Saturday, October 30, 2021

Gjoja e eleminuan vajzat,ish-konkurrenti nxjerr të palarat e Përputhen

 


Aleksandri ishte njëri nga djemtë që u eleminua nga vajzat ditë më parë pasi produksioni u kërkoi tre emra të djemve që nuk do të dilnin më.

Konkurrenti nuk ishte më i pranishëm në studio ndërsa eleminimi u bë gjatë puntatës.Por ditën e djeshme ai ka nxjerrë zbuluar produksionin duke publikuar bisedën me stafin,ku kishte kërkuar më parë të largohej dhe në fakt kishte deklaruar se nuk donte të shkonte më në emision.


Deri më tani nuk ka patur ndonjë reagim nga produksioni,ndërsa djemtë e larguar po zëvendësohen me të rinj.

Wednesday, October 27, 2021

Shqiptari kapet me një vajzë të mitur në makinë,16-vjeçarja:"Bëra s**s me dëshirë"

 


Policia në Mitrovicë ka arrestuar një person,i cili ka qënë në automjetin e tij me një vajzë të mitur nën moshën 16-vjeçare.Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në Mitrovicë,ka bërë me dije policia në raportimin 24 orësh.

Policia njofton se vajza ka deklaruar se me të dyshuarin ka pasur marrëdhënie seksuale,por e gjitha kjo ka ndodhur me dëshirën e saj.

Pavarësisht kësaj i dyshuari me urdhër të prokurorisë është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Saturday, October 23, 2021

Detaji që nuk u vu re nga “magjia” e puthjes/ Ja çfarë mban Donaldi brenda shtëpisë së Big Brother për të kujtuar Borën

 

Takimi i Bora Zemanit me Donald Veshajn, përqafimet dhe puthja e tyre brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri kanë nxitur reagime të shumta. Para se të vinte ky moment, Donaldi ka përmendur shpesh herë Borën gjatë bisedave me banorët e tjerë duke treguar historinë e tyre të dashurisë.

Një detaj që nuk ishte vënë re ishte llastiku që mbante në dorë. Në fotografitë e Bora Zemanit duket se ajo mban një të ngjashëm, gjë që nxit spekulimet se Donaldi mban me vete llastikun e saj, si për ta patur gjithmonë me vete.

Wednesday, October 20, 2021

Bëhet gati të japë motin,por në ekran i shfaqin video po.rno (Video)


 Një ngjarje e pazakontë i ka ndodhur një meteorologeje në SHBA.Gjatë kohës që ajo po bëhej gati të jepte parashikimin e motit për të gjithë javën,pas saj shfaqet një video po.rno.Videoja ka zgjatur për rreth 13 sekonda,por duket se meteorologia nuk e ka vënë aspak re.

Rrjeti i lajmeve të televizionit ka kërkuar falje në publik për incidentin e ndodhur,duke u shprehur se diçka e tillë nuk do të përsëritet asnjëherë.

Ndiqni videon👇



Monday, October 18, 2021

Lajmi i fundit:Rreperja e njohur shtatëzanë për herë të parë

 


Rreperja e njohur Eve ka mbetur shtatëzanë për herë të parë me bashkëshortin e saj Maximillion Coper.

Lajmin e ëmbël e ka bërë të ditur vet ajo,teksa ka publikuar 2 video me barkun e rrumbullakosur.

"A mund ta besosh këtë Maximillion,më në fund mund t'ia themi të gjithëve.Ju të gjithë e dini se sa gjatë kemi pritur për këtë bekim."



Sunday, October 17, 2021

U detyrua të veshë tan.ga për të mbuluar tradhëtinë,hisotria e këtij burri po bën xhiron e rrjetit

 


Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Australi.Historia e një burri që ka veshur tanga në plazh po bën xhiron e rrjetit.

Sipas informacioneve të mediave burri ishte shprehur se gruaja e tij i kishte gjetur një palë tanga në makinë dhe ky i kishte thënë që ishin të tijat.

Sigurisht që këtë e kishte bërë për të mos zbuluar pronarin e vërtet të atyre tangave.Dhe për të bindur gruan,burri është detyraur t'i veshë ato në plazh.

"Siklet më të madh skam kaluar ndonjëherë në jetën time",është shprehur burri nga Australia.

Këtë ngjarje e ka treguar pasi është ndarë nga gruaja disa muaj më vonë.

