Saturday, June 3, 2023

Me Kiara Titon, Ronaldo Sharkën e shumë personazhe të tjerë, ja risitë e "Kepit të Tundimeve" këtë sezon

 


Reality Show "Kepi i Tundimeve" u realizua për herë të parë vitin e kaluar në bregdetin e Kepit të Rodonit, ku personazhe të njohur e të panjohur duhet t'i rezistonin njëri-tjetrit, në këmbim të një shpërblimi.

Edhe këtë verë programi do të jetë sërish në ekranin e "Top Channel", ndërkohë që kanë dalë disa detaje të reja mbi risitë e këtij sezoni. 

Kryefjala ka zbuluar se "Kepi i Tundimeve" këtë verë do të ketë pjesëmarrës personazhe të njohur si Jori Delli, Ronaldo Sharka, Mevlan Shaba dhe partnerja e tij, e shumë të tjerë.

Thuhet se moderimi do t'i besohet Kiara Titos dhe opinioniste do të jetë Monika Lubonja.

Friday, June 2, 2023

Horoskopi ditor: 2 Qershor 2023

 


Dashi

Juve ju është dhënë drita jeshile kozmetike sot për të ecur përpara me diçka për të cilën keni hezituar. Nuk ka kohë si e tashmja ndaj përfitoni nga kjo mundësi dhe shkoni për të! Me një qëndrim të sigurt nuk mund të dështoni.

Demi

Ju jeni në një pozicion fantastik për të ecur përpara në lidhje me karrierën tuaj. Nëse ndiheni sikur puna juaj aktuale nuk iu kënaq plotësisht, mos hezitoni të hiqni dorë dhe të kaloni në diçka tjetër. Ju pret një mundësi shumë më emocionuese.

Binjakët

Ju do të kaloni pjesën më të madhe të ditës duke shuar zjarret përreth jush në vend që të përqëndroheni në punën tuaj. Të gjithë duket se po grinden dhe është e natyrshme që ju të luani rolin e diplomatit. Përqafoni me krenari këtë rol.

Gaforrja

Jeni në një pozicion të mirë për të bërë lëvizje të mëdha në lidhje me karrierën tuaj sot. Do të zbuloni se njerëzit rreth jush po mbështesin më shumë ëndërrat tuaja, ndaj mos hezitoni të ëndërroni. Do të keni sukses në atë që keni vendosur.

Luani

Mos lejoni që konflikti mes jush dhe një kolegu t'iu dëmtojë për pjesën tjetër të ditës. Përveç kësaj, mos u bëni nxitës ndaj qasjes së pamatur të atij personi. Merrni kohë për të mbledhur veten dhe për t'u ripërqëndruar në të vërtetën e çështjes.

Virgjëresha

Paketoni kostumin tuaj të blinduar midis mjeteve të tjera të punës sot. Eprorët mund të jenë tepër të ashpër në vlerësimin e performancës tuaj, ndaj përgatituni. Mundohuni të mos merrni asgjë personalisht dhe mbani mend se kjo është vetëm një punë, mund të largoheni kur të doni.

Peshorja

Qasja e papjekur në punën e dikujt ka të ngjarë t'iu bëjë konfuzë. Zemërimi po fryn nga brenda jush dhe nëse nuk jeni të kujdesshëm, ka të ngjarë të sulmoheni në një mënyrë që mund të trembë njerëzit me të cilët komunikoni. Mundohuni të jeni më të durueshën.

Akrepi

Mos jeni shumë të ngadaltë sot sepse shefi juaj po iu kontrollon. Nxisni ritmin e punës suaj ose përndryshe do të mbeteni pas. Sado e pakëndshme që mund të duket, mos keni frikë të ndërmerrni disa rreziqe.

Shigjetari

Ju mund të planifikoni gjithçka që doni dhe të bëni një skenar të paparishikuar për çdo mundësi që ekziston, por nëse nuk e bëni kurrë atë hapin e parë përpara, nuk do t'i arrini kurrë qëllimet tuaja. Kjo është një ditë e mirë për të lëvizur dhe për ta kthyer planin tuaj të mrekullueshëm dhe personalitetin e bollshëm. Kjo është një kohë e mirë për të paraqitur një plan të ri.

