e saj.

Gjatë një vidoje live duke komunikuar me ndjekësit, ish-banorja zbuloi se të martën do rikthehet në studion e BBV.

"Të martën do jem në Prime, vetëm për ju do jem, do jap disa mendime të mijat aty", është shprehur Olta.

Sunday, April 16, 2023

Firmosi brenda shtëpisë së BBV, zbulohet çfarë përmbante kontrata e nënshkruar nga Luizi

 


Ditën e sotme në Fan Club është pranuar se brenda shtëpisë së BBV, Luizi ka firmosur një kontratë lidhur me menaxhimin e rrjeteve të tij sociale.

Nga ana tjetër është njoftuar se nëpërmjet mirëkuptimit, një lloj bashkëpunimi është kërkuar nga Jurgena për menaxhimin e Instagramit të këngëtarit, por ajo nuk ka pranuar.

"Luizi kur ka qënë brenda përveç të drejtave që i ka kaluar TCH për imazhin e tij, ai ka firmosur edhe një kontratë tjetër, që është kontratë menaxhimi. Që do të thotë të gjitha rrjetet sociale ia lë në menaxhim TCH. Top Channel ka kërkuar që të gjitha rrjetet sociale të jenë në pronësi të Luizit. Ndërkohë që i është kërkuar një lloj mirëkuptimi edhe me Jurgenën për ta menaxhuar", u tha sot në Fun Club.

"Debatonin shpesh gjatë publicitetit", ish-banori tregon sherret e ashpra mes Kiarës dhe Arbrit në prapaskenë

 


Ish-banori i BBV, Shpat Kërleshi ka treguar një sherr në prapaskenë mes Arbër Hajdarit dhe Kiarës pas eleminimit të kësaj të fundit.

 Ai deklaroi në "Glamour Zone" se moderatorja ka debatuar vazhdimisht me Arbrin në momentin që jepej publicitet.

"Kur Kiara doli nga shtëpia dhe vinte në studio, ajo debatonte shumë me opinionistin Arbër Hajdari. Kam rastisur disa herë gjatë debateve të tyre të ashpra gjatë publicitetit", u shpreh Shpati.

Ai tha gjithashtu se sherret e tyre kanë qënë vazhdimisht për ngjarjet që kanë ndodhur në BBV.