Saturday, October 16, 2021

Spektakël i Brojës,vjen goli i parë në Premier League (Video)

 


Sulmuesi i kombëtares shqiptare Armando Broja ka shënuar golin e tij të parë me ekipin e Southampton në Premier League.

Djaloshi 20-vjeçar e nisi nga minuta e parë ndeshjen dhe arriti të shënojë një gol të bukur.

Me këtë gol,Broja i dhuroi tre pikë shumë të rëndësishme ekiptit të tij.



Sherri mes Mikelës dhe Jurgenit,ja çfarë nuk u transmetua në ekran...(Video)

 


Disa puntata më parë,Jurgeni ofendoi rëndë Mikelën duke i thënë "Ti je nga ato femra që e shet veten për 5 mijë lek."

Pas këtyre fjalëve,Mikela tërbohet dhe ashtu e revoltuar tenton ta godasë në mes te studios.Ajo u ndalua nga Meliku,i cili nuk e lejoi të shkonte afër Jurgenit.

Mirëpo ky i fundit nuk ka shpëtuar pa një shuplakë nga Mikela.Olsa Muhamedi përmes një fotoje në Instastory ka treguar se konkurrentja e ka goditur me shuplakë Jurgenin.

Këto pamje nuk janë transmetuar akoma dhe pritet të transmetohen mbrëmjen e sotme në "Përputhen Prime".


Video👇



I përmendi borxhin, Mevlani ia jep lekët live në emision Shqipes,Shqipja i gris leket dhe zarfin.




E besoni ose jo, muhabeti i ‘borxhit’ të Mevlanit ndaj Shqipes vazhdon edhe kësaj dite.

Kjo histori ka filluar nga Shqipja, e cila mori pjesë në klipin e këngës “Love Story”(Shuj Shuj) të Mevlanit. Çdo gjë dukej sikur shkonte mirë derisa Mevlani gjatë takimit me Melisën tregoi se Shqipja ka dashur të vinte me dëshirë te klipi i tij. Më pas Shqipja u revoltua nëpër story dhe tregoi që ai as lekët e klipit nuk ja kishte dhënë.

Ajo ka shprehur revoltë disa herë dhe ka dal shumë herë nëpër intervista të flasi rreth këtij borxhi, gjë për të cilën Mevlani kurrë nuk reagoi vetëm para pak kohësh.

I ftuar te “Glamour Zone” ai u pyet për borxhin ndaj Shqipes dhe tha:

“Unë eci me këtë parim: ndodhi edhe kam fakte. Këtë gjë e dimë unë, Zoti dhe Shqipja. Nuk kam reaguar në rrjete sociale sepse më është dukur shumë fëmijënore.
Shqipja dëgjoi një demo të këngës ’Love Story’(Shuj Shuj) dhe më thoshte gjithmonë do vij unë te klipi, do vishemi si arab se ka tendence arabe muzika, etj.

I thashë nëse do vish ti do të paguaj njësoj si gjithë të tjerët e stafit dhe pranoi. E kam përcjellë deri në shtëpi dhe mos e harro Shqipe (i drejtohet asaj), të kam thënë ’Urdhëro lekët’ e më the ’Jo o lali nuk të marr lekë unë ty’. Mos harro se ke thënë që je dhe besimtare, nuk gënjej unë“,- rrëfehu Mevlani.

“Për ta mbyllyr si temë , inati i Shqipes është që kur u pyeta në program, unë thashë që Shqipja më ka kërkuar të jetë në videoklip. Ajo se përtypi dot se po të kisha thënë që unë e ftova, kjo temë s’do ekzistonte. Edhe nëse i do hajde, veç mos fol më,- shtoi Mevlani.

Friday, October 15, 2021

TRAGJIKE!!! Vritet me armë gjatë emisionit live (Video)

 


Një ngjarje tragjike ka ndodhur në një televizion të huaj,ku gjatë një emisioni "live" është qëlluar me armë njëra nga të ftuarit.

Në video shihet një burrë i armatosur,i cili drejton pistoletën në drejtim të njërës nga të ftuarit dhe e qëllon atë.

Pas kësaj gjithë stafi mblidhet rreth të qëlluarës dhe nuk dihet se çka ndodhur më pas.