Bricjapi

Jeni të pathyeshëm sot, ndaj shfrytëzoheni këtë periudhë me energji të lartë në avantazhin tuaj. Ju mund të arrini shumë duke akoeduar besimin tuaj të mrekullueshëm dhe personalitetin e bollshëm. Kjo është një kohë e mirë për të lëvizur dhe për të kthyer planet në veprim.

Ujori

Mos ngurroni të shprehni mendimin tuaj sot, por bëni kujdes. Fjalët tuaja mund të kufizohen me abuzim verbal nëse nuk jenj të kujdesshëm. Të tjerët janë tepër agresivë sot, por kjo nuk do të thotë që ju duhet të luani së bashku. Merre me qetësi.

Peshqit

Ritmi i nxituar i atyre që iu rrethojnë mund t'iu bëjë të ndiheni të nxituar në një farë mënyre. Mos vraponi për të kapur ritmin ose mund të përfundoni duke u rrëzuar. Shkoni me ritmin tuaj në vend që të përfshiheni në furinë e krijuar nga të tjerët.

Detaji që askush nuk e kapi në foton e Oltës dhe Luizit

 


Luizi dhe Olta postuan së fundmi një foto ku shfaqeshin duke lexuar skenarin e filmit që do të luajnë së shpejti.

Mirëpo ajo çka askush nuk ka kapur është fakti se në një nga fletët duket një puthje me buzëkuq. Mos ndoshta ky është një mesazh i koduar?

Mesa duket dikush e ka dhënë shenjën e saj, të jetë Kiara apo dikush tjetër, kjo mbetet për tu parë...

Siç është bërë e ditur Olta dhe Luizi do të luajnë rolin si burrë dhe grua në këtë film.



Tuesday, May 30, 2023

Martesa paska qënë e rreme, publikohet dokumenti, Luizi është beqar (Foto)

 


Natën finale të "Big Brother VIP", Luizi dhe Kiara lidhën martesë në Bashkinë e Tiranës në prezencën e Erion Veliajt, por mesa duket kjo martesë nuk ka qënë e vërtetë.

Pak ditë më parë, Luizi ka ndryshuar një biznes në QKR dhe në dokument shkruhet edhe gjendja civile, ku Luizi rezulton beqar.


Kjo do të thotë që Luizi dhe Kiara nuk janë ende të martuar zyrtarisht.

Kiara dhe Luizi do të bëhen prindër? Ja videoja që po bën xhiron e rrjetit (Video)

 


Një video që po qarkullon në rrjet ka të bëjë me çiftin më të përfolur të momentit, Kiarën dhe Luizit.

Ata nisën njohjen brenda shtëpisë së BBV dhe u martuan në natën finale të show-it.

Por mesa duket këtë herë për një shtatzani të moderatores, edhe pse nuk ka ende një njoftim nga çifti nëse është lajm i vërtetë apo jo.

E vetmja gjë që na ngelet është të presim deri sa Luizi dhe Kiara të japin më shumë detaje nga jeta private.



Monday, May 29, 2023

Arbër Hajdari merr vendimin e papritur për "Big Brother VIP 3"

 


Arbër Hajdari ka bërë të ditur se nuk do të marrë pjesë në edicionin e radhës së "Big Brother VIP". Ai u shpreh se ky pozicion nuk do të jetë i përhershëm, ndaj nuk e shikon veten sezonin e ardhshëm.

"Vjet ishte me e vështirë për shkak të ngarkesës që kam. Gjithmonë kam dashur të ruaj qetësinë dhe mos ndikohem nga komentet jashtë dhe të rri larg trysnisë dhe të prezantoj atë që jam. Opinionisti nuk mund të jetë i përjetshëm, fillon dhe konsumohesh dhe mendoj se nuk e shoh më veten në sezonin e radhës. Në lojë më kanë pëlqyer njerëzit që kanë qënë koherent në lojë, si Beniada", tha Arbri mes të tjerash.