Si zbulova sekretin e neveritshëm të kunatës që më hiqej si e ndershme


 Një vajzë ka zbuluar se kunata e saj tradhëton të shoqin dhe është në dilemë nëse duhet ose jo ta rrëfeje atë që di tek familja e të fejuarit.Ja historia:

"Kunata ime bënte si më e ndershmja në këtë botë,por na doli një bishtpërdredhur.Jam s fejuar me një djalë kuksian dhe janë familje me norma e parime.

Kunata ime po ashtu është e fejuar,por gjithmonë ka qënë xheloze për mua.Si vishesha,si flisja e deri tek mënyra si më trajtonte vëllai i saj.

Kunata është e fejuar me një djalë prej vitesh,nuk po martohen sepse ai nuk po e ndan mendjen.Mesa duket ai e ka kuptuar para nesh se çfarë ka në krah.

Kjo kunata ime mbahet e rregullohet dhe edi ajo që para te fejuarit kam patur një histori.Këtë muhabet e përdor gjithmonë kundra meje."


Pamje që po çmendin rrjetin,dy punëtorë filmohen duke bërë **ks në ambjentet e punës...

 


Një video gjatë së cilës,dy punëtorë janë filmuar duke kryer marrëdhënie se.ksuale ka pushtuar rrjetet sociale.

Thuhet se ngjarja ka ndodhur brenda një banke,gjatë kohës që ajo ishte mbyllur.Duket se çifti ka shfrytëzuar pikërisht këtë fakt për të bërë atë që ata dëshironin.

Pas publikimit të videos është zbuluar se dy punëtorët kanë qënë të martuar me njëri-tjetrin dhe kjo gjë nuk ngre shumë diskutime,pavarësisht faktit që vendi që çifti kishte zgjedhur nuk ishte i përshtatshëm.

Kjo situatë ka sjellë pakënaqësi tek shumë njerëz,por historia është mbyur me një falje të kërkuar nga dy punëtorët,duke u shprehur se kjo gjë nuk do të përsëritet kurrë.

I kapi duke kryer marrëdhënie në oborrin e shtëpisë,e moshura i qëllon me...


 Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Rusisë,Stavropol.Një e moshuar ka rrëfyer se kapi mat një çift në oborrin e shtëpisë,teksa po kryenin marrëdhënie sek.suale me njëri-tjetrin.

Ajo është shprehur se në momenti që i pa,mori një shkop druri dhe iu gjuajti ndërkohë që çifti po kryente marrëdhënie.

E moshuara njihet në lagje si "Zonja Irina" dhe veprimi i saj u mbështet nga të gjithë komshinjtë e saj,pasi e quajnë këtë akt të turpshëm dhe imoral.

Momenti kur e moshuara ka goditur burrin me shkop nga të pasmet është filmuar nga kamerat e sigurisë të një ndërtese aty pranë.

Tuesday, October 12, 2021

"Jemi teze dhe nip",mësuesja shtatzane akuzohet për marrëdhënie se**uale me 15-vjeçarin

 


Një mësuese shtatzane në Miami është arrestuar për një lidhje me një nxënës 15-vjeçar.Mësuesja 41-vjeçare u lirua nga burgu tē shtunën me kusht pasi ishte shtatzane.Ajo akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me 15-vjeçarin vitin e kaluar dhe në fillim të këtij viti.Dyshohet se kjo e fundit i ka dërguar foto intime përmes WhatsApp dhe thuhet se adoleshenti u ka treguar shokëve video të tyre duke bërë se.ks,gjë që nxiti një hetim policor.

Policia thotë se mësuesja i kishte dhënë djalit një nga kartat e saj të kreditit dhe se çifti shkonte në festa së bashku,por u thoshin mysafirëve se ishin "teze e nip".Është e paqartë nëse mësuesja është e martuar,pasi ka nga ata që besojnë se ajo mund të jetë duke mbajtur fëmijën e adoleshentit.



E zhveshur dhe e mbuluar me gjak/ Kylie Jenner i tmerron të gjithë në promovimin e linjës kozmetike (Fotot)

 

Miliarderja e re amerikane Kylie Jenner ka tmerruar fansat me fotot e fundit të fushatës së saj të kozmetikës.

E zhveshur dhe e mbuluar me gjak, ajo promovoi bashkëpunimin e saj të ardhshëm të quajtur “Nightmare On Elm Street” për linjën e saj Kylie Cosmetics.

Flokët e saj të gjatë ngjyrë kafe të errët ishin të lagura dhe të lirshme, ndërsa ajo mbulonte trupin me duart e saj.

Por fansat nuk i pritën mirë fotot, ndërsa e bombarduan me kritika miliarderen.

Një përdorues shkroi: “Nuk më pëlqen aspak kjo duket satanike…. JO vëlla thjesht jo!”

Ka pasur reagime të ashpra kundër zgjedhjes së Jenner për të përdorur filmin e Wes Craven të vitit 1984  për koleksionin e vjeshtës, sepse në film Freddy Krueger gjuan adoleshentë të pafajshëm, shumë prej të cilëve janë vajza.

   

 


Thanë se nuk ka asgjë mes tyre,Donaldi befason Semin gjatë kohës që lahej në vaskë (Foto)

 

Donald Veshaj dhe Semi Jaupaj janë dy prej protagonistëve më të përfolur brenda "Big Brother".Për shkak të aktivitetit të tyre,publiku ngre dyshimet se mes tyre ka diçka më shumë se thjesht miqësi.Kjo është komentuar keq nga ndjekësit për faktin se Donaldi ka qënë i dashuri i shoqes së ngushtë të Semit,Bora Zemani.

Ditën e djeshme,Donaldi ka shkuar në vaskën ku po lahej Semi dhe e ka surprizuar duke i vendosur një kurorë me lule mbi kokë.


Megjithëse Semi sqaroi se mes saj dhe Donaldit ekziston vetëm miqësi,publiku ka ende dyshime për një lidhje të fshehtë mes tyre.

Monday, October 11, 2021

Karrige dhe grushta kokës! Plas keq sherri mes shqiptarëve dhe arabëve në Gjermani


 Nje sherr i rende ka ndodhur ne pasditen e djeshme mes 3 shqiptareve dhe 6 arabeve ne Bremen ne Gjermani.Sic shihet edhe ne video sherri ka degraduar dhe ne sende te forta.Arsyeja e sherrit ka qene fakti se mes tyre nisen ofendimet ne lidhje me etnine.

Kaq eshte dashur qe mes tyre te plase sherri me grushta dhe karrige kokes, pamjet jane vertet te renda dhe ne nuk kemi informacion per gjendjen shendetesore te tyre.Qytetari qe ka derguar videon ben me dije se Shqiptaret kan dal te "fituar" ne kete sherr.



Sunday, October 10, 2021

Mos vallë Bora Zemani tradhëtoi Donaldin?Ja rrëfimi unik i tij në 'Big Brother VIP' (Video)

 


Bashkëjetesa mes banorëve në Big Brother VIP në shtëpinë më të famshme në Shqipëri ka filluar të nxjerrë në pah karakterin e vërtet të personazheve aty.

Rasti më i përfolur është marrëdhënia mes Semit dhe Donaldit,të cilët kanë një të përbashkët shumë të fortë në mes,dhe ajo është Bora Zemani.

Donaldi është ish i dashuri i Borës me të cilin qëndroi 3 vite në një lidhje e ndërsa Semi është mikja e saj e ngushtë prej me shumë se 15 vitesh.

Dyshja po tregohen shumë të afrueshëm me njëri tjetrin dhe kjo gjë po tërheq vëmendjen e publikut dhe më e prekura është Semi pasi po cilësohet si tradhtare.


Në një rrëfim që Donaldi ka bërë së fundmi është shprehur se:"Nëse një femër është e sinqertë para teje,marrëdhënia ecën,këtë e them nga eksperienca,nëse nuk ka sinqeritet në mes çdo gjë hidhet poshtë,pastaj sigurisht janë zgjuarsia,karakteri etj por mbi të gjitha SINQERITETI."

Këtë rrëfim të Donaldit fansat e kanë komentuar si thumb kundrejt Borës dhe janë ngritur aludime se arsyeja e ndarjes së tyre mund të ketë qënë një tradhëti nga ana e Borës.

Burri kap mat gruan me dashnorin në Tiranë:"Më shkatërrove jetën,vete q**sh...

 


Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur pasditen e djeshme në një nga lokalet e Tiranës,ku nga pamjet e filmuara duket një burrë teksa i thërret gruas së tij.

Arsyet e këtij sherri nuk dihen ende,por dëgjohet burri ku mes të tjerash i thotë gruas së tij:"Më shkatërrove jetën,vete q**sh me një plak në Sauk.Kujt sia hap telefonin ti mi,kujt ia bën këto numra ti?!