Kiara deklaron ndarjen nga Luizi, por siç nuk e prisnim

 


Luizi dhe Kiara vazhojnë të jenë shumë të komentuar pas mbarimit të "Big Brother VIP", por shpesherë ka patur thashetheme për ndarjen e tyre.

Sot Kiara ka vendosur të deklarojë vetë ndarjen, por jo siç prisni. Ajo ka postuar një foto krah Luizit, ku duken shumë të lumtur krah njëri-tjetrit dhe shkruan me humor se janë ndarë, si për të hedhur poshtë fjalët.

"U ndamë prap", shkruan Kiara duke shkaktuar edhe komente të shumta dhe rekord pëlqimesh.

Sunday, May 28, 2023

A e ka goditur Zhaklina? Efi tregon se çfarë ndodhi në prapaskenë

 


Ish-banorja e BBV, Efi Dhedhes ka folur sot për debatet e saj me opinionisten Zhaklin Lekatari. E ftuar në emisionin "Se luan topi", Efi zbuloi se gjithçka mes tyre ka nisur nga një debat në prapaskenë, ku i kishin ngritur zërin njëra-tjetrës.

Ajo tha se Zhaklina i është afruar shumë, duke treguar se debati ka qënë shumë i ashpër.

"Në momentin që kemi dalë pas kuintave, ka qënë një debat me tone të larta mes të dyjave. Kjo ishte një bisedë që kam folur me psikologen time, për t'i treguar që ka bërë një punë shumë të mirë me mua, pasi nëse do isha më parë në një situatë të tillë, do kisha reaguar ndryshe, do kisha bërë atë veprim të gabuar. Kurse tani nuk bëra asgjë. Dhe arsyeja e mërzitjes së Zhaklinës ishte kjo, sepse dolën bisedat me psikologen. Afrimiteti i saj, impulsi i saj dhe zëri i lartë më bëri mua të kuptoj që paskam ndryshuar. Nuk tentoi të bënte asgjë, por ishte e tepërt sepse nuk kishim një debat tonin, thjesht përplasje mendimesh", tha Efi.

Saturday, May 27, 2023

Kiara Tito rikthehet në Top Channel si moderatore, ja programi që thuhet se i është besuar

 


Për të gjithë ata që mezi po presin ta shohin Kiara Titon sërish në ekran, ka shumë mundësi që kjo të ndodhë më shpejt nga sa pritej.

"VIP Magazine" shkruan ditën e sotme se Kiara do të rikthehet në ekranin e Top Channel si moderatore. Pas përfundimit të BBV, ajo ka marrë besimin e drejtuesve të këtij televizioni për të moderuar një emision gjatë verës.

Po e njëjta media shkruan se ajo do të marrë drejtimin e emisionit "Kepi i Tundimeve", i cili këtë sezon do të vijë i konceptuar ndryshe. Gjithsesi deri tani asgjë nuk është konfirmuar.

A do të marrë pjesë në "Big Brother VIP3"? Flet Ledri Vula

 


Ledri Vula është një ndër këngëtarët më të dashur shqiptarë, por sigurisht shumë hermetik. Siç thotë edhe ai vet është tip introvert dhe nuk i pëlqen të ndajë gjërat me të tjerët.

Ndaj dëshira e fansave për ta parë në një format si BBV është e madhe. Mirëpo çfarë thotë vet Ledri për këtë?

Së fundmi në një intervistë për "Shqipëria Live", këngëtari foli rreth kësaj çështje.

"Sedi ndoshta do më donin shumë, ose sdo më donin hiç. Të tregoj të drejtën në Big Brother do ta kisha pasur të lehtë, sepse jam tip introvert, po intrigat, lojërat dhe fjalët... e kështu, s'jam i tillë", u shpreh këngëtari.