Nga këto fjalë kuptojmë se arsyeja se pse burri është i agravuar me gruan e tij është tradhëtia.Pasi ai dyshon se gjatë kohës që ai ka qënë në punë,gruaja e tij e ka tradhëtuar me një plak në Sauk.

Ndiqni videon👇



Saturday, October 9, 2021

Po ndërrohej me shpejtësi! Këngëtares i del gj*ksi në 'Big Brother VIP' (Foto)

 


Big Brother VIP po vazhdon të jetë shumë i komentuar për ngjarjen dhe dinamikën e personazheve.Të premten u mbajt nata e spektaklit,ku banorët treguan se si kanë shkuar ditët e para të bashkëjetesës.

E teksa po bëheshin gati për të dalë para publikut duket se një moment jo shumë i këndshëm u kap nga kamerat.Bëhet fjalë për këngëtaren Semi Jaupaj,e cila në mosdijeninë e saj se ishte në transmetim,pa pritur zbërtheu mbulesën tek shpatullat të cilat i zbuluan gjoksin.



"Ndalojeni"! Madonna trondit fansat në emision live,hidhet mbi tavolinën e prezantuesit dhe...(Video)

 


Këngëtarja 63-vjeçare u shfaq në emision për të promovuar dokumentarin e saj Madame X,por e la prezantuesin të habitur kur ajo u ngrit nga vendi i saj dhe u shtri mbi tavolinën e tij.

Momenti i sikletshëm filloi kur Jimmy pyeti Madonën se çfarë shpresonte që shikuesit të merrnin dhe kuptonin nga filmi i saj,ndërsa ajo u përgjigj:"Arti është i çuditshëm për jetën tonë.Unë nuk mendoj se njerëzit e theksojnë aq sa duhet.Unë jam vërtet e frymëzuar nga shkrimtari James Baldwin."

Papritur këngëtarja u ngrit nga vendi ku ishte ulur dhe u hodh në tryezën e prezantuesit.Sakaq fustani i shkurtër i zbuloi të brendshmet.



Friday, October 8, 2021

Ish konkurrenti i Për’puthen zbulon të ardhmen si aktor: Po bëj një film, më kanë ftuar edhe në një telenovelë turke

 


Ish konkurrenti i Për’puthen, Fation Kuqari ka rrëfyer disa detaje nga jeta e tij private në emisionin “Shqipëria Live” duke treguar se po punon për një film, ku do të ketë rol kryesor.

Ai zbuloi se filmi nisi para se të hynte në programin e dashurisë. Ndërkohë zbuloi se ka marrë ftesë për të qenë edhe në një telenovelë turke.

“Po bëj një film që e kam përfunduar, jam aktor kryesor. Kam dhe një plan tjetër për një telenovelë turke. Por ende nuk është ndarë se nuk kam mësuar gjuhën. Kushti kryesor është që të mësoj gjuhën brenda 4 mujorshit të parë. Deri diku është e ndarë si punë”, tha Kuqari.

Thursday, October 7, 2021

Vera Grabocka hedh në gjyq Brunon e "Përputhen",zbulohet arsyeja.

 


Bruno Shemsho është një ndër konkurrentët më të pëlqyer të "Përputhen".Mirëpo,së fundmi është zbuluar se,Bruno kishte firmosur kontratën për të qënë pjesë e emisionit "Love Story" të prezantuar nga moderatorja Alketa Vejsiu.

Sipas mediave ai e ka thyer kontratën duke u bërë pjesë e "Përputhen".Autorja e Love Story,Vera Grabocka thuhet se e ka hedhur në gjyq konkurrentin.

Siç dihet,mosrespektimi i një kontrate të tillë të firmosur nga vetë personi,rëndon në penalitete ligjore.




Top Channel i bën moderatore shumë nga vajzat e "Përputhen".Ja cila është vajza që pritet të ketë emisionin e saj

 


Një nga personazhet më të komentuara në Përputhen,Shqipe Hysenaj do të jetë në rolin e moderatores çdo të shtunë në emisionin "N'Shtëpi t'Re".

E ftuar në emisionin e mëngjesit në Top Channel,Shqipe u shpreh entuziaste se tashmë është në kërkim të shtëpisë të saj.

"Më pëlqen të shes shpi.Unë kam shpinë time,s'është turp të them të drejtën të jesh me qera,por jam aty që kur kam lindur.Tani jam në kërkim të shtëpisë time",tha Shqipja.



Wednesday, October 6, 2021

Restoranti i Nusr-Et habit dhe Londrën me biftekun 1,450 paundë, hamburger £100 (fotot)

 


E përditshmja “The Sun” publikonte sot faturën prej 2,274.70 paundë ($3000) të një darkuesi të vetëm në restorantin e tij Salt Bae, ku përfshihej dhe një biftek “i larë në ar” prej 2 kilogramësh që kishte kushtuar 1,450 paundë (rreth $2000).

Në faturë ishte gjithashtu një hamburger që kushtoi £100, £30 patate të skuqura, £100 ëmbëlsira, £18 uji e £50 kafeja.

Për më tepër, shumës totale i shtohej taksa e shërbimit prej plot  296.70 paundë – rreth 15 përqind e faturës.

Një tjetër person kishte publikuar faturën e ushqimit te Nusret-i që arrinte në një totale prej 608.35 paundë.

Më herët një faturë nga restoranti i parë ‘Nusr-Et Steakhouse’ tregonte se darkuesi i vetëm kishte paguar një totale të çmendur prej 1,812.40 paundë.

Fatura tregonte se klienti kishte blerë vetëm një ‘hamburger të artë’, që kushtonte £100, një sallatë £23, dhe dy sanduiçë peshku që kushtonin 60 paundë secili, si dhe misër në kalli që kushton 10 paundë.

Edhe këtu artikulli më i shtrenjtë ishte bifteku i artë ‘Tom-ahawk’ prej 630 paundë, i veshur me një cipë të florinjtë.

Por edhe artikujt e vegjël nuk mbeten prapa për nga çmimet e shthurrura si 9 paundë për një Coca-Cola dhe 11 paundë për një kanaçe Red Bull.






"Tentoi ta bënte në sy të fëmijës",ulërima dhe të qara në studio pas videos së Drinedës (Video)

 


Në "Ftesë në 5" me Bieta Sulon u rikthye historia e Drineda Avdi,28-vjeçarja nga Bilishti që përloti shqiptarët.Pas kontributit financiar të të gjithë shqiptarëve ajo mundi të operphej në Turqi,duke fituar betejën me sëmundjen pas 5 muajsh qëndrim në spital.

Mirëpo tani që po përpiqet t'i kthehet jetës normale,Drinedën e shqetësojnë të tjera probleme.Ajo rrëfeu për "Ftesë në 5" se është dhunuar fizikisht nga ish-bashkshorti,me të cilin i ka dhënë marrëdhënies për shkak tradhëtie nga ana e tij.

"Kam denoncuar në komisariat dhe u pajisa me urdhër mbrojtje pas 4 denoncimesh",rrëfeu e tronditur ajo,ndërsa pohoi se as ky urdhër nuk e kishte penguar të shoqin ta dhunonte.

Ajo tregoi ekskluzivisht një video në makinë,ku fillimisht dëgjohen të shara nga ish-bashkshorti e më pas klithma nga Drineda.

Kjo ngjarje tronditi edhe të ftuarit në studio,të cilët i premtuan se do të kujdeseshin për situatën e saj."



Tuesday, October 5, 2021

“Kanë dashur ta vrasin nënën time”/ Juli trondit me rrëfimin: Babai më ka dhunuar që 5 vjeç.

 


Juli ka rrëfyer historinë e trishtë të jetës së tij pasi Mikela zbuloi se është bullizuar në fëmijëri për shkak të syzeve.

Juli i tronditi të gjithë me rrëfimin kur zbuloi se është dhunuar që në moshën 5-vjeçare nga babai. Përveç kësaj, tregoi se ka parë edhe dhunën e të afërmëve të babait ndaj nënës së tij. Juli zbuloi se prej disa vitesh nuk ka asnjë kontakt me të atin.

Juli: Bullizmi im nis në familje nga babai im, që më ka dhunuar që në moshë të vogël dhe ka ndikuar tek ana ime emocionale. Nuk kam pasur fëmijëri si të gjithë të tjerët. Ka nisur që në moshën 5 vjeçare dhe ka zgjatur rreth 10 vite. Jam i lumtur se kam pasur një nënë që më ka mbështetur në cdo hap.

Mikela: Ka qenë dhe mami jot e dhunuar?

Juli: Kam parë shumë skena kur të afërmit e babit kanë dashur ta vrasin nënën time, gjë që më prek dhe kur e kujtoj tani. Dridhem… Tani jam bërë njeri i fortë. Kam qarë në dhomën time vetëm sepse nuk doja që mami të më shihte ashtu. Kishte shumë gjëra për tu shqetësuar.

Monday, October 4, 2021

Fansat kapin një detaj që injoruam gjatë "Përputhen Prime".Skenar tjetër i Olsës?Dëgjohet zëri që thotë,"Bëhu egoiste,sulmoje keq"


 Këtë të shtunë që lamë pas,nisi edhe sezoni i ri i Përputhen Prime,që është një version më i zgjatur i atij javor.

Befasia e mbrëmjes ishte ardhja e ish-të dashurit të Alvisës,Hysenit.

Me të hyrë në skenë dhe akomoduar në karrige,Alvisa la skenën e agravuar me situatën e paparitur.

Por pasi Alvisa vendos të kthehet në skenë,në prapavijë dëgjohet një zë që e udhëzon atë të veprojë në transmetim.

"Bëhu egoiste dhe sulmoje keq",dëgjojet të thotë një zë,detaj ky që është kapur nga fansat,prerë dhe publikuar në TikTok.

Video👇

https://prive.al/wp-content/uploads/2021/10/hg.mp4?_=1

Sunday, October 3, 2021

Bora Zemani insiston se është single,Atdheu çudit me deklaratat e fundit:"Ku je oj nuse?"

 


Ditët e fundit është përfolur kudo në mediat rozë për një lidhje të mundshme të Bora Zemanit me Atdhe Xharavinën,ish-konkurrentin e Përputhen 2,programin që vetë Bora e drejton.

Megjithatë prezantuesja ngulmon vazhdimisht se ajo është single dhe se mes tyre nuk ka asgjë.Madje edhe dje,e ftuar në emisionin "Goca dhe Gra" sërsish tha se nuk ka kohë për një lidhje dhe se është e fokusuar tek djali i saj.

Mirëpo,Atdheu nga ana tjetër nuk i ndal aspak deklaratat e tij befasuese.

Pak më parë ish-konkurrenti i Përputhen ka bërë një bisedë online me ndjekësit,teksa ka publikuar një video në "Instastory" ku ka shkruar:"Ku je oj nuse?".Kaq është dashur dhe ndjekësit kanë vazhduar me komente,që indirekt i referohen Borës,madje një prej ndjekësve ka përshkruar karakteristikat e nuses së Atdheut që çuditërisht përputhen me ato të Borës.

Burri i shokuar:Gruaja e vdekur i del live në emision

 


Një bashkëshort mbeti i shokuar kur gruaja e tij e vdekur u shfaq në një program popullor televiziv.

Ai kishte menduar se gruaja e tij kishte vdekur dhe se e kishte va rrosur pasi ajo u vra në një aksident me makinë.

Mjekët i kishin thënë Abragh Mohamed se e shoqja kishte ndërruar jetë për shkak të plagëve të rënda që i ishin shkaktuar gjatë aksidentit rrugor.

Kjo ngjarje ka ndodhur në Kasablanka të Marrokut.Gruaja u shfaq në në emision televiziv që synon të bashkojë njerëzit e humbur me familjet e tyre,programe të tilla janë shfaqur edhe në Shqipëri dikur.

Ajo më pas i telefonoi të shoqit dhe i tha:"Nuk edi çfarë ka ndodhur,mbase kanë va rrosur një trup tjetër",u shpreh kështu Mohamed për mediat.

Si përfundim po ngrihen pikëpyetje se çfarë ka ndodhur dhe përse asaj iu deshën dy vite për të kontaktuar me familjen e saj ose më saktë me burrin e saj.

"T'ka mami yll"/"Kam një vit pa u takuar me mamin",historia e Rejanës nga Fieri i bën të gjithë të qajnë

 


Dance Reality Show "T'ka mami yll" ka shkaktuar shumë emocione të forta në ekranin e "ABC".Ndonëse vetëm puntata e parë,protagonistët kryesorë të spektaklit,fëmijët kanë bërë që të preken jo vetëm mamat e tyre por edhe të gjithë shikuesit.

Rejana ishte e vetmja konkurrente që nuk e kishte mamin si shoqëruese,pasi ajo jetonte në Itali dhe vogëlushja për të ndjekur ëndrrën e saj ishte e detyruar të jetonte në Tiranë.

 Rejanën në çdo moment e shoqëronte tezja e saj, e cila ishte përkujdesur për të që në momentin e lindjes.

"Unë quhem Rejana dhe vij nga Fieri.Po unë jetoj në Tiranë dhe vazhdoj shkollën e baletit.Në Fier është familja ime,është babi dhe gjyshja.Në Tiranë kam motrat që kanë familjet e tyre.Ndërsa mami është në Itali prej disa muajsh.Më ka marrë malli shumë për mamin,por më duhet të ndjek ëndrrën time.

Kam një vit pa e takuar.Flasim vetëm nëpërmjet internetit.Vetëm babi ka shkuar dy herë që e ka takuar.Doja t'i tregoja mamit që unë e dua shumë atë dhe më mungon shumë.Kur të vij do t'i jap një përqafim të madh",-u shpreh ajo mes lotësh.



Bashkimi dhe Mikela kundër hyrjes së ish të dashurit të Alvisës: E vë në siklet, është anormale!

 


Bashkimi dhe Mikela janë krejtësisht kundër hyrjes së ish të dashurit të Alvisës në program duke thënë se e vë në siklet në një kohë kur ajo po krijon njohje të tjera.

Nga ana tjetër, Hyseni tha se historia mes tyre ka përfunduar dhe gjëra të tilla ndodhin kudo, ndaj lidhjet e reja i konsideron si pjesë të jetës.

Bashkimi: Nëse ke aq respekt, nuk do të ishe këtu sot. Ti vjen në mes të një lidhje që ka me Brunon dhe mua e thua ke respekt me të. Vjen pas 1 muaji dhe e vë në siklet vajzën, më duket pa lidhje.

Mikela: Më duket totalisht e padrejtë kjo gjë. Ajo po njeh djem të rinj. Nëse e kthej si thikë nga vetja , nuk do ndihesha aspak mirë. Do thoja ose unë, ose ai. Dy njerëz që kanë pasur lidhje të gjatë, nuk mund të mbeten miq apo të urojnë përputhje të mbarë. Kjo gjë më duket anormale.

Hysen: Unë me Alvisën e kam përfunduar lidhjen. Përveç emisionit televiziv, të gjithë kanë një jetë. Kur ndahesh, nuk do të thotë se nuk do të krijosh një njohje të re, një lidhje të re.

Saturday, October 2, 2021

U hodh nga kati i tetë pas sherrit/ Ja kush është 26-vjeçari që vrau veten dhe gruan e huaj, dedikimi në rrjete sociale: Të dua bukuroshe…




Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Tiranë, ku humbën jetën dy persona pas një konflikti që patën në një banesë me qira.

26-vjeçari i identifikuar si Kliton Pira ka goditur me thikë shtetasen e huaj Jawsackie Jaboah dhe më pas është hedhur nga kati i 8-të i pallatit, ku ka ndërruar jetë. Ndërsa 31-vjeçarja, e cila dyshohet se ishte partnerja e tij, ndërroi jetë në spital pas plagëve të marra.

Nga fotografitë e publikuara në rrjete sociale, Pira ka postuar dedikime tepër të ëmbla, por duket se gjithçka e ka harruar në një moment zënke.

“Falenderoj Zotin çdo ditë që të solli në jetën time dhe të dua shumë bukuroshe”, shkroi në një fotografi ku shfaqet pranë saj. Ndërsa në një fotografi tjetër, ai shkroi: “Premtoj të mbaj zemrën tënde me kujdes dhe ta trajtoj me dashuri.”

Nga fotografitë, rezulton se përjetonin historinë e dashurisë që në muajin prill. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 18:00 në bulevardin “Gjergj Fishta”, në një banesë që e kishin marrë me qera ditore.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Ja kush pritet të jetë i ftuar në Përputhen Prime

 


Siç dihet tashmë ditën e sotme fillon Përputhen Prime,i cili do të vazhdojë të transmetohet çdo të shtunë në orën 21:00 në ekranin e Top Channel.Në këtë program do të ketë opinionistë dhe të ftuar çdo javë që do të diskutojnë për ndodhitë që do të zhvillohen gjatë Përputhen ditore.

Vet Olsa ka bërë me dije se 4 nga vajzat e sezonit të kaluar do të jenë të ftuara në puntatën e parë të Përputhen Prime.

Ndiqni videon për të parë cilat janë ato